NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
 
 
POLITIKË VITI I - 30 KORRIK 1999

Kthimi i Serbisė ende i mundshėm

Shkėputja ushtarake dhe administrative e Kosovės nga Beogradi u arrit nė tė njėjtėn mėnyrė sikur u arrit dikur edhe pushtimi i saj, e nė tė vetmen mėnyrė si mund tė arrihej: pėrdhunshėm. Fushata ajrore e Natos e ka formuar tashti mundėsinė e parė reale tė zbrapsjes sė njė procesi qindvjeēar, qė zuri fill qė me copėtimin e parė tė tokave shqiptare mė 1878. Mirėpo, kjo mundėsi ėshtė ende pikėrisht e tillė, pra mundėsi, e as pėr sė largėti ndonjė fakt i kryer. Shqiptarėt nuk bėn tė kremtojnė ende. Regjimi i ri nė Kosovė, ndonėse tejet premtues, nuk mjafton pėr ta kėnaqur synimin e natyrshėm tė shqiptarėve pėr pėrparim tė gjithėmbarėshėm; madje ai momentalisht nuk mjafton pėr t'u kėnaqur shqiptarėve as instinktin themelor pėr vetėruajtje.

Fillimisht, shqiptarėt duhet ta vėjnė re faktin se regjimi i ri nė Kosovė erdhi falė ndryshimeve globale. Matanė tėrė frazeologjisė pėr "ndėrhyrje humanitare" shtrihet e vėrteta gjeostrategjike. Ndryshimet nė Kosovė i dedikohen thellėsisht dobėsimit tė gjithėmbarėshėm tė Rusisė, fenomen ky qė e ka kushtėzuar shkuljen e ndikimit rus nga tėrė Siujdhesa Ilirike, me pėrjashtim tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, si dhe zėvendėsimin e tij me ndikim amerikan. Nė kėtė mes, motivi i regjimit tė ri nė Kosovė duhet lypur mė tepėr te eksponimi i pamatur antiamerikan i Beogradit gjatė njė decenie, se sa te konsideratat proshqiptare tė amerikanėve. Ose, shuleshqip: regjimi i ri nė Kosovė vie mė tepėr pėr inat tė serbėve, se sa pėr hir tė shqiptarėve.

Kjo e vėrtetė e hidhur vėretohet lehtė. Psh, planimi dhe zbatimi i tėrė fushatės sė Natos kryekėput nga ajri, pa e rrezikuar asnjė ushtar tė vetėm pėr be, u bė pa asnjė konsideratė ndaj shqiptarėve; nuk u mor parasysh fare se Beogradi do t'i zbonte qindramijėra shqiptarė, se do tė vriteshin dhjetėramijėra e se do tė digjeshin treva tė tėra me fshatra e qytete, pėrkundėr pėrvojave krejt tė freskėta nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Nė fakt, gjatė fushatės ajrore tė Natos u u tregua mė tepėr kujdes qė tė shmangen dėmet kolaterale te serbėt, qė qenė objektivi i fushatės, se sa te shqiptarėt, qė qenė shkaku deklarativ i saj.

Mirėpo, sadoqė fushata e Natos qe konformiste gjer nė maksimum, ajo s'kish se si tė mos ngadhnjente; ballafaqimi i Serbisė me Naton ishte si ai ballafaqimi proverbial i milingonės me gishtin e elefantit. Por skemat proserbe, tė cilat s'u deaktivizuan tėrėsisht as nė vlugun e fushatės, u rishfaqėn me forcė sėrish menjėherė pas ngjadhnjimit tė saj. Nė vend tė korrelatit tė vetvendosjes, Kosovės i ofrohen ende surrogatet e autonomirave, tė integrimeve nė njė Serbi demokratike ose, te diplomatėt me imagjinatė, tė integrimeve nė njėfarė Evrope tė Madhe, konturat e sė cilės sot pėr sot s'i sheh njeri. Si problem parėsor nė Kosovė pėrmendet mė tepėr ekzistenca e kufizuar e UĒK-sė, se sa grupet paraushtarake e ushtarake serbe tė kamufluara si civilė, veprimtaria e shėrbimeve sekrete serbe gjithandej nėpėr Kosovė, pushtimi i zgjatur e i sanksionuar serb nė qytetin e Mitrovicės, gjendja e mjerueshme humanitare e ekonomike e shumicės shqiptare tė Kosovės. Perėndimi, thjesht, sillet sikur ta kishte ndėrmend qė nė Kosovė tė qėndrojė deri sa nė Serbi tė rrėzohet Millosheviēi - pėr t'ia kthyer pastaj Kosovėn si dhuratė opozitės serbe. (Pėrsėri: ndoshta nuk ėshtė e rastit qė zgjedhjet e reja nė Kosovė janė caktuar qė tė mbahen tek pas 18 muajsh, kur pritet qė tė ketė marrė fund pėrralla e Millosheviēit.) Ta thotė vet puna qė situata do tė ishte krejt ndryshe, sikur Perėndimi tė kish ndėrhyrė pėrnjėmend pėr shkak tė konsideratave proshqiptare a pro-Kosovė.

Ē'ėshtė edhe mė keq, shqiptarėt duhet tė ndjehen tė brengosur edhe nga mungesa e plotė e balansit ekonomik e shoqėror nė raport me serbėt. Fushata ajrore e Natos e ka dėmtuar ekonominė e Serbisė dhe e ka vėnė nė zor shoqėrinė serbe, por Serbia e ka shkatėrruar ekonominė dhe jetėn shoqėrore tė Kosovės. Ballafaqimi perėndimor me kėtė realitet ėshtė poashtu ogurzi. Dialogu ndėrkombėtar sot avokaton ndihma humanitare pėr shqiptarėt, kurse pėr Serbinė flitet nė terminologji tė mėkėmbjes ekonomike. Njėherit, pas disa joshjeve herake, Shqipėria ka zėnė pėrsėri tė vejė atje ku qe para luftės, nė bisht tė interesimit ndėrkombėtar, duke vajtur madje edhe pas IRJM-sė (Maqedonisė). Pėrjashtim nė kėtė mes ndoshta bėn nisma pėr Pakt tė Stabilitetit nė Siujdhesėn Ilirike, e cila, falė ngulmimit amerikan, momentalisht e pėrjashton Serbinė. Mirėpo, ajo tani pėr tani duket qė ka hypur nė kurriz tė breshkės, ndėrkohė qė ėshtė lėnė tė kuptohet kthjelltė se serbėve ajo nesėr do t'u ofrojė mėkėmbje (!) ekonomike nė kuadėr tė paktit, natyrisht, nėqoftėse e heqin Millosheviēin dhe adapojnė njė qėndrim mė properėndimor. Nuk janė tė paktė ata qė thonė nėnzėri se shkaku i vonesės sė Paktit pėr Stabilitet ėshtė mu fakti se nė tė nuk pėrfshihet dot edhe Serbia.

Shkak edhe mė i madh pėr brenga ėshtė mungesa e plotė e profilit antikolonial te opozita serbe. Nė tė gjitha protestat nėpėr Serbi kundėr Millosheviēit, njė njeriu tė pandehur botėrisht pėr krime tė luftės, asnjė nga krerėt e opozitės serbe nuk e ka kritkuar as atė, as kėdoqoftė tjetėr, pėr gjenocidin kundėr popullit shqiptar. Kryeargumenti i opozitės serbe kundėr Millosheviēit nuk ėshtė sundimi kolonial serb mbi Kosovėn, po pikėrisht humbja e Kosovės; jo qėllimet e tij koloniale, po pashkathtėsia e tij taktike nė arritjen e qėllimeve. Nė fakt, opozita serbe i ka integruar tė gjitha objektivat e regjimit tė Millosheviēit dhe e thėrret popullin serb nė protesta duke i premtuar atij solemnisht pikėrisht realizimin e tyre.

Aktualisht, qasjen serbe ndaj Kosovės e pėrpilon dhe e zbaton ende aparati i regjimit tė Millosheviēit. Strategjia e Beogradit nė kėtė fazė ėshtė qė t'i mbajė lidhjet e vjetra formalo-juridike me Kosovėn, duke krijuar njėherit lidhje tė reja, tė kushtėzuara nga situata e re. Kėshtu psh, Beogradi ka kėrkuar qė nė mes tė qershorit pėrmbushjen formale tė "Ujdisė pėr tėrheqje tė trupave jugosllave", nė tė cilėn stipulohet rikthimi i "njė numri tė personelit jugosllav" nėpėr disa pika doganore dhe kufitare si dhe nė pika tjera "me interes tė posaēėm" pėr Serbinė. Pastaj, Beogradi ka ngulmuar qė valuta e vet, dinari, tė mos hiqet formalisht nga pėrdorimi nė Kosovė. Kurse tashti rishtazi u bė e njohur publikisht se bankės serbe Jugokomerc i ėshtė dhėnė mandati pėr procedim tė transaksioneve ekonomike e financiare tė misionit tė OKB-sė nė Kosovė, UNMIK. Ka indikacione tė forta qė shembullin e UNMIK-ut do ta ndjekin edhe misioni i OSBE-sė dhe misioni i BE-sė. Nė anėn tjetėr, Beogradi e ka intensifikuar luftėn e nėndheshme kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Kfori ka raportuar pėr kapjen e disa grupeve operative nga kuadri i shėrbimeve sekrete serbe, tė stacionuara nga Rahoveci e deri nė Mitrovicė. Nga burime tė besueshme pėrbrenda Kforit ėshtė mėsuar se nė Mitrovicė dhe nė zonėn kufitare ndėrmjet Mitrovicės e Serbisė operojnė madje pjesė tė njė brigade tė tėrė tė ushtrisė serbe, tė kamufluara si civilė. Nė Gjilan, agjentėt e shėrbimeve sekrete serbe merren me koordinimin dhe zbatimin e akteve terroriste nė terren, duke plasuar dhe shkrehur lėndė shpėrthyese nėpėr qendra me qarkullim civil. Lufta e nėndheshme kundėr Kosovės kombinohet me atė propagandistike, ku lajmet pėr trazirat e nxitura nga Beogradi shpėrndahen nga Tanjugu si akte tė "terroristėve shqiptarė" me qėllim tė "dėbimit tė serbėve". Pėrkundėr faktit se kėta hapa koordinohen nga regjimi aktual, ata e kanė pėrparėsinė se kanė karakter afatgjatė, pra nuk varen nga ndryshimet eventuale nė kreun e Beogradit.

Sė fundit me rend por jo nė rėndėsi, shenji absolutisht mė ogurzi pėr Kosovėn ėshtė sjellja tragjike e elitės politike shqiptare, e nė radhė tė parė sjellja e Kryetarit tė zgjedhur tė Kosovės, Ibrahim Rugovės. Figura e Rugovės ka zėnė tė fitojė dimenzione absurde. I zgjedhur Kryetar pėr t'i prirė Kosovės, ai vazhdimisht po qėndron nė bisht tė situatės, duke i sfiduar verbėrisht tė gjitha implikacionet politike. Zhagitja e tij e qėllimshme, lufta e tij pėrēarėse pėr pushtet, nė botėn e jashtme po interpretohet si shenj se shqiptarėt nuk janė tė aftė qė tė mbajnė shtet. Njėherit, qarqet antishqiptare po e pėrdorin formimin e tij intelektual si shtizė kundėr forcave shtetformuese nė Kosovė, duke krijuar qėllimisht mbresėn e njė polarizimi tė pavėrtetė, "intelektualin pacifist properėndimor" contra "militantėve nacionalistė, irredentistė e tė errėt", kėta tė fundit pėrherė gjoja brenda a rreth UĒK-sė. Nė momentin e sotshėm, sjellja infantile e Kryetarit tė Kosovės pėrbėn, thjesht, atentat politik kundėr tėrė Kosovės.

Nė dritėn e kėtyre fakteve, gjendja nė Kosovė nuk na del si fakt i kryer po pėrkundrazi, si njė intermeco. Nė botėn e muzikės, njė intermeco mund tė shėnojė ndėrrimin e mėnyrėve, por edhe njė pauzė dramatike para vazhdimit tė mėnyrės sė vjetėr. Nė Kosovė, shqiptarėt kanė ende plot arsye tė druajnė qė intermecoja e Natos do tė mbarohet me kthim tė pushtetit tė Serbisė: mbase me kthim tė njė pushteti properėndimor e tė moderuar, por megjithatė, me kthim tė njė pushteti serb nė toka shqiptare, e prandaj, pėrnga vet natyra e gjėrave, me kthim tė njė pushteti kolonial e nė thelb gjithsesi antishqiptar. Nėqoftėse ėshtė e vėrtetė se njeriu druan mė tepėr kur ka se ēfarė tė humbasė, atėherė shqiptarėt e Kosovės sot vėrtetė duhet tė druajnė mė tepėr se kurrė ndonjėherė mė parė gjatė historisė sė vet.

Shqiptar Oseku

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË