NUMĖR 64
SOT ËSHTË
 
BALLINA
ARTIKUJ
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
Një rrugë e largët sa një ëndërr
BDI premton "Integrim të përshpejtuar"
Dakordim, apo "Qeveri të kurbanit"?
Turpëruesit e Shqipërisë
Ekonomia e Kosovës në komë
Çka zgjodhi Qoviçi në Luginë të Preshevës?
Ekstremi i djathtë, apo keqkuptim?
 
ARTIKUJ VITI IV - 15 QERSHOR 2002

Shtypi shqiptar «Koha jonë» - Athinë
VIKTIMA E RE E RACIZMIT GREK

Shkruan: Pano HALLKO

Racizmi, diferencimi, dhe diskreditimi jane goditje te medha shpirterore per njeriun edhe kur eshte ne moshe te madhe. Por c'mund te ndodhe me nje femije 10 vjecar qe fati i keq i dha familjes se tij rrugen e kurbetit per ne Greqi.

Behet fjale per familjen Rrasa nga Shtermeni i Elbasanit qe erdhi ne Greqi ne vitin 1995, per te punuar. Ruxhensi i vogel u fut ne shkollen nr.2 ne lagjen Neo Psiqiko. Pervec, perparimit shume te mire ne mesime, u shqua qysh ne fillim edhe si talent ne lojen e futbollit. Shkolla, duke e pare kete, i rekomandoi familjes se tij ta regjistroje Ruxhensin ne Akademine Sportive ne periferine e quajtur Papagos. Familja duke pare ecurine e djalit, vendosi ta regjistroje edhe pse kundrejt nje shume te madhe mujore e cila i rendonte shume sepse te dy prinderit punojne me dite pune; babai (Simoni) ne ndertim, kurse nena e tij neper shtepia ashtu si shumica derrmuese e emigranteve.

Djali pervehtesoi tekniken e futbollit dhe u be asi i skuadres. Ne shkolle nderkohe vazhdonte te perballonte nje "lufte" te sharash jo vetem nga shoket e tij, por per fat te keq edhe nga mesues si p.sh, mesuesja Ana Aroni, e cila me ose pa shkak do t'i shkulte veshet dhe floket pa harruar t;i thot:0-"Koloalvane, palioalvane-dmth shqiptar i poshter etj.

Per fat te keq, kjo ndodh ne shumicen e shkollave ne Greqi.

Por kete te keqe e"kane pranuar" shqiptaret ne Greqi. Ekeqja me e madhe eshte kur racizmi dhe diskriminimi vijne nga shteti zyrtar. Skuadra ku luan Ruxhensi (Jani) ne dokumenta, sepse keshtu e kerkon shoqeria "e civilizuar" greke, u ftua te shkoje per ndeshje ne Itali. Trajneri dhe manaxheri pergatiten dokumentat e githe femijeve te ekipit, te cilet paguan edhe nga 500 Euro secili per gjysmen e cmimit te biletes per ne Milano, dhe shkuan ne aerodrom per te marre avionin e linjes. Ne kete skuader kishte edhe femije te tjere te huaj si nga Rumania, Polonia etj. Por kontrolli i doganes se aerodromit vecoi vetem shqiptarin e vogel(i cili kishte edhe pasaporte) per ta kthyer mbrapa. Preteksti ishte se ky femije u dashkerkej te kishte lejen e punes?!? Trajneri mori menjehere babain e tij ne celular, dhe ky i fundit la punen e frymen e mbajti ne aerodrom. Mbasi paraqiti te famshmen Karte "Jeshile"ne te cilen ishte i shkruar edhe emri i femijes, i thane se duhet qe edhe djali te kishte te tille...Keto kerkoi nepunesja e daljes B3 ne aerodromin e Athines.

Vogelushi shqiptar, duke mos kuptuar djallezite e ingranazheve greke, filoi te qaje me te madhe. As protestat e trajnerit dhe te manaxherit nuk munden te bejne gje. Tani prinderit e tij pagujne nje mjek psiqiater i cili me kot mundohet t'i mbushe mendjen se...kjo ka ndodhur gabimisht, se Greqia i do femijet e huaj etj etj. Djali e shikon ne sy dhe duket sikur i thote:- Une vij andej nga me rrahne, ti vjen andej nga te thane...


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:27
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË