NUMĖR 63
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
Çfarë halu-cinogjenesh
përdorka
gjeneral
Valentaion?!
 
Sfida e madhe
e Qeverisë së Kosovës: për çdo përqind papunësi, humbjet janë dyfishi
 
Konflikti që duhej kryer patjetër
 

Kosova Lindore: regjistrim, zgjedhje lokale, e pastaj?

 
Frika e
kolumbianizimit
të Shqipërisë
 
Federata serbo-malazeze:
Shteti që jeton
në dializë
 
Bashkimi
Evropian
dhe Ballkani
 
Varrimi i luftës
së ftohtë
 
Fati tragjik i
gjermanëve të
Vojvodinës
 
Kullerat e
Kosovës
 
Pse kapitulloi
Millosheviqi?
ARTIKUJ VITI IV - 1 QERSHOR 2002

Qasje
Gazetaria në "Unmikistan"

Zejnulla Jakupi, Berlin


Është një rast i rrallë në historitë e gazetarive moderne kur bashkëpunëtorët botojnë shkrime në gazeta dhe nuk marrin honorarin e tyre. Kjo e vërtetë që thuhet këtu është një realitet që akoma nuk vret ndërgjegjen e atyre që lejojnë një epilog të këtyre raporteve pradoksale. Ndoshta pikërisht ndodh kjo për mungesë të një rregulloreje për pagesa e cila mund të jetë e vetmja rrugëzgjidhje që të ndërpritet ky makth në shtypin tonë njëherë e përgjithmonë.

Në vitin 1999 kur për herë të parë shkrova një shkrim në revistën Pasqyra e formulova tezën se gazetaria në Kosovë është një "fryt i kalbur". Që nga ajo kohë janë bërë ndryshime të mëdha.Teza e parashtruar nuk mund të përgjithësohet,d.m.th ajo nuk vlen për të gjithë redaksitë. Në bazë të ndryshimeve të vazhdueshme,ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në mediat, si në ato elektronike, poashtu edhe në ato të shtypit,si rezultat të këtij zhvillimi sot në vitin 2002 kemi tri televizionet e mëdha, si televizioni publik RTK, pasataj televizionet komerciale RTV21 dhe KTV.Poashtu kemi një numër të madh të radiove,kanaleve televizive lokale, shtatë gazeta ditore dhe disa revista publike, siç janë Zëri, Pasqyra, Ekskluzive, Interesi Nacional, Opinioni i tretë ,Kosovarja etj. Ky zhvillim i hovshëm, padyshim, na jep të kuptojmë se tek një popull me popullësi prej 2 milion banorësh kemi një përfaqësim relativ të mjaftueshëm të mediave elektronike dhe atyre të shtypit.

Redaksitë dhe bashkëpunëtorët "e lirë"

Kjo çështje është e lënë anash e sidomos tek mediat e shtypit,siç janë gazetat ditore dhe revistat që botohen në Kosovë të cilat shpërndahen edhe në diasporë. Fakti pse rregullimet ligjore që pëforcojnë bashkëpunimin kanë ngelur në mediat e shtypit, ka të bëjë edhe me tendenca të zhvillimit.Kjo ka ndodhë, në veçanti falë mosangazhimit të institucioneve ndërkombëtare që janë tëakorduara në Kosovë, të cilat më tepër kanë ndikuar që të ketë struktura të tilla të organizimit tek mediat elektronike ku ata kanë formuar bordet që kujdesen në dhënijen e licencave, apo në trajnimin e gazetarëve se sa që kanë bërë përpjekje për të institucionalizuar mediat e shtypit.Këtu bëjnë pjesë disa çështje si definimi i statusit të redaktorëve, gazetarëve- dhe bashkëpunëtorëve të lirë.Në këtë rast të drejtat dhe obligimet do duheshin të ligjësoheshin në Pressekodeksin e Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës.

Bordi përkatës i përbërë nga ndërkombëtarët dhe vendorët simbolikë nuk është marrë akoma me probleme konkrete.Shumica e bashkëpunëtorëve ,por edhe gazetarët e lirë të cilët punojnë për mediat e shtypit konfrontohen shpesh me probleme të natyrës praktike siç ëstë ai pagesave.Angazhimi i Bashkësisë Ndërkombëtare në këtë drejtim e ka zmadhuar edhe më këtë trajtim.Zbrazëtia e tillë ndikon,drejtëpërdrejtë në zbehjen e praktikës profesionit dhe pengon dukshëm vënjen e gazetarisë në nivel me profesionet klasike.

Rregullorja e pagesave

Ndëgjohet shpesh duke u thënë nga kryeredaktorët që trumbetojnë për redaksitë e tyre se ata i kanë të rregulluara çështjet e pagesave në mënyrë formale nën mantelin e ashtuquajtur rregullore të mbrendshme. Në shumtën e rasteve kryeredaktorët apo edhe editori e përdorë këtë vetëm një taktikë farse.

Në vende ku gazetaria ka një traditë si në Gjermani, SHBA, Angli etj,redaksitë kanë rregullore të mirfillta për pagesat. Pagesat tek ato nuk kushtëzohen vetëm marrëveshje paraprake mes basshkëpunëtorëve të lirë dhe redaksisë.Ne këto vede pagesa është e detyrueshme edhe nëse nuk ka marrëveshje paraprake.Ndërsa tek ne ndodhë që redaksitë ta mohon pagesën, edhe pse ta boton shkrimin, Padrejtësi të natyrës korruptuse,bëhen edhe për shkrimet e botuara".Kontradiktat e këtyre gazetave janë të mëdha.Ato në njërën anë pretendojnë të jenë " kombëtare " e "profesionaliste", në anën tjetër i shkelin rregullat më fillore gazetareske.

Kundër këtyre manifestimeve fare pak ka mundësi të reagohet më së paku nga jashtë. Shoqata e Gazetarëve apo Agjencia e Autorëve nuk janë institucione që detyrojnë redaksitë që të paguajnë bashkëpunëtorët në rastet kur redaksitë i boton shkrimet e tyre. Përkëtë bashkëpunëtorët gjenden në një pozitë të palakmuar.Ata nuk kanë mundësi as institucion ku të ankohen. Shoqat e Gazetarëve nuk ka mekanizma që të veprojë.Ajo nuk ka bërë përpjekje të bëjë rregulla të unjësuara për të gjitha redaksitë si sindikatë legjitime, siç vepron shoqata e gazetarëve në Gjermani,DJV(Shoqata e Gazetarëve të Gjermanisë ) e cila ka rregullat e njësuara për pagesa ku definohet shumë qartë çmimi për gazetat ditore dhe revistat.

A-ZH: Kush quhet gazetar në Perëndim

Para se të japim mënyrën e pagesës që e bënë Shoqata e Gazetarëve Gjermane(DJV-Deutsche Jurnalisten Verband), është e rëndësishme të bëhet diferencimi me termat redaktor,gazetar i lirë dhe bashkëpunëtor i lirë. Së pari,gazetari, në përgjithësi, është një punonjës krijues në masmedia. Në enciklopeditë e ndryshme profesioni i gazetarit merrë një shtrirje të gjerë kuptimore. Në radhë të parë kemi gazetarin redaktor, një punonjës efektiv i një redaksie që drejton një gazetë apo revistë ose një emision telviziv dhe përgatit lëndën për botim.

Në kuptimin profesional sipas profesorit Hamdi Boriçi (Gazetaria e botuar në Tiranë 2000 fq.127-131), redaktori përceptohet si gazetar profesionist, pra si një punojës krijues në një redaksi masmediale. Sipas tij detyra e redaktorit është pra të shkruaj dhe të redaktoj materialet e llojeve të ndryshme në gazetë dhe në një aspekt ai punon me kontratë që jep përgjegjësi departamentit perkatës.Pagesat për redaktorin, normalisht janë më të mëdha se ato të bashkëpunëtorëve.Kjo vlenë edhe në vendet përëndimore.Edhe pse diferencat nuk janë aq të mëdha megjithatë dallimet egzistojnë.

Së dyti, termi i gazetarisë perëndimore zakonisht është i institucionalizuar. Gazetari i lirë i cili punon për të përditshmet, televizionet dhe agjencitë e informacionit.Gazetari me status profesional i lirë është i lirë jo vetëm për të siguruar mjete jetese por edhe për profesionalizëm dhe hapsirën e kufizuar që e ka ai në mjetet e informimit.Gazetarët e lirë kategorizohen në gazetarë të lirë profesionist dhe në ata të "lirë" joprofesionist që për pikëpamje rrethana të caktuara parapëlqejnë në profesionin e lirë. Në dallim nga ata që quhen "bashkëpunëtorët" gazetarët e lirë aktivizohen me marrëveshje kontraktuale me redaksitë, prej të cilave rrjedhin të drejtat e detyrimet reciproke.

Së treti, kemi bashkëpunëtorët e lirë joprofesionistë që punojnë për mediume të ndryshme në këtë rast për mediat e shtypit,janë të lirë për të zgjedhur gazetën dhe temën në aktivitetin publicistik, për të cilin ata shkruajnë. Ata janë të lirë në zgjedhjen temave dhe nuk janë të detyruar tu nënshtrohen pikëpamjeve apo kornizave politike, afateve kohore apo konjukturave të caktuara siç bëjnë redaktorët dhe gazetarët e lirë.Ajo që është e detyrueshme apo e obligueshme për të gjithë redaksitë është ,padyshim, pagesa për të gjitha kategoritë pa përjashtime.

Si paguhen gazetarët në Kosovë?

Sipas rregullores të DJV-së pagesa bëhet në rreshta por edhe në mënyrë paushalle për faqe sipas tirazhit të gazetës.
Honorari për një tekst lajmesh në gazetat gjermane (për gazetarët në mardhënie pune me një tirazh prej 10.000 copë paguhet për çdo rresht (nëse rreshti ka jo më pak se njëzetë dhe jo më shumë se dyzetë shkronja) nga 97 fenig .Ndërsa për reportazhet,eset etj në gazetat me të njëjtin eksemplarë paguhet 119 fenig.Ky çmim natyrisht rritet për gazetat ditore që kanë tirazh mbi 250.000.Në këto raste është tepër e rëndësishme se a është botuar punimi për herë të parë apo për së dyti, siç ndodh meshkrimet ekskluzive.

Edhe çmimet për revistat kanë hirarkinë e tyre duke filluar nga 10.000 ekseplarë ku paguhet për 1/8 faqe 100 DM dhe për 2/1 faqe paguhet 400 Marka gjermane.Për revistat nga 250.000 eksemplarë 110 dhe për 2/1 480 DM dhe kështu vazhdohet deri me revistat që kanë mbi 1 milion ekseplarë ku për 2/1 faqe do të paguhet 1360 DM e kështu me radhë.

Poashtu egzistojnë edhe honoraret të veçanta ku për dy shtylla (kolumne) në një revistë me nga 250.000 eksemplarë paguhet deri në 100 DM,ndërsa për një faqosje deri në 150 DM . Rregullorja për pagesat e gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të lirë siç theksuam fare pak dallon nga ajo e gazetarëve në mardhënie pune;Llogaritja e honorarit bëhet me faqe,por edhe me rreshta,d.m.th për një rresht në revista paguhet 221 fenig.Ndërsa llogaritja e honorarit sipas faqeve për gazetat është nga 310-deri në 1250 bazuar në ekseplarë dhe për revistat poashtu që nga 620 deri në 2300 DM.

Tirazhi i gazetës në masë të madhe cakton edhe çmimin e pagesave ndaj redaktorëve, gazetarëve të lirë porë edhe ndaj bashkëpunëtorëve.Një gazetë kosovare, që ka një eksemplarë 25.000 copë ashtu siç pohohet për gazetën ditore Koha Ditore apo Bota Sot, nuk mund të paguajë honorare sa një gazetë që nuk arrinë dhjetëmijshin.

Redaksitë ende pa kontrata pune

Duke i marrë parasysh këto zhvillime në Kosovë përpjekja që të përforcohet statusi i profesionit të ri,të gazetarisë nuk duket askund në horizont.Kjo bënë që në momente kur gazetari i shkruan një redaksie, atij përherë mund ti mohohet pagesa standarde dhe e sigurtë. Në të njëjtën pozitë shpesh gjinden edhe redaktorët. Sipas deklarimit të disa redaktorëve në Prishtinë të cilët punojnë në redaksi të ndryshme me të cilët ka kontaktuar autori i këtij shkrimi kanë folur në kushte anonimiteti se ata nuk njohin kontratat e punës nga redaksitë për të cilën ata punojnë. Për shkaqe të ruajtjes së burimit të informacionit ne këtu nuk do të japim emërin por as redaksinë se ku po realizohen praktika të tilla të tejkaluara.

Dhe ky argument, padyshim, është një e vërtetë që na bënë të kuptojmë se gazetarët kosovarë ende janë në një pozitë të palakmueshme, të pa formuar në mënyrë institucionale.Në këtë rast botuesi mund të luajë me të drejtat e gazetarëve.Me aplikimin e kontratave të punës,tani ka ardhur koha që edhe në gazetari të bëhet një reformë rrënjësore.Në opinionin kosovar duhet,parasëgjithash, të thyhen disa çështje tabu.Për shembull,shpesh ndodhë që një redaksi boton shkrimet, jo ato që me të vërtet prekin temat thelëbësore,por më tepër ato që i shkojnë për shtati editorit për të nënshtruar imazhin e televizionit apo gazetës tjetër.Ky fenomen vrehet edhe te gazetat e njohura që mbahen si të pavarura ku psh. tolerohet një shkrim që i konvenon botuesit sepse aty kritikohet RTK pse bënë reklama. Ndërsa censurohet apo nuk botohet fare shkrimi s´paku as në rubrikën si letër lexuesi për temën që po shjellojmë në revistën Pasqyra.

Ajo që ka ndodhur dhe që po ndodhë me rregulloren për pagesa,është tepër tragjike. Fajin për këtë trend duhet kërkuar në radh të parë tek kosovarët, por njëashtu edhe tek ndërkombëtarët e zakonisht tek Departamenti për Media dhe tek Ferderata e sapoformuar e Gazetarëve të Kosovës, e cila deri më tani nuk pati fatin që ta ketë fjalën e vet insitucionale dhe në një mënyrë t´i detyrojë redaksitë të punojnë sipas regullores kur kemi të bëjmë me kontratat, mënyrën e pagesës apo detyrimet etike në hulumtimet gazetareske, ndihmat financiare etj.Fakt është se Shoqata që nga periudha e pasluftës është riemëruar dy herë, nga Shoqata në Ferderatën e Gazetarëve të Kosovës.Janë dryshuar personat në udhëheqje,por nuk është bërë asnjë ndryshim kapital sa i përketë çeshtjeve që përmendëm më lartë.Shoqata ende nuk ka postë elektronike,ajo nuk ka lokale të volitshme, gazetën zyrtare etj.

Fajtorë edhe ndërkombëtarët


Për të arriturat e saja,nuk do koment,këtë e tregon statusi i gazetarëve të lirë,i cili mbetet "një lëvozhgë e ngurtësuar" mbi të cilën nuk mund të ngriten themele të shëndosha.Me dhjetra nene dhe paragrafe nga Bordi i Mediave, por asnjë fjalë për rregullore pagesash.

Me sa dihet,ndërtimi i institucioneve dhe ndihmesa tjera në fushën e mediave që duhet t'i realizojë Bashkësia Ndërkombëtare nuk kanë të bëjnë vetëm me krijime bordesh dhe dhënje të licensave për emitim.Gjysëmpunët e arritura nga Departamenti për Çështje të Mediave janë vetëm disa nga këto detyra.Padyshim OSBE-ja dhe Bordi për Media ka mundur të bëjë diç më shumë edhe në këtë drejtim, ashtu siç ka bërë në zhvillimin e mediave të pavarura,trajnimin,në asistencë teknike,në rekrutim të drejtorëve dhe punëtorëve për media publike.OSBE-ja ka krijuar poashtu Komisionerin e përkohshëm/kalimtar për Media- "një organ i pavarur" i cili shërben si autoritet rregullativ për media dhe punon drejt implementimit të një sistemi të përsosur për media.

Nuk ka dyshim se prej të gjitha zgjidhjeve të tilla me prerje autoritative,faktori i statusit dhe aplikimi i rregullores për pagesa, duket zgjidhja më e vështirë, prandaj edhe më utopike. Ky status quo ka ndikim drejtëpërdrejtë edhe tek një numër i madh i bashkëpunëtorëve tanë me veprim në diasporë.Në raste të tilla ata e kanë tepër të vështirë t´i plotësojnë kushtet për tu pajisur me letërnjoftim të gazetarit.

Imazhi i bashkëpunëtorëve falë këtyre heshtnive është i veshur me pamje të turbullt,por jo nga faji i tyre.Aktiviteti publicistik tek bashkëpunëtorët kosovarë në diasporë,është madje në njëfarë mënyre e kundërt me statusin e të gjithë gazetarëve të lirë anë e kënd botës.Ta zëmë, për të fituar një letërnjoftim gazetaresk në Gjermani duhet dëshmi se jeni bashkëpunëtor i ndonjë mediumi dhe fiton s'paku 360 Euro në muaj.Të jesh bashkëpunëtor i disa gazetave tona dhe të marrësh letërnjoftim gazetaresk është tepër problematike,sepse shumë nga bashkëpunëtorët,sipas dekleratave të tyre nuk i plotësojnë kushtet për një letërnjoftim të tillë. Ata në fakt i plotësojnë (illegalisht). E para,sepse të bashkëpunosh dhe të shkruash për një revistë,apo edhe shkrime të tjera nëpër gazeta,është vështirë të sigurosh shumën e caktuar për të fituar të drejtën për letërnjoftim sepse revistat janë mujore dhe asnjëra nuk të paguan për një shkrim më tepër se 100 euro.Për këtë shkak nëse autori nuk ka dëshmi se paguhet,d.m.th punon falas, nuk mund të arrijë shumën as përafërt me atë që kërkohet.Mundësia e dytë(ilegale) për të marrë një letërnjoftim profesional është të dëshmosh me shkrimet e botuara, pa dhënë dëshmi nga gjirollogaria bankare se sa fiton nga aktiviteti publicistik.

Ombudsmani i " gjithanshëm"

E ngjajshme është edhe çështja e ombudsmanit.Teoretikisht, Ombudusmanit tonë Nowickit nuk i interesojnë çështjet e gazetarëve.Ombudsmani ynë nuk ka lidhje me gazetari,p.sh që dikush të ketë shansin të ankohet për një padrejtësi që i bëhet atij. Roli i ombudsmanit në Kosovë është i destinuar vetëm për të drejtat e njeriut.Institucioni në fjalë nuk merrë parasysh ankesat nga fusha e mediave dhe përkëtë ky institucion nuk ka asnjë rregullore apo procedurë të vlefshme që pranon shkresat me shkrim apo që mbron të drejtat e gazetarëve.

Për këtë, jetësimi i këtyre normave në shtypin tonë duhet të jetë më tepër se një dashje instinktive që duhet të jetë e shpallur dhe e mbrojtur nga vetë Federata e Gazetarëve të Kosovës.Per se mekanizmat e tilla duhet të vlejnë edhe për bashkëpunëtorët tanë në "UNMIKISTAN".


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË