NUMĖR 63
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
Çfarë halu-cinogjenesh
përdorka
gjeneral
Valentaion?!
 
Sfida e madhe
e Qeverisë së Kosovës: për çdo përqind papunësi, humbjet janë dyfishi
 
Konflikti që duhej kryer patjetër
 

Kosova Lindore: regjistrim, zgjedhje lokale, e pastaj?

 
Frika e
kolumbianizimit
të Shqipërisë
 
Federata serbo-malazeze:
Shteti që jeton
në dializë
 
Varrimi i luftës
së ftohtë
 
Fati tragjik i
gjermanëve të
Vojvodinës
 
Gazetaria në
Unmikistan
 
Kullerat e
Kosovës
 
Pse kapitulloi
Millosheviqi?
ARTIKUJ VITI IV - 1 QERSHOR 2002

Politika ndërkombëtare
Bashkimi Evropian dhe Ballkani

Iliriana BAJO

"Bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të jetë e përfshirë aktivisht në Ballkan në 10-20 vitet që vijnë". Kjo ishte deklarata e Marti Ahtisarit, njeriut që negocioi në pranverë - fillimverën e 1999-shes tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ahtisari u shpreh kësisoj gjatë qëndrimit të tij në Gjenevë për sesionin e fundit të Komisionit të të Drejtave të Njeriut të KB-ve.

Bashkësia ndërkombëtare është e pranishme politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht në rajon.

Deri tani SHBA ka qenë aktori kryesor, më aktiv e më efikas në politikën në Ballkan, ndërkohë që BE-ja ka qenë gjithmonë disa hapa pas, pavarësisht se taksapaguesit evropian janë kontribuesit kryesor në ekonomitë e vendeve ballkanike.

Tërheqja amerikane dhe përpjekjet evropiane në Ballkan

Mjafton të vështrosh ecurinë e konflikteve në Bosnjë-Hercegovinë a Kosovë dhe atij të vitit të kaluar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, apo marrëveshjen mes Serbisë e Malit të Zi të nënshkruar më 14 mars të këtij viti, për të kuptuar ndryshimet në praninë amerikane dhe evropiane në Ballkan.

Prej gati një viti SHBA-ja po përpiqet ta kufizojë praninë dhe rolin e vet në Ballkan duke lënë më shumë përgjegjësi mbi Bashkimin Evropian. Kjo tërheqje lidhet drejpërdrejt me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të ri, z. George W. Bush, i njohur prej fillimit për politikën e tij me tendenca izolacioniste.

Ngjarjet e 11 Shtatorit dhe lufta e SHBA-ve kundër terrorizmit kërkojnë përqëndrim të politikës dhe forcës ushtarake amerikane pikërisht në këtë drejtim parësor për Washingtonin. Kjo tërësi ngjarjesh ka bërë që SHBA-ja të fillojë tërheqjen e saj graduale nga të qenët aktori kryesor në Ballkan.

Tërheqja amerikane ka bërë të domosdoshme përfshirjen më aktive të evropianëve, jo thjesht si kontribues financiar, por dhe si faktor parësor politik. Megjithatë kjo është një lëvizje që kërkon kohë dhe dëshimi aftësish dhe vendosmërie nga ana e BE-së. Kjo e fundit ka nevojë për Ballkanin si provën e maturisë dhe aftësisë evropiane.

Ndërhyrja evropiane në IRJM tregoi se megjithë vështirësitë e konsolidimit, evropianët e parandaluan një luftë. E parë në korniza të ngushta mund të shënohet si suksesi i parë konkret i BE-së në rajon pa përfshirjen e drejtpërdrejt amerikane.
Nga ana tjetër marrëveshja e 14 prillit mes Malit të Zi dhe Serbisë, e ideuar e ndërmjetësuar nga shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana nuk mund të quhet sukses, derisa është një rregullim afatshkurtër dhe jo zgjidhje.

Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës për ish-Jugosllavinë dëshmon dhe njëherë rolin amerikan dhe dobësinë evropiane.
Përveç shteteve të dala nga ish-Jugosllavia në vendet e tjera ballkanike, të cilat kanë qenë pjesë e bllokut komunist, BE-ja dhe SHBA-të kanë ndarë deri diku detyrimet dhe përgjegjësitë, pa dalluar në efikasitet.

Ndërkaq janë dy elementë të tjerë që dobësojnë rolin konstruktiv e parësor të BE-së në Ballkan. Së pari vendet ballkanike kanë rugë të gjatë përpara deri në anëtarësimin në BE, çfarë jo rrallë interpretohet nga opinionet publike të këtyre vendeve dhe si jogatishmëri e Brukselit për t'i pranuar këto vende të dala nga blloku ish-komunist.

Faktori i dytë është politika jo e ndershme e Greqisë karshi vendeve të tjera ballkanike, mjafton këtu të përmendim politikën greke ndaj Shqipërisë dhe IRJM-së.

Duke qenë i vetmi vend i Gadishullit anëtar i BE-së dhe njëherësh i konceptuar si ndërmjetsues i natyrshëm mes strukturave evropiane dhe fqinjëve, BE-ja i tregon vendeve të rajonit një nga anët e veta më pak efikase si në rrafshin politik dhe atë ekonomik.


NATO - instrumenti ushtarak për demokratizimin e rajonit

NATO-ja është e pranishme në Ballkan përmes trupave ushtarake, konkretisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e dy prej pikave më të ndjeshme të rajonit. Nga ana tjetër Aleanca Veri-Atlantike është më aktive se BE-ja në procesin e demokratizimit të vendeve ballkanike në tërësi. Këtë NATO-ja është përpjekur ta realizojë qysh në fillim përmes "Partneritetit për Paqe", një instrument i rëndësishëm në demokratizimin e shoqërive ballkanike.
Ndërhyrja në Kosovë e ka ndryshuar dinamikën e brendshme të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj jo thjesht si forcë ushtarake, por dhe si forcë demokratizuese.

Duke shtuar këtu faktin se NATO mendon që BE-ja është e papërgatitur për rolin në Ballkan, "Partneriteti për Paqe" dhe trupat e saj në Ballkan marrin një rëndësi të veçantë.

Qënia forum debati mes BE-së dhe SHBA-ve e favorizon NATO-n për të qenë një faktor ushtarako-politik tepër i rëndësishëm për rajonin.

Në të ardhmen edhe nëse ndodh që SHBA-ja për arsye nga më të ndryshmet e redukton së tepërmi rolin në Ballkan, prania e NATO-s është garancia për vendet e rajonit, veçanërisht për shqiptarët e boshnjakët, për një trajtim të relativisht të barabartë nga ana e BE-së.


Holbrooke: "Së bashku në Ballkan"

Deklarata e mësipërme e ish-kryediplomatit amerikan z. Richard Holbrooke, njërit prej diplomatëve më aktivë në rajon, megjithatë dëshmon nevojën për një ekuilibër dhe mirëkuptim mes Washingtonit e Brukselit për të kontribuar për një Ballkan ndryshe, një Ballkan demokratik.

" Evropianistët " nënvizojnë sa herë që u jepet mundësia se vendet ballkanike nuk duhen vënë kurrsesi në pozitë të tillë që u duhet të zgjedhin mes BE-së dhe SHBA-ve. Ndërkohë për arsye të historisë së largët dhe të afërm vendet ballkanike janë të ndara në dy grupe kryesore; ato që i falen vetëm BE-së, si p.sh. Franca, dhe të tjerat, si Britania, Gjermania etj, që e shohin SHBA-në si garancinë e vetme për një të ardhme të sigurt.


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË