NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
 
 
EDITORIALI VITI I - 30 KORRIK 1999
 
A ėshtė Kosova e lirė?

Duke lexuar shkrimet e paraintelektualėve dhe duke dėgjuar fjalimet e parapolitikanėve tanė njeriu nuk mund tė mos i qaset temės sė meditimeve gjysmake tė tyre. Sepse ata, si zakonisht trajtojnė vetėm tema tė mėdha, siē ėshtė edhe Ajo mė e Madhja, LIRIA.

Duke menduar pėr kėtė m'u kujtua njė pėrshkrim i bukur, qė e kam lexuar kėtu e shumė vjet mė parė:

Njė grup shkrimtarėsh kubanė, shkojnė pėr vizitė nė Kazakstan, nė regjionin malor, ku jetonin qindvjeēarėt e njohur, burra malėsorė edhe mė nga 130 vjet nė supe, por me mendje tė kthjelltė si gurra e bjeshkės.

Ndėr pyetjet qė ia shtrojnė shkrimtarėt mė Plakut prej tyre ėshtė edhe kjo:

Ēka ėshtė liria?

Dhe Plaku, pasi mendohet thellė e gjatė, u pėrgjigjet:

Dėgjoni, miqtė e mirė nga vendi i largėt, nė pyetjen tuaj ndoshta do tė mund tė pėrgjigjej vetėm ajo bjeshkė atje prej tė cilės kurrė nuk hiqet bora, dhe u tregon me dorė malet e njohura tė vendit tė tij, por, megjithatė po pėrpiqem t'ju pėrgjigjem:

Njeriu ėshtė i lirė vetėm atėherė kur ai lufton pėr liri.

Dhe nuk mund tė ketė pėrgjigje mė tė saktė.

Populli i Kosovės sot jeton nė vendin e tij, tė kthyer nė gėrmadha. Por jeton shlirshėm, pa droen e pėrhershme e aq tė gjatė se polici, ushtari, nėpunėsi, funksionari etj., serb mund t'ia vrasin gėzimin, t'ia prishin dasmėn, t'ia pėrdhunojnė tė pamen, t'i shkojnė kohė e pa kohė nė shtėpi, ta bastistin, ta poshtrojnė e besa edhe ta rrahin para syve tė gruas dhe fėmijėve tė tij, t'ia marrin tė hollat e fundit qė i ka nė xhep, ta thėrrasin nė stacion tė policisė dhe ta rrahin sa qė me muaj tė mos mund tė vijė nė vete. etj., etj.

Po a mund tė vendosė sot vetė populli i Kosovės? Po, pėr aq sa sa ka kontribuar vetė pėr t'u ēliruar. Kjo ėshtė sot pėrmasa, pėrqindja e mundėsisė sė Kosovės pėr vetėqeverim.

Kosova, apo thėnė mė mirė njė pjesė e saj, mė e lira ka qenė kur ka luftuar dhe ėshtė burgosur, ėshtė vrarė e ėshtė pėrgjakur nė pėrpjekje tė gjata e tė mundimshme pėr tė qenė e lirė Kosova. Ato pėrpjekje nuk kanė pėrfunduar sot dhe, ndoshta, nuk do tė pėrfundojnė as nesėr.

Bashkė me lirinė duhet vendosur rendin, e vendosja e rendit, dikujt ia kufizon "lirinė". Sepse pas ardhjes, sjelljes, sė lirisė qytetarėt duhet t'u pėrmbahen disa rregullave themelore tė jetės siē ėshtė ndėrtimi dhe respektimi i institucioneve, aprovimi dhe respektimi i ligjeve, organizimi dhe respektimi i rezultatit tė zgjedhjeve, moscėnimi i tė drejtave, i lirisė, i jetės dhe pasurisė sė tjetrit etj., etj.

Kjo quhet Demokraci, ėshtė fjala pėr Lirinė, e cila nga njė formė e pėrroit tė rrėmbyeshėm kthehet nė lumė, nė lumin qė ka shtratin, qė i ka brigjet qė ka drejtimin dhe rrjedhėn e qetėsinė e vet.

Rruga tjetėr (sepse liria hap vetėm dy rrugė) quhet anarki. Nė kėtė rast, nė emėr tė lirisė, aplikohet tollovia, papėrgjegjėsia, kaosi.

Kosova ėshtė e lirė vetėm pėr aq sa e pengon e i vė fre anarkisė dhe kaosit. Pėr aq sa klasa politike e saj arrin tė gjejė njė kompromis pėr tė bashkėvepruar gjer nė zgjedhjet e ardhshme. Pėr tė ndėrtuar nė kėtė meskohė institucione tė pėrbashkėta, ku kriter pėr emėrimin e njerėzve nuk do tė jetė praktika e shėmtuar e klanit, partisė, afėrisė familjare etj., por pėrkushtimi, aftėsia profesionale dhe vendosmėria pėr ta bėrė Kosovėn shtet tė pavarur.

Kosova ėshtė nėn protektorat, me tė udhėheqin organizma ndėrkombėtarė qė mbartin jo pak ndasi interesash tė shteteve pėrbėrės. Kėto ndasi do tė reflektohen nė tė gjitha zėrat e jetės nė Kosovė.

Protektorati ėshtė njė rrugė e vėshtirė dhe e ngadalshme qė mund tė na ēojė te pavarėsia. Natyrisht nėse ne jemi tė vetėdijshėm pėr pėrparėsitė qė kemi. Por nėse ne sillemi ndryshe, nėse nė mesin e shqiptarėve gjenden edhe personalitete qė pėr interesat e tyre personale janė tė gatshėm nė kompromise tė dėmshme pėr Kosovėn, protektorati ėshtė rrezik tė kthehet kundėr nesh. Dhe Serbia me potencialin e saj tė madh qė ka po punon dhe do tė punojė shumė nė kėtė drejtim, nė radhė tė parė nė pėrēarjen e faktorit shqiptar, nė kompromitimin e qėllimeve tė tij, nė krijimin e njė klime tė pėrhershme anarkie e kaosi.

Demokracia ėshtė liri me kufizime, pėr tė cilat pėrkujdeset shteti. Pėr kėtė demokracia mė tepėr ėshtė pėrgjegjėsi se sa liri.

Lirinė ėshtė vėshtirė ta fitojė njė popull, ēmimi i saj ėshtė tepėr i lartė. Por liria edhe mund tė humbet, e lirinė njė popull mund ta humbė, nėse nuk arrin tė vėrė rregull, t'i vėrė, nė mėnyrė tė vendosur, fre anarkisė dhe kaosit.

Kosova sot ka mundėsi ta bėjė kėtė dhe duhet ta bėjė. Trysnia do tė jetė e madhe, e shumanshme dhe do tė pėrlaset me tėrbim kryesisht mbi njerėzit e atij krahu politik mbi ato personalitete publike qė Lirinė e Kosovės e kanė qėllim kryesor tė jetės sė tyre.

Ndėrkohė ky krah do tė diferencohet edhe njėherė prej llymit tė kameleonėve, kolltukxhinjve dhe tuxharėve politikė.

Liria ka kėtė emėr, kėtė kuptim edhe sepse rrezikohet vazhdimisht.

E liria e Kosovės nuk guxon tė rrezikohet mė.
 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË