NUMĖR 63
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
Çfarë halu-cinogjenesh
përdorka
gjeneral
Valentaion?!
 
Sfida e madhe
e Qeverisë së Kosovës: për çdo përqind papunësi, humbjet janë dyfishi
 
Konflikti që duhej kryer patjetër
 

Kosova Lindore: regjistrim, zgjedhje lokale, e pastaj?

 
Federata serbo-malazeze:
Shteti që jeton
në dializë
 
Bashkimi
Evropian
dhe Ballkani
 
Varrimi i luftës
së ftohtë
 
Fati tragjik i
gjermanëve të
Vojvodinës
 
Gazetaria në
Unmikistan
 
Kullerat e
Kosovës
 
Pse kapitulloi
Millosheviqi?
ARTIKUJ VITI IV - 1 QERSHOR 2002

Nga shtypi shqiptar
Frika e kolumbianizimit te Shqiperise


Mustafa NANO

Të përditshmet e djeshme italiane i kishin kushtuar shumë vëmendje operacionit të policisë italiane të titulluar "Kanun", si rezultat i të cilit janë arrestuar njëqind shqiptarë të përshirë në një rrjet kriminal, që kontrollon trafikun e drogës, klandestinëve e prostitutave. Konkluzioni në të cilin kanë arritur italianët është shumë dramatik, por përpara se ta thonë ata, është thënë edhe këtu nga brenda nga më shumë se një njeri: Shqipëria po shndërrohet në Kolumbi e Europës. Eshtë e vërtetë? Këtë nuk e dimë ende, por nga sa duket, nuk është çudi të jetë kështu. Me pak fjalë, kjo do të thotë se industria më e madhe prodhuese në vendin e shqipeve e ka emrin trafik, kjo do të thotë se paratë më të shumta qarkullojnë në rrugë ilegale, e nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli shtetëror, kjo do të thotë se pjesa më e madhe e investimeve të kryera deri më sot janë financiarisht të dyshimta, kjo do të thotë që ligji, shteti e institucionet e tij janë aktorë të dorës së dytë apo të tretë në skenën shqiptare, kjo do të thotë më në fund që loja demokratike që konsumohet në sy të qytetarëve të këtij vendi, ose është një vetëgënjim i madh, ose përbën grimin që përdor mafia, ndërsa synon të kontrollojë gjithçka. Në këtë optikë të gjërave, çdo zhurmë politike që bëhet në Tiranë të ngjan në rastin më të mirë me një lojë budallenjsh, dhe çdo politikan i zëshëm të ngjan me një marionetë, që lëviz sipas komandave që vijnë nga diku e nga dikush. Nuk është e vështirë të përfytyrohet se sa idioteske është në këtë mes beteja për të zgjedhur presidentin, d.m.th. një qyqar që s'ka e s'do të ketë asgjë në dorë, ashtu si kryetarët e partive, ministrat, kryeministrat. Kuptohet, në rastin kur nuk kanë të bëjnë me rrjetin e krimit të organizuar. Aq më idioteske është pjesëmarrja në këtë lojë presidenciale. Pjesëmarrja gazetareske, gjithashtu.
Kur italianët ta hapin mirë thesin e të vërtetave që njohin, do të merret vesh më mirë se deri ku ka shkuar kolumbianizimi i këtij vendi. Sa kohë që ky thes nuk është hapur, është më e udhës t'i vëmë fre tundimit për përsiatje, komente e analiza, nëpërmjet të cilave duam të vizatojmë këtë realitet, brenda të cilit jetojmë, por të cilin nuk e njohim aq sa duhet. Ose e njohim, por bëjmë sikur nuk e njohim. Dhe kështu heshtim; heshtim përballë çdo poshtërsie e tutkunllëku të politikës sonë. Poshtërsia është kur politika është pjesë e mafies, ndërsa tutkunllëku është i disa politikanëve e gazetarëve, të cilët e marrin shumë seriozisht "dialektikën" demokratike të Tiranës, gjë që i bën të rreshtohen me zell e të angazhohen me entusiazëm në betejat e njëpasnjëshme politike.
Përse është kjo situatë? Nuk mund të jetë një situatë e ndryshme. Politika jonë nuk mund, veçse të bashkëjetojë me krimin. Edhe sikur të mos jetë e përfshirë në rrjetin e krimit, ajo është edhe pjellë, edhe gjeneruese këtij krimi, ashtu siç është bashkudhëtare me të drejt një dreq e di se ku. Kemi një President të Republikës, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë për të parandaluar kolumbianizimin e Shqipërisë (ndoshta "pafajësisht" nuk di asgjë nga ato që duhet të dijë), kërkon të rizgjidhet sërish President i Republikës. Kemi një ish-president, bodigardët e të cilit (kjo është më e pakta që mund t'i përmendet) ose janë të kërkuar nga policia, ose vriten nga policia; dhe ky po kërkon pushtetin e humbur. Kemi një kryetar të partisë në pushtet, i cili njëherë kërkon solidaritetin e opinionit publik në luftën kundër të korruptuarve, dhe njëherë tjetër kërkon solidaritetin e të korruptuarve për t'u zgjedhur kryetar shteti. Kemi një parti në pushtet, e cila as që e vë ujin në zjarr kur në krye të një dege lokale zgjidhet një njeri që ka qëlluar me armë mu në mes të Parlamentit. Siç shihet është një politikë, e cila, edhe kur s'ka të bëjë me mafien, nuk e kërcënon këtë të fundit. Përkundrazi, krijon terrenin, ku pema e mafies mund të harlisë për bukuri.
Shekulli

Pas rastit Mazreku

Shume lexues te gazetave qe kane pare dje nje lajm te shkurter dhe pa asnje koment, ate sipas te cilit ne konferencen e Partise Socialiste te Hasit eshte zgjedhur Kryetar, Gafurr Mazreku, natyrisht qe duhet ta kene konsideruar gabim. Per nje lexues te vemendshem, me shume se sa nje politikan, Gafurr Mazreku perfaqeson nje vrases, nje ish deputet qe pa mbushur ende tre muaj nga betimi i tij qelloi ne sallen e parlamentit kolegun e tij te Partise Demokratike, Azem Hajdari. Shume te tjere e mendojne ate ende ne burg, duke kryer denimin e tij prej 11 vjetesh, te dhene jo pa buje nga gjykata shqiptare disa vjet me pare. Por fatkeqesisht nuk qenka keshtu. Gafurr Mazreku ka dale nga burgu pa kryer ende gjysmen e denimit dhe pa as me te voglin pendim per gjestin kriminal, i ka rihyre perseri profesionit fitimprures, atij te politikanit. Ai eshte zgjedhur ne krye te partise Socialiste te Hasit, duke deshmuar, jo vetem mungesen absolute te pergjegjshmerise se kesaj organizate, por mbase edhe tendencen e nje pjese te partise roze. Tendence qe ne menyre te hapur sfidon cdo parim moral dhe glorifikon nje njeri qe pa asnje shkak ka shkrehur armen mbi nje koleg te tij.

Eshte ende i fresket ne kujtesen e shume shqiptareve 18 shtatori i vitit 1997, kur nje zenke banale ne parlament u interpretua si nje konflikt kanunor. Kur nje deputet i PS, nje prej atyre njerezve qe me shume se kushdo duhet te luftojne kunder kanuneve absurde, ne emer te tij qelloi nje deputet konkurent. Vete Nano, Kryetar i Ps dhe Kryeminister e konsideroi Mazrekun, "nje kriminel ordiner i fshehur mes nesh". Pese vjet me vone, ai eshte rikthyer serish.

Socialistet kane deklaruar dje se nuk do ta njohin kandidaturen e Mazrekut dhe mund te ndodhe realisht keshtu. Por nje vendim i tille, qe me shume mund te quhet makiazh, nuk e fsheh dicka qe ka me shume vlere ne nje rast si ky. Ate qe nga nje organizate e rendesishme e partise, nje vrases konsiderohet me i denje se cdo njeri tjeter atje. Qe nje njeri qe ka shkelur ligjin ne tempullin e ligjit, ne parlament, jo vetem qe nuk denohet nga ish koleget e tij, por madje nderohet me shume. Veshtire te gjesh nje rast te ngjashem ne bote dhe veshtire qe dicka e tille te kalonte vetem me nje justifikim te shefit te marredheniet me publikun te partise. Morali i politikes shqiptare eshte gjeja qe kane ngritur me me force te gjithe kritikuesit e saj. Dje, me shume se kurdo eshte treguar se kjo politike nuk ka moral dhe se per anetaret e nje partie qe drejton prej pese vjetesh vendin, nje vrases ka me shume vlere se kushdo tjeter atje.

Kush është ambasadori i ri amerikan në Tiranë


Z. Xhejms Xhefrej eshte diplomuar ne universitetin e Northeastern-it dhe ka mbrojtur doktoraturen ne universitetin e Bostonit. Diplomohet gjithashtu edhe ne universitetin e Sorbones. Ne vitet 1969-1976 sherben ne ushtrine amerikane perkatesisht ne Gjermani dhe pastaj ne Vietnam. Hyn ne departamentin amerikan te puneve te jashtme ne 1977. Ka sherbyer ne Uashington, Tunizi, Bullgari dhe Gjermani. Gjithashtu ka punuar edhe si keshilletar i ambasadorit amerikan ne Kuvajt. Ka punuar si shef i konsullates ne Adana dhe me pas si zevendes ambasador i SHBA ne Ankara (ndersa sherbente edhe ne postin e specialistit te ceshtjeve politike dhe ushtarake). Pervec anglishtes, zoteron gjuhet frenge, turke, gjermane dhe bullgare.

Kurrieri


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË