NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
 
 
DOSJA E JONË VITI I - 30 KORRIK 1999
 

Portreti i kryebarbarit

Rrėnjėt e luftės

Tani armėt kanė heshtur. Diplomatėt janė nė vijėn e parė. Lufta nga topat e pushkėt ėshtė kthyer nė luftė tryezash, nė njė fushė shahu politik, ku aftėsia e mendjes dhe argumenti i mundėsisė pėr pėrdorimin e sėrishėm tė armėve kanė pėrparsinė.

Tė vrarėt janė nė varre. Ata janė shumė. Vetėm njė zot e di numrin e saktė tė tyre. Dhe varret janė kudo. Krejt Kosova ėshtė njė varrezė e madhe. Kryesisht civilė tė vrarė nga ushtria e rregullt e njė popull barbar. Varret nuk flasin, por kujtesa ėshtė e thellė dhe ėshtė kristalizuar dhimbshėm deri te zoti nė nėnat qė kanė mbetur me duar nė gji, nė gratė qė kanė mbetur tė veja, nė fėmijėt qė kanė mbetur pa prindėr, nė vajzat e pėrdhunuara, nė fėmijėt qė kanė parė llahtarinė me sytė e tyre dhe ata e ato mė kurrė nuk do tė mund tė flenė, tė rrijnė, tė jetojnė dhe tė dashurojnė normalisht.

Qindra mijėra familje janė shkatėrruar ose dėmtuar keq. Ato gjer nė varr do tė bartin mallkimin pėr njeriun, pėr popullin, pėr vendin qė ua ka shkatėrruar jetėn, jetėn qė jetohet vetėm njėherė.

Dhe pėr ēudi akoma nuk ka njė analizė tė saktė, njė pėrgjykim tė paanshėm pėr shkaqet dhe shkaktarėt e kėsaj zezone. Nė mediat shqiptare, veēanėrisht, ka munguar njė analizė e qartė e gjithė barbarive tė kreut tė Serbisė, tė cilin diplomatėt perėndimorė, sipas nevojės, e kanė quajtur bashkėbisedues tė lezetshėm, njeri tė aftė pėr tė bindur tjetrin me argumente bindėse, njeri tepėr dinak, tip diabolik, kasap i Ballkanit etj. Madje edhe sot nė mediat shqiptare pėrdoret termi "president i Serbisė", "presidenti Milosheviq" etj. E dihet se, ta zėmė, gazeta e njohur Le Monde, prej shumė kohėsh nuk e pėrmend kryebarbarin as me Monsieur as me Preésident, por thjesht Millosheviq. Eshtė ironia e hollė franceze qė pret si brisku i ruzės.

E ne kemi nevojė t'i njohim mė mirė vrasėsit tanė. Llupa jonė duhet tė jetė e thellė tej e tej, nė mėnyrė qė mbamendja te shqiptarėt tė jetojė e freskėt nė dhimbje dhe nė pamje gjer nė amshim. Kjo do tė na ndihmonte tė mos harrojmė, sepse harresa ndryshe quhet historia qė pėrseritet.

Pėr kėtė shkak, ne nė kėtė dosje do tė merremi, pėr aq sa ėshtė e mundshme nė njė javore, me Sllobodan Millosheviqin e Serbisė, liderin e serbėve qė i dha njė vulė tė pashlyeshme zezonie fundit tė kėtij shekulli e mijėvjeēari bashkė.

Koha e llogarive po vjen, kjo ka qenė njė kohė e pritur gjatė, njė kohė e cila u ka kushtuar me jetė qindra mijėra njerėzve tė pafajshėm, njė kohė e pėrdhunimeve qė nuk kanė shembull nė histori, njė kohė qė njerėzimin e ka vėnė para sprovave e zbulimeve tė rralla: se para buzėqeshjes sė politikanit, pse jo edhe krijesės me pamje njeriu, duhet pasur kujdes, se mund tė na fshehet barbari.

Tani gjėrat janė qartėsuar, madje dhe pėr diplomatėt qė merrnin dieta tė majme pėr takimet me Millosheviqin apo duke shfrytėzuar nga terreni qė ai kishte krijuar. Tani edhe kėta maten mirė se ēka po flasin pėr personin me tė cilin kanė pirė wiski dhe wiliamovka me okė, duke biseduar me gjakftohtėsi pėr fatin e njerėzve si tė ishin thnegla.

Millosheviqi nuk ėshtė vetėm shembulli i barbarit gjakftohtė, por edhe i manipulatorit tė pashėmbullt, i cili nė rrethana shumė tė vėshtira u pėrpoq ta realizojė endėrrėn shekullore serbe pėr tė krijuar njė shtet tė fuqishėm nė kėto hapėsira, njė shtet tė pėrbėrė eksluzivisht prej serbėve qė do tė jetonin qetėsisht e nė lumturi mbi varrezat e popujve tė pambrojtur, mbi shtėpitė, mbi kujtimet dhe mbi ėndėrrat e tyre .

Shpeshherė edhe pesonalitete shqiptare e kanė thėnė, ndoshta jo pa tė drejtė, se shqiptarėt duhet t'i ngrenė Millosheviqit njė permendore tė madhe, sepse me veprimet e tij tė hapura antishqiptare, gjer nė pėrmasa tė rrezikimit tė ekzistencės tonė biologjike, ai na ka ndihmuar qė tė zhveshemi nga iluzionet, qė tė jemi bashkė, qė tė artikulojmė nė mėnyrė tė vendosur kėrkesa tė pėrbashkėta, qė tė jemi, nė njė moment vendimtar e ndoshta pėr herė tė parė nė histori nė anėn e tė fortėve dhe tė atyre qė ndėr shekuj kanė arritur tė imponojnė vlera tė qėndrueshme civilizuese.

Permendore apo litar, kjo ėshtė mė shumė ēėshtje e Bashkėsisė Ndėrkombėtare. Por, pėr ne, shqiptarėt Millosheviqi ėshtė shembulli i fundit qė ta kemi tė qartė, klasa politike shqiptare nė mėnyrė tė veēantė, se rreziqet nuk janė tejkaluar, se ato mund tė jenė jashtė jetės tonė, vetėm nėse jemi zot nė shtėpinė tonė, nėse krijojmė institucione tė qėndrueshme shtetėrore e demokratike, sa qė askush dhe askurrė mė tė mos mund tė vėrė nė pikėpyetje ekzistencėn tonė, askush mė tė mos mund tė luajė me fatin dhe me jetėn tonė.

Tė drejtat e rrezikuara

Psikologjia e sundimit me ēdo kusht mbi tė tjerėt deri edhe nė pėrpjekjet aktive pėr t'i zhdukur popujt qė nuk nėnshtrohen ėshtė ngulitur thellė nė shpirtin serb. Kjo psikologji ka njė histori praktikisht tė tmerrshme. Njė tolerancė dhe njė gjysmėbarazie qė arriti ta imponojė krejt nė fund Tito nė ish federatėn e Jugosllavisė, ka qenė periudhė ku kacafytja e kėsaj psikologjie ka qenė e nėndheshme, perfide, dhe e pamėshirshme si balta e gjallė.

Me vdekjen e Titos, i cili me mjeshtėri ruante balancin etnik, u krijuan kushte qė politika serbe tė pėrpiqej tė vėrė nė jetė aspiratat e saj pėr dominimin definitiv dhe tė pėrhershėm nė vend.

Nė kohėn kur ne shqiptarėt fituam ca tė drejta nė kuadėr tė federatės (konsakruar me kushtetėn e vitit 1974, dhe ngritjen e statusit nga pakicė nė kombėsi, kėto pak tė drejta vazhdimisht kanė qenė tė kėrcnuara nga organet dhe institucionet administrative, policore e ushtarake, kishtare e intelektuale serbe. Ky aparat funksiononte nė mėnyrė diabolike e tė pėrkryer. Nė emėr tė tij flisnin: popėt, shkrimtarėt, partiakėt, piktorėt, artistėt, politikanėt e tė gjitha niveleve gjer te nėpunėsi mė i parėndėsishėm.

Rol tė veēantė nė kėtė drejtim kanė pasur mediat serbe, tė cilat nė bashkėveprim me policinė politike dhe shtabet pėr luftė speciale fabrikonin fejtone, artikuj e komente, letra e reagime plot helm. Me njė fjalė autonomia e brishtė e Kosovės e kishte tė pamundur t'i pėrballojė kėsaj demonie.

Vdekja e Titos, e shpejtoi procesin dhe hapi mundėsinė qė politika shtetėrore serbe tė fillojė me zbatimin e planeve tė veta pėr krijimin e Serbisė sė Madhe.

Rinia Kosovare, sepse klasa politike e Kosovės ishte e pakėt, e pėrpunuar, heterogjene e me konflikte brezash pėrbrenda, rrinte e strukur nė matjen e forcave mes federalistėve (sllovenėt, kroatėt) dhe centralistėve (serbėt me aleatė); e vetėdijshme pėr rrezikun qė kanosej organizoi manifestimet e njohura tė vitit 1981, tė cilat u pasuan me njė represion kolektiv, tė gjatė e tė shumėanshėm kundėr shqiptarėve.

Kėrkesa pėr Republikė nuk mund tė thoshte asgjė mė shumė se barazi me tė tjerėt dhe pėr kėtė kėrkesė, u vranė tė rinj e tė reja, u arrestuan, u keqtrajtuan apo u dėnuan edhe gjer nė 20 vjet burg, qindra mijėra shqiptarė kudo nė ish-Jugosllavi.

Nė rrugė shtetėrore filloi organizimi i njė terrori psiqik e fizik, i cili me kohėn mori pėrmasa tė tilla qė nuk la pa prekur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė asnjė familje shqiptare.

Lufta ndaj shqiptarėve ishte kthyer nė detyrėshtėpie tė politikės serbe, shkruheshin libra, memorandume, peticione, letra anonime etj., ku sulmohej me tė gjitha mjetet e mundshme kushtetuta e vitit '74.

Ekzekutuesit e idesė pėr Serbinė e madhe vepronin nė dy krahė:

- Nga e majta; qė para aprovimit tė Kushtetutės sė vitit 1974, me ndihmėn e shėrbimeve serbe dhe ruse u formua Partia Komuniste e Jugosllavisė. Jo rastėsisht e gjithė anėtarėsia dhe udhėheqja e saj ishte nga Kosova. Dhe formimi i kėsaj organizate kishte pėr brum pakėnaqėsinė e aderuesve tė saj me tė drejtat qė i kishin fituar shqiptarėt

- Nga e djathta qė mė 1985 doli nė qarkullim pamfleti i V. Sheshelit, nėnkryetar i Qeverisė aktuale tė Serbisė "Sta da se radi" "ē'ka tė bėjmė", ku shkruhej e thuhej: "Eshtė e detyrueshme heqja e krahinave autonome, ose sė pakut nėnshtrimi i tyre i plotė suverenitetit serb, pėr shkak se nė Vojvodinė shumica e popullsisė ėshtė serbe, ndėrsa nė Kosovė shumica dėrrmuese e popullsisė shqiptare ka dėshmuar gatishmėri dhe vendosmėri pėr ndjekjen e politikės separatiste…"

- Nga "qendra" nė mesin e platformave, konkluzave dhe anatemimeve partiake, intelektuale, kishtare etj., vendin e nderit e zė Memorandumi i Akademisė Serbe tė Shkencave, qė mbetet dokumenti mė i rėndėsishėm i asaj kohe, ekzekutues i tė cilit do tė bėhej S. Millosheviqi:

"S'ka nevojė tė bindet askush se nacionalizmi dhe separatizmi po veprojnė nė skenėn shoqėrore, por pak ėshtė bėrė qė tė shpjegohet se kėtė e bėri Kushtetuta e vitit 1974…tė gjithė po largohen nga e ardhmja e pėrbashkėt, por edhe nga e kaluara e pėrbashkėt… gjendja ekzistuese paralajmėron se kriza politike po i afrohet pikės kritike tė destabilizimit tė plotė tė Jugosllavisė. Kosova ėshtė akti mė evident….

"Tė gjitha kombet nuk janė tė barabartė: populli serb, pėr shembull, nuk e ka fituar tė drejtėn pėr shtetin e vet. Pjesa e popullit serb qė jeton jashtė territorit tė ngushtė tė Serbisė nuk i gėzon as tė drejtat e pakicės kombėtare.

Nė Kushtetutėn e vitit 1974 Serbia ėshtė ndarė nė tri pjesė…. Gjenocidi fizik, kulturor, politik e juridik ndaj popullsisė serbe nė Kosovė e Metohi ėshtė disfata mė e madhe nė luftrat ēlirimtare qė i ka zhvilluar Serbia prej Orashcit (1804) gjer te kryngritja e vitit 1941…"

Nė kėrkim tė "vozhdit"

Kjo Platformė kolektive e shtresave thelbėsore serbe kishte nevojė pėr lider tė ri, pėr njė person tė ri dhe, pėr origjinalitet, tė padalur nga sqetullat e Titos; Pėr njė personalitet energjik tė vendosur pėr tė realizuar me ēdo kusht synimet e pėrcaktuara. Dhe gradualisht krahu ushtarak, kreu i Kishės Ortodokse serbe, Akademia serbe e shkencave dhe Universiteti, gradualisht u pėrcaktuan qė udhėheqės i Serbisė pėr fundin e shekullit tė jetė Sllobodan Millosheviqi, pėr bėmat e tė cilit, pa vonuar, do tė dėgjojė me llahtar e tėrė bota.

Biografia

Kur hipi nė pushtet nė vitet 1980, Millosheviēi tregoi se zotėronte dhelpėrinė e njė mjeshtri shahu; zotėsia e tij pėr tė qėndruar nė pushtet me thonj e me dhėmbė zbulon tiparin e tij makiavelist qė gjer mė atėherė kishte mbetur i pashfaqur pėr tė tjerėt, po jo pėr bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt nė botėn e pėrēarė tė politikės sė partisė komuniste nė Jugosllavinė e pas-luftės.

Sllobodan Millosheviqi u lind me 20 gusht 1941 nė Pozharevc. I ati ishte pop, ndėrsa e ėma mėsuese me bindje komuniste. Ata janė ndarė qysh herėt dhe qė tė dy kanė pėrfunduar me vetėvrasje. Poashtu ka pėrfunduar edhe xhaxhai i tij, njė gjeneral i shėrbimit tė zbulimit.

S. Milosheviqi shkollėn fillore dhe tė mesmen i kreu nė Pozharevc ndėrsa fakultetin e drejtėsisė nė Beograd nė vitin 1964.

Si nxėnės i gjimnazit ka qenė redaktor pėrgjegjės i gazetės sė shkollės, si student sekretar i komitetit tė LK pėr Fakultetin Juridik, pastaj edhe sekretar i Komitetit tė LK pėr Universitetin e Beogradit.

Me aktivitet politik profesional ka filluar tė merret me 1984

Ėshtė i martuar me shoqen e shkollės, Mirjana Markoviq, profesore e sociologjisė dhe kryetare e partisė JUL (E Majta Jugosllave), e cila ėshtė nė koalicion me partinė nė pushtet. M. Markoviq rrjedh nga njė familje e njohur komuniste serbe. E ėma gjersa kjo ishte foshnje ėshtė pushkatuar nga gjermanėt dhe ėshtė akuzuar nga shokėt e saj se nė pamundėsi t'u pėrballojė torturave ka tradhtuar.

Ēifti Millosheviq-Markoviq ka dy fėmijė, Marinė e Markon. E para ėshtė e shkurorėzuar dhe merret me gazetari, udhėheq njė radio private, ndėrsa i biri ėshtė marrė me ngarjen e automobilėve tė shpejtė dhe sė fundit me biznės. Ky ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė me grupimin mafioz qė udhėheq me tė gjitha kanalet e trafikut dhe kontrabandės. Si 18 vjeēarė ėshtė pranuar nė LKJ.

Millosheviqi ka marrė gradėn e Kapitenit rezervė tė APJ-sė. Flet gjuhėn angleze, gjer mė tani ka botuar librin "Vitet e ēnyjimit", 1989, nė tė cilėn pėrfshihen fjalimet e tij gjatė kohės sė ardhjes nė pushtet. Libri ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė huaja.Karierėn e tij politike e ka filluar nė Komitetin e Lidhjes komuniste pėr Universitetin e Beogradit, ku prej vitit 1963 deri me 1966 ka punuar si sekretar, duke udhėhequr komisionin pėr ēėshtje ideologjike. Pastaj tri vite ka qenė kėshilltar i kryetarit tė komunės sė Beogradit pėr ēėshtje ekonomike dhe udhėheqės i shėrbimit tė sistemit informativ nė Beograd. Prej vitit 1969 deri nė 1973 ka qenė zėvendėsi i drejtorit tė pėrgjithshėm nė ndėrrmarrjen e njohur "Tehnogas", e pastaj pesė vite si drejtor pėrgjithshėm i saj.

"Tehnogas" pėr shumė kuadro serbė ka shėrbyer si trampolinė pėr ngjitje tė rrufeshme nė pushtet.

Gjer nė vitin 1983 ka punuar nė Bankėn e Beogradit.

Para emėrimit pėr kryetar tė komitetit tė Lidhjes komuniste pėr Beogradin, nė prill tė vitit 1984, funksion kyē nė hierarkinė e atėhershme, ka punuar nė kryesinė e Komitetit Qendror tė LK tė Serbisė. Kryetar i KQ tė LK tė Serbisė ėshtė zgjedhur nė maj tė vitit 1986.

Nė mbledhjen e 8-tė tė KQ tė LK, mbajtur mė 23-24 shtator 1987, fraksioni i S. Millosheviqit ka fituar mbi krahun e "moderuar" tė ish-mikut tė tij, Ivan Stamboliq. Nė tė vėrtetė shpatat thyheshin lidhur me Kosovėn, dhe jo pėr qėllimin e fundit, pra heqjen e autonomisė me ēdo kusht, sepse ai ishte i njėjtė, por thjeshtė pėr mėnyrėn se si tė arrihet gjer te kjo. Stamboliqi ishte shumė mė dinak e mė me pėrvojė dhe preferonte metodat e "buta", pa zhurmė, por me efekt tė njėjtė.

Nė maj tė vitit 1989 Kuvendi i Serbisė emėroi Millosheviqin Kryetar tė kryesisė sė Serbisė.

Nė zgjedhjet e para shumėpartiake presidenciale nė Serbi, mė 9 dhjetor 1990, si pėrfaqėsues i PS tė Serbisė Millosheviqi fitoi bindshėm dhe u bė kryetar i Serbisė. Pėrsėri ėshtė rizgjedhur si kryetar i Serbisė nė vitin 1993 ndėrsa me 15 korrik 1997 ėshtė zgjedhur Kryetar i tė ashtuquajturės RFJ.

Familja

Ēifti Markoviq-Millosheviq, ėshtė njė mpleksje organizative-politike-intelektuale, nė tė cilėn ndikim themelor ka Mirjana. Ajo i'a ka shkruar tė gjitha fjalimet tė shoqit gjatė ngritjes sė tij nė pushtet. I'a ka krijuar rrethin familjar nga tė gjitha qarqet e mundshme: profesorė tė universitetit, gjeneral, bankierė, gazetarė, politikanė, gangsterė tė kalibrave mė tė mėdhenj, me tė cilėt ka formuar partinė e saj e majta e bashkuar jugosllave.

Fjala ėshtė pėr njė rrjet tė tėrė me ndikim nė gjithė jetėn e vendit: media, diplomaci, shėrbim tė zbulimit, ushtri, nėntokė etj.

Nė saje tė kėtyre lidhjeve, pėrmes tė tė birit, Markos, klani i Millosheviqit ka grumbulluar njė kapital tė rėndsishum pėrmes shvercit dhe formave tė ndryshme tė plaēkitjeve. Nė bankat e Zvicrės llogaritet t'i ketė 4 milionė DM, ka disa shtėpi nė Greqi dhe xhirollogari tė tjera nė bankat e Qipros.

I biri qysh se 20 vjeēar ka hapur nė Pozharevc diskotekėn mė tė madhe nė Ballkan "Madona", pastaj njė radio lokale, njė shitore buke e pizeri qė punon non-stop, njė shitore telefonash, si dhe njė fushė argėtimi pėr fėmijėt "Bambi park" qė "ishte ndėrtuar gjatė kohės sė bombardimeve nė Pozharevc".

Sigurisht mbi kėtė bazė ngritet edhe "vici" i fundit pėr familjen e Kryebarbarit: Babė, unė kam vetėm gjysmėn e Pozharevcit timen; Durim bir, i pėrgjigjet i ati, do tė gjinden tė hollat, sepse tani jemi duke shitur Kosovėn".

Vajza, Marija ka njė radiostacion tė vetin, Radio-Kosharėn qė emitonte nga njėra prej ndėrtesave mė luksoze dhe mė tė shtrenjta tė Beogradit. Ishte e martuar me Nikolla Misljenoviq nė vitin 1987 ku gjatė kėsaj kohe ky i fundit ishte diplomat nė Tokio. Ka kohė qė janė shkurorzuar.

Pėr njė intervistė qė i kishte dhėnė "Nasa Borba" ku kishte kritikuar Millosheviqin, Misljenoviqi ishte pezulluar nga ministria e punėve tė jashtme. Vendimin pėr largim i'a kishte nėnshkruar Milan Milutinoviqi, bashkėpuntor i ngusht i Millosheviqit.

"Kėta dy shpirtra tė plagosur, ajo dhe Millosheviēi, kanė qenė tė pandarė qė nga adoleshenca. Ditarėt dhe intervistat e Mira Markoviēit, qė gjatė njė sėrė viteve tė fundit janė transmetuar nga mediat nė seri, janė tė famshme pėr cilėsinė e tyre surealiste. Ndryshe nga i shoqi, ajo e quan veten ideologe, feministe dhe marksiste. Pushteti i saj politik ėshtė i llahtarshėm. Ajo ka funksionuar jo vetėm si besnikja intime e Millosheviēit, por edhe si kritike politike e sociale. Flitet se gjatė viteve 1980, ajo ka shkruar shumicėn e fjalimeve mė elektrizuese tė Millosheviēit (tė mbledhura dhe tė shitura si bestseller), tė cilat bėnė qė ai tė hipte nė pushtet. Pėr shkak tė figurės sė saj tė spikatur dhe tė ndikimit tė saj tė fuqishėm, ajo ka qenė si rrufepritėse pėr kritikat kundėr regjimit tė Millosheviēit.

"Ditarėt dhe intervistat e saj shpalosin njė kotėsi dhe egocentrizėm tė pashoq, gjė qė ka bėrė qė tė shahet ashpėr pėr pandjeshmėrinė e saj dhe tė etiketohet si Ledi Makbethi i Serbisė. Krahasimi me Ledi Makbethin ėshtė vėrtet me vend, pasi nė shumė aspekte ajo ka qenė mė e ashpėr se i shoqi -- duke patur parasysh monologun e Ledi Makbethit nė Aktin I, Skenėn V, ku ajo reflekton me shqetėsim pėr dobėsinė e "partnerit tė saj tė madhėrishėm" dhe ka frikė se kjo do ta frenojė atė nė arritjen e pushtetit: "Po prapė ndruhem prej natyrės sate, se ma ke tepėr plot me qumėshtin e zemėrbutėsisė njerėzore dhe kėshtu s'e kap dot udhėn mė tė shpejtme". Shumica e vėzhguesve janė tė njė mendimi se pa udhėheqjen dhe zhdėrvjelltėsinė e Mira Markoviqit, nuk do tė kishim kėtė Slobodan Millosheviē qė e shohim sot."

Fjalimet

Nė kohėn e ndėrrimit tė brezave nė hierarkinė komniste serbe, S. Millosheviqi solli njė risi nė oratorinė politike: ishte i qartė, konciz, cinik e i paskrupull, pėrdorte fjalor modern dhe konkret, jashtė floskulave ideologjike e tė lodhshme dhe nė mėnyrė tė zhdėrvjeltė i ndryshonte tezat:

Serbia duhet tė bėhet republikė si edhe republikat e tjera.

Ne duhet t'i mbrojmė nė Kosovė tė gjithė njerėzit, por parasegjithash ata qė i janė ekspozuar diskriminimit, keqtrajtimit dhe poshtėrimit, e ata siē e di i gjithė opinioni i Jugosllavisė janė serbėt dhe malazezėt.

Ata (serbėt) i janė ekspozuar njė presioni tė tillė fizik, ekonomik, politik dhe kulturor qė nė vendet e zhvilluara tė Evropės mė nuk ndodhė.

Pėrdhunimi i fėmijėve, poshtrimi i pleqve ėshtė mjerimi i familjeve serbe nė Kosovė, por edhe turp pėr shqiptarėt para syve tė tė cilėve ndodhin kėto dhe ata nuk i dalin nė udhė!

Serbia nuk ka nė plan tė heqė dorė nga qėllimi pėr t'u bėrė Republikė. Forcat jashtė saj, tė cilat duke shfrytėzuar specificitetin e saj, qė t'i mohojnė kėtė drejtė, pra qė tė jetė Republikė. Le ta dijnė se ai argumentim nuk kalon nė Serbi…

Nė mars tė vitti 1988, Milosheviqi nė njė dolli ngritur pėrnder tė Gorbaēovit, thotė:

Ne nė Serbi intensivisht po kėrkojmė zgjidhje pėr vėshtirėsitė qė kemi. Sė pari po lirohemi nga bllokadat ekonomike dhe disa praktikave negative kushtetuese dhe sidomos nga pasojat e kundėrevolucionit nė Kosovė.

Nė prag tė ndryshimeve tė Kushtetutės, apo thėnė me mirė tė aplikimit tė Kushtetutės sė tankeve, Milosheviqi mban edhe kėtė fjalim:

… Nacionalizmi shqiptar po bėn presion fizik, politik, kulturor, para se gjithash mbi serbėt e malazezėt ēfarė nuk i njohim shėmbull nė Evropėn e sotme…

Nė krejt Kosovėn, mes gjithė qytetarėve ėshtė bėrė dominuese e pushtetshme, klima e mosdurimit, mosbesimit, njė tension i vazhdueshėm, tė cilin askush nuk mund ta evitojė, e qė rėndon mbi ēdo popull, mbi ēdo familje, mbi ēdo njeri.

Fajėsia kolektive

Millosheviqi ka treguar aftėsi pėr tė mbajtur pranė faktorėt kryesorė politikė nė vend, nė mėnyrė qė pėr ēdo vendim tė rėndėsishėm pėr shtetin dhe popullin serb tė ketė mbėshtetjen e shumicės absolute nė opinion dhe nė parlament.

Tingėllon ēuditshėm, por ėshtė e pamohueshme se jo pak veprime tė kreut serb kanė qenė tė drejtuara kundėr interesave tė popullit serb. Ta zėmė shkatėrrimi i Jugosllavisė, ku ata kanė dominuar dukshėm nė tė gjithė zėrat e jetės etj. Por nė tė gjitha veprimet, madje edhe nė aktet e pashembullta tė barbarisė, Milosheviqi dhe banda e tij kanė pasur mbėshtetjen absolute tė shumicės dėrrmuese tė popullit serb.

Pikėrisht kjo shpjegon pėr thellėsinė habitėse tė mentalitetit racist qė ėshtė ngulitur nė shpirtin e popullit serb.

Raporti origjinal pozitė-opozitė nė jetėn politike tė Serbisė del edhe nga ky shėnim:

Shėnim nga takimi i punės lidhur me strategjinė e pjesėmarrjes nė zgjedhjet plotėsuese pėr Kuvendin e Serbisė nė njėsinė zgjedhore nė Rakovicė, 30 maj 1991

1.Si kandidat i Partisė Socialiste tė caktohet Karaklajiq. Tė dhėnat kompromituese pėr Karaklajiqin dhe faktin se ai ndiqet penalisht tė shpėrndahen pėrmes Kanalit tė pavarur televiziv Studio B.

2. Punėn operative nė njėsinė zgjedhore dhe kontaktet me pėrfaqėsuesit e Partisė Radikale Serbe, do ta udhėheqė dr. Bozhidar Jeliēiq. Tė organizohet vetėm njė takim promovues dhe nė tė tė dėrgohet njė folės i paaftė nga kėshilli i PS pėr Beogradin, mundėsisht Nada Popoviq ose Dushan Matkoviq, qė janė tė kompromituar. Nė kėtėr takim simpatizuesit e Sheshelit do tė bėjnė provokime.

3. Edicionet e gazetės "Politika" do tė organizojnė fushatė nė favor tė Sheshelit. Kėtė do ta organizojnė gazetarėt Stevan Zec dhe Branko Gjurica. Pėr kompromitimin e kandidatėve tė tjerė t'i drejtoheni Slobodan Jovaniqit (Kryeredaktor i Politika expres) dhe njerėzve qė ai ju sygjeron. Nė javėn e fundit tė fushatės tė pėrdoret RTV "Politika".

4. Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit pėr Beogradin do tė organizojė gjer nė fund tė fushatės shėrbimin pėrgjues pėr tė pėrcjellur funksionarėt e partive tė Drashkoviqit dhe Gjingjiqit, ndėrsa nė shtabet zgjedhore tė kėtyre partive tė futen urithėt. Mė 9 qershor, nė prag tė zgjedhjeve, policia nuk do tė pengojė vandalėt e Sheshelit kur ata do t'ua prishin mitingjet e partive opozitare.

Pėr tė gjitha masat e ndėrmarra tė informohet shefi i kabinetit tė Kryetarit tė Republikės.

Koordinimin e tė gjithė sektorėve e merr Novica Vujiq, i cili ėshtė gjithashtu pėrgjegjės pėr ēėshtje zbulimit dhe kriptimit.

Marrė nga libri i Stipe Mesiq "Si u shkatėrrua Jugosllavia"

Bashkėfajtorėt

Me shpėrthimin e luftės sė fundit nė Ballkan, Serbia ishte shumė e pėrgatitur nė rrafshin ushtarak, diplomatik e informativ. Ajo vuri nė lėvizje tė gjitha lidhjet e vjetra, angazhoi njė numėr tė madh diplomatėsh, gazetarėsh e informatorėsh, pėrfshirė kėtu edhe gejshet e njohura serbe, qė u vunė nė shėrbim tė agresionit serb.

Nuk mund tė shpjegohet ndryshe fakti se shtetar kyē si Miterani, Meixhori De Mikelisi, Keringtoni, Oweni, pėrndryshe mik i familjes sė Millosheviqit, e plot tė tjerė vertiteshin nga Millosheviqi dhe pėr shumė kohė kanė qenė avokatė tė mirė tė veprimeve tė tij kriminale.

Diplomacia ndėrkombėtare e udhėhequr nga personalitete tė dobėta, edhe pse, e dihej se, ta zėmė, masakrimi i mė se 8000 burrave tė Srebrenicės ishte bėrė me dijen dhe me urdhėrin e kasapit tė Ballkanit, megjithatė shtetarėt dhe diplomatėt e takonin, pinin wiski me tė dhe vazhdonin ta konsideronin personalitet tė pazėvendėsushėm pėr tė bėrė paqe!

Kjo praktikė e shėmtuar qė imponohej nga evropianėt dhe i vėnte nė pozitė tė palakmueshme amerikanėt sa herė qė donin ta ndėshkonin Serbinė, ndryshoi me ardhjen nė pushtet tė Chirakut, i cili e kuptoi se Franca nuk duhej tė pėrpinte edhe mė tej broēkullat e pėrgjakshme serbe.

Deklarata pėr Kryebarbarin

"Portretet e mėparshme tė Millosheviqit kanė evidentuar edhe dinakėrinė dhe zemėrgurėsinė e tij, por edhe prakticitetin dhe karizmėn e tij. Pasqyrimet e negociatave tė paqes tė vitit 1995 nė media vinin nė dukje se si Millosheviēi u bėnte serenata negociatorėve amerikanė, pinte wiski Johnnie Walker, shante duke pėrdorur epitete amerikane plot kolori, shprehej me njė oratori tė fryrė pėr dashurinė e tij pėr Nju Jorkun, pėr pamjet dhe aromat e tij, shijonte kafenė amerikane dhe, kur u arritėn kompromiset e vėshtira, bėri sikur i mbylli paksa sytė dhe nuk nxori zė. Atė kohė Millosheviēi tė krijonte imazhin, gjė qė mbėshtetej edhe nga Ambasadori Riēard Hollbruk, e njė lideri me tė cilin Shtetet e Bashkuara mund tė arsyetonin dhe tė negocionin. Marti Ahtisari i Finlandės (njė nga arkitektėt e marrėveshjes sė paqes pėr Kosovėn) i karakterizoi negociatat e fundit pėr Kosovėn si "efikase" dhe fotot e lajmeve tė kohėve tė fundit tė Millosheviēit nxjerrin nė pah njė lider qė shfaqet buzagaz, i patrazuar, nė kontroll tė vetvetes dhe tė ngjarjeve qė e rrethojnė. Sharmi i Millosheviēit i ka rrėnjėt nė mashtrim, pasi magjepsja e tij ėshtė e ligė, ėshtė ajo e njė njeriu qė ish-Ambasadori i SHBA, Uorrėn Zimerman e ka quajtur "batakēiu mė pehlivan i Ballkanit" si dhe "njė njeri me njė gjakftohtėsi tė llahtarshme". Millosheviqin e kanė quajtur edhe "aparatēik" dhe e kanė damkosur me nofkėn 'Kasapi i Ballkanit'. "

"…Elasticiteti i tij politik dhe aftėsia e tij pėr t'i rikthyer nė qeveri kolegėt e tij tė pushuar nga puna, tė tillė si Vojislav Shesheli dhe Vuk Drashkoviēi, janė vėrtet tė jashtėzakonshme. Millosheviēi e ka pėrdorur pėrherė me mjeshtėri politikėn e frikės dhe tė propagandės nė njė mėnyrė qė e zbulojnė atė njeri mė shumė si njė llogaritės pragmatist, sesa si njė ideolog vizionar. Duke pėrdorur gjuhėn e mitologjisė pėr tė ushqyer urrejtjen etnike, Millosheviēi gjithnjė ka shfrytėzuar mjeshtėrisht formalitetet ligjore, tė gėrshetuara me njė kontroll thuajse absolut mbi mediat, pėr tė arritur dhe ēuar nė maksimum pozitėn e tij politike.

Duke qenė njė manipulues mjeshtėr i imazheve, Millosheviēi arriti ta shndėrronte veten e tij gjatė fushatės sė NATO-s nga njė spastrues etnik i Kosovės, nė njė martir-hero i Beogradit duke e identifikuar veten me Princ Llazarin. Gjatė krizės sė Kosovės, ai manipuloi me zotėsi si mediat Perėndimore, edhe opinionin e brendshėm jugosllav duke shfrytėzuar mjeshtėrisht viktimat civile tė bombardimeve tė NATO-s dhe duke e drejtuar vėmendjen te civilėt serbė tė gjymtuar dhe tė vrarė nė spitale, shkolla e qendra tė populluara.

Pasi Millosheviēi mė nė fund ra dakord me kushtet e NATO-s, shumė serbė e festuan duke shpallur fitoren. Millosheviēi pėrgėzoi kurajėn e popullit serb duke deklaruar se ai arriti ta ruante sovranitetin e Kosovės dhe se ēėshtja e autonomisė sė Kosovės nuk ishte mė nė rendin e ditės.

Politikat e Millosheviēit, tė mbushura me mbeturinat e mitologjisė nacionaliste, njė ditė mund tė shihen nga populli serb si njė dredhi e mbushur me mizori e vuajtje. Shkatėrrimi i Kosovės dhe i Serbisė…, njė ditė mund tė shikohen nga populli serb si njė dredhi e mbushur me mizori e vuajtje dhe teksa ky lidership kokėkrisur po shkon drejt fundosjes, Millosheviēi dhe gruaja e tij (njeriu i vetėm i besuar i tij dhe kėshilltarja e tij mė e afėrt), njė ditė do tė shikohen si shumė tė ngjashėm me Ēausheskėt, politikat e tė cilėve ēuan nė shkatėrrimin e Rumanisė moderne.

Indiferenca e tij ndaj vuajtjeve tė tė tjerėve, pėrfshirė vuajtjet e popullit tė tij, tė lė pa mend. Megjithatė, Millosheviēi ėshtė njė manipulues dinak dhe karakterizohet dukshėm nga aftėsia e durimit.

Periudha e qėndrimit tė Millosheviēit nė detyrė ka lėnė pas njė tragė tė mbushur me vrasje tė pandriēuara personash tė rangut tė lartė qė kanė patur lidhje qoftė me tė, qoftė me familjen e tij.

Pėr Sllobodan Millosheviēin, paqja ėshtė kriza e rrezikshme e gjithēkaje. Vetėm atėherė pėr tė ekziston rreziku qė populli serb mund ta dorėzojė atė njeri edhe nė sallėn e drejtėsisė, edhe nė librat e historisė nė mėnyrė qė ai tė mos mundė, edhe njėherė, t'ia dorėzojė Ballkanin flakėve tė vizioneve tė tij tė liga dhe apokaliptike. "

Dr. Kenneth B. Dekleva ėshtė Asistent Profesor klinik i Universitetit tė Psikiatrisė nė Shkollėn Mjekėsore tė Teksasit Jugperėndimor nė Dallas, Teksas. Dr. Jerrold M. Post ėshtė Drejtor Programi i Psikologjisė Politike dhe Profesor i Psikiatrisė, i Psikologjisė Politike dhe i Ēėshtjeve Ndėrkombėtare nė Universitetin Xhorxh Uashington, Uashington D.C.

Herve de Charret, ish ministėr francez i Punėve tė Jashtme: Me Millosheviqin njėherė kam ngrėnė drekė. Kisha pėrshtypjen se kam pėrballė djallin vetė.

Qėndrimi i Millosheviqit ndaj udhėheqjes sė Kosovės.

Tash dihet krejt se gjer ku ishte nė gjendje tė shkojė Serbia pėr ta mbajtur Kosovėn, dihen deri diku pėrmasat e investimeve nė fushėn ushtarake, administrative e policore pėr tė shpėrbėrė strukturėn etnike tė Kosovės, por shumė pak dihet pėr gjithė spektrin e formave tė presionit, tė pėrpunimit dhe tė manipulimi tė klasės sė re politike tė Kosovės, e cila doli nė sipėrfaqe me pluralizmin politik.

Duke evituar ēdo spekulim, mund tė thuhet se shėrbimet sekrete serbe kanė bėrė nė heshtje njė punė kolosale pėr ngulfatjen e Kosovės dhe rrėnimin e ēdo projekti serioz qė do tė ēonte nė mėnyrė tė sigurtė te Pavarėsia e Kosovės.

Udhėheqėsi i Lėvizjes e mė vonė dhe Kryetari i Republikės sė Kosovės, Ibrahim Rugova ka qenė objekti kryesor i shėrbimeve serbe. Si intelektual dhe njeri i papėrgatitur pėr veprimtari organizative, ai ka qenė njė cak i lehtė pėr t'u pėrcjellur dhe pėr t'u rrethuar me njerėz qė kanė punuar pėr serbėt. Kėtu nuk duhet ekzagjėruar duke futur nė thes tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij, sepse aty ka pasur edhe njerėz tė pėrkushtuar, tė aftė dhe tė vendosur pėr tė bėrė ēdo gjė pėr tė mirėn e Kosovės.

Nėn njė syrvejim tė vazhdueshėm ka qenė edhe Qeveria e Republikės sė Kosovės, kryetari i tė cilės, Bujar Bukoshi, po ashtu ka qenė plotėsisht i papėrgatitur pėr tė organizuar struktura tė efektshme shtetėrore qė do t'i kunderviheshin me sukses Serbisė. Edhe Bukoshi ka qenė i rrethuar me njerėz tė dyshimtė dhe vetėm pėrmes ndikimit tė tyre qoftė te Rugova qoftė te Bukoshi mund tė shpjegohen dėshtime tė mėdha nė fushėn e organizimit tė qėndresės nė Kosovė, siē ėshtė moskonstituimi i Kuvendit tė Republikės, pėrēarjet e panevojshme e me shumė pasoja, mosformimi i organeve vitale tė Kosovės (sigurimi, mbrojtja, administrata, diplomacia etj.).

Kjo ka ēuar te zgjatja e agonisė sė Kosovės, te rraskapitja e saj graduale pėrcjell me njė hemorragji demografike qė rrezikonte seriozisht qenien e Kosovės, me njė rėnie morale kolektive, me krijimin e njė mentaliteti kolektiv tė papėrgjegjėsisė, tė dembelisė etj.

Kulmi i tė gjitha kėtyre ka qenė edhe nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Arsimit, shtator 1996, ku Rugova nė mėnyrė krejt tė papėrgjegjshme nė prag tė takimeve tė rėndėsishme ndėrkombėtare, pėrmes kėtij nėnshkrimi e hoqi Kosovėn nga rendi i ditės.

Pastaj takimi nė Beograd, ndėrkohė qė ishte pėrgjakur Drenica, dhe takimi i fundit i Rugovės me kasapin e Ballkanit, ndėrkohė qė Kosova zbrazej. Pavarėsisht nga pasojat, takimi ka qenė i pėrdhunshėm dhe ėshtė bėrė me synim diabolik pėr tė poshtruar njė popull tė tėrė, pėr t'i thėnė faqe tėrė botės se populli qė ka pėr prijės njė njeri qė thehet kaq lehtė, ėshtė popull i padinjitet, i papėrspektivė dhe si i tillė nuk meriton tjetėr pos deportimit, zhbėrjes sė tij.

Millosheviqi ka organizuar takimin me Rugovėn edhe pėr tė shprehur publikisht urrejtjen dhe neverinė ndaj shqiptarėve.

Nė kėtė frymė qe bėrė edhe instalimi si pėrfaqėsues i Kosovės nė kryesinė e ish-Jugosllavisė i klounit, Sejdo Bajramoviq. Kėtu nuk ishte fjala pėr tė pasur njė votė mė shumė, por thjeshtė ishte marrė nga ruga njė shitės i llotarive pėr tė poshtruar njė popull. Dhe ky zotėri, nė mbledhjen e parė tė Kryesisė ēėshtjen e Kosovės e "shtroi" nė kėtė mėnyrė: E ku do fle unė sonte?

Rambouillet

Zgjėrimi i Lėvizjes sė armatosur nė Kosovės dhe pamundėsia e kontrollimit tė saj tė plotė nga brenda i ka nxjerrė telashe tė mėdha Millosheviqit, nė strategjinė e tij rraskapitėse qė pėrmes bisedimeve tė pafundme t'i vėrė njė kapak tuēi ēėshtjes sė Kosovės.

Kjo ėshtė vėrejtur edhe te humbja e hapit nė Ramboullet. Ai mendonte se do tė arrijė ta pėrēajė faktorin shqiptar dhe ta kthej Konferencėn pėr Kosovėn nė njė cirk tė vėrtetė. Por ishte tepėr vonė, tani faktori shqiptar edhe pse i pėrēarė keq kishte vetėm rol deklarativ, tė nėnshkruajė njė dokument qė do tė mundėsonte ndėshkimin e Serbisė, sepse me Kosovėn tani mplekseshin interesa me dimensione marramendėse dhe loja qė bėnte Milutinoviqi, dora e djathtė e Millosheviqit, i cili sillej nėpėr Ramboullet dhe Paris si hamshor ishte loja e fundit e tij dhe ekspansionit serb

Parisi, ku ėshtė formuar Srbia mė e Madhe qė quhej herė kralevinė herė Jugosllavi, nė tė vėrtetė u bė ajo pllaka e mermertė qė vihet mbi ēdo varr: duke zėnė pėrfundi pėrgjithmonė idenė dhe praktikat pėr relizimin e projektit pėr Serbinė e Madhe.

Rambouillet ishte njė kapėrthurje e madhe e Serbisė nė kėrpeshin e vet, e cila do tė pasohet me bombardime rrėnuese, me shkatėrrim tė ekonomisė, me njė rėnie tė moralit dhe me ballafaqimin e njė populli me egėrsinė e tij patologjike, me akullnajėn e barbarisė kolektive.

Aktakuza

Mundėsia pėr ta nxjerrė Millosheviqin para gjyqit pėr krime tė luftės dhe gjenocid ėshtė pėrmendur qė mė 1992, nga sekretari i atėhershėm i Shtetit i SHBA, Lorens Igėllbergėr, pėrndryshe i njohur i kahershėm i Millosheviqit. Mirėpo u desh tė kalojnė 7 vjet, gjatė tė cilave janė masakruar qindra mijėra njerėz, qė mė nė fund Gjykata Ndėrkombėtare pėr Ish-Jugosllavinė tė ngre aktpadi pėr krime lufte kundėr Millosheviēit dhe ndihmėsve tė tij.

PROCEDURA E GJYKATES SE OKB-sė PER KRIMET E LUFTES NE ISH-JUGOSLLAVI

Prokurorja e Pėrgjithshme e Gjykatės Ndėrkombėtare tė OKB-sė pėr krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi, me seli ne Hagė te Hollandės, ka vėnė nėn akuzė, mė 27 maj 1999, Slobodan Milosheviqin dhe 4 liderė tė tjerė jugosllavė, pėr krime kundėr njerėzimit dhe dhunime tė ligjeve tė luftės tė kryera gjatė ngjarjeve nė Kosovė qė prej fillimit tė vitit 1999. Sipas akuzės, Milosheviqi "ka planifikuar, pėrgatitur dhe urdhėruar" pastrimin etnik nė Kosovė, i cili ėshtė kryer nėpėrmjet "vrasjeve, dhunimeve dhe deportimit masiv". Milosheviqi ėshtė cilėsuar nga akuza si pėrgjegjės pėr deportimin masiv tė 740'000 kosovarėve dhe vrasjen e tė paktėn 340 vetėve.

MANDATI I ARRESTIT

Mandati i arrestit i lėshura nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės mė 27 maj 1999, detyron tė gjithe shtetet anėtare tė OKB-sė, madje teorikisht edhe vetė Jugosllavinė, pėr t'i dorėzuar tė akuzuarit nė Gjykatėn e Hagės. Nė rast se tė akuzuarit kapen, ata do tė transferohen nė Hollandė ku do t'i nėnshtrohen gjykimit. Dėnimi maksimal qė mund tė jepet nga Gjykata e Hagės ėshtė ai me dėnim tė pėrjetshėm.

PROVAT

Nė mandatin e arrestit, Gjykata e Hagės ka shėnuar vetėm disa prej provave te krimeve tė luftės dhe krimeve kundėr njerėzimit tė kryera nėn urdhėrat e Milosheviqit gjatė periudhės sė konfliktit. Provat janė mbledhur nga shėrbimet sekrete tė SHBA-ve dhe Britanisė sė Madhe, por edhe nėpėrmjet satelitėve. Hetuesit nė terren do tė pėrfundojnė mbledhjen e provave.

Por pėr shqiptarėt veprimet kriminale tė Millosheviqit datojnė edhe mė kaherė:

1. Arrestime masive, pėrndjekje kolektive tė shqiptarėve, zyrtarizim tė diskriminimit nė tė gjitha fushat: nė kulturė, nė ekonomi, nė arsim, nė adiministratė nė punėsim;

2. Trajtim ēnjerėzor ndaj ushtarėve shqiptarė. Brenda viteve tetėdhjetė nė ushtri janė vrarė rreth 100 ushtarė shqiptarė vetėm pse nuk kanė pranuar tė bashkėpunojnė me pushtuesit. Ndėrkohė janė organizuar qindra procese politike dhe mijėra tė rinj janė dėnuar edhe gjer nė 20 vjet burg para gjyqeve ushtarake. Nė kuadėr tė kėtij terrori ėshtė organizuar edhe masakri i Paraēinit, qė kishte pėr qėllim demonizimin e shqiptarėve dhe pėrgatitjen e atmosferės pėr marrjen e tė drejtave tė tyre qė u takonin me Kushtetutė;

3. Terror i pėrgjithshėm pėr tė imponuar suprimimin e autonomisė, organizimi i mitingjeve, persekutimet pėrmes mediave serbe, krijimi i njė klime tė padurueshme terrori prikologjik;

4. Imponimi i Kushtetutės sė tankeve (23 mars 1989) dhe suprimimi i autonomisė, i pėrcjellur me vrasjen e dhjetėra shqiptarėve dhe plagosjen e qindra tė tjerėve;

5. Izolimi i qindra intelektualėve pa asnjė bazė ligjore dhe pėrdorimi i torturave mė ēnjerėzore ndaj tyre;

6. Aplikimi i apartheidit nė tė gjitha zėrat e jetės; Ndarja e shkollave me mure; Helmimi rinisė shkollore tė Kosovės; afro 3000 fėmijė janė helmuar brenda njė dite tė vetme nė krejt Kosovėn. Qėllimi ishte tė provokohet njė kryengritje spontane dhe tė fillojė aksioni i deportimit tė popullit tė Kosovės.

7. Shkatėrrimi i sistemit tė arsimit, tė ekonomisė, tė kulturės, tė shėndetėsisė, tė informimit, tė drejtėsisė; tė ēdo institucioni vetanak qė kishte ndėrtuar Kosova me dhjetėvjeēarė tė tėrė;

8. Largimi nga puna e 140'000 shqiptarėve; i mjekėve, i policėve, gjyqtarėve, prokurorėve, administratės, i drejtorėve, minatorėve…

9. Plaēkitje masive e tė mirave materiale dhe bartja e tyre nė Serbi: uzina tė tėra, paisje tė gjithllojshme; plaēkitje e pasurisė private pėrmes tatimeve shumėfish tė larta, taksave tė pėrditshme tejet rėnduese dhe marrjes sė tė hollave etj.;

10. Ndėrtimi nė Kosovė i njė sistemi okupues qė dėrrmonte popullin shqiptar nė tė gjitha poret e jetės. Ky sistem gjer me shpėrthimin e luftės nė Kosovė detyroi ta braktisin vendin rreth 500'000 shqiptarė, kryesisht tė rinj;

Pėrfundim

Do ta ishte joserioze tė merremi me sypozime se si do tė pėrfundojė bosi i barbarėve, zatėn kjo tani ėshtė ēėshtje e Bashkėsisė Ndėrkombėtare. Por duhet thėnė se dhjetėvjeēari i fundit nė Kosovė, kur udhėheqės i Serbisė ka qenė S. Millosheviqi, padyshim ėshtė periudha mė e vėshtirė qė kanė kaluar shqiptarėt nė historinė e tyre tė gjatė e, kryesisht, tė dhimshme.

Prandaj jo vetėm pėr Kosovėn, por edhe pėr Bosnjėn, Kroacinė etj., Bashkėsia ndėrkombėtare, krahas vendosmėrisė qė ka dėshmuar, tani sė fundi, qė tė mos pėrsėritet edhe njė Munich i ri, ka pėr detyrė qė kėtė kapitull tė historisė moderne tė Evropės ta ēojė gjer nė fund. Duke vepruar me krerėt serbė nė tė njėjtėn mėnyrė si edhe me krerėt nazistė. Pra duke i nxjerrė para Gjyqit Ndėrkombėtar gjer nė njė tė gjithė ata qė janė pėrgjegjės: prijėsit politikė, intelektualė, shpirtėrorė, ushtarakė, policorė pa kursyer edhe eksponentėt e klerit dhe tė mediave tė implikuar nė barbari.

Ky gjykim krahas dėnimeve kapitale duhet tė nxjerr njė aktgjykim me vlera universale, njė aktgjykim shembull, i cili, tani e tutje, do ta bėjė ēdo tiran, kudo qoftė ai nė kėtė rruzull, t'i dridhen leēet e kėmbėve para se tė urdhėrojė hordhitė e tij tė bėjnė krime.

Ky gjykim do tė ishte njė shtysė e fuqishme pėr tė imponuar vlera civilizuese kolektive pėr mijėvjeēarin qė po vjen. Ky proces gjyqėsor kundėr udhėheqėsve kriminelė tė njė vendi e populli bashkėfajtor do tė shėrbente qė viti 2000 tė fillojė me njė: KURRĖ MĖ.

Ndėrsa popujt qė kanė pėsuar aq shumė nga kryebarbari dhe populli tij, boshnjakėt dhe shqiptarėt parasegjithash duhet tė caktojnė komisione tė tėra ekspertėsh qė duhet tė analizojnė tė gjithė veprimet e shtetit dhe popullit serb, tė gjitha llahtaritė dhe pasojat pėrcjellėse, duke i bėrė publike tė gjitha njė pėr njė; duke ngritur myzetė lokale tė holokaustit bashkėkohor, ku duhet tė ekspozohen fotografitė, dėshmitė, filmimet, deklaratat e incizimet pėrkatėse. Me njė fjalė ēdo gjė qė ka tė bėjė me mizoritė serbe, nė mėnyrė qė populli serb jo vetėm nė kujtesėn e njerėzve, tė ngarkohet historikisht me pėrgjegjėsi kolektive.

Nė tė gjitha vendet ku janė kryer krime, duhet ngritur Monumente nė kujtim tė viktimave tė gjenocidit serb, ndėrsa nė kryeqytetin e Kosovės, krahas kryemonumentit duhet ngritur edhe Muzeu Qendror i Gjenocidit, sepse, pos tjerash, mbamendja te ne shqiptarėt ėshtė shumė e cekėt. Pėr shėmbull, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, brenda dhjetė minutash janė pushkatuar pabesisht nė Tivar rreth 5000 shqiptarė dhe, pėr turpin tonė, gjer mė sot nuk ka pasur qoftė njė pėrpjekje tė vetme serioze pėr tė evidentuar emrat e tė pushkatuarve.

Prandaj mbledhja dhe pėrpunimi i tė dhėnave pėr tė gjitha ato krime e llahtari qė i ka kryer Serbia nė Kosovė ėshtė e domosdoshme pėr shumė shkaqe:

- a. Do tė kontribuonte nė zhbarbarizimin (denacifikimi ėshtė fjalė e butė) e popullit serb;

- b. Do tė obligonte Bashkėsinė ndėrkombėtare tė mbajė Serbinė nėn tutelė pėr njė kohė tė gjatė sa qė ajo kurrė mė tė mos mund tė paraqes rrezik pėr shtetet dhe popujt tjerė. Kjo do tė thotė ēarmatimin e saj tė plotė, shkatėrrimin e industrisė sė luftės, detyrimin qė t'i paguajė dėmet e shkaktuara nga pushteti okupues, dėmet e luftės jo vetėm nė kuptimin e rrėnimit tė tė mirave materiale, por edhe nė dėmshpėrblimin e tė gjithė atyre, tė afėrmit e tė cilėve janė vrarė a zhdukur, kanė mbetur invalidė apo jetimė, u ėshtė shkatėrruar familja, janė pėrdhunuar etj., etj.

- c. Qė Bashkėsia ndėrkombėtare me njė qasje tė paanshme e me perspektivė ndaj Evropės Juglindore tė kontribuojė pėr krijimin e njė barazpeshe nė mes popujve tė rajonit, nė pėrputhje me numrin dhe mundėsite e tyre, duke evituar qė edhe mė tej tė kenė mundėsi tė luajnė rolin e xhandarit, madje edhe popuj tė dėshmuar pėr barbari. Nuk duhet harruar se gjakftohtėsia dhe siguria me tė cilėn serbėt kanė kryer krime tė papara nė vazhdimėsi nuk mund tė shpjegohen ndryshe pos me mbėshtetjen qė kanė pasur edhe pėr kėso veprimesh nga ana e disa fuqive tė mėdha, nė radhė tė parė tė Rusisė.

Duhet tė shtohet nė fund, se edhe duke pasur gjithnjė parasysh barbaritė qė janė kryer nė Kosovė, shqiptarėt duhet tė jenė tė kujdesshėm dhe kurrsesi tė mos lėshohen nė akte hakmarrjeje, sepse ky do tė ishte njė kurth serb, nė mėnyrė qė tė bėhet, tė paktėn para opinionit tė huaj, njė baraspeshė nė krime. Dhe po qe se dikush njėmend do baraspeshė, atėherė kjo do tė arrihej vetėm duke rivėnė strukturėn etnike tė kohės para Kongresit tė Berlinit.

Por kjo ėshtė e pamundur, prandaj kombi shqiptar duhet tė mbajė qėndrim tė qytetėruar ndaj serbėve, duke dėshmuar kėshtu epėrsinė e tij civilizuese dhe njėherit, sipas shėmbullit tė izraelitėve duke vazhduar pėr njė kohė tė gjatė tė sillet si viktimė e gjenocidit. Tė mos harrojmė se tė gjitha veprimet ushtarake qė ka ndėrmarrė Izraeli gjer mė sot janė bėrė nė emėr tė viktimės.

Ēdo etje pėr hakmarrje, qė nė kėtė rast ėshtė njė ndjenjė e kuptueshme, duhet tė kthehet te ne nė njė burim energjie pėr ta bėrė Kosovėn njė shtet tė fortė, pėr t'i bėrė shqiptarėt njė komb tė integruar me ekonomi tė zhviluar, me ushtri tė modernizuar dhe institucione tė tjera pėrcjelėse sa qė kurrė mė askush tė mos mund tė rrezikojė tė ardhmen, sigurinė dhe jetėn tonė.

Kronologjia
1974
Kushtetuta e re e Jugosllavisė; Kosova dhe Vojvodina u bėnė njėsi federale
4 maj 1980
Vdekja e Josip Broz Titos
Mars 1981
Demonstratat studentore, pėr Kosovėn Republikė. Kėto demonstrata nga regjimi i Beogradit u vlerėsuan si kundėr revolucionare dhe u shuan me vrasje burgosje rrahje, keqtrajtime dhe diferencime ide politike nga regjimi i Beogradit; 6000 shqiptarė janė burgosur, dhe denuar deri nė 20 vjet burgė; 22'000 tė tjerė me nga 30-60 ditė burgim
17 janar 1982
Nė Shtutgart policia sekrete jugosllave, vret vėllezėrit Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, dhe Kadri Zekėn.
Mars '81 - mars 87
Nė polici dhe nė gjygjet serbe janė keqtrajtuar e dėnuar 584.373 shqiptarė tė Kosovės tė tė gjitha moshave. Pa llogaritur kėtu krimet dhe dėnimet nė ushtri dhe keqtrajtimet dhe dėnimet e shqiptarėve nė krejt territoret e pushtuara;
24-25 prill 1987
Tubimi i serbėve nė Fushė-Kosovė ku fillon ngjitja e furishme nė pushtet tė S. Millosheviqit
Shtator 1987
Procesi politik i Paraēinit
Nėntor 1988 /janar 1989.
Protestat masive tė Minatorėve, tė cilėve iu bashkangjitėn punėtorėt e Ramiz Sadikut e mė pastaj edhe solidarizimi i studentėve dhe puntorėve tjerė tė popullit tė Kosovės.
20-28 shkurt 1989
Greva e minatorėve tė Trepēės; nė Stantėrg 1300 minatorė u ngujuan nė e horizontit tė 13-tė, 800 metra nėn sipėrfaqen e tokės dhe vendosėn tė mos dalin nga zgafella, pa u larguar rreziku dhe personat qė donin tė suprimonin autonominė e Kosovės.
Mars 1989
350 Intelektual shqiptarė u arrestuan nga policia nė formė tė izolimit. Ata gjatė arrestit kanė pėsuar tortura ēnjerėzore vetėm pse ishin shqiptarė.
23 mars 1989
Rrėnimi i Autonomisė sė Kosovė; Imponimi i Kushtetutės sė tankeve.
Shtator 1989
Formimi i Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, KMLDNJ
23 dhjetor 1989
Formimi i LDK-sė
Mars '89/mars 90
Demonstratat masive tė popullit tė Kosovės kundėr rrėnimit tė autonomisė. Gjatė kėsaj periudhe u vranė 74 tė rinj shqiptarė dhe u plagosėn me armė zjarri qindra tė tjerė.
8-23 mars 1990
Helmimi i rinisė shqiptare; 7000 nxėnės tė helmuar
Maj 1990
Ardhja e kongresmenėve amerikan, rrahje burgosje nga policia serbe e popullatės shqiptare
2 korrik 1990
Kuvendi i Kosovės aprovoi Deklaratėn kushtetuse
5 korrik 1990
Serbia ndėrpreu punėn e Kuvendit tė Kosovės, qeverisė, mbylli Radiotelevizionin e Prishtinės dhe ndaloi botimin e gazetave shqipe.
3 shtator 1990
Greva e pėrgjithshme e punėtorėve shqiptarė e organizuar nga Sindikata e Pavarur e Kosovės
7 shtator 1990
Nė Kaēanik u aprovua kushtetuta e Republikės sė Kosovės
Korrik/tetor 1990
Nga puna u larguan mbi 32'000 punėtor shqiptarė pėr pjesėmarrje nė grevėn evės sė 3 shtatori.
26-30 shtator 1991
Referendumi, ku populli i Kosovės u deklarua pėr Kosovėn shtet sovran e i pavarur.
5 tetor 1991
Mbyllja e Akademisė sė shkencave tė Kosovės;
22 mai 1992
U mbajtėn zgjidhjet parlamentare dhe presidenciale nė Kosovė; (Ibrahim Rugova kryetar i LDK-sė u zgjodh kryetar i Republikės sė Kosovės).
10 janar 1993
Arkani nė njė program tė televizionit.tė Prishtinės bėn thirrje pėr pastrime etnike nė Kosovė
24 maj 1993
Adem Demaēi hyn nė grevė urie.
2 korrik 1993
Nuk iu vazhdua i observatorėve tė OSB-sė pėr Kosovė Vojvodinė dhe Sanxhak
1996
Dalja nė skenė e UēK-sė (Ushtria ēlirimtare e Kosovės)
Shtator 1996
U nėnshkrua Marrveshja pėr arsimin nga Ibrahim Rugova dhe Millosheviq
1997
Vrasje, Procese politike, dėnime drastike me burg ndaj shqiptarėve me akuzat pėr "terorizėm" ndaj pjesėtarėve tė UēK-sė. Manifestimet masive tė Lėvizjes Studentore.
23 shtator 1997
Kėshilli i Sigurimit aprovoi Rezolutėn 1199 pėr Kosovėn
21. 01.- 28 02.-5 03 '98
Qėndresa gjer nė flijim i Familjes Jashari, masakrat e Drenicės. Fillimi luftės nė Kosovė.
13 tetor 1998
Marrėveshja Holbruk-Millosheviq (ndėrprerja e luftimeve, tėrheqja e forcave serbe, dhe lejimi i verifikatorėve tė OSBE nė Kosovė)
15 tetor 1998
Sekretari i pėrgjithsjhėm i Nato-s, Havier Solana nėnshkroi marrėveshjen me Beogradin pėr kontrollimin e hapėsirės ajrore nga NATO-ja , nė pėrputhje me rezolutėn 1199 tė KS tė OKB-sė pėr Kosovėn.
16 tetor 1998
Kryetari i OSBE-sė, J. Geremek nėnshkroi marrėveshjen, pėr hyrjen e 2000 verifikatorėve tė OSBE-sė, nė Kosovė.
15 janar 1999
Masakra e Reēakut. 45 civilė shqiptarė u masakruan nga policia serbe)
16 janar 1999
Shefi i Misionit tė OSBE-sė pėr Kosovėn Wolkeri, para komunitetit ndėrkombtar deklaron se nė Reēak ėshtė kryer masakėr nė civilė shqiptarė nga policia serbe.
18 janar 1999
Wolkeri, nga qeveria jugosllave u shpall "person non grata".
29 janar 1999
Grupi i kontaktit pėr Kosovėn mblidhet nė Londėr dhe u bėn thirrje ultimative shqiptarėve dhe serbėve pėr bisedime paqėsore nė Francė
6 shkurt 1999
Nė Rambouillet tė Francės fillun bisedimet paqėsore pėr Kosovėn me ndėrmjetėsimin e ministrave tė jashtėm francez Hubert Vedrin dhe atij anglez Robin Cook, si dhe pjesmarrjen e 3 mediatorėve tė SHBA, BE, dhe Rusisė
15 mars 1999
Nė Paris pala shqiptare nėnshkroi planin e paqės pėr Kosovėn tė propozuar nga Grupi i Kontaktit, ndėrsa pala serbe e refuzoi.
6 shkurt-15 mars 1999
Serbia nė Kosovė dėrgoi mė se 40'000 ushtarė me mjete tė rėnda luftarake.
24 mars 1999
Filluan sulmet ajrore tė NATO-s, mbi caqet ushtarake serbe nė Serbi dhe Kosovė
24 mars-3 qershor 1999
Nė Kosovė pati mbi 10'000 tė vrarė, 986'000 tė dėbuar me dhunė nga shtėpit e tyre, nga forcat ushtarake policore dhe paramilitare serbe.
27 maj 1999
Millosheviqi me 4 bashkėpuntorėt e tij tė ngushtė: M.Milutinoviqin, N. Shahinoviqin, D. Ojdaniqin dhe V. Stojilkoviqin akuzohen nga Gjygji i Hagės pėr krime tė luftės
3 qershor 1999
Beogradi pranon kėrkesat e NATO-s.
9 qershor 1999
Nė Kumanovė: ushtarakėt e Nato-s dhe ata tė Beogradit nėnshkruan Marrėveshjėn pėr tėrheqjen e forcave jugosllave nga Kosova dhe vendosjet e trupave tė NATO-s aty.
10 qershor 1999
Havier Solana jep urdhėr pėr suspendimin e sulmeve tė NATO-s mbi Jugosllavinė.
12 qershor 1999
Hyrja e forcave tė NATO-s nė Kosovė

Dosjen e pėrgatitėn: Naser BERISHA e Xhafer SHATRI

 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË