NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
A duhet tė vazhdojnė partitė politike nė perėndim?

Mėrgata para sfidave Me krijimin e partive politike nė Kosovė, nė fund tė viteve '80 dhe nė fillimvitet '90, shumėēka ndryshoi dhe nė diasporėn shqiptare. Organizimet e shqiptarėve jashtė u pėrqėndruan nė krijimin e degėve tė partive politike. Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit nė perėndim kanė egzistuar degėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK-sė), PSHDK-sė, LPK-sė, LDSH-sė, Balli Kombėtar etj.

PËR MË SHUMË >>>



Luanėt e istikameve teprica teknologjike

Deēani rrėnuar dhe i djegur. Njerėzia kishin nisur tė lėviznin, por gjurmėt e barbarizmave serbe si nė shpirtėrat e njerėzve, ashtu edhe nė vetė pamjen e qytezės sė rrėnuar dhe tė djegur ishin tė dukshme. Hoteli i dikurshėm nė qėndėr kishte ngelur i padėmtuar, por ai atyre ditėve pėrdorej si mensė e njėsiteve tė UĒK-sė.

PËR MË SHUMË >>>

AKTUALITETE VITI I - 30 KORRIK 1999

Nė mungesė tė njė qeverie tė aftė, Kosova i ka dy qeveri tė paafta

Pa dobėsitė dhe pa paaftėsitė e Qeverisė Bukoshi nuk do tė mund tė formohej Qeveria Thaēi
dhe anasjelltas, pa dobėsitė dhe pa paaftėsitė e Qeverisė Thaēi nuk do tė mund tė egzistonte mė
Qeveria Bukoshi Gjenocidi, terrori, dhuna, vrasjet, djegiet, rrėnimet, plaēkitjet, katastrofa humanitare,
pėrdhunimet, dėbimet masive e krime tė tjera tė rėnda serbe mbi popullatėn civile shqiptare, tė
paarmatosur e tė pambrojtur, i bashkuan demokracitė perėndimore dhe e vunė nė lėvizje edhe krahun e
tyre tė armatosur, NATO-n, por jo edhe vetė shqiptarėt, pėrkatėsisht grupimet e tyre kryesore politike
dhe ushtarake! Nė fillim (shkurt-mars `89) kur shpėrtheu lufta nė Kosovė, Qeveria Bukoshi dhe LPK-ja,
(kjo e fundit, me ndihmėn e aleatėve tė saj rrėshqiti mjeshtėrisht nė UĒK, nė fillim dhe, mė vonė, nė Qeverinė
Thaēi) tė dyja nė Perėndim; mė vonė LDK-ja dhe UĒK-ja (pjesėrisht me LBD-nė) tė dyja nė Kosovė; pastaj
Qeveria Bukoshi nė Perėndim e UĒK-ja nė Kosovė dhe, tani nė fund Qeveria Bukoshi nė Perėndim dhe Qeveria
Thaēi diku ndėrmjet Perėndimit dhe Kosovės, - ja, kėto janė polet shqiptare qė nuk arritėn t`i bashkojnė as
vuajtjet e tmerrshme, tė pafundme e tė papėrshkrueshme (tė mbeturit gjallė edhe mund t`i pėrshkruajnė ato,
por tmerret dhe pėrjetimet e tė tė vrarėve dhe tė tė masakruarve nuk mund tė pėrshkruhen kurrė), tė shqiptarėve
tė dėbuar me dhunė nga Kosova, as Kosova e plagosur pėr vdekje!!!

PAAFTĖSIA E QEVERISĖ BUKOSHI PĖR TA MARRĖ SITUATĖN NĖ DORĖ DHE PĖR TĖ
KOMUNIKUAR ME UĒK-nė ĒOI NĖ FORMILMIN E QEVERISĖ THAĒI

Qeveria Bukoshi, siē dihet, ėshtė qeveria e parė e Republikės sė Kosovės; ėshtė qeveri e
parė e zgjedhur, sa dihet publikisht, nga vetė shqiptarėt e Kosovės, pra pa ndikime nga jashtė
(mendohet, nė radhė tė parė dhe para sė gjithash, pa ndikime tė imponuara nga serbėt); dr.
Bukoshi ka premtuar nė vazhdimėsi se Qeveria e tij po punon pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e
Kosovės; pėr dallim nga dr. Rugova "i butė", dr Bukoshi nė deklarata publike, nė intervista, etj.
u dėshmua si personalitet mė "i fortė", sepse lente pėrshtypjen se ishte edhe pėr "metoda tė
tjera" tė jetėsimit tė pavarėsisė sė Kosovės, qė ndryshonin nga rruga vetėm paqesore e dr. Rugovės.
Kryesisht nė kėto "fakte" mbėshtetej besimi i shqiptarėve nė Qeverinė Bukoshi, por kishte edhe diēka
tjetėr, madje kryesore, nė kėtė besim - kujt dhe kė tjetėr mund t`i besonin dhe mund ta mbėshtetnin
shqiptarėt e Kosovės dhe ata tė Diasporės, pėrveē Qeverisė Bukoshi? Besimin nė Qeverinė Bukoshi,
nė mungesė tė rezultateve, e luhaten vitet. Ai filloi tė ulet vazhdimisht pėr tė arritur pikėn zero para
fillimit tė tragjedisė sė Drenicės, shkurt-mars 1998. Nė atė kohė, me sa duket, edhe fondet e tij po i
afroheshin pikės zero. Vetė dr. Bukoshi u bė qengj i butė dhe filloi tė kėrkojė edhe bashkėpunėtorė pėr
riorganizimin dhe ristrukturimin e Diasporės shqiptare, siē thoshte ai, pėr "qėllime kombėtare", por siē
u dėshmua mė vonė, ai e kishte hallin e sigurimit tė fondeve pėr tė mbajtur gjallė vetveten, dhe "pushtetin"
e administratėn e qeverisė sė tij gjysmake. Tragjedia e Drenicės ishte treguesi mė i qartė se Qeveria Bukoshi
s`kishte bėrė gjė pėr Kosovėn, pra as pėr Drenicėn, por, pėr ēudi, kjo tragjedi erdhi si me porosi tė dr. Bukoshit
dhe e pėrforcoi pozitėn e tij. Diaspora shqiptare e pėrjetoi rėndė tragjedinė e Drenicės dhe e parandjente rrezikun
qė i kanosej gjithė Kosovės. Brenda saj u krijua njė gjendje mobile spontane, njė vetorganizim i paparė ndonjėherė
nė historinė e saj, pėr tė dhėnė ndihma, por ku dhe kujt duheshin ofruar ato, pėrveē "Qeverisė Bukoshi"? Ku mund
tė drejtoheshin mėrgimtarėt tanė pėr tė ofruar ndihma financare e ndihma tė tjera pėr Drenicėn e plagosur pėr vdekje
e pėr gjithė Kosovėn e pėrgjakur, mė parė se nė "Qeverinė Bukoshi"? Dhe a mund tė thoshte dr. Bukoshi tjetėr, veēse
-"ndihmat sillni kėtu, nė zyrėn e Qeverisė". Mėrgimtarėt shqiptarė i besuan dhe bėnė ashtu siē u tha ai. Nga ky moment
filloi tė rimbushet Fondi i Qeverisė sė Kosovės, filloi tė ringjallet Qeveria Bukoshi dhe filloi tė egėrsohet kryetari i saj. Dr.
Bukoshit iu zgjidh edhe nyja e gjuhės: "Deri tash s`kemi bėrė gjė", pranonte ai publikisht, edhe pa e pyetur dhe pa i kėrkuar
llogari askush, dhe arsyetohej - "sepse kemi qenė nė pritje tė vendimeve politike, por tani, edhe nė mungesė tė tyre,
Qeveria ime do tė veprojė nė pėrputhje me Kushtetutėn", premtonte ai, por prapė nuk bėnte gjė konkretisht, pėrveē
deklaratave publike dhe premtimeve interne qė nuk i pėrmbushi kurrė. Angazhimi i Qeverisė Bukoshi nuk po dukej
askund: as nė Diasporė as nė frontet e luftės, nė Kosovė. Pra dr. Bukoshi ende po hezitonte. Ai u tregua i paaftė
pėr ta marrė situatėn nė dorė dhe, sidomos pėr tė komunikuar dhe bashkėpunuar me UĒK-nė, e cila tashmė kishte lindur.
Tani shqiptarėt nuk mund tė pritnin mė, as mund tu besonin mė fjalėve boshe tė tij. Pėr mė tepėr, ata tani, e kishin njė
adresė tjetėr, mė tė sigurtė, ku mund tė drejtoheshin. Kjo ishte UĒK-ja. Pikėrisht kėtu qėndrojnė rrėnjėt e Qeverisė Thaēi.
Formimi i njė qeverie tė re tė Kosovės, si kėrkesė, ishte shtruar prej vitesh. Pa pėrmendur kėtu tė pakėnaqurit e tjerė,
qė nuk ishin pak, as tė parėndėsishėm, vetė dr. Rugova, pas daljes nė sipėrfaqe tė "mosmarrėveshjeve" ndėrmjet
Presidencės (dr. Rugovės) dhe Qeverisė (dr. Bukoshit), kishte paralajmėruar dhe kishte premtuar e pėrsėritur nė
vazhdimėsi se do tė emėrohet njė kryeministėr tjetėr dhe do tė formohet njė qeveri e re. Madje edhe dr. Bukoshi vetė,
si kryeministėr, pas shtyrjes pa kuptim tė mbledhjes sė Kuvendit tė Kosovės (1992) dhe pas shtyrjes sė zgjedhjeve
tė reja (1996) kishte deklaruar se qeveria e tij nuk kishte mė mandat dhe nuk ishte mė legjitime por ,megjithėkėtė,
formimi i qeverisė sė re u zvarrit aq gjatė. Ėshtė mė se e sigurtė se, pėrkundėr deklaratave tė tyre publike, janė
dr. Rugova dhe dr. Bukoshi, tė cilėt e kanė bojkotuar nė vazhdimėsi dhe e kanė shtyrė deri nė pakuptimėsi formimin
e njė qeverie tė re tė Kosovės, madje edhe tani, kur formimi i saj u imponua nga ndryshimit e gjendjes nė terren, nė Kosovė.

LIDHJA ME FONDIN "VENDLINDJA THRRET" DHE ME LPK-nė - GABIME FATALE TĖ QEVERISĖ THAĒI

Shansi pėr krijimin e qeverisė sė re tė Kosovės u bė mė real se kurrė, kur UĒK-ja e gėzoi
pėrkrahjen masive tė shqiptarėve tė Kosovės dhe tė atyre tė Diasporės, kur ajo u rrit si forcė
reale ushtarake (ajo u pranua si e kėtillė) dhe kur udhėheqėsit e saj dolėn nga anonimiteti.
Ky shans real u bė, njėkohėsisht, edhe ideal me krijimin e Delegacionit gjithpėrfshirės
shqiptar tė Rambujesė, i cili e arriti marrėveshjen (e shumėpritur nga shqiptarėt) pėr krijimin
e qeverisė sė re me mandatar nga UĒK-ja. Kjo marrėveshje ia dha bazėn juridike qeverisė
sė ardhshme dhe prej saj doli Qeveria Thaēi, por ende pa u tharė mirė ngjyra e nėnshkrimeve
tė Profesor Qosjes (LBD-sė), tė Hashim Thaēit (UĒK-sė) dhe tė dr. Rugovės (LDK-sė) nė
Marrėveshjen e Rambujesė, dolėn nė sipėrfaqe hiletė dhe intrigat e LDK-sė dhe tė Qeverisė
Bukoshi, tė cilat e kontestuan marrėveshjen ndėrshqiptare pėr formimi e qeverisė sė re, tė
mirėpritur jo vetėm nga tė gjithė shqiptarėt, por edhe nga faktorėt ndėrkombėtarė. Arsyetimi ishte
i ēuditshėm: "Marrėveshja nuk ėshtė nėnshkruar nga pala serbe, prandaj ajo ėshtė e paqenė"!
LDK- ja dhe Qeveria Bukoshi "harruan" se ajo marrėveshje e solli intervenimin e NATO-s nė Kosovė.
Qeveria Bukoshi dhe LDK-ja, kėshtu, e bojkotuan, qysh nė embrion Qeverinė Thaēi. Nga ky
moment filloi fufta e ashpėr, pa kompromis, ndėrmjet dy qeverive tona, qė po vazhdon edhe sot
e gjithė ditėn brenda nė Prishtinė, ku janė vendosur pranė njėra-tjetrės Qeveria Thaēi dhe
Qeveria Bukoshi. Marrėveshja brenda Delegacionit gjithpėrfshirės shqiptar tė Rambujesė
pėr formimin e qeverisė sė re ia dha vetėm "vizėn" Qeverisė Thaēi, por kjo qeveri, nė fakt,
doli nga lufta. Kjo ėshtė, natyrisht, njė epėrsi e madhe e Qeverisė Thaēi nė krahasim me
Qeverinė Bukoshi, por kjo epėrsi u zbeh shpejt nga njerėzit e papėrvojė politike tė Qeverisė Thaēi.
Mė shumė sė bojkotimi, hiletė dhe intrigat e Qeverisė Bukoshi dhe tė LDK-sė, Qeverinė Thaēi e
kanė dobėsuar gabimet e veta. Deklaratat e pamatura, tė nxituara, tė ashpra, shpesh ekstreme tė
Qeverisė Thaēi; formulimi i Thirrjes sė saj pėr Mobilizim, etj. mbajnė erė revanshizmi dhe nuk i
shkojnė fare situatės sė rėndė nėpėr tė cilėn po kalojnė shqiptarėt e Kosovės, as njė qeverie tė
re, e cila pretendon t`i mbushė boshllėqet e qeverisė paraprake. Gjykimet e ashpra pėr Qeverinė
Bukoshi, pėr dr. Rugovėn, pavarėsisht nga veprimet e tij ("Populli e ka udhėheqėsin qė e meriton"),
mė shumė se dr. Rugovėn dhe dr. Bukoshin, e kanė dėmtuar rėndė imazhin dhe perspektivėn e
Qeverisė sė Pėrkohshme tė kryesuar nga Hashim Thaēi dhe i janė kthyer nė bumerang kėsaj tė
fundit.Pra ajo qė ėshtė arritur me pushkė nė dorė, po rrėnohet me fjalė! Nga ana tjetėr, lidhja me
Fondin "Vendlindja thrret" dhe me LPK-nė (organizatė familjarėsh e tė njohurish prej vitesh),
emėrimi , kryesisht, i anėtarėve tė saj nė Qeverinė Thaqi, nė "pėrfaqėsitė diplomatike" tė Kosovės
dhe pėrfaqėsues tė UĒK-sė, pavarėsisht nga meritat e tyre, -e kanė dėmtuar rėndė imazhin e
Qeverisė Thaēi dhe, njėkohėsisht, kanė ēuar mė shumė ujė nė mullirin e Qeverisė Bukoshi.
Kėto dobėsi dhe paaftėsitė e Qeverisė Thaēi po e ushqejnė dhe po e mbajnė gjallė Qeverinė Bukoshi.

LUFTA PĖR FONDE DHE PĖR "PUSHTET" E DY QEVERIVE "LEGJITIME" TĖ KOSOVĖS

Lufta pėr mbrojtjen e shqiptarėve dhe pėr ēlirimin e Kosovės, as realiteti ynė tragjik
nuk arritėn t`i bashkojnė Qeverinė Bukoshi dhe Qeverinė Thaēi. Aq mė pak mund
t`i bashkojė ato paqja e vendosr nė Kosovė. Megjithėkėtė, kėto dy qeveri, tė dyja
tė paafta, mund tė thuhet, bashkohen nė njė pikė tė vetme - nė luftėn e tyre tė pa
kompromis pėr fonde dhe pėr "pushtet". Ky ėshtė prioriteti i tyre. Pėr fonde dhe
pėr "pushtet", qeveritė tona nuk i zgjedhin as mjetet nė luftė kundėr njėra-tjetrės:
"Ne nuk mund t`i pranojmė metodat e revolucionit kubanez", thotė dr. Bukoshi.
(E ka fjalėn pėr Qeverinė Thaēi). Me kėtė cilėsim ai synon ta damkosė rivalin e tij,
Thaēin, dhe s`i bėhet fare vonė pėr dėmet qė mund t`i sjellė ky cilėsim Lėvizjes
sonė kombėtare. Thaēi i pėrgjigjet: "Bukoshi ėshtė i implikuar nė grushtshtetin
e vitit tė kaluar nė Shqipėri". Me kėtė cilėsim ai synon ta damkosė rivalin e tij,
Bukoshin, dhe s`i bėhet fare vonė pėr dėmet qė mund t`iu sjellė ky vlerėsim raporteve
ndėrshqiptare. Synimet e tė dyve janė kretjtėsisht tė tejdukshme. Gjykuar nga praktika e
deritashme, Qeveria Thaēi dhe Qeveria Bukoshi, tė dyja tė paafta, nuk arritėn t`i dalin
zot "pushtetit" tė dhėnė ose tė marrė, as arritėn ta vėnė atė nė shėrbim tė bashkimit
tė tė gjitha forcave shqiptare pėr ēlirimin e Kosovės. Rezultati i vetėm i pakontestueshėm
i "pushtetit" tė tyre janė dy qeveri, tashmė tė vendosura nė Prishtinė, dy ministri tė
mbrojtjes, dy fonde, dy zyra tė Kosovės nė Tiranė, nga dy zyra tė Kosovės nė shtetet
evroperėndimore (aty ku kanė mundur tė arrijnė, duke e ndjekur, si nė gara, njėra-tjetrėn)
dhe nga dy pėrfaqėsi diplomatike tė Kosovės nė ato shtete, etj. - tė gjitha "legjitime".
Ky rezultat i tyre ka ēuar nė ndarjen nė dysh tė shqiptarėve, nė ēastet mė tė vėshtira dhe
mė vendimtare pėr ta, dhe nė pėrgjysmimin e aftėsisė mbrojtėse tė shqiptarėve tė Kosovės
dhe ka shkaktuar huti tė mėdha ndėr shqiptarėt e Kosovės. Njėra ndėr hutitė, mbase kryesorja,
mund tė jetė kjo: nė qoftė se krerėt tanė nuk qenė tė aftė tė merreshin vesh ndėrmjet tyre nė
momentet mė kritike nėpėr tė cilat kaluan shqiptarėt e Kosovės (Lufta nė Kosovė, deportimi i
pėrgjakshėm i shqiptarėve nga trojet e tyre, Kosova e plagosur pėr vdekje) -a mund tė janė
ata tė aftė tė meren vesh ndėrmjet tyre pėr zgjidhjen e drejtė dhe pėrfundimtare tė ēėshtjes
sė Kosovės, tani, kur faza e parė e ēlirimit dhe e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė bėrė realutet;
a mund tė janė ata aq tė aftė pėr ta shndėrruar fitorėn aktuale tė shqiptarėve nė fitore tė pėrhershme?
Nė kėto pyetje nuk mund tė jepet pėrgjigje pozitive, por nė tjetrėn: a mund tu dalin ata zot fondeve?,
pėrgjigja pozitive ėshtė e sigurtė, madje edhe nė qoftė se ato shumėfishohen.

Shemsi Reēica

 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË