HISTORIA
MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË
Procesi
gjyqësor i shekullit që po mbahet aktualisht në Hagë,
fillon një etap të re në të Drejten Ndërkombetare.
Protagonist kryesor në ketë gjyq është i akuzuari
Slobodan Milosheviq, kryekriminel dhe ish president serb dhe jugosllav.
Milosheviqi është shumë i përzgjedhuri, i cili
me të ardhur në pushtet në vitin 86 ( të
shekullit të kaluar) së pari në nivel të Serbisë
e më vonë dhe të Jugosllavisë, arriti të
jetë shembull eklatant , si një individ, me perpikëri
mbeshtetet në platformen që duhet realizuar me çdo
kusht.
Ajo qka është interesant për shqiptaret ( e pse jo
edhe për Bashkesinë Ndërkombëtare) është
se ky njeri ishte vetëm një figurë shahu në
tërë atë lojë qindvjeqare të luftës
antishqiptare të udhehequr në formë institucionale
nga (pu)shteti Serb.
Prokurorja Carla del Ponte gjatë leximit të aktakuzes
në formë të qartë e fokuson qështjen shumë
komplekse të këtij gjykimi.Ajo akuzon Milosheviqin për
krijimin e Serbisë së Madhe të bazuar në Memorandumin
famkeq të ASHAS-së. Pra në Hagë me të drejtë
gjykohet një politikë shfarosëse dhe hegjemoniste
antishqiptare , e udhëhequr dhe orkestruar mirë nga shteti
Serb.Aktakuza e lexuar me ketë rast, është udhërrefyese
për shumë deshmitarë se ku duhet përqendruar
qështja gjatë dëshmive në ketë tribunal
nderkombëtar. Nuk është aspak e rastit pse ky proces
gjyqësor është vleresuar si proces i shekullit.
Doktrina e shejt serbe për asgjesimin dhe dëbimin e elementit
shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësija,
pra që nga momenti i ifiltrimit të popullit sllav në
këto anë, në shek. XII. Përzënja e shqiptarve
nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci
u inspirua nga
Milosh Obrenoviqi, i cili përdori të njejtat forma si
pasardhësit e tij, duke masakruar popullaten shqiptare dhe
duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta,
për tu mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide
më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet
shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre.
Ilija Garashanin, përgaditi platformen në vepren famkeqe
Naçertanje , e cila bazohej në programin
e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë.
Pasardhësit e Garashaninit si Pashiqi, kral Nikolla, Qubrilloviqi,
Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviqi, Trajkoviqi, Milosheviqi
këto forma të luftës me shqiptarët etnik
të Kosovës arriten ti adaptojnë, mvarësisht
prej rjedhave politike në botë, dhe vazhduan etnocidin
që mund të merret si shembull më flagrant i aplikimit
të fashizmit të heshtur që veproj në formë
institucionale, pa ndonjë reagim serioz nga jashtë. Kjo
politikë fashiste dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve,
mund të jetë si moster e krimit të organizuar shtetëror,
gjithnjë duke u mbështetur dhe vepruar në kuadër
të institucionit. Urrejtja patologjike e tyre ndaj një
populli të pafajshëm, e ka gjenezën thellë në
shpirtin dhe qenjen e okupatorëve karpatian.
Nikola P.Iliq në Oslobodjenje juzne Srbije shënon
më sa vijon: Toplica ka pasur 18333 banorë, prej
të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë,
prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër
6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës
ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e
shqiptarë dhe afro 800 çerkezë. Sipas autores Vidosava
Nikoliq - Stojanoviq ne veprën
Leskovac i oslobodjeni predeli faqe 143, thotë
: Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi
të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit
musliman. Jovan Haxhi Vasiljeviq , jepë të dhënat
se: Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi
shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. Në
Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe
dhe 60 shtëpi rome
( Arnautska Liga , Beograd, 1908, faqe 15 ).
Të gjitha këto vise etnike shqiptare u pastruan nga elementi
jo sllav në format më barbare , çka fletë
edhe citati i Stefan. L. Popoviqit në vepren Putovanje
po novoj Srbiji : Derisa familjet shqiptare iknin dhe
tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës
jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës,
nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe
Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të
vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë
tragjike, kuajtë dhe qetë tërhiqnin ngadal qerret
nëpër borë, sepse saja ka pasë pak. Disa fëmijë
të hudhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga
lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë
si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin
ose pas ngrënies . Akademik Hajredin Hoxha, në Temën
e Disertacionit, Lubjanë, 1973, faqe 69, shkruan: Ekziston
lista se vetëm me rastin e arritjës së ushtrisë
serbe dhe malazeze në këto vise, në vitin 1912 u
vranë 12777 shqiptarë
Rjedha e kolonizimit të tokave shqiptare me elementin sllav
ne Jugosllavi , vërehet më së miri nga citati në
Casopis za kulturo - znanost Lubjanë, 1982, faqe
244 - 249. Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë
në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në
mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe
atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë,
u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u
krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja
sllave. Këto koloni u
shpërndanë me plan dhe sistematikisht në ambientet
homogjene shqiptare, në viset kufitare me Shqipërinë
dhe në pikat strategjike e komunikative të Kosovës
. Për shkak të prezentimit të drejtë të
disa të dhënave shkencore nuk u ribotua vepra e Dr.Millovan
Obradoviqit. ( Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu ,
Prishtinë, 1981.). Aty përshkruhen në mënyrë
të qartë format e kolonizimit, koha e ardhjës së
serbëve dhe malazezve, vendet e kolonizuara dhe pasuria e konfiskuar
e shqiptarëve.
Pushtetarët serb, gjeneratë pas gjenerate, bazoheshin
në platformën e tyre, dhe gradulisht taktikën e tillë
të asimilimit dhe të shfarosjës së shqiptarëve
e aplikonin në të gjitha vendbanimet shqiptare. E gjithë
kjo shkaktonte revoltë dhe paknaqësi te popullata etnike
shqiptare, dhe ata doemos si kundërpëgjegje ishin të
shtyrë të vetëorganizohen në forma të ndryshme,
në mënyrë që të ruajnë pragun e shtëpisë
dhe tokën atnore. Gjithë kjo trysni në shpirtin dhe
qenjen shqiptare kishte në anën tjeter si reaksion homogjenizimin
e shqiptarëve, sepse e ardhmja paralajmëronte ditë
të zeza për shqipëtaret , ishte duke u rrezikuar
qenja kombëtare. Pra, kombi shqiptar ishte pre e aspiratave
të okupatorve sllav dhe ishte në rrezik të zhdukej
nga faqja e dheut. Hapsira e tyre vinte duke u ngushtuar për
çdo ditë e më tepër. Nje popull që nuk
ka teritor është i denuar të humbe nga faqja e dheut.
Pa tokë nuk ka komb.
Ky avaz vazhdoi edhe pas luftës së dytë botërore.
Edhe pse J. B. Tito deklarohet se:
zgjedhja e çështjës
kombëtare në Kosovë mund të arrihet vetëm
me formimin e Republikës Shqiptare të lirë dhe në
trojet e veta ( Vepra e VI, vëllimi i VI, faqe 1 dhe
9, pjesë të shkëputura nga dokumentet e Konferencës
së V -stë, të Partisë komuniste të Jugosllavisë,
të mbajtur prej 19 - 23 tetor 1940, në Dubravë afër
Zagrebit ). Është me rëndësi vitale të
përmendet në këtë kontekst Konferenca e Bunjajt,
e mbajtur në fshatin Bunjaj të Malësisë së
Gjakovës prej 31 dhjetor gjerë me 2 janar 1944. Në
dokumentin përfundimtar të kësaj Konference shenohet
: Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit është një
anë, e cila popullohet në pjesën më të
madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron
edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndijmë
për detyrë ta vëmë në dukje rrugën
e vërtetë në të cilën duhet të ecë
populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e veta.
Rruga e vetme për tu bashkuar me Shqipërinë,
për shqipëtaret e Kosovës dhe të Rrafshit të
Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujtë
e tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit dhe
shërbëtorve të tij. Sepse , kjo është rruga
e vetme për të fituar liria, kur të gjithë popujtë,
pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë
që të deklarohen rreth fatit të vet, me të drejtën
për vetëvendosje deri në shkëputje.
Pas Konferencës së Bujanit, sidomos, pas muajit
nëntor të vitit 1944, në prapavi dhe në mënyrë
perfide filloi vazhdimi i realizimit të planeve dhe programeve
serbomëdha të mbretërisë SKS për shfarosjen,
dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve, sidomos shqiptarëve
në Jugosllavi. Në këtë vit Vasa Qubrilloviq
përpiloi dhe ia dorëzoi qeverisë së Jugosllavisë
komuniste dy programe për likuidimin dhe përzënien
e shqiptarëve nga Jugosllavia
( Intervistë
e Dr. Hakif Bajramit dhënë Tribunës së Gazetarëve
të pavarur të Kosovës, Dielli nr.4,
dt.19.gusht 1990, faqe 8. )
Pas vendosjës së gjendjës së jashtëzakonshme
në shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në
viset tjera të banuara me shqiptarë, u bë mobilizimi
i popullatës shqiptare dhe filloi të jetësohet tradhëtia
historike, kinse po punohet në frymen e internacionalizmit
proletar, duke bërë masakra dhe vrasje masovike të
shqiptarëve të mobilizuar. Për këtë, prap
i referohemi Dr. Hakif Bajramit, i cili në njejtën tribunë
thotë: Në bazë të dokumenteve që
ruhen në Beograd ( A. Sh. sekret, raport i përgjithshëm
1 ( 1 - 6 1945 ), dhe në bazë të dokumenteve tjera
( K. D. shkrimet. 93 ( 19-64, K - 25 ), ndër të tjera
thuhet se në Gjilan me rrethinë janë likuiduar 7845
veta; në Drenicë 4820; në Tetovë 4100; në
Bihor 3820; në Prishtinë 3675; në Pejë 3540;
në Tivar 2629; në Mitrovicë dhe rrethinë 1450;
në Podujevë 1670; në Pazar 1410, në Shkup me
rrethinë 1450; në Ferizaj mbi 1260; në Prizren 1250;
në Tutin 900; në Gjakovë 730; në Gostivar 700;
në Rozhajë 735; Plavë dhe Guci 710; në Rahovec
750; në Kumanovë 780; në Preshevë 690; në
Dragash 500; në Kërqovë 490; në Ulqin 515; në
Suharekë 320; në Dubrovnik 120; në rrugën Kukës
- Shkodër 110; në Trogir 80; në Vërshac 30 dhe
në Deqan 30 vetë. Të gjithë këta janë
shqiptar të vrarë gjatë vitit 1945. Pra, sipas këtyre
dokumenteve, më 1945 u
vranë 42165 shqiptarë. Kjo është një gjë
e tmerrshme. Duhet theksuar se derisa nga dhuna serbe me 1875 deri
me 1912, nga Toplica, Kosanica, Leskovci, Vranja dhe Nishi janë
përzënë më shumë se 350 mijë veta,
po nga kjo dhunë në periudhën e viteve 1912 - 1914
nga viset e Kosovës dhe të Maqedonisë për në
Turqi janë shpërngulur 120 mijë shqiptarë, ndërsa
në periudhën e viteve 1918 - 1941 për në Turqi
dhe gjetiu janë shpërngulur hiq më pak se 240 mijë
shqiptarë ndërkaq, në periudhën e viteve 1945
- 1950, në vend të shpërnguljes janë vrarë
afro 50 mijë shqiptar, ndërsa , prej viteve 1950 - 1967
(dokumenti A.V. 41-2-1 /34 - 1945 dhe 1956 dhe 1964) nga Jugosllavia
janë shpërngulur 412 mijë shqiptarë, turq dhe
muslimanë. Dhe kur krejt këtë e komentojmë me
një fjali, mund të përfundojmë se Qubriloviqi
e ka merituar dekoratën federative, të cilën
e ka nënshkruar edhe një shqiptar i quajtur Sinan Hasani
Institucionet më të larta dhe personalitete shtetërore
, ishin ata që ishin drekt të implikuar ne realizimine
këtyre programeve me përpikëri të madhe, kjo
vertetohet nga thënja në vijim: Në fillim
të prillit 1945, Tito priti delegacionin e shqiptarëve
të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të
cilit i prinin Mehmet Hoxha dhe Dushan Mugosha. Ai, në këtë
pritje shqiptarëve në mes tjerash iu premtoi se :
populli shqiptarë ( pra edhe Tito, shqiptaret i quante
popull - komb, e jo pakicë kombëtare - J.B. ), duhet ta
dinë se çfarë Jugosllavie po krijojmë ne dhe
se si në këtë bashkësi të re, e cila na
ka kushtuar aq shumë gjak, do të jetë e barabartë
dhe do ti ketë të gjitha mundësitë që
ta ndërtojnë dhe zhvillojnë kulturen e vet, ti
ketë shkollat e veta e ta përparojnë bujqësinë
e vet. Populli shqiptarë do të fitojë në Jugosllavinë
e re të gjitha ato që një popull e bëjnë
popull . Pas një kohe të shkurtër pason ploja
tjetër, citate nga po i njejti autor: Kuvendi Krahinor
i Kosovës, si organ më i lartë i pëfaqësuesve
të popujve të Kosovës, në Prizren, në mbledhjen
e mbajtur më 8 - 10 korrik 1945, vendosi në formë
të Rezolutës për aneksimin e Kosovës
me Serbinë federale . Në bazë të listës
së pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ftuar
në Kuvendin e Prizrenit, e cila, për çudi, deri
me tash nuk është publikuar në asnjë vend, shihet
se merrnin pjesë 142 delegatë dhe mysafirë, edhe
pse konsiderojmë se kjo listë nuk është e plotë.
Nga ky dokument, i cili duket se qëllimisht është
heshtur, del se 33 pjesëmarrës janë shqiptarë,
në mesin e të cilëve nuk gjendet një pjesë
e madhe e delegatëve të Konferencës së Bujanit
( Dr. Jusuf Baraktari, Rilindja e datës
30 qershor 1990, faqe 11 ).
Premtimi i J.B. Titos, i dhënë në mënyrë
publike dhe zyrtare nuk u mbajtë por përkundrazi:
Prej vitit 1943 e deri më 1946 u vranë, u mbytën,
u masakruan, u burgosen, u plaçkiten dhe u maltretuan në
mënyrat më barbare e më mizore shqiptarët, sidomos
vullnetarët që luftuan kundër armikut, për ti
çliruar. Ushtria shqiptare, sidomos, vullnetarët, prej
tyre mbi 4500 u vranë nga oficerët dhe ushtarët e
Brigadës së X - të Malazeze - Serbe dhe aty - këtu
maqedonase, të prirë nga Svetozar Vukmanoviq Tempo. Pastaj,
më shumë se 3000 luftëtar janë vrarë pas
shpine e me tradhëti në Drenicë dhe Llap nga serbomëdhenjtë
të prirë nga Pavle Joviqeviqi, Dushan Mugosha, Petar Brajeviqi
, Ali Shukriu,
etj. ( Godisnjak Arhiva Kosova, knjiga
XVIII - XIX ).
Kontinuiteti i dhunës dhe terrorit shtetëror kriminal
vazhdon më tutje, me forma edhe më dinake.
Në fillim të vitit 1951 në vijën e tendencave
unitariste dhe nacionaliste të grupit frakcionist të Aleksandër
Rankoviqit, u ndërmor aksioni për deklarimin e shqiptarëve,
sidomos nëpër qytete, për turq
Pas këtij
aksioni, prej 97.954 qytetarëve që më 1961 u evidencuan
si turq, në Jugosllavi, numri i tyre ( turqve) më 1961
u shtua në 259.536 ose afro 60 % ( Dr.Hajredin Hoxha: Disertacioni
i doktoranaturës, i mbrojtur në qershor të vitit
1973, në Fakultetin Filozofik, në Lubjanë )
Në Jugosllavi janë dëbuar për në
shkretëtirat e Anadollit mëse 1.000.000 shqiptarë,
nga të cilët, vetëm prej vitit 1953 e këtej
369.000, të ndjekur e të persekutuar nga terrori i UDB
- së të Aleksandër Rankoviqit. ( Akademik, Mark Krasniqi,
Rilindja e datës 2 Qershor 1990.faqe 10 ).
Për etnicitetin e popullit shqiptarë në këto
troje janë shkruar shumë punime ku janë prezentuar
me forcën e argumentit të dhënat shkencore, ku vertetohet
se ilirët janë të parët e shqiptarëve të
sotëm dhe se kanë pasur një shtrirje të gjërë
në gadishullin Ballkanik. Invadimi i elementit sllav në
këto anë
shenohet në shek. XII. Ja se çthotë Akademik
Mark Krasniqi: Shkenca ka vëtetuar se me argumente arkeologjike,
historike, linguistike, etnologjike etj. se shqiptarët janë
pasardhësit e drejtëpërdrejtë të ilirëve,
të cilët shtriheshin në pjesën më të
madhe të Ballkanit, madje edhe në përëndim deri
në Istër dhe Veneto ( Itali ). Kështu pra, ne jemi
sot në ato troje ku kanë jetuar të parët tanë
me mijëra vjet pandërprerë. Do të thosha këtu
se shtrirja historike e ilirëve përfshin edhe një
pjesë të Austrisë, Hungarisë, Rumanisë,
Bullgarisë dhe Greqisë. Prandaj, sllavët janë
të vonë bile shumë të vonë në këto
troje, janë okupator me kuptimin e plotë të fjalës.
Historia e Kosovës nuk fillon me Nemanjiqët. Manastiret
ortodokse në Kosovë merren sot si argumente
për të treguar lashtësinë e popullatës
serbe në këto vise. Por shkenca e mirëfillt dhe e
vërteta historike i hedhë poshtë edhe këto pretendime,
sepse këto manastrire ( kisha ) siç janë Graçanica
( Prishtinë ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka, Lenishka, në
Prizren ) nuk i ka ndërtuar kral Millutin Nemanjiqi në
shek. XIV, por ato janë aty shumë më heret, nga koha
e sundimit të Bizantit ( Greqisë ) në këto vise,
kurse Millutini vetëm ka bërë në to disa meremetime,
shtresa e zbukurime. Mandej studiuesi serb Pero Sljepçeviqi
shkruan se : është vertetuar se nga numri shumë
i madh i kishave të vjetra serbe, emri i të cilave është
shkruar në to
serbet nuk kanë pasur fare traditë
të veten as në ndërtimatari, as në artin e pikturës
( Rilindja , e datës 2 qershor 1990, faqe 10 ).
Periudha pas vitit 1981 i takon kohës kur serbet filluan ti
definojnë qartë objektivat e tyre drejtë realizimit
të synimeve dhe qerimit definitiv të hesapeve me shqiptarët
etnik të Kosovës. Nga gjithë ajo çka ndodhi
pas asaj kohe , shihej se në perspektivën e afërt
do të vie gjerë te ndeshja e paevituar serbo - shqiptare.
Burgosjet e aktivistëve politik shqiptarë dhe masat drakonike
që iu shqiptuan atyre gjatë proçeseve të montuara
politike, tregonin se e gjithë Kosova nuk është asgjë
tjetër veq se një kazamat kolektiv. Paraqitja e Milosheviqit
në skenën politike jugosllave në vitin 1986, dukshëm
e përshpejtojë rjedhën e ngjarjeve.
Deklarata e tij në Fushë Kosovë, se popullin
serb nuk guxon askush ta rrah , nënkuptonte në
anën tjetë se shqiptarët duhet te rrahen, dhe atë
fare pa mëshirë.Gjithashtu prononcimet e tij ne manifestimin
e Gazimestanit ishin shenje se popujt tjere jo serb qe jetojne ne
Jugosllavi duhet te behen gadi per tu ballafaquar me makinerine
e tij vrastare,qka edhe u be me vone.
Në fillim të pranverës së vitit 1990, barbarët
serb bënë eksperimentin e parë në shkatërimin
masiv të popullatës shqiptare. Në Kosovë u helmuan
me mijëra të rinjë, kryesishtë nxënës
e në mesin e tyre kishte edhe foshnje të enteve parashkollore.
Qeveria jugosllave dual me kumtesë zyrtare se në Kosovë
nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: një inskenim
i pregaditur nga separatistët shqiptarë . Të
helmuarit u quajtën aktorë të Kanës ! Mjekët
serb thyen rëndë kodeksin dhe betimin e Hipokratit duke
refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë.
Si reagim ndaj këtijë raporti, në Zagreb, në
muajin qershor të vitit 1990, u mbajtë simpoziumi me emër:
KOSOVA, SPROVË E NDËRGJEGJËS MJEKËSORE
. Në atë simpozium muarren pjesë shumë
ekspertë të mjekësisë nga e tërë Jugosllavia.
Nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë u ftua
një numër i madh i mjekëve shqiptarë, ata prezentuan
në mënyrë të denjë, me mjaftë fakte
shkencore , gjithë atë tragjedi që ndodhi me rininë
shqiptare. Nga Beogradi , ekipin prej tre mjekëve e udhëhoqi
Prof. Dr.Ljubomir Eriq, neuropsikiatër me renome. Në këtë
simpozium muarr pjesë edhe Kryetari i komisionit të dytë
federativ për çështje të helmimeve në
Kosovë. Prof Dr. Dolenc, ekspert i Mjekësisë Ligjore
nga Universiteti i Lubjanës. Gjatë punimeve të këtij
simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin
se në fakt në Kosovë është kryer një
helmim masiv i popullatës. Prof. Dolenc , i cili vetë
kishte nënshkruar raportin e dytë federativ, në cilësin
e kryetarit të komisionit, në mënyrë publike
u distancua nga ai raport duke u deklaruar se ai u përpilua
në shpejtësi, mbrenda 24 h dhe se kishte pasur presione
që të bëjë një gjë të tillë.
Diskutimi i Prof Dr. Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori të
rrallë, u hudhë poshtë, nga se si thoshte ai në
Kosovë kishte induksion psikik masiv dhe se këtij induksioni
i nënshtrohej mosha mbi 11 vjeqare. Prezentimi i rasteve të
helmimit të foshnjeve 3 - vjeqare nga entet parashkollore të
Kosovës, e detyroi atë të kapitulloi para forcës
së argumentit dhe të tërhiqet i turpëruar duke
belbëzuar : Moram nesto da smislim ( Më duhet
të sajoj diçka). Autori i këtyre
rreshtave ishte prezent në këtë simpozium në
cilësin e bashkëorganizatorit dhe anëtarit të
kryesisë së punës.
Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim,
ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat
, i izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit
e Kosovës, nga ana e Prof Dr. Franjo Plavshiq, biokimist nga
Zagrebi. Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e nje
mjeku franzez i cili tha: Në Kosovë pati helmime.
Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë
helmuar 3000 nxënës ( më vonë ky numër
u rritë shumherë, shënim i autorit B.B.) me gaz deri
tani të pa identifikuar . Ky mjek gjatë qëndrimit
në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike
gjatë analizave që i bëri në dy laborator të
Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të
helmuar nga Kosova. Sipsa tij, ky krim është bërë
nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak
.
Pra ,gjerë në aktin final, kur filloi edhe lufta e armatosur
në Kosovë, në një gjendje aparthejdi të
egër, serbet në mënyrë permanente, plaçkiten
pasuritë e shqiptarve, shkatërruan ekonominë, shkatërruan
vlerat kulturore te shqiptarëve, ndaluan shkollimin në
gjuhën shqipe, dënuan me mijëra shqiptarë me
burg, vranë dhe masakruan numër të madh të shqiptarëve
Miqëve tanë në botë duhet vazhdimishtë
të iu prezentojmë të dhëna të sakta për
të palarat e barbarëve serb, gjersa brezave të rinjë
të popullit tanë duhet vazhdimishtë tia rikujtojmë
historinë e përgjakur , e cila më nuk guxon kurrsesi
të përsëritet. Në të kundertën, harresa
e këtyre fakteve, për ne shqiptarët do të ketë
pasoja fatale. Se si duhet vepruar kur kombi gjindet në rrezik
të shfarosjes më së miri e ilustron historia e popullit
hebre. Ka shumë ngjajshmëri holokausti hebre me holokaustin
shqiptar, me një dallim, te shqiptarët kjo ndodhi në
interval kohor shumë më të gjatë , afër
një shekull. Të edukojmë brezin e rinjë që
kurr nuk guxon të jetë i pa pregaditur nga të papariturat
e armiqëve të përbetuar që vazhdimishtë
ëndrrojnë për gllabërimin e tokave shqiptare.
Historia të na mësoj për të mbajtur në
mend dhe vepruar ( ndoshta jo dhe hakmarrjen ) por jo për të
përsëritur gabimet.
Nga e gjithë kjo përvojë e hidhur shekullore, qartë
shifet se kemi pasur një armik të pregaditur mirë
në çdo aspekt. Është punuar shumë nga
ana e armikut serb, sidomos në rrafshin diplomatik, që
para botës të prezentohemi si popull primitiv dhe pa kultur.
Popull që nuk e meriton lirinë dhe shtetin e vetë.
Të gjitha këto, janë bërë me paramendim
në mënyrë që në aktin final , të mos
ketë reagime nga jashtë. E gjithë ajo makineri propaganduese
serbe, dështoi falë forcës së argumentit. Është
iluzore të presim , siç ndëgjohen disa zëra
nga jashtë që të vie gjerë te demokratizimi
i Serbisë, dhe pastaj të zgjidhet statusi i ardhëshëm
i Kosovës. Statusin e Kosovës e kane percaktuar vete kosovaret
me luften e tyre kunder Goliatit.
Populli serb i manipuluar dhe indoktrinuar, në raport me shqiptarët
, historikisht ka pasur qëndrim subjektiv. Ky është
rezulltat dhe produkt shpirtëror, nga se prezenca e popullit
etnik në trojet e veta, për çdo okupator është
kompleks i pashëruar. Këtë më së miri e
ilustron fakti se opozita serbe ndodhet në të njejtat
frekuenca me pushtetin aktual serb sa i përketë çështjës
shqiptare. Pas gjitha këtyre masakrave të bëra ndaj
popullatës civile shqiptare në Kosovë, ende nuk u
dëgjua zëri i arsyes dhe distancimi publik nga asnjë
parti opozitare serbe dhe as nga individ intelektual. Vlenë
të rikujtojmë fjalimin e autorit të romanit Thika,
liderin e SPO, Vuk Drashkoviq, në mitingun (anti) popullor
në Novi Pazar, më 9.09.1990, të organizuar nga partia
e tij, i cili ndër të tjera tha: Kur të vijë
në pushtet partia ime, secili që në tokë të
Rashkës ngre flamurin turk, ustash, shqiptar ose cilindo flamur
tjetër pos atij serb, do të mbes pa flamur, pa duar dhe
pa kokë . Ky mendim demokratik u përsërit
edhe në Fushë Kosovë, më 29.9.1990. Ne nuk kemi
asnjë arsye të presim apo të gëzohemi për
demokratizimin e Serbisë. Nëse kjo gjë ndodh ndonjëherë,
atëher kjo është e mirëseradhur për vetë
serbet, ne mund të llogararisim në fqinjësi të
mirë.
Ndihma e pakursyer e Bashkësisë Ndërkombëtare
për të realizuar paqen në Kosovë, ishte në
një formë dhe revision i veprimeve të pa drejta që
u bënë dikur gjatë historisë dhe që e sollën
popullin shqiptar në këtë gjendje. Për këtë
ndihmë jemi shumë koshient dhe mirënjohes. Makineria
kolosale ushtarake e Paktit Veriatlantik dhe lufta vetëmohuese
e popullit tanë shporri okupatorin sllav.
Përkrahja historike e Bashkësisë Ndërkombëtare,
bëri që afro 1 milion shqiptarë të kthehen sërish
në vatrat e tyre . Për fat të mirë, kësaj
radhe nuk u përsërit Nishi, Leskoci, Prokuplja
Nuk
u përsërit migrimi i dhunshëm i llojit të viteve
50 -ta.
Serbia, si shtet që bëri invadim mbi këtë tokë,
mban obligimin e dëmshperblimit material dhe moral për
gjithë atë se çfar bëri. Kriminelet e luftës
duhet përgjegjur para drejtësisë. Enigma e quajtur
zhdukje e më se 3000 personave te pafajshem, dhe tash pas 3
viteve është barrë dhe dhembje e familjarve të
atyre njerezve si dhe mbarë popullit kosovar.
Manipulimet qe bëhen në emër të ardhmërisë
së Kosovës , e të cilat nuk përshkojnë
me synimet e këtij populli, mund të shtyjnë Ballkanin
në tragjedi të dimenzioneve të papara. Bota demokratike
është e interesuar për një Ballkan të qetë
dhe pa trazira. Koha e kolonive agoi në shek. XX, shekulli
i ri duhet të jetë shekull i zgjidhjes se drejte te qështjes
shqiptare.
Dr. Besnik R. BARDHI, Qershor,2002
|