NUMĖR 63
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
Çfarë halu-cinogjenesh
përdorka
gjeneral
Valentaion?!
 
Sfida e madhe
e Qeverisë së Kosovës: për çdo përqind papunësi, humbjet janë dyfishi
 
Konflikti që duhej kryer patjetër
 

Kosova Lindore: regjistrim, zgjedhje lokale, e pastaj?

 
Frika e
kolumbianizimit
të Shqipërisë
 
Federata serbo-malazeze:
Shteti që jeton
në dializë
 
Bashkimi
Evropian
dhe Ballkani
 
Varrimi i luftës
së ftohtë
 
Gazetaria në
Unmikistan
 
Kullerat e
Kosovës
 
Pse kapitulloi
Millosheviqi?
ARTIKUJ VITI IV - 1 QERSHOR 2002

Praktika e (pa)njohur serbe për pastrime etnike
Fati tragjik i gjermanëve të Vojvodinës


Xhafer SHATRI


Si njerëzit, poashtu dhe popujt-shtetet kanë përpjetëzat dhe tëposhtëzet e veta. Në kohën kur Kombet e Bashkuara kanë nxjerrë në bangë të zezë shtetin dhe shtetarët serbë për krime kundër njerëzimit, gjenocid e përdhunime, tash më ka filluar të nxjerrë krye edhe një krim i vjetër serb i kryer këtu e gjashtëdhjetë vjet më parë: shfarosja e gjermanëve të Vojvodinës, ku jetonin me shekuj, dhe të flitet me shifra e fakte jo vetëm për dëbimet, por edhe për asgjësime masive nëpër kampe të përqëndrimit.
Ndryshimet janë tejet të mëdha: sepse një shekull më parë Serbia hynte në të njëzetin me shumë ambicje, të cilat gjenin mbështetje të fuqishme të Fuqitë e mëdha të kohës. Tash po ndodhë krejt e kundërta: shteti serb është mbërthyer në bangën e zezë dhe po jep llogari para gjykatës ndërkombëtare…, kështu që këto vite mund të quhen edhe vite të larjes së gjynaheve serbe.

Shpërbërja e një populli

Gjermanët kanë filluar të vijnë në Vojvodinë, më 1699. Ata me mbështetjen e Austrohungarisë shpejt u bënë popullsi e konsiderueshme në provincë.
Më 1944 në Vojvodinë jetonin 511'000 gjermanë. Ata edhe para luftës ishin kryesisht të mëkëmbur dhe përbënin kurrizin e ekonomisë vendore. Ndërkaq 6 vjet më vonë, pra më 1948 ishin regjistruar vetëm 31'821 qytetarë me etni gjermane! Shtrohet pyetja se çka ndodhi me pjesën tjetër?
Në përfundim të luftës së Dytë Botërore, një numër i madh i gjermanëve kanë ikur para rrebeshit të ushtrisë ruse. Kanë ikur kryesisht ata që kanë qenë të implikuar në krime dhe në estabilshmentin e forcave pushtuese të nazistëve. Ndërkaq ata që kanë mbetur, pas vitit 1945 janë vendosur dhe janë trajtuar nëpër kampe të përqendrimit. Sipas burimeve të besueshme në Vojvodinë kanë qenëeth rreth 50 kampe. Ndërkaq rreth 100 mijë gjermanë pushteti i ka angazhuar në punë të detyrueshme, prej tyre për shkak të trajtimit çnjerëzor, sipas burimeve kanë vdekur rreth 80 mijë veta.
Ndërkaq tokat e tyre, shtëpitë dhe pasuria u janë dhënë kolonistëve serbë dhe malazez
Sipas një dëshmitarje, të cilën e citon Ivan Ivanji, intelektual hebre nga Vojvodina, në kampin e Molidorf-it kanë qenë të vendosur 7000 veta kryesisht fëmijë ndërsa prej aty kanë dalur të gjallë vetëm 1500 veta. Të vdekurit e shumtë janë varrosur në knetën përballë, kufomat e të cilëve më vonë këneta i ka nxjerrë mbi ujë dhe fëmijët që kanë përjetuar kampin kanë parë minjtë duke gricur gjymtyrët e kufomave.
Të internuarit i kanë vendosur nëpër shtëpi, nga 30 veta në një dhomë dhe dimrit nuk i kanë lejuar të ndezin zjarrin, ndërsa verës nuk i kanë lejuar të marrin fruta nga pemët në oborr ose në kopsht. Ata që kanë tentuar të marrin qoftë dhe një kokërr frutash janë lidhur për trung dhe janë rrahur mizorisht. Ushqim u kanë dhënë 2-3 herë në javë. Për mungesë ushqimi, për shkak të kushteve tejet të rënda të jetesës etj. sëmundjet ngjitëse kanë vërshuar kampet dhe kanë bërë kërdi.
Në këso rrethanash dhe me këso metodash aparati shtetëror serb, në radhë të parë, ka arritur që numrin e gjermanëve të Vojvodinës, sipas regjistrimit të vitit 1981, ta sjellë në 3808 veta!
Në këtë veprimtari çnjerëzore ka dhënë kontributin e tij intelektual edhe akademiku serb, i njohur për këto punë, Vasa Çubriloviç, sepse në punimin e tij të dytë, të pasluftës, për shpërnguljen e shqiptarëve përmend gjithashtu edhe trajtimin shtetëror që duhej praktikuar ndaj gjermanëve në ish-Jugosllavi.

Marrja e vonuar në mbrojtje

Në Gjermani krahas përkujtimit të përhershëm për Holokaustin dhe kultivimin e ndjenjës së fajësisë kolektive për krimet që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, tash ka filluar të flitet edhe për viktimat në anën e gjermanëve, e sidomos për fatin e 15 milionë gjermanëve të Lindjes që ikën para egërsisë së ushtrisë ruse.
Kjo temë deri tash vullnetarisht e ndaluar ka filluar të hapet. Për të flitet dhe në romanin e fundit të shkrimtarit të njohur Gunter Grass "Udhëtimi i gaforres". Ky disponim nxiti dhe debatin në Parlament, ku u kërkua nga qeveria themelimi i një Qendre kundër dëbimit, e që do të trajtojë parasegjithash fatin e gjermanëve të Lindjes.
Në këtij vijë, Çekia dhe Sllovakia kanë filluar të përballen me pengesa serioze për pranim në Bashkimin evropian, sepse Gjermani dhe Austria po kërkojnë prej tyre të shfuqizojnë dekretet e pasluftës për marrjen e nënshtetësisë dhe konfiskimin e pasurisë qytetarëve me etni gjermane.
Gjermania dhe Austria po kërkojnë anulimin e atyre dekreteve të nxjerra në baza etnike, "sepse vendet që nuk anulojnë ligjet dhe sanksionet në baza etnike nuk kanë vend në Evropën e Bashkuar".
Hungaria dhe Kroacia në këtë drejtim kanë ndërmarrë hapa konkretë që nuk përfshin vetëm anulimin e dekreteve, por edhe në kompensimin e dëmeve që u është shkaktuar gjermanëve gjysmë shekulli më parë.
Ndërkaq tash priten masa të ngjashme edhe ndaj Beogradit, i cili duhet të japë llogari jo vetëm për përgjakjet e freskëta në Kroaci, Bosnje e Kosovë, por edhe për barbaritë e moçme ndaj gjermanëve.


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË