Nga
shtypi shqiptar
ISMAIL
KADARE: Jo president
Populli
shqiptar, gjindja shqiptare eshte e fundit qe ka dale ne liri ne
kontinentin evropian. Sic ndodh shpesh me ate qe vonon, ne shqiptaret
po krijojme keqkuptime, pritje te ftohte, ndoshta frike. Deshiren
e tij per frymemarrje, per liri e demokraci, shumekush e shikon
me sy daltonike. Me lejoni te perseris mendimin, se nuk eshte nje
perbindesh qe del nga mjegulla por nje popull si gjithe te tjeret.
Pyetje:
Ndryshe nga shume intervista tuaja ku politika ka zene nje vend
kryesor, do te deshironim te flisnim sot ne radhe te pare per letersine.
Do ta nisim me nje pyetje nga debati si u zhvillua kohe me pare,
ne mungese tuaj. A ju ka bere pershtypje se poema juaj, per "pashallaret
e kuq" pasi u denua si antikomuniste dhe u ndalua nga shteti
me 1975, sot me 2002, pra 27 vjet me pas, u sulmua perseri?
Pergjigje: Se pari, ne jeten e nje shkrimtari te njohur dukuri
te tilla si debate, polemika te ashpra, sulme, madje dhe shpifje,
jane gjera te njohura. Kane ndodhur kudo, ne cdo vend dhe ne cdo
kohe. Keshtu ka per te ndodhur gjithmone.
Sa per te dyten: denimi nga disa i kesaj poeme ne dy kohe te ndryshme,
pra ne dy regjime te kunderta, kjo ka qene disi befasuese. Ne nje
rast te tille mendimi i pare qe te vjen eshte se mos valle ndodhemi
ne te njejtin regjim, por qe mban tani emer tjeter? Zoti mos e dhente!
Dhe vertet, pavaresisht se une bej pjese nder ata qe e kritikojne
shpesh kete kohe, prapseprape kam bindjen se Shqiperia e ka varrosur
per gjithmone komunizmin.
Natyrisht qe pas ardhjes se te majtes ne fuqi forcat me te erreta
te djeshme te diktatures jane inkurajuar. Ka perpjekje per kthimin
e hoxhizmit. Shqiperia eshte ende plot fantazma, hije dhe nostalgjira
te asaj epoke. Ju e keni degjuar shprehjen "vezet e gjarprit".
Pas ikjes, gjarpri le pas vezet. Ato, pasi zhvillohen perpiqen te
bejne te njejten gje si paraardhesi i tyre. Dhe keshtu qellon qe
ti mund te denohesh dy here per te njejten gje, ndonese heren e
pare ajo quhej "antikomuniste" e heren e dyte "sterkomuniste".
Pyetje:
A eshte shqetesues ky fenomen?
Pergjigje:
Eshte nje fare shqetesimi, natyrisht, por jo aq sa c'duket. S'duhet
harruar se ky denim i dyte eshte denim i hijeve, denim karikatural.
Jam i sigurt se midis ish-xhelateve te diktatures ka nga ata qe
ende psheretijne sot: te na vinte dita te denonim edhe nje here,
ashtu si dikur!
Ne nje novele te shkrimtarit zviceran, Durrenmatt, pershkruhen ca
ish-gjyqtare matufe, qe mblidhen te nje bujtine e vjeter per te
zhvilluar gjyqe te vjetra, si dikur. Eshte e njohur kjo nostalgji:
disa veshin uniformat e dikurshme, disa nxjerrin kodet penale e,
ndoshta, disa, veglat e tortures.
Pyetje: Mendoni se pas bujes se madhe qe u be pati lexues
qe prisnin me shume prej leximit te poemes?
Pergjigje:
Kete une e kuptoj. Sot, 27 vjet me pas, lexuesit qe kane pritur
te lexojne nje trakt antikomunist, nje veper reaksionare, antisocialiste,
nje bombe qe te digjte duart etj., etj., sic u akuzua ne ate kohe,
sot me te drejte mund t'ju duket nje poeme e thjeshte, madje nje
pjese e saj, si e realizmit socialist.
Kjo gjithashtu eshte e njohur. Shume njerez qe e lexuan "Doktor
Zhivagon" e Pasternakut, vite me pas, mbeten te zhgenjyer.
Per kete roman qenka bere gjithe ajo zhurme me 1959? Po vende-vende
ky ngjan si i realizmit socialist! E njejta gje ndodhi me "Nje
dite e Ivan Denisovicit" te Solzhenicinit. Pati ish te burgosur
qe u revoltuan nga leximi. Per mendimin e tyre, vepra qe u paralajmerua
si nje denoncim i tmerrshem, ishte aq e qete si te pershkruante
nje vend te zakonshem pune. Ku ishin vuajtjet e tyre, ku ishin pushkatimet,
masakrat? Zemerimi kunder Solzhenicinit shkoi aq larg saqe disa
e akuzuan se novela ka qene e porositur nga KGB-ja, per te hedhur
puder mbi realitetin e zi.
Ne kete kah une e kuptoj cdo keqkuptim te lexuesve te sotem. Mirepo
poema ime nuk u sulmua nga lexuesit. Ajo u sulmua perpara se te
zbulohej, pa u lexuar. Ne balle te sulmit, dhe furnizuesja kryesore
e materialeve kunder meje, ishte gruaja e ish-diktatorit. Kjo ka
qene shqetesuese.
Pyetje:
Eshte thene, midis te tjerash, ne shtyp se lidhur me kete mllef
te befasishem kunder jush ka arsye jashteletrare, kryesisht politike.
Mendoni se zerat kembengules per kandidimin tuaj te mundshem per
postin e Presidentit mund te kene luajtur rol?
Pergjigje:
Nuk di c'te them. Une kam qene i qarte per kete ceshtje. Ndoshta
njerezit qe jane dinake nuk besojne se mund te kete ne kete bote
njerez jodinake. Ndoshta kujtojne se une them "jo" e mendoj
"po". Nuk jam lekundur asnjehere ne mospranimin tim. Une
s'di ndonje mjet tjeter te shprehjes, vec fjales.
Lidhur me arsyet jashteletrare mund te them se kryesorja ka lidhje
me problemin e krimeve politike. Me lejoni te perseris se Shqiperia
ndodhet ne nje periudhe paskrimi. Ne jeten e popujve keto jane periudha
teper te rendesishme per ndergjegjen e tyre. Ne Shqiperi, ashtu
si ne disa vende te ish-Lindjes, behen perpjekje per devijimin e
pergjegjesise per krimet e kryera ne diktature. Ish-kastat perpiqen
te mbrohen. Ata dhe sherbyesit e tyre rreken te shpelajne duart
nga gjaku. Mirepo gjaku, sic mund ta dini, eshte e fundit gje qe
mund te shpelahet ne kete bote.
Ne kete vend qe quhet Shqiperi jane bere tmerre qe do t'u ngjethnin
mishte brezave te tere.
Kjo eshte arsyeja qe ish-kastat, bashke me te afermit e tyre, terbohen
po t'ua kujtosh krimet. Ne dy krijime politike, "Pashallaret
e kuq" dhe "Sapuni i Ledit Makbeth", te dyja te shkruara
ne ate kohe, e para e ndaluar, e dyta e botuar gjate regjimit, une
kam folur per "duart e pergjakura" te zyrtareve komuniste.
Per kete poema u ndalua atehere. Per te njejten arsye ajo sulmohet
tani. Eshte gjithmone historia e vezeve te gjarprit.
Pyetje:
Kritikuesit perdoren si argument permendjen e Enver Hoxhes dhe
te klases punetore, ne pjesen e mbylljes se vjershes. A ishte e
domosdoshme kjo permendje? Vec kesaj pati nervozizem lidhur me komplotistet.
Pergjigje:
Ka qene absolutisht e domosdoshme. Ka qene pikerisht taksa e botimit
qe njihet tashme. Te shkruash se zyrtaret shqiptare i kane "duart
e pergjakura gjer ne berryle", kjo eshte akuza me e rende qe
mund t'i behet nje regjimi. Ta cosh poemen per botim me 1975 pa
bere asnje balancim per kete akuze, kjo eshte e paperfytyrueshme.
Lidhur me hamendjen se mos poema sulmonte komplotistet nga kjo hamendje
kritikuesit u veteksituan dite te tera. Kur poema u zbulua, doli
se asgjekundi ata s'permendeshin.
Ky eksitim kaq i madh, ky merak se mos jane prekur "komplotistet",
rrjedh nga nje psikologji nomenklaturiste. Per njerezit e "bllokut",
lagjes se udheheqjes, ajo lagje ishte gjithe bota. Le te behej jashte
caqeve te saj kerdia. Le te pushkatoheshin, te vareshin, te internoheshin
klasat e permbysura, kundershtaret politike, kleriket, intelektualet,
mbreteroret, ballistet etj., etj. Skandal dhe padrejtesi per ta
ishte ne radhe te pare denimi i pjesetareve te kastes. Kurse te
tjeret quheshin te njerkes.
Denimi nga Hoxha dhe Stalini i ministrave te brendshem te diktaturave
shqiptare dhe sovjetike, Koci Xoxes, Jezhovit, Hazbiut, Abakumovit
etj. nuk e ka zbardhur biografine e ketyre te fundit. Ndaj permendja
e krimeve te tyre nuk mund te jete tabù. Ne fund te fundit,
nepermjet duarve te tyre u krye gjithcka.
Pyetje:
Debati, duke dale jashte shtratit preku ceshtje te tjera,
si p.sh. trajtimin ne letersi te figures se diktatorit. Citohen
letrare te kene thene se ju keni 1200 faqe per Enver Hoxhen.
Pergjigje:
Eshte nje mungese serioziteti, per te mos thene nje fjale me te
rende. Vepra ime eshte publike dhe te gjithe e njohin ate, si brenda
dhe jashte vendit. Une s'kam dy vepra, nje per Shqiperine, nje per
Evropen dhe boten. Ne qofte se kam fituar njohje dhe respekt e kam
fituar ne radhe te pare me vepren qe kam shkruar dhe botuar ne Shqiperine
diktatoriale. Ne kete veper perfshihen edhe faqet per E. Hoxhen.
Kur flitet per 1200 faqe, besoj se eshte fjala ne radhe te pare
per dy romanet "Dimri i vetmise se madhe" dhe "Koncert
ne fund te dimrit". Te dy jane te perkthyer e te njohur kudo,
nga Anglia ne Rusi, e nga Suedia ne Spanje e me tej.
Per respekt ndaj publikut shqiptar, e jo per kritizeret e mij bej
per here te fundit sqarimin se "Dimri i vetmise se madhe"
u shkrua prej meje me vullnet te lire, pa asnje trysni nga askush.
Shkeputja e Shqiperise nga kampi socialist, i pershkruar ne kete
roman, ka qene i vetmi aksion i Enver Hoxhes me te cilin une kam
qene dakord plotesisht. Sepse ky aksion, pavaresisht nga c'motive
egoiste u be, ishte historikisht i drejte dhe krijoi shpresen e
afrimit me Evropen. Se ngjarja e pershkruar ne roman, si dhe dueli
Hrushov-Hoxha, prej te cilit ky i fundit del simpatik, nuk u shpik
prej meje, por rezulton i tille nga proces-verbalet. Ne qofte se
ato kane qene te falsifikuara, atehere edhe pershkrimi eshte mbeshtetur
ne nje falsifikim. Gjer me sot pala ruse, qe duhej te kishte nje
version te vet te fakteve, nuk ka paraqitur te tille, ndonese romani
eshte botuar ne Rusi, pas permbysjes se komunizmit. Se fundi, tabloja
globale e botes komuniste ne kete roman eshte nje nder me te erretat
e pershkruar ne letersi, cka shpjegon suksesin e tij ne Perendim.
Pjesa politike, bisedimet, mbledhjet, figura e E. Hoxhes bashke
me Hrushov e kompani, nuk zene me shume se nje te dhjeten e vepres,
pra rreth 50 faqe. Sa per romanin tjeter "Koncerti", qe
trajton historine e ndarjes me Kinen, nga 600 faqet e tij, jane
vetem 3 faqe ku shfaqet diktatori. Une ju lutem qe perbri kesaj
interviste t'i botoni ato 3 faqe, ashtu sic jane shtypur nen regjimin
komunist, ne menyre qe lexuesi shqiptar te shikoje gjer ku shkon
genjeshtra ne kete vend. Me pergjegjesi te plote ju them se ne ato
3 faqe, jo vetem nuk ka asnje lavderim per Hoxhen, por ne mbyllje
te portretit ka nje ngjyrim qe anon nga e keqja.
Legjenda e 1200 faqeve per Hoxhen eshte vetem nje nga shembujt -
qe tregon se c'mashtrime monstruoze behen ne Shqiperi, ne emer te
lirise se shtypit.
Pyetje:
Eshte ngritur ne kete rast, per gjithe letersine e krijuar
ne epoken komuniste, konkretisht per ju, nevoja e seleksionimit
te vepres dhe heqja e asaj pjese qe nuk i qendron kohes. C'do te
thoshit per kete?
Pergjigje:
E dini shprehjen "eja baba te te tregoj arat?". Nuk ka
ne bote shkrimtar sado pak serioz qe te mos e dije se seleksionimi
eshte ligji numer nje i zhvillimit te letersise. Ashtu si ne jeten
njerezore, ne letersi vdes dicka cdo dite. Shumica e letersise vdes,
vec nje pakice fare e vogel mbetet. Ketij ligji te pameshirshem
nuk ka asnje letersi, e asnje vendi apo epoke qe t'i shpetoje. Me
falni qe po them gjera te njohura, por ne debatet letrare ne kete
vend niveli bije kaq poshte saqe detyrohesh te flasesh si ne shkollen
fillore. Seleksionimi, duke qene i pameshirshem, i siguron letersise
nivelin e larte te vlerave. Duke kaluar neper kete dhimbje e kete
mort te madh, letersia diamantizohet e krijon panteonin e saj.
Pra duhet te jesh nje shkrimtar i shkalluar nga mendja qe te kujtosh
se vepra jote eshte e pafirueshme nga koha. Vec ketu duhet saktesuar
nje gje: seleksionimin e vertete e ben pikerisht koha. Po te lihej
seleksionimi ne dore te shkrimtarit, ai s'do te ishte seleksionim,
por karrikature e tij. Nuk besoj se do t'ia propozojme botes nje
marrezi te re.
Pyetje:
Ceshtja e seleksionimit tek ne ngrihet ne sens politik. Eshte
fjala per letersine qe ka qene konformiste.
Pergjigje:
Ketu qendron keqkuptimi. Seleksionimi i madh ka per kriter baze
nivelin artistik. Prandaj kosa e tij, ashtu si kosa e vdekjes nuk
ben dallim ne Londer, ne Paris, ne New-York ose ne Tirane. Kur eshte
fjala per seleksionim arsyet politike letersia nuk i njeh. Letersia
konformiste bije ne radhe te pare se eshte e dobet artistikisht.
Ne qofte se nje veper ka nivel te larte artistik atehere konformizmi
i saj vihet ne dyshim. Ne qofte se ajo rrezohet, pra per arsye politike,
nje dite do te ngrihet perseri.
Do te shtoja dicka. Ne kete vendin tone debator, shkrimtari vihet
shpesh ne ngushtice. Ta heqi nje roman a nje vjershe nga botimi,
do t'i thone: Ah, e paske hequr, turperohesh prej saj! Te beje te
kunderten, ta botoje, do t'i thone: e paske nxjerre prape, s'paske
sens autokritik!
Nuk ka gje me te veshtire se sa te merresh vesh e, aq me teper,
te debatosh me injorancen.
Disa here kam thene se vepra ime, si cdo veper e krijuar ne kushte
te tilla, ka gjurmet e kohes. Ato nuk perbejne as turp as krenari.
Ato jane ne radhe te pare nje realitet. Ajo veper ashtu ka lindur
dhe ne paste jete, ashtu do te jetoje. Me ato shenja, shkurt, me
ate fat.
Pyetje:
Lidhur me seleksionimin ka pasur mendime qe letersia e kohes
se socializmit te mohohet teresisht.
Pergjigje:
Kjo eshte absurde. Po te ishte keshtu, po te ishte se letersite
qe jane zhvilluar ne regjime te egra, duhet te mohohen, atehere,
te jeni te sigurte, se trecereku i letersise se madhe boterore do
te rrezohej.
Dihet boterisht se krenajat e letersise jane krijuar me se shumti
ne periudha te renda dhimbjeje dhe terrori. Pra nuk eshte ndonje
paradoks, qe letersia shqipe, pikerisht ne nje periudhe te tille
njohu nje zhvillim te habitshem. Ky shperthim eshte ne logjiken
e gjerave. Ky lulezim nuk i ben nder diktatures, sic e mendojne
disa. Ai i ben nder qyteterimit shqiptar dhe askujt tjeter.
Nuk eshte here e pare qe letersia shqipe ka ecur ne kunderkah. Ne
kohen e pushtimit osman, pikerisht atehere kur Shqiperia u nda nga
Evropa, letersia shqipe u be me evropiane se kurre. Me lideret e
saj Pjeter Budin, Frank Bardhin, Pjeter Bogdanin, Jeronim De Raden
etj., nje pjese e te cileve shkruanin shqip e latinisht, ajo e ruajti
programimin perendimor, dhe arriti ta vinte ne gjunje rrymen orientaliste,
ndonese kjo e fundit kishte perkrahjen zyrtare.
Ne gjysmen e dyte te shekullit te XX, letersia shqipe (dhe ketu,
ashtu si per cdo letersi kemi parasysh, pjesen me te vlefshme te
saj), ashtu si cdo art i madh, eci ne rrugetim te kundert me ate
te regjimit komunist. Regjimi e izoloi Shqiperine nga bota, kurse
letersia shqipe beri te kunderten: e sfidoi ate izolim. Ajo e cau
murin rrethues, kaperceu e para telat me gjemba dhe mberriti e para
atje ku enderronte te mberrinte njeriu shqiptar: ne Evrope, SHBA
dhe me tej, ne bote.
Nuk eshte fare e vertete, ajo qe thuhet nga disa, se eshte diktatura
shqiptare ajo qe organizoi njohjen e letersise shqipe ne Perendim.
Asnje diktature nuk mund ta mashtroje boten me artin zyrtar. Kurse
arti i vertete eshte i tille pikerisht nga qe nuk eshte zyrtar.
Shteti yne perkthente per konsum te jashtem krahas veprave te Enver
Hoxhes dhe veprat tipike te realizmit socialist. Ato botoheshin
ne 4-5 gjuhe ne Tirane, e megjithate gjate 20 vjeteve qe vazhdoi
kjo histori, asnje nga keto vepra nuk u botua ne Perendim.
Ishte merite e nje njeriu dhe e askujt tjeter qe me perkthimet e
tij shkaktoi kthese te befasishme ne njohjen e letersise shqipe.
Ky ishte perkthyesi i madh Jusuf Vrioni. Me nisme vetiake te tij,
duke vene si kriter vlerat artistike e jo politike, nepermjet veshtiresish
te medha, ky artist i rralle beri nje zgjedhje te re dhe hapi nje
shteg te ri.
Pyetje:
Ka mendime se letersia e vertete e asaj kohe ka qene letersia
e sirtareve. Mendimi juaj?
Pergjigje:
Nje pohim i tille eshte jashte cdo serioziteti. Per kriterin e vlerave
qe eshte kriteri absolut i artit, s'ka asnje rendesi ku eshte krijuar
vepra letrare: ne qeline e murgut, ne bordell, ne burg apo ne pallatin
mbreteror. Dhe natyrisht s'ka rendesi ku eshte mbajtur: ne sirtar
apo ne raftet e librarise ne drite te diellit.
Kurse per historikun e emancipimit qytetar, thene shkurt, per deshmine
e kurajes nder shkrimtaret qe ne kohra te rrezikshme krijuan vepra
te barasvlefshme nga cdo pikpamje, vendin e nderit e zene ata qe
rrezikuan veten, duke u perpjekur t'i botonin ato. Te tjeret, qe
i fshehen doreshkrimet natyrisht nuk mund te qortohen nga askush
dhe per asgje. Por ne qofte se keta te fundit do te kerkonin monopolin
e dafinave (ky pasion kaq i njohur ne Shqiperine tone te dashur),
kjo do te ishte me se e habitshme.
Pyetje:
Te kthehemi te njohja boterore. A eshte kjo njohje kriter
baze per vlerat e nje letersie. Kur flasim per te, na vete mendja
te njohja e vepres suaj. A mjafton kjo per te thene se gjithe letersia
shqipe eshte e njohur?
Pergjigje:
Njohja jashte kufijve natyrisht qe nuk eshte i vetmi kriter. Nderkaq
eshte nje nder kriteret baze. Asnje letersi e fuqishme nuk mund
te perfytyrohet e mbyllur brenda kufijve te nje vendi. Letersia
keshtu e ka filluar jeten, si pasuri globale e njerezimit. Sot flitet
shume per globalizmin. E para qe e ka kryer ate ka qene pikerisht
letersia.
Lidhur me vazhdimin e pyetjes, do t'ju them jashte cdo modestie
te shtirur, se kam arritur ta terheq e ta fus letersine shqipe ne
klubin e artit te madh te Evropes, krahas letrave gjermane, franceze,
angleze etj. Nderkaq, perseri jashte modestise se rreme, po ju them
se nuk jam i vetmi shkrimtar i njohur jashte Shqiperise. Rreth 20
kolege te mi bashkekohes, jane perkthyer e botuar ne gjuhe te ndryshme.
Disa kane nga 3-4 vepra, te botuara nga shtepi te medha dhe te cmuar
mjaft nga publiku e kritika. Qe nga Fatos Kongoli tek me i riu,
Virion Graci, i botuar nga shtepia me e madhe e Frances "Gallimard".
Nuk e teproj aspak po te them p.sh. se ne librarite e medha te Frances,
ne raftet ose "murin e perhershem" ku jane perkthimet
nga gjithe bota, ne sektorin e Evropes Jugore, (sektor qe permbledh
botimet e gati 10 vendeve - qe nga Sllovenia, Kroacia e Serbia,
gjer te Greqia e Rumania), letersia shqipe zakonisht ze vendin kryesor.
Pyetje:
Vihet re nje ethe ne Tirane e ne Prishtine per perkthime
ne gjuhe te ndryshme. C'mendoni per te?
Pergjigje:
Kjo deshire, edhe ne qofte se do te quhet ethe, per mua eshte e
natyrshme. Nuk ka shkrimtar e artist ne bote qe te mos e doje, madje
ta enderroje kete.
Me gjithe perkthimet e shumta, nje pjese e vlerave tona eshte ende
e panjohur. Nga letersia klasike shqipe p.sh., jane perkthyer pjeserisht
De Rada, Fishta, Migjeni, por ende publiku evropian nuk e njeh Naimin,
Koliqin, Paskon, Poradecin.
Ka shkrimtare te tjere te sotem, ne Shqiperi, Kosove e ne diaspore,
qe meritojne te njihen gjeresisht. Anton Pashku p.sh., prozatori
i shquar modern qe ende eshte i pavleresuar sic e meriton ne vete
boten shqiptare. E keshtu me radhe, gjer te me te rinjte, gjer te
ata qe grumbullohen sot rreth revistave "Aleph" e "Mehr
Licht".
Pyetje:
Permendet Anton Pashkun. A nuk ju duket se ka nje distance ne
raportet letrare Prishtine-Tirane?.
Pergjigje:
Per fat te keq po. Dicka eshte e shpjegueshme, e dicka jo. Izolimi,
ndarja e gjate, ballafaqimi pas kesaj, traumat e dyanshme, keto
jane gjera te njohura ne bote. Nje gje e re, teper shqetesuese ne
rastin ndershqiptar sot, eshte nje keqkuptim i heshtur, disi i fshehur
qe lidhet gjithsesi me nje tjeter keqkuptim, ate te "Shqiperise
se madhe". Cdo zhvillim, cdo afrim i natyrshem kulturor midis
shqiptareve, interpretohet nga disa rrethe evropiane si prirje drejt
kesaj ideje tmerruese. Rrjedhimisht cdo pengese per afrim, cdo mur,
cdo ftohtesi, duket sikur e largon kete rrezik.
Nje mbrapeshti e tille te menduari, qe eshte ne thelb raciste dhe
antievropiane, duhet te marre fund sa me pare. Duhet t'i behet e
qarte kujtdo se nuk mund te kete dy kute matjeje: nje per hapesiren
evropiane, qe nxit integrimin, emancipimin nderetnik, shkembimet
e vlerave lendore e shpirterore, etj. etj. dhe nje tjeter kut, nje
kut te vecante per keq, per hapesiren shqiptare, ku behet e kunderta:
ngrihen mure dhe tela.
Mendoj se Evropes dhe gjithe botes, duhet t'i behet i ditur mendimi
pothuajse i perbashket shqiptar se ne se me "Shqiperi te madhe"
kuptohet prishja e paqes ne Ballkan, ndryshimi me dhune i kufijve,
urrejtja dhe destabilizimi i rajonit, atehere me plot gojen themi:
Poshte kjo lloj Shqiperie!". Por, ne se me ate shprehje, nenkuptohet
hapesira shqiptare ne gadishull, ajo, qe duke respektuar gjer me
nje te gjithe ligjesite demokratike te Evropes, gjellon natyrshem
e ne paqe, ashtu si popujt e tjere te kontinentit, rreth qyteterimit,
kultures dhe gjuhes se vet, atehere ne kemi te drejte te themi:
"Te rroje nje Shqiperi e tille".
Pyetje:
Debatet e sotme per letersine shpesh degjenerojne ne spekullime
jashteletrare. A eshte nje semundje qe mund te shmanget?
Pergjigje:
Natyrisht qe mund te shmanget. Vendosja e disa kritereve baze te
vlerave eshte kushti i pare. Letersia eshte dicka publike dhe si
e tille do te gjykohet. Tek ne ngaterresa, mjegulla, behet me qellim
per te mbuluar te verteten. Ne porsa kemi dale nga nje diktature
ku edhe ne fushen e kultures kane ndodhur gjera te lemerishme. Po
cilat jane keto gjera te lemerishme? Mos valle jane vjershat per
socializmin, deklaratat festive, romanet realiste-socialiste, ose
mendimet e gabuara te demshme per artin, per Hollivudin, etj. etj.?
Natyrisht qe te gjitha keto bejne pjese ne dekorin e nje epoke te
denuar nga historia. Por s'duhet harruar se te gjitha keto jane
te hapura, publike. Ajo qe diktatura e ka fshehur dhe vazhdon ta
mbaje te fshehur me xhelozi eshte makina e terrorit, funksionimi
i saj. Ndaj kerkesa per hapjen e arkivave te fshehta, te dosjeve,
ka vite qe bije ne vesh te shurdher. Aty, ne ato arkiva, ne ato
dosje eshte tmerri i madh. Aty jane lemerite.
Nje armate e tere eshte mobilizuar per te terhequr vemendjen nga
thelbi i nje diktature: krimet e saj.
Lemerite ne letersi, kane te bejne ne radhe te pare me denoncimet
e fshehta. Spiunimi i kolegeve dhe denoncimi i veprave jane ne krye
te kesaj hierarkie te zeze. Nje pjese e armates se spiuneve, te
"judeve" te djeshem jane ende sot ne veprim. Dje pergjonin
e denonconin antikomunizmin ne veprat letrare. Sot, te kunderten,
komunizmin.
Pyetje:
Mendoni se historia e vjershes suaj per "pashallaret
e kuq", e ilustron kete problem?
Pergjigje:
Eshte shembull fare i qarte. Kjo vjershe mund te quhet me vlere
ose pavlere kjo s'ka shume rendesi. Me rendesi ka qene funksionimi
i makines se terrorit. Kur u zbulua rastesisht se si funkionoi kjo
makine, u ngrit befas nje stuhi e tere. Aspak ne mbrojtje te shkrimtarit
te sulmuar egersisht prej shtetit, por kundra shkrimtarit. Pra ne
mbrojtje te makines se terrorit.
Le ta shikojme fare thjeshte me qetesine qe na jep distanca kohore,
ate qe ndodhi dje me 1975 dhe sot ne 2002. Me 1975 u krijua nje
problem, nje acarim i pashembellt midis shtetit shqiptar dhe shkrimtarit.
Shteti zemerohet, tronditet. E akuzon shkrimtarin se e ka goditur
pabesisht. Shkrimtari pranon fajin. Madje shprehimisht thote: "e
ktheva armen befasisht kunder partise".
Sot, 27 vjet me pas, zbulohet kjo dosje. Ky proces gjysme i hapur,
gjysme i fshehte. Kjo makine tmerri. Per cudi disa analiste a pseudoanaliste
nuk duan te merren me te. Asnje fjale nuk thone per akt-padine kunder
shkrimtarit, nje nga me te rendat, ne mos me e renda ne historine
e kultures nen komunizem. Dhe jo vetem kaq: jo vetem nuk duan ta
bejne shtetin fajtor, por fajtor bejne prape shkrimtarin. Akuza
eshte e cuditshme: sipas tyre shkrimtari nuk e paska goditur shtetin.
Sic eshte thene edhe ne shtypin shqiptar, le ta pranojme nje cast
kete teze. Pas kesaj detyrimisht vijne disa pyetje: ne qofte se
shteti nuk qenka goditur atehere perse qenka zemeruar? Ose me sakte,
perse e ka bere kete loje: eshte shtirur si i zemeruar? Per te gjetur
nje pretekst kunder shkrimtarit? Ka dhe nje pyetje te fundit: perse
ne te gjitha keto raste: acarim i vertete i shtetit, acarim i gabuar
i shtetit, acarim shtihan (hipokrit) i shtetit, eshte shkrimtari
ai qe quhet fajtor?
Ky zhdrivillim i mbrapshte i te menduarit, kjo verberi e qellimshme
nuk jane te rastit. Ato deshmojne kembenguljen e avokateve te diktatures
shqiptare per ta mbrojtur me thonj e me dhembe kufomen e saj.
Pyetje:
Sipas jush eshte spontane kjo apo mbeshtetet nga struktura
te mbetura te regjimit?.
Pergjigje:
Eshte veshtire ne kete rast te ndash spontanitetin nga ajo qe
nuk eshte e tille.
Dosja e "pashallareve te kuq" e tronditi gjithe rrjetin
e spiunimit qe vepronte ne Lidhjen e Shkrimtareve te Shqiperise
dhe rrotull saj. Ndaj nje pjese u ngriten ashtu si dikur me thirrjen:
parti, Enver, jemi gati kurdohere! Ndryshimi i vetem do te ishte
te zevendesohej emri i Enverit me ate te Nexhmijes. Rimen le ta
gjejne vete.
Pyetje: Ka nje mendim te pergjithshem se spekullimet ne
shtypin shqiptar sa vete shtohen, ato po infektojne edhe botimet
letraro-kritike.
Pergjigje: Eshte gjithmone problemi i devijimit te se vertetes.
Ka nje teknologji te tere per kete. Tek ne ka njerez qe e kane mesuar
mire kete teknike. Ne vendet e qyteteruara kjo forme falsifikimi
nuk ecen lehte. Tek ne, per fat te keq, ende pi uje.
"Judet" e djeshem, ata qe gjer dje benin loje te dyfishte
spiunimi, (Sigurimi shqiptar - Stazi gjerman p.sh., atje te "Shtepia
me gjethe", p.sh.), vazhdojne sot qemtimin e vargjeve, te frazave.
Gjejne vjersha te shkruara ne moshen e adoleshences, ne gjimnaz,
si ato per vdekjen e Stalinit. I citojne e i stercitojne nga dy-tri
here. Bejne montazhe frazash nga artikujt, reportazhet, diskutimet.
Ne 40 vjet socializem, te mbushura me propagande te etheshme, me
festa, kongrese, konkurse per pervjetorin e Partise, per pervjetorin
e clirimit etj. etj. gjeja me e lehte eshte te besh qepje frazash.
Fraza per socializmin, per kapitalizmin, per partine. Edhe ne artikujt
per biologjine, apo per sizmologjine i gjen ato, pa le pastaj per
letersine dhe artet. Montazhi i frazave eshte mashtrim klasik. E
gjithe kjo kashte e ky ambalazh mund te zeje nje ose dy perqind
ne vepren e shkrimtarit, por i montuar me dinakeri jep pershtypjen
sikur eshte zoterues.
Spekulantet tane nuk sprapsen perpara asgjeje. Ne debatin e fundit
p.sh., qysh ne krye, u perdor nje mashtrim i neveritshem, i fabrikuar
me 1990 nga policia e fshehte komuniste. Eshte fjala per nje kinse
sharje qe i paskam bere refugjateve shqiptare. Shume here e kam
pergenjeshtruar ate fabrikim. Kam sqaruar se jo vetem s'mund te
gjendet askund nje gjysme fjale e imja kunder refugjateve, por perkundrazi,
gjenden faqe te tera te shkruara plot dashuri e dhembje per ta qysh
ne dhjetor te vitit 1990. E megjithate mashtrimi mbahet gjalle,
madje debatin per "pashallaret e kuq" nje gazetar e fillon
me te! Ceshtja e refugjateve prek mbi nje milion njerez ne Shqiperi.
Ju lutem te citoni disa pasazhe nga pershkrimi qe i kam bere ikjes
se tyre me 1990.
Pyetje:
Ne debatet per ju permendet shpesh ceshtja e qendrimit ndaj
klerit dhe sidomos ndaj Gjergj Fishtes.
Pergjigje:
Duke e ditur interesimin e publikut te gjere shqiptar per kete
pyetje do te perpiqem t'i pergjigjem asaj sa me qarte.
Lidhur me fene dhe klerin fetar une kam patur ate mendim te gabuar
si shumica e intelektualeve te brezit tim. I formuar si ateist dhe
duke mos patur respekt per kleriket e besimit te prinderve te mi,
nuk mund te them se kam respektuar kleriket e besimeve te tjera.
Me pas mendimi im ka evoluar ne te kundert. Duke hetuar fatin e
katolicizmit shqiptar, besimit me te persekutuar ne Shqiperi, sikurse
ne gjithe perandorine komuniste, kam ardhur te mendimi se shtypja
e fese ishte e lidhur me tragjedine e izolimit te vendit nga Evropa
dhe qyteterimi i saj. Kete ndryshim ne ndergjegjen time e verteton
romani "Ura me tre harqe", ngjarjet e te cilit rrefehen
ne veten e pare nga nje murg katolik. Ky murg, rrefimi i te cilit
merr tonet madhore te predikatorit dhe te zedhenesit te kombit,
eshte ndoshta personazhi me solemn, ne gjithe vepren time. Po ju
kujtoj se romani u shkrua ne vitin 1976, dhe u botua me 1978, ne
kohen kur feja vazhdonte te ishte e ndaluar ne Shqiperi.
Per Gjergj Fishten, nuk e fsheh se kam qene i gabuar ne vleresimin
e tij. Ne fillim si rrjedhoje e modes, ne vitet '60, semundje e
njohur e shkrimtareve te rinj qe lehtesisht e nencmojne traditen.
Jo vetem Fishta, nje pjese e letersise se kaluar, Cajupi, Naimi,
me dukeshin pa interes. Me pas, atehere kur mund te ishte koha e
evoluimit, ndalimi i Fishtes, e ka penguar kete proces.
Gjergj Fishta ka njohur ate ndalim absolut, qe ralle here i ka ndodhur
ndonje shkrimtari ne historine e letrave boterore. Ai ka patur gjithmone
mijra adhurues ne Shqiperi, e megjithate gjate 40 vjeteve te tiranise
komuniste, nuk jane botuar as dy radhe ne mbrojtje te tij, madje
as dy radhe me informacion objektiv. Ne kete sens eshte e habitshme
perse pakenaqesia per Fishten te shkarkohet ne radhe te pare te
nje njeri.
Ndoshta arsyeja eshte se une e kam permendur Fishten me shume se
kushdo tjeter. Dihet se lidhur me Gjergj Fishten ka patur dy mundesi
ne kete vend. E para, te mos i zihej emri me goje, thua se ai nuk
ka ekzistuar kurre. E dyta, te permendej, por vetem duke e kritikuar.
Ndonese nuk e kam cmuar sa duhet si shkrimtar, kam qene absolutisht
kundra qe Fishta bashke me Koliqin dhe Konicen, te zhbeheshin nga
letersia shqipe me ndihmen e makines se heshtjes. Prandaj, nder
dy te keqijat, heshtjen, ose permendjen, shoqeruar me nje varg epitetesh
kritikuese, kam zgjedhur te dyten. Per nje zgjedhje te trete koha
nuk jepte asnje shans.
Epitetet denigruese e fyese, kane qene si nje monedhe e zhvleftesuar
ne Shqiperi. Madje nje pjese e shkrimtareve bashkekohes, e atyre
qe quheshin te realizmit socialist, i kane provuar mbi shpine. Autori
i ketyre radheve disa here eshte quajtur revizionist, dekadent,
popullperbuzes, kunderrevolucionar, reaksionar, nxires i realitetit,
ndjekes i Gjillasit, amator laviresh, pervers, zevzek etj.
Kjo goje e shthurur, epitetet kunder prones private, SHBA-se, muzikes
se modes, Izraelit, Papes, Hollivudit, etj. nuk besoj se e demtonin
seriozisht njeriun. Shpesh ato benin te kunderten.
Me 1960, kur kam qene student ne Moske, jam gjendur perpara nje
alternative te tille: te botohej libri im i perkthyer ne rusisht,
me kusht qe ne parathenie te vihej nje epitet i keq per kohen (ndikimi
i modernizmit perendimor), ose te mos botohej. Pa asnje medyshje
pranova botimin te shoqeruar nga epiteti.
Pyetje:
Ju folet per evoluimin lidhur me fene. A ka patur evoluim tek
ju edhe per Fishten?
Pergjigje:
Natyrisht qe ka patur, ndonese me vonese. Madje ndergjegjesimi im
per fatin e katolicizmit shqiptar me ka cuar natyrshem te ndryshimi
i vizionit per Gjergj Fishten. I cliruar nga kornizat e ngushta
te vleresimit ngushtesisht estetizant e profesional, zbulova permasat
globale te poetit. Si shenje dhe si prove e ndryshimit tim ka qene
kerkesa publike per botimin e Fishtes ne Shqiperi. Ka qene e para
kerkese e bere ne shtyp. Kjo ka ndodhur me 21 mars 1990, kur Shqiperia
ishte ende komuniste. Nuk e kam quajtur per merite kushedi cfare,
e kam quajtur ne radhe te pare nje borxh te ndergjegjes sime.
Pyetje:
Po insistoj per Fishten, meqenese, sic e thoni ju vete, per
te ka interes te gjere nga publiku shqiptar. Cili eshte mendimi
juaj sot per vendin e tij ne panteonin e letersise shqipe?
Pergjigje:
Kembengulja juaj eshte e drejte. Edhe pas komunizmit shtypi
ka dhene dromca ose fraza te mija te montuara keq, te cilat ne vend
ta sqaronin e kane nderlikuar problemin.
Qendrimi im eshte ky: Gjergj Fishta bashke me Naim Frasherin, jane
dy poetet me te medhenj, te vetmit dhe me sa duket, te fundmit poete
kombetare te letrave shqipe. Me cilesimin "poet kombetar",
ne shume vende, e sidomos ne gadishullin tone, pagezohen poetet
me status te vecante, qe fati e sjell te kapercejne kufijte letrare
e te behen njesh me pejsazhin global kulturor, shpirteror e historik
te vendit, me kumtet e me shejzat e tij. Keto atribute misionaresh,
qellon qe u a rritin peshen dhe hijen disa here ne dem te vlerave
ngushtesisht artistike. Ndaj nje gjykim estetizant mbi ta, sic u
permend pak me lart, mund te rezultoje i gabuar.
Desha te shtoj ketu se nje prove tjeter, prove me e re qe verteton
rendesine globale te Fishtes dhe Naimit, ishte pikerisht kjo kohe
e tranzicionit poskomunist. Kur kombi shqiptar u gjend perpara nje
trandjeje te frikshme, kur u troshiten pa asnje dallim shtyllat
mbajtese te ngrehes se tij morale, historike, ato shtylla pa te
cilat asnje komb evropian nuk mund te quhet i qyteteruar, keta dy
misionare ishin me te nevojshem se kurre.
Desha te shtoj se ne kete kaos, emri i Fishtes, u perdor shpesh
ne menyre hipokrite. Nuk mund te shpallesh adhurues i Fishtes dhe
njeherazi te tallesh e te hedhesh balte mbi ato qe Fishta i kendoi
e i sublimoi ne vepren e vet: gjuhen shqipe, historine, rrenjet
e shqiptareve.
Nuk mund te pergjerohesh per Gjergj Fishten e po ate dite te ulerish
se shqiptaret jane nomade te ardhur tani vone nga Kaukazi dhe Gjergji
tjeter, Gjergj Kastrioti eshte hajdut kuajsh nga Mali i Zi. Nuk
mund te jesh ithtar i Gjergj Fishtes e te mos thuash gjysem fjale
per atdhemohuesit e sotem, per depertimin e integrizimit arab ose
te vrasjes se perseritur te prifterinjve katolike sot me 2002, ne
Shqiperi.
Pyetje:
Keni ngulur kembe se Shqiperise i duhet sot nje mendim ndertues,
pozitiv. Ne kete sens mendoni se kultura, letersia shqipe, e cila
sic thate ka hyre ne Evrope, ta ndihmoje per t'i hapur rrugen e
Evropes gjithe vendit?
Pergjigje:
Ka qene nje vend qe besoj se ka perfituar nga kultura e letersia
e vet antike per te hapur porten e Bashkimit Evropian. Ky vend ka
qene Greqia.
Nuk besoj se rasti eshte i perseritshem. Megjithate, ne rrethanat
e sotme, kur Shqiperise i duhet te perballoje akuzen per mungese
qyteterimi, letersia e arti i saj mund te ndihmojne ndjeshem ne
mirekuptimin me kontinentin.
Dua te perfitoj nga rasti per te ngritur ketu nje problem, qe mund
te cilesohet dramatik: shperfilljen e shtetit per fatin e librit
ne Shqiperi. Vihet re nje ngazellim adoleshent per shfaqje te bujshme,
ngazellim qe s'ka ndonje gje te keqe, po te mos shoqerohej me mosperfilljen
per librin. Gjendja e tij eshte ne nje faze gati barbare. Shqiperia
eshte i vetmi vend ne Evrope qe nuk ka nje rrjet serioz per shperndarjen
e librit. Per kete kritike administrata shqiptare mund te perpiqet
te gjeje justifikime te shqepta, (veshtiresite e tranzicionit, ekonomia
e tregut etj.), por une do te permend nje tjeter fakt qe nuk pranon
asnje justifikim: Sic e kam marre vesh, Shqiperia eshte vendi qe
e ka TVSH-ne (taksen) per librin 20%, domethene me te larten ne
gjithe vendet e ish-Lindjes komuniste. Per te permbysur nje gjendje
te tille skandaloze, shtetit shqiptar do t'i mjaftonin vetem disa
minuta.
Lidhur me mendimin ndertues, pozitiv, mendoj se sot eshte me i nevojshem
se kurre. Mendimi mohues, eshte flamuri me i lehte per t'u futur
ne nje beteje. Per fat te keq, ne Shqiperi sot ai eshte zoterues.
Strategjite e shume partive ne vend qe te mbeshteten ne programe
e projekte ndertuese, jane bazuar ne mohimin e tjetrit. Kenaqesia
e zbulimit te se keqes se tjetrit, kur nuk shoqerohet me nje pervijim
ndertues, s'eshte vec nje pasion shterp e vetevrases.
Pyetje:
Mendoni se shembujt e ketij mendimi ndertues mund te gjenden
ne historine tone? Ka njerez qe mendojne se ne te zoteron e kunderta:
shembulli shkaterrues.
Pergjigje:
Nuk mendoj ashtu. Ne kroniken shqiptare gjenden te dyja. Me
modelimin e heroit te vet Kastriotit, (modelim ose mit i perbashket
i Shqiperise dhe i Evropes) shqiptaret rizgjodhen nje program, nje
orientim. Per fat te keq, per shume shekuj, ky program ra ndesh
me nje realitet te eger. U perdor gjithcka: armet, taksat, ndeshja
e feve, e ideologjive etj. qe shqiptaret te hiqnin dore nga ky orientim.
Si rrjedhoje pati periudha qe programi u demtua, u mjegullua, desh
ra ne humnere. Se fundi ai ngadhnjeu. Sot gjithe shqiptaret qe jetojne
ne gadishull, ne kontinent dhe ne bote, njezeri kane zgjedhur perseri
orientimin evropian. Por kjo zgjedhje nuk tregon se problemi nuk
eshte zgjidhur.
Mund te thuhet se krejt ravgimi dhe drama shqiptare jane zhvilluar
rreth ketij strumbullari. Aty gjendet e mira dhe e keqja e historise
sone. Ndertimi dhe prishja. Ngritja dhe renia jone. Fill pas Luftes
se Dyte Boterore, shefi i komunisteve shqiptare Enver Hoxha, brohoriste
e bente sikur pergjerohej per aleatet anglo-sovjeto-amerikane, per
ndertimin, emancipimin, boten e re demokratike, por nderkaq kur
erdhi puna te prova e orientimit zgjodhi modelin e kundert. Ne vend
te Kastriotit zgjodhi Haxhi Qamilin. Ky kapitull i zi i historise
sone, ai qe mund te mbaje titullin: "Hoxha zgjodhi Haxhiun"
dihet c'na solli. Skizofrenia e politikes se sotme shqiptare ka
lidhje prape me modelin evropian, me sakte evropiano-atlantik. Askush
nuk guxon te ngrihet haptas kunder tij, por nje pjese punon kunder
tij. Arsyeja eshte themelore: klima e demokracise evropiane eshte
fare e papershtatshme per kete race politikanesh. Ndaj perpara se
ajo t'i thaje e t'i zhbeje ata, ashtu sic ndodh me qeniet qe i ka
ikur koha, ata per te mbijetuar do te perpiqen ta shuajne ate fryme.
Me fjale te tjera, do te bejne ate qe beri hoxha dikur: te kerkojne
haxhiun. Lufta per modelin eshte sot me e forte se kurre.
Pyetje:
Mendoni se kjo lufte kunder kesaj politike mund te fitohet?
Pergjigje:
Natyrisht qe po. Qytetaria shqiptare do t'i gjeje rruget per
kete. Ketu dua te perseris se acarimi i vazhdueshem me politikanet
nuk i sjell asgje te mire nje vendi. Ndaj s'duhet nxitur artificialisht
e as duhet kthyer ne sport kombetar. Nderkaq une e kuptoj se shqiptaret,
kudo qe jetojne, ne Shqiperi, Kosove e gjetke, ndodhen ne nje periudhe
te tille kur gabimet e fajet e politikaneve pushojne se qeni thjesht
gabime dhe faje por aty per aty kthehen ne gabime dhe faje themelore.
Ne Shqiperi ka ndodhur nje prishje qe duhet te ndreqet sa me pare:
prishja e paktit te zakonshem midis popullit dhe politikes. Ky pakt
duhet te rivendoset me ngut.
Pyetje:
Sipas jush kush duhet ta beje hapin drejt kesaj rivendosjeje?
Pergjigje:
Natyrisht qe hapin duhet ta beje politika. Por per ta bere kete
hap politika shqiptare duhet te shkundet e te pastrohet nga nje
ndotje e rende qe ka rene mbi nje pjese te saj. Ajo duhet te rifitoje
moralitetin dhe nderin e humbur. Krizat e moralit jane te zakonshme
per politikanet kudo ne bote. Ne Shqiperi ka ndodhur dicka e vecante.
Jane vene ne pikepyetje dy nga shtyllat mbajtese te cdo politike:
serioziteti dhe perkushtimi ndaj vendit. Ne te gjithe jemi deshmitare
te mungeses se seriozitetit. E folura percart, kapardisjet prej
kllouni, shperfillja, talljet me publikun, deklaratat e papergjegjshme,
udhetimet per qejf, shpenzimet, camcakizin ne goje perpara kamerave,
celularin ne vesh gjate mbledhjeve te parlamentit, keto e te tjera
si keto jane shprehja e jashtme, vulgare dhe e padurueshme, e nje
te keqeje te brendshme. Ato jane nje peshtyme ne fytyre qe i behet
popullit shqiptar, ne radhe te pare varferise, e pastaj gjithe halleve
te tjera te tij.
E keqja nuk mbaron me kaq. Kete mungese skrupulli, kete plasje cipe,
disa nga politikanet tane e afishojne haptas, gati-gati me krenari.
Ky afishim eshte shenje jashtezakonisht e keqe. Me ate afishim keta
politikane shpallin boterisht se populli shqiptar nuk meriton as
seriozitet e as perkushtim. Te tilla shenja deshmojne nje psikologji
shkaterrimi. Qysh nga Neroni dhe Kaligula, ato jane teper te rralla
ne historine e Evropes. Politikanet dhe drejtuesit, qofshin edhe
te zinj, jane zakonisht te kujdesshem per te ruajtur cipen. Kur
ajo plas, prit katastrofen.
Pyetje:
Keni shprehur disa here dyshimin se difektet ne politiken shqiptare
mund te jene te qellimshme.
Pergjigje:
Per fat te keq kam dyshuar per kete dhe vazhdoj te dyshoj. Kjo
kembengulje e perseritur per ta cnderuar me cdo kusht Shqiperine,
per ta paralizuar, per t'ia prere rrugen drejt familjes evropiane
sa here qe ajo rruge hapet, per te gjetur me cdo kusht nje shkak
per trazira sa here qe punet vene mbare, per ta provokuar ne menyre
sistematike, per te mos e lene te marre fryme, keto eshte veshtire
te merren si rastesi. Prandaj kemi te drejte te pyesim me alarm:
ky acarim vetevrases, ky nguc e ky provokim per gjithcka, ky zell
i palodhur qe ritualet e demokracise: votimet, zgjedhjen e parlamentit,
zgjedhjen e presidentit, t'i kthejne ne ankth e ne mjerim, mos valle
eshte dicka e programuar? Ne qofte keshtu, atehere gjithe koha e
humbur e Shqiperise ne kete fund epoke eshte humbje e programuar.
Une ende nuk dua ta besoj kete gje. Ndryshe do te besonim ne nje
tradhti te hapur ndaj interesave shqiptare. Fjala "tradhti",
fjale e zhvleresuar prej komunisteve, shumekujt mund t'i duket e
vjeter, si arme muzeu e dale mode. Nderkaq, disa jave perpara, ne
nje vend te madh demokratik si Franca, shefi i shtetit e akuzoi
publikisht nje krah te politikes franceze "per tradhti ndaj
Frances".
Populli shqiptar, gjindja shqiptare eshte e fundit qe ka dale ne
liri ne kontinentin evropian. Sic ndodh shpesh me ate qe vonon,
ne shqiptaret po krijojme keqkuptime, pritje te ftohte, ndoshta
frike. Deshiren e tij per frymemarrje, per liri e demokraci, shumekush
e shikon me sy daltonike. Me lejoni te perseris mendimin, se nuk
eshte nje perbindesh qe del nga mjegulla por nje popull si gjithe
te tjeret.
Per kete keqkuptim e kete ftohtesi, perpara se te bejme me faj te
tjeret, le te shikojme veten tone dhe ta kerkojme aty te keqen.
Dhe le te perpiqemi ta zbehim, gjersa ta shkulim.
|