NUMĖR 66
SOT ËSHTË
 
BALLINA
ARTIKUJ
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 

Visaret e kulturës Çeke në mëshirën e ujërave

ARTIKUJ VITI IV - 15 SHTATOR 2002

Zgjedhjet në Luginën e PreshevëS
SHQIPTARËT RRËSHQASIN DREJT OMBRELLËS SË ÇOVIÇIT

Shkruan: Malë BERISHA

Edhe pas përfundimit të konfliktit në Luginë të Preshevës por edhe tani ndër politikanë serb por ndër ta më së shpeshti nënkryetari i qeverisë serbe Nebojsha Çoviç mund të ndëgjohen mendim se " shumë probleme në regjion mund të zgjidhen në mënyrë se si u zgjodh problemi i Luginës së Preshevës."

Kjo ndoshta për një pjesë të njerëzve që nuk janë të njohur me zhvillimet në Luginë të Preshevës do të ishte ashtu por për ata të cilët i njohin problemet në këto treva metoda e Çoviçit është cinike po ashtu sa janë cinikë ata të cilët i lejojnë Çoviçit të flasë dhë të veprojë ashtu. Në mos asgjë Çoviçi me klikën e tij nga Lugina e Preshevës i hapi dyert vetes që të veprojë më shlirshën në Kosovë.

Pse në Luginë të Preshevës? Nebojsha Çoviç gjatë pushtetit të Millosheviqit ishte njëri prej njerëzve më të besueshëm mu për atë edhe ishte emëruar prefekt i Beogradit por edhe ndër klasën e re në Serbi Nebojsha Çoviç vepron me metoda politike të Millosheviqit. Ndërsa sa i përket Luginës së Preshevës ai thënë drejt edhe ndër liderët lokla politik por edhe tek një pjesë ë populltaës u shfaq si një "shpëtimtar". Në mos asgjë takimet "prapa perde" por edhe të hapura edhe sot e kësaj dite nuk e heqin dyshimin se pikërisht me urdhër të Çoviçit këtui u bënë shumë gjëra duke mos përjashtuar edhe vrasjen ë gati të gjithë komandattëve lokal të UCPMB - së.

Si e fituan 3 % serbë postin e nënkryetarit?

Ndoshta është e tepërt të thuhet por nuk do të besonte askush se edhe kësaj here shqiptarët në Bujanoc edhe pse me 61 % të popullësisë do ta fitonin pushtetin lokla po të mos ishte ndihma e faktorit të jashtëm nga se u tentua që prap pushteti lokla të mo iu dorëzohet shqiptarëve duke fshehur dhe prolonguar me ditë të tëra rezultatet ë zgjedhjeve të fundit lokale.

Në mos agjë edhe liderët lokal por edhe ish - luftëtarët e UCPMB -së e kuptuan se dikur edhe pse ishte fjala për konflikt lokal ishin faktor ndërsa prej atë ditë kur u bë demobilizimi i UCPMB - së ish ushtarët u defaktorizuan sa nga mosveprimi unik i tyre sa nga injorimi nga partitë politike shqiptare sa nga pengesta ë kohë padskohësme të Çoviçit dhe klikës së tij policore e ushtarake.

Dhe pas të gjithë "rrathëve të ferrit" juristi i diplomuar Nagip Arifi nga Tërnoci i Madh u zgjodh prefekti i parë shqiptar në histori të Bujanocit, por them edhe një herë duke pasur parasysh këmbëngulësinë ë ndërkombëtarëve të cilët insitonin me cdo kushte zgjedhejt të jenë objektive.

Serëbet e Bujanocit si të gjithë serbët i ish - Jugosllavisë protestuan disa ditë para KK të Bujanocit nga se shkurt nuk janë mësuar që ti u prijë shqiptari kështu sindromi i mospranimit të realitetit nga ana e serbëve është një sëmundje apo një trashigimi gjenetike ka vazhduar edhe më tutje pa marrë parasysh se kohët kanë ndrruar.

Zgjedhjet në Bujanoc ishin një provim edhe për partitë politike shqiptare atje nga se më në fund ata duhej të dëshmonin se ishin unik dhe se kishte ardhur momenti historik që shqiptarët ti kanalizojnë votat e tyre.

Në asamblenë komunale shqiptarët do ti kenë 14 këshilltar komunal, 8 nga ata janë të Lëvizjes së Progresit Demokratik e përbërë nga ish - antar të UCPMB- së.

Në Medevgjë thënë drejt zgjedhjet kaluan qetë por edhe pse shqiptarët me autobusë erdhën nga Kosova për të votuar ata atje mund të votojnë vetëm për njërin prej kandidatëve serb i cili është më pak i keq se të tjerët!

Në Preshevë serbët lokal nuk kishin shansë të rrezikonin votuesit shqiptar nga se ata përbëjnë vetëm 3% të popullësisë por megjithatë siguaruan tre vende në asamblenë komunale.
Zgjedhjet i ftoi Partia e Veprimit Demnokratik dhe Riza Halimi do të qëndrojë në krye të komunës edhe më tutje. Të kujtojmë se ai është zgjedhur kryetar komune në gusht të vitit 1992.

Si u bë lëshimi i parë në Preshevë

Pas mbarimit të zgjedhjeve lokale liderët lokal shqiptar deklaruan se së pari do të formohet Këshilli Nacional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës e më pastaj të vazhdohet angazhimi për realizimin e autonomisë për shqiptaërt e këtyre trevave.

Më parë në gusht të vitit të kaluar u forumua Këshilli Koordinues i përfaqësuesve politik shqiptar të Luginës së Preshevës por ky këshill kurrë nuk funskonoi pasi në punë e tij kurrë nuk morën pjesë përfaqësuesit ë ish UCPMB- së.

Prandaj zhurma rreth forimit të Këshillit Nacional edhe nuk ka bërë kurrfarë përshtypje ndër qarqet lokale por edhe më gjërë.


Në mbledhjen e parë konstituive të KK të Preshevës kishte ardhur edhe Nebojsha Çoviç. Serbët lokla kishin siguaruar vetëm tre vende në asamblenë komunale.

Dhe për habi të të gjithëve njëri nga serbët lokla u zgjodh nëkryetar i asamblesë komunale! Për të qenë cinizmi edhe më i madh të nesërmen disa nga liderët lokal që kishin pranuar këtë propozim publikisht dekjlaruan se "Presheva është multietnike" edhe pse nga 46 000 banorë vetëm 3% janë serb!

Ndër qarqe të ndërkombëtarëve që veprojnë këtu në Luginë të Preshevës kjo u komentua si "edhe një pazar i sukseshëm në mes të Çoviçit dhe liderëv lokal shqiptar"!

Me lëshimin që u bë në Prshevë më së shumti u dëmtuan shqiptarët në Bujanoc nga se serbët tani atje do të kërkojnë por edhe është ë mundur të arrisin edhe më shumë se sa që atyre iu takon në ndarejne pushtetit lokal.

Por cka është edhe më rëndë si do të realizohet autonomia e shqiptarëve me nënkryetarin serb të asammblesë komunale në Prshevën shqiptare.

Prandaj edhe njëherë shtrohet pyetja për cfarë modeli të zgjedhjes së cështjeve kontestues bëhet fjalë këtu në Luginë të Preshevës që kjo të aplikohet edhe në vende tjera, parameëndoni nënkryetarin e asamblesë komujnale serb në Gjakovë apo gjetiu ndër qytete e Kosovës ku serbët lokal mezi që arrisin 3% e popullatës.

Kah shkon tutje Lugina e Preshvës

Ngjarjet pas zgjedhjeve lokale jan më tepër rrëshqitje nën ombredhën e Çoviçit se sa hapa drejt realizimit të autonomisë nga se autonominë nuk mund ta relaizojnë ata të cilët marëdhëniet ë tyre i kanë më të mira më ndonjërën nga partitë në Serbi se sa me Arben Xhaferin në Maqedoni.
Profilizimi i faktorit politik shqiptar më së keqi po refelektohet në treva kështu sic është Lugina e Preshevës nga se liderët lokal nuk mund të maten me veprimet e liderëvve që kanë përgjegjësi më të madhe por edhe aftësi më të madhe.


Në Luginë të Prsehsvës bashkë me Çoviçin ka vepruar edhe Rasim Lajiq ministër në qeverinë e Koshtunicës prandaj edhe këtu mund të flasim për vijën e njejtë si në Sanxhak Lajiqi që nuk ka kurrfarë morali politik dhe Ugljanini i cili nuk e zbret lehtë cimin e tij.

Por ende ka mjegull ngase tani janë zgjedhjet presidenciale në Serbi dhe pas zgjedhjeve me siguri se dikush prej liderëve lokal duhet të shkoj nmë Beograd si zëvendësministër i qeverisë republikane apo ndonji post tjetër dhe një ditë të vijë koha që në bisedimet shqiptaro - serbe për Kosovën në anën tjetër të serbëve të jetë i ulur edhe një shqiptar për ta "lehtësuar" dialogun.

Por një pjesë ë elektoratit më në fund ka kuptuar se karta ë autonomisë ndoshta për herë të fundit është përdorur në zgjedhjet e fundit lokale.

Apo së paku mund të themi se pak kush këtu po ë kupton rëndësinë gjeostrategjike të këtyre trevave.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:25
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË