NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
 
 
BOTA VITI I - 30 KORRIK 1999

Serbia para Pasqyrës

Ideja pėr Serbinė e Madh me pėrjashtim tė Vesna Peshiqit dhe Bogdan Bogdanoviqit nuk ka pasur opozitė nė Serbi. Komponentė e pėrbashkėt e tė gjitha kritikave tė opozitės drejtuar Millosheviqit ka qenė pse ai nuk ka arritur ta realizojė projektin e Serbisė sė Madhe, prandaj edhe duhet tė shkojė nga pushteti, por kurrsesi pėr atė pse ideja pėr Serbinė e Madhe ėshtė nė tė vėrtetė ide e gjenocidit. Kėto qėndrime ndajnė Akademia e Shkencave dhe Arteve, Kisha dhe Universiteti…

Nėn udhėheqjen e Drashkoviqit dhe Gjingjiqit, serbėt janė nisur dy herė ta rrėzojnė regjimin e Millosheviqit dhe tė dy herėt janė mashtruar prej tyre. Nė tė vėrtetė gjersa masa demonstronte, Gjingjiqi dhe Drashkoviqi takoheshin fshehtas me Millosheviqin dhe tradhtonin kėrkesat e demonstruesve. E vetmja opozitė e mirėfilltė Sllobodan Millosheviqit ka qenė kryetarja e Lidhjes sė Qytetarėve tė Serbisė, Vesna Peshiq, e cila, si bashkorganizatore e demonstratave detyrohej tė pranojė kushtet qė i vėnin Drashkoviqi dhe Gjingjiqi, sepse partia e saj nuk kishte ndonjė forcė reale politike.

Protestat mė tė mėdha kundėr regjimit nė Serbi, kėta dy manipulantė i kanė shfrytėzuar duke ia shitur Millosheviqit me njė ēmim tejet tė lirė. Sepse nė kėtė mėnyrė, Drashkoviqi dhe bashkėpunėtorėt e tij kanė marrė pushtetin nė disa komuna, ku kanė filluar nė mėnyrė masive t'i shesin lokalet afariste, pronėsi e komunave dhe t'u ndajnė troje e lokale bashkėpunėtorėve tė vet.

Tė njėjtėn gjė e ka bėrė Gjingjiqi nė komunėn e Beogradit, ku partia demokratike mori pushtetin. Kur Millosheviqi pau se kundėrshtarėt e tij kryesorė mund t'i blejė pėr ndonjė troll ose lokal afarist, ai forcoi akoma mė shumėm pozitat e veta, ndėrsa korrupsionin e oponentėve tė vet filloi ta publikojė pėrmes mediave tė gjithėfuqishme qė i ka nė dorė. Eshtė shpresuar se ndoshta opozita edhe mund ta manipulojė popullin, por studentėt e universiteteve tė Serbisė, megjithatė do t'i njohin renegatėt dhe do tė vihen nė ballė tė revoltės, qė atėherė zgjėrohej nė mbarė Serbinė. Por ndodhi krejt e kundėrta, opozita serbe i shiti edhe kėrkesat e studentėve pėr autonominė e Universitetit.

Partia Radikale Serbe, nė krye me fashistin Vojisllav Sheshel, pėr shėrbimet qė i ka bėrė regjimit ėshtė shpėrblyer shumanshėm. Qė nė vitin 1990 Vojvoda i kasapėve, ka marrė si dhuratė njė shtėpi nė Beograd, ndėrsa si kryebashkiak i Zemunit, bashkė me bashkėpunėtorėt e tij Vuēiqin, Nikoliēin etj., kanė plaēkitur krejt ēka u ka ardhur pėrdorėsh.

Eshtė pėr tė ardhur keq se njė pjesė e Bashkėsisė Ndėrkombėtare nuk po e kupton se Partia Radikale Serbe ėshtė vetėm njė ekspoziturė e Partisė Soacialiste tė Serbisė, e cila ka pėr detyrė tė frikėsojė vazhdimisht popullin, nė kuptimin se nėse nuk votoni pėr Partinė Socialiste do tė vijnė nė pushtet fashistėt dhe do tė shihni se ēka do t'ju gjejė. Nė tė vėrtetė Partia e Sheshelit ėshtė me detyrė njė strashilo e Millosheviqit dhe mafisė sė tij.

Nacionalisti mė serioz nė skenėn politike tė Serbisė, Vojisllav Koshtunica, kryetar i Partisė Demokratike tė Serbisė ėshtė figurė e parėndėsishme politike nė Serbi, pikėrisht pse asnjėherė nuk ka bashkėpunuar me Millosheviqin. Pėrndryshe ai ėshtė i njohur si nacionalist qė nga vitet shtatėdhjetė, kur si asistent nė Fakultetin Juridik tė Beogradit bashkė me Kosta Ēavoshkin u ngrit kundėr autonomisė sė Kosovės, pėr ēka u pėrjashtua nga Universiteti.

Mė tragjikja ėshtė se nė jetėn politike tė Serbisė nuk ka ndryshuar asgjė, edhe pse vėrehen lėvizje tejet tė vogla tė revoltės. Serbėt sėrish kanė filluar tė organizojnė demonstrata kundėr Millosheviqit, dhe tash pa krerė e parti tė shitura, po me disa individualitete origjinale si Velimir Iliēi nga Ēaēaku etj.

Mirėpo, pėr tė zezėn e qytetarėve tė Serbisė, mashtruesi i vjetėr politik, Zoran Gingjiq, duke parė se revolta e popullit po zien, u kthye nga vetekzili me shpresė se do tė mund tė pėrfitojė nga disponimi i qytetarėve kundėr regjimit tė Beogradit. Para disa javėsh, Gjingjiqi ka vizituar disa metropole evropiane dhe ka premtuar se kėsaj radhe do tė vihet sinqerisht nė ballė tė protestave pėr rrėzimin e Milosheviqit. Si duket tani e ka parė se Perėndimi defintivisht ka vendosur ta heqė qafe Millosheviqin, prandaj mėton tė jetė nė anėn e fitimtarėve.

Por diplomatėt perėndimorė me mundim konstatojnė se Gjingjiqi ėshtė njė e keqe e nevojshme, sepse aktaulisht nė skenėn politike tė Serbisė nuk ka mė tė mirė, pavarėsisht se disa herė ka tradhtuar protestuesit, Vesna Peshiqin dhe Bashkėsinė Ndėrkombėtare.

Prej tij mund tė pritet ēdo gjė, sepse fjala ėshtė pėr personalitet qė nuk njeh skrupuj moralė.

Nė manifestimet aktuale nėpėr Serbi janė parė edhe fotografitė e ish-oficerit tė lartė tė Armatės, Vuk Obradoviq, pėrndryshe lider i partisė socialdemokrate serbe. Pėr demokracinė e njė vendi, nuk ka gjė mė keq se sa kur me demokratizimin merren ushtarakėt. Por ėshtė e vėrtetė sy ky ish-oficir i lartė ėshtė i pari personalitet serb qė ėshtė ngritur kundėr gjenocidit ndaj shqiptarėve. Pėr kėtė qėndrim televizioni shtetėror serb e ka shpallur tradhtar tė interesave kombėtare serbe dhe spiun tė perėndimit. Qėndrimi i Vuk Obradoviqit tė pėrkujton nė njė masė qėndrimin qė kishte dikur Dimitrije Tucoviq.

Kur analizohet skena politike nė Serbi, nuk mund tė tejkalohet Dobrica Qosiq, ideatori i Memorandumit tė Akademisė Serbe tė Shkencave, qė me kohėn u kthye nė Program tė Partisė Socialiste tė Serbisė dhe qė shėrbeu si platformė e veprimtarisė politike tė S. Millosheviqit. Qosiqi ka pėrgatitur planin strategjik pėr ralizimin projektit pėr Serbinė e Madhe, dhe ka vazhduar realizimin e Naqertanies, jo si politikan por si intelektual.

Nė ndarjen e kėsaj veprimtarie nacionale, Qosiqi nė bashkėveprim me Kishėn Ortodokse Serbe dhe Akdeminė, ka pasur pėr detyrė tė krijojė njė mbėshtetje shpirtėrore pėr gjithė veprimtarinė e S. Millosheviqit nė krye tė shtetit serb. Tej mase i zhgėnjyer pse nxėnėsi dhe puleni i tij nuk ka mundur ta realizojė detyrėn qė ka marrė, shkrimtari plak dhe ideatori i gjithė asaj qė ka ndodhur dy dekadat e fundit nė ish-Jugosllavi ka kėrkuar nga Millosheviqi tė japė dorėheqje. Natyrisht, ai nuk e kritikon "vozhdin" pėr masakriminin e mijėra e mijėra shqiptarėve dhe deportimin e njė populli tė tėrė nga votrat dhe tokat e e tij, por thjeshtė pse ai nuk e ka kryer detyrėn me sukses.

Qytetarėt e Serbisė janė lehtėsuar kur kanė dėgjuar kumtesėn e Qosiqit dhe kanė shpresuar se ai do tė vihet nė ballė tė lėvizjes pėr rrėzimin e regjimit, i cili ka veshur nė tė zeza popujt tė tėrė, pėrfshirė edhe atė serb. Por me atė kumtesė D. Qosiqi, nė tė vėrtetė, kishte pėr qėllim tė hedhė gjithė pėrgjegjėsinė mbi Millosheviqin, ndėrsa tani nėn freskun e hijes do tė pretė t'u bashkangjitet fitimtarėve, ashtu siē i ėshtė bashkangjitur dikur Titos, kur e pa se do tė dalė fitues. Sepse Qosiqi idenė ēetnike e ka pasur gjithnjė pėr zemėr.

Shkurt e troē, ky plakush gjakftohtė ka qenė dhe ka mbetur Gebėlsi i idesė pėr Serbinė e Madhe.

Kisha Ortodokse serbe, krahas Akademisė, ka qenė leva e fuqishme intelektuale pėr krijimin e Serbisė sė Madhe. Por ajo sot ėshtė e vetmja qė po tregon njėfarė gjysmė pendese tė dyshimtė pėr tė gjitha ato qė u janė bėrė popujve tė tjerė. Kur ėshtė rrėnuar autonomia i pari ka qenė Patriku Pavle qė ka brohoritur bravo. Tani ky kėrkon dorėheqjen e Millosheviqit, sepse ėshtė e dėshpruar nė tė vetėm pasi ai nuk e ka realizuar planin e premtuar.

Kisha thėrret pėr rrėzimin e Millosheviqit, por nuk do tė qėndrojė nė anėn e demonstruesve qė kanė vėrshuar anė e kėnd Serbisė nė mėnyrė qė tė pėrshpejtojė rėnien e regjimit. Nė tė vėrtetė njė pjesė e klerit ortodoks nė krye me Artemijen, kreun e Kishės Serbe nė Kosovė, ka mė shumė se njė vit qė ka tėrhequr vėmendjen pėr fundin e paevitueshėm tė politikės kriminale tė Millosheviqit dhe se pasojat mė tė mėdha do tė bien mbi popullsinė serbe nė Kosovė.

Momēilo Trajkoviqi, apo thėnė mė mirė Biljana Pllavshiqi e Kosovės, tani kėrkon dorėheqjen e Millosheviqit, sepse pėrfundimisht e ka parė se ai nuk ėshtė nacionalist serb, por njė diktator, qė i ka mbetur tė grumbullojė sa mė shumė tė holla pėr familjen e tij dhe tė mbetet nė pushtet sa mė gjatė dhe me ēdo ēmim.

E vetmja mėnyrė qė populli serb tė dalė nga ky rreth vicioz gjaku, gjenocidi, krimesh, pėrdhumesh, djegiesh dhe dėbimesh ėshtė qė tė qėndrojė prapa personaliteteve tė pakompromituara, para atyre qė popullit serb do t'i tregojnė pa dorashka se ēfarė ka bėrė Beogradi kėto 18 vjetet e fundit nė Kosovė dhe mė gjerė.

Serbia dhe populli serb nuk do tė mund t'u bashkangjiten Evropės dhe botės tė civilizuar pėrderisa nė krye tė tyre tė mos vijė njė udhėheqje e re, qė do tė bėnte atė qė ka bėrė udhėheqja gjermane e pasluftės. Ajo, sė pari u ka kėrkuar publikisht ndjesė popujve qė Hitleri dhe aparati i tij i ka dėmtuar ose qė ka ushtruar gjenocid mbi ta, dhe nė bashkėpunim me bashkėsinė ndėrkombėtare i ka arrestuar dhe i ka gjykuar kriminelėt e luftės.

Natyrisht, krahas kėsaj Serbia duhet tė detyrohet tė paguaj tė gjithadėmėt e luftės qė i ka shkaktuar Kroacisė, Bosnjes dhe Kosovės, Njėherit, ajo duhet tė japė garanci tė qėndrueshme se njeh pavarėsinė dhe do tė respektojė integritetin territorial tė kėtyre vendeve.

Para dy vitesh gazetari i javores beogradase "Vreme", Stojan Ceroviq, duke pershkruar gjendjen nė Serbi ka shkruar se, kur serbi zgjohet nė mėngjes nga gjumi dhe shikohet nė pasqyrė thotė mė vete: da li da se umijem ili da se ubijem ( a tė lahem apo tė vetėvrahem)?.

Pas disfatės nė Kosovė, ėshtė shkatėrruar infrastruktura, objektet ekonomike, kanė mbetur pa punė miliona njerėz, standardi ka rėnė nė nivelin afrikan, kėshtu qė tani, serbėt, vetėvetiu duhet tė shtrojnė pyetjen: A ta vrasim (S. Millosheviqin) apo tė vetėvritemi?

Ka ardhur koha qė Serbia ta shohė vetėn nė pasqyrė dhe tė pranoj realisht pozitėn e saj, sepse mė vonė nuk do tė mund t'i ankohet as thjerzės pėr humnerėn ku e ka hedhur udhėheqja shtetėrore, inteligjencia dhe Kisha.

Ministri amerikan e mbrojtjes, Williams Kohen, deklaroi ditė mė parė se serbėt duhet t'i qėrojnė vetė hesapet me Millosheviqin, sepse tė tjerėt nuk do ta bėjnė kėtė pėr ta.

Aktualisht, nė Kosovė po shpėrgulen serbėt dhe po kthehen shqiptarėt. Para njė muaji ishte krejt ndryshe. Shqiptarėt kanė rastin historik tė tregohen se kanė dallim nga ata qė po i vrasin me vite tė tėra. Eshtė dashur tė kesh forcė pėr tė pėrballuar gjithė egėrsinė e terrorit shtetėror serb qė ėshtė ushtruar pandėrprerė tash gati 20 vjet. Por edhe tani duhet gjetur forcė e vullnet pėr t'u ngritur mbi revanshizmin dhe ēdo formė tjetėr tė hakmarrjes apo urrejtjes ndaj atyre qė kanė pasur pėr udhėheqės shpirtėrorė e shtetėrorė njė mori kriminelėsh.

Do tė ishte katastofike pėr tė ardhmen politike tė shqiptarėve, nėse zė vend ideja se Kosova u takon vetėm shqiptarėve, sepse nė kėtė rast do tė njehėsoheshin me ata qė i kanė vrarė dhe nuk kanė lėnėtė zezė pa bėrė mbi ta.

Bashkėsia ndėrkombėtare u ka ndihmuar shqiptarėve ta heqin zgjedhen serbe, sespe ka besuar se shqiptarėt kurrė nuk do tė silleshin ndaj tė tjerėve siē kanė bėrė serėt dekada tė tėra ndaj tyre.

Evropa kėrkon qė nė Kosovė tė funksionojė koncepti pėr shoqėrinė multietnike, sipas parimeve evropiane, ku tė gjithė pėrbėrėsit e shoqėrisė kosovare tė jenė tė barabartė. Nė mbrojtje tė kėtyre principeve Amerika dhe dhe bota e kanė bombarduar Serbinė.

Me luftėn e tij demokratike pėr liri, populli shqiptar ka fituar simpatinė e krejt botės sė civilizuar. Tani kur ai ka fituar lirinė, populli shqiptar nė zgjedhjet e ardhshme, duhet tė tregojė sė pari pjekurinė e tij politike duke dėshmuar gatishmėrinė dhe vendosmėrinė pėr demokratizim brenda korpusit tė vet nacional si popull shumicė nė Kosovė dhe atė demokratizim t'ua mundėsojė edhe bashkėsive etnike me tė cilat jeton. Dhe nė kėtė menyrė tė arrihet demokratizimi i pėrgjithshėm i Kosovės.

Vetėm njė Kosovė e tillė do tė jetė partner i besueshėm i shteteve qė i ndihmuan tė fitojė lirinė. Vetėm njė Kosovė e tillė, me institucione tė qėndrueshme demokratike, mund tė trasojė rrugėn e pakthyeshme drejt pavarėsisė.

Bajro Sanxhaku
Bajro Sanxhaku ėshtė intelektual i njohur boshnjak

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË