NUMĖR 68
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
ARTIKUJ VITI IV - 1 NËNTOR 2002

NACIONALIZMI SHQIPTAR KËRKON RIBASHKIM KOMBËTAR

Ne nuk kërkojmë t'i ndryshojmë kufijtë përdhunshëm, absolutisht jo. Por duhet ta kërkojmë kryeneçësisht, e me të gjitha mjetet, për të drejtën e shprehjes paqësore të vullnetit tonë politik. Ne duam t'i ndreqim padrejtësitë e atyre që i ndryshuan kufijtë me ligjin e xhunglës. Ne jemi me Kartën e Helsinkit. Sikur të ekzistonte Karta e Helsinkit më 1912, Shqipëria sot do të ishte e plotë.

Shkruan: Idajet BEQIRI, adv, kryetar te Partia e Unitetit Kombëtar të Shqipërisë

Kemi lindur njerëz dhe jemi bërë shqiptarë aty 50.000 vjetë në Ishujt e Sumatrës. Iliro-thrakët, domethënë të parët tanë, erdhën nga Ishujt e Sumatrës, me një udhëtim 4000 vjeçar, plotë 35.000 vjet para Krishtit, sipas rrezeve të karbonit C14, e u ndanë në fise maqedonë, epirotë, etruskë, e u vendosën në shprehjen gjeografike të sotme: Italia qëndrore, Alpet , Dinarike, Vardari, Maqedonia e Sotme, Thraqia deri në Athinë dhe të gjithë bregdetin Adriatik e Jon. Atëherë Europa Qendrore ishte akoma e mbushur në akull.

Të jesh nacionalist, në kuptimin shqiptar të fjalës, do të thotë të njohësh historinë dhe kulturën e të parëve të tu, të njohësh hapsirat gjeografike dhe hapsirat shpirtërore të kombit tënd, të vlerësosh të mirat dhe të këqijat e të parëve dhe të sotmëve të tu, dhe, duke e ngritur në piedestal atdhedashurinë, të bësh maksimumin për t'i rikthyer kombit dhe popullit tënd emrin e mirë, nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur.

Cilat ishin dhe thuajse ende janë edhe sot e kësaj dite hapsirat shpirtërore shqiptare në kuptimin filozofik, psikologjik, sociologjik, moral dhe epistemologjik? Ato sintetizohen pak a shumë kështu: shpirtbujar, trim i ndershëm, fisnik, i rrëmbyer, sentimental, porse me shumë pak logjikë, dhe përtac deri në anullim vullneti për punë. Pra, është një e vërtetë e hidhur që mentaliteti iliro-thrak dallohej për përtacinë që e mbante nën gjumin e hashashit. Fakt kuptimplotë është ajo që qëndruan plot 32.000 vjet në male, me jetë gjahu e pa ndërtuar banesa! E as të mos folim për alfabet.

Veç një pyetje shumë të palakmuar duhet të ia bëjmë vetvetes: ç'është kjo tragjedi që thuaj të gjithë korifenjtë kombëtarë e shpirtërorë, emrat më të mëdhenjë të kombit tonë, personalitetet më të njohura dhe më të çmuara të historisë dhe të kulturës sonë, ata që na bëjnë nder sy e faqe botës, kryesisht a më të shumtën jetuan jashtë atdheut të tyre, nderuan histori e kultura të huaja, kurse shumë pak bënë për Shqipërinë dhe shqiptarët? Është ndonjë mallkim yni ky, a si shpjegohet?

Me Pirron e me Aleksandrin, Lekën e Madh, mburren grekët e i quajnë grekë. Justiniani, Diokleciani, Konstantini, nuk quhen shqiptarë.Trimëria e shqiptarëve dhe mëndja e tyre i shërbeu mburrjes së fuqive të kohës, po jo të Shqipërisë. Edhe turqit përfituan shumë nga gjaku dhe truri i shqiptarëve. Dhamë perandorë e papë, kur s'kishim as shtet as kishë; dhamë 42 kryeministra e ministra gjatë sundimit osman, kur nuk kishim administratë. Krijuam shtete të huaja moderrne dhe dhamë burra shteti si Mehmet Aliun, që krijoi shtetin moderrn të Egjiptit, Pashko Vasën që krijoi shtetin e Libanit, e Qemajl Ataturkun, që krijoi shtetin modern të Turqisë, ndërkohë që Shqipëria e varfër mbeti jetime.

Krenohemi me Pal Gazulin, diplomatin, gojtarin e të parin rektor të shkollave qysh në vitin 1442 në Raguzë, ndërkohë që në atdheun tonë do të kalonin afro 500 vjet për t'u hapur Mësonjtoria në Korçë. Krenohemi me Leonik Tomeun, mendimtarin e madh të historisë e të letërsisë, përkthyesin e njohur të klasikëve të lashtë grekë, profesorin dhe titullarin e katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës, që i dha mësim dhe e pati studentin e tij astronomin e madh Nikolla Kopernikun, njerin nga intelektualët më të njohur të Venedikut asokohe, ndërsa shqiptarët as sot s'i kanë në shqip klasikët e antikës. Shën Jeronimi qe i pari që përktheu Biblën në latinisht, ndërsa në shqip ky libër i shenjt i kristianëve e myslimanëve s'do të përkthehej komplet deri më 1997. Si mund të harrojmë arkitekt Sinanin, kryearkitektin e Perandorisë Osmane, që krijoi një nga kryeveprat botrore, një ndër shtatë mbrekullitë e botës, Xhaminë Blu; e njëherit, ndërtesa më e lartë në Tiranë ishte gjer dje një 15-katëshe mjerane, e në Prishtinë ndërtesa e sigurimit serb.

Pavarësinë Greqisë ja dhanë shqiptarët Boçari, Xhavella, Odiseu, Musulisi, Kundhurioti, Karaiskaqi, kur Shqipëria s'kishte pavarësi. Historia greke, e besa as historia evropiane, nuk i njeh si shqiptarë. Në monedhën e vet greku ka edhe sot heroinën Bubulina të mbiquajturën Zhan d'Ark e Greqisë, por ajo përsëri nuk njihet si shqiptare. Eshtrat e Aleksandër Moisiut, të cilin ne e kemi për lavdi, pushojnë prej kaq vjetësh në Lugano të Zvicrës, meqë atdheu i tij s'ka kohë, mundësi e vullnet të merret me to. E kështu mund të vazhdonim me Melina Mërkurin, Irena Papasin, fituesin e çmimit "Nobel" për letërsi Odhise Elitisin, i cili kur mori këtë çmim të lartë, rrahu gjoksin dhe tha:"Po, jam shumë këmbëngulës në punë, këtë e kam nga nëna ime shqiptare". Pastaj me princeshën rumune të familjes shqiptare Elena Gjika, Viktor Eftimiun e Korçës, nobelisten e shkëlqyer "Nënë Terezën", nobelistin tjetër Ferid Murati, Ismail Kadarenë, si dhe aktorët e shkëlqyer të Hollivudit vëllezërit Belushi, me Bekim Fehmiun dhe me artistët e tjerë si Ana "Oxa" Hoxha, Mikel Plaçido, Ibrahim Kodra, Ehat Musa, Angjelin Përlocaj, Rexhep Mitrovica, Daut Berisha, Gjelosh Gjokaj etj.etj: rendi mund të bëhet shumë, shumë më i gjatë.

Përfundimi lind i qartë: Në se duam të shpëtojmë kombin shqiptar, duhet të ndreqim historinë duke modeluar fatalitein e gjatë të përçarjes dhe të punës për të tjerët, jo për veten tonë. Jemi një komb që e kemi mbrojtur dhe i kemi dhënë shumë Evropës, por jemi të pa mbrojtur prej Evropës. Ndaj duhet ta kompesojmë këtë me më shumë atdhetari, me më shumë nacionalizëm. Për shqiptarët, nacionalizmi nuk është pushtim, po çlirim. Ai nuk është zbrapsje, po përparim; nuk është largim prej modernitetit, por ecje drejt tij.

Kemi se ku të referohemi. Historia jonë flet vet. Ne nuk e meritojmë gjendjen ku jemi. Kur erdhëm në hapësirat gjeografike ku jetojmë edhe sot këtu e 35.000 vjetë para Krishtit, nuk gjetëm njerëz të kombësive të tjera. Ne nuk pushtuam tokat e askujt. Shumë e shumë shekuj më vonë erdhën popujt e tjera, të cilët mungesën e të drejtës, e zëvendësuan me fuqinë që ju dhanë aleatët e tyre, dhe na pushtuan e kolonializuan. Ky kolonializim zgjati shumë. Për ironi të fatit, si gjithmonë të vonuar, ne shqiptarët kemi mbetur i vetmi vend në botë që ndodhemi nën pushtimin kolonial të serbo-sllavo-maqedono-grekëve. Të gjitha vendet afrikane, megjithëse kishin kolonizator anglezët, francezët, belgët etj, e hodhën posht kolonializmin dhe fituan lirinë dhe shtetet e pavarura. Ne shqiptarët qëndrojmë nën kolonizimin serbo-maqedon!

Kjo ironi supreme ndaj shqiptarëve duhet korrigjuar. Askush nuk duhet të na mohojë dhe pengojë në rrugën e ribashkimit kombëtar. Ne kemi një plus të madhe se bashkimi kombëtar de facto ekziston dhe është realizuar prej kohësh në zemrat e në mëndjet e shqiptarëve. Këtë ribashkim nuk e kemi vetëm de jure. A do ta pranojmë këtë mospërputhje fatale? Këtu, dhe pikërisht këtu qëndron hamletizimi i çështjes sonë kombëtare.

Të huajt, por edhe politika zyrtare në hapsirat shqiptare, na vënë barriera absurde. Ata na nxjerrin përpara Kartën e Helsinkit për mosndryshimin e kufijëve me dhunë, e thonë se kjo na heq të drejtën ta kërkojmë ribashkimin e familjes sonë edhe paqësisht! Për më keq, me të zellshmit në mbrojtje të teorisë së mosribashkimit tonë kombëtar kanë dalë dhe vazhdojnë të dalin disa segmente të politikës zyrtare shqiptare.

Ne, thjesht, s'kemi çare pa e kërkuar tonën. Sepse kur s'e lypim me tërë gojën, kur s'e piskasim atë me tërë forcën e mushkërive, të vërtetën tonë e kthejmë në përbindësh të shëmtuar që u dashka ta fshehim skutave; të drejtën tonë, në krim që u dashka ta dënojmë ende pa e kryer; e vehten - e fëmijët tanë, dhe fëmijët e tyre! - në bartës potencialë të atij krimi: në të dyshimtë të përjetshëm.

Ne nuk kërkojmë t'i ndryshojmë kufijtë përdhunshëm, absolutisht jo. Por duhet ta kërkojmë kryeneçësisht e me të gjitha mjetet, edhe me armë po qe nevoja, për mundësinë e shprehjes paqësore (!) të vullnetit tonë politik. Ne duam t'i ndreqim padrejtësitë e atyre që i ndryshuan kufijtë me ligjin e xhunglës. Ne jemi me Kartën e Helsinkit. Sikur të ekzistonte Karta e Helsinkit më 1912, Shqipëria sot do të ishte e plotë.

Karta e Helsinkit është kundër ndryshimit të kufijve me luftë, por nuk është kundër ndryshimit të tyre paqësor. Si u bë që s'e pengoi Karta e Helsinkit ribashkimin gjerman? Pse nuk e pengoi ndarjen e 15 shteteve të reja që ndryshuan kufijtë e ish-BRSS, e bashkimin e dy Jemeneve në Siujdhesën Arabike? Pse nuk pengoi Karta e Helsinkit ndryshimin e kufijve të ish-Jugosllavisë e krijimin e minishteteve si Kroacia, Sllovenia, Bosnja, madje as krimin e një shteti frankenshtajn si Maqedonia? Apo mos qenka shkruar Karta e Helsinkit apostafat për shqiptarët!?

Që në kohën e Napoleonit francezët flisnin për konsolidimin e kombeve-shtete si një val e së ardhmes. Ende do të presim ne shqiptarët? Vërtet jemi për paqe në Ballkan dhe në Evropë, por jo për paqe në kurrizin tonë, e në xhepin e armiqve tanë.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:32
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË