Der
Spiegel, 25 janar 1982
E
tëra dukej si pas një ekzekutimi
Vrasës
të panjohur i vranë në afërsi të Heilbronnit
tre jugosllavë. Për autoritetet shtetërore gjermane
kjo masakër është kulminacion i ri në luftën
e fshehtë, në të cilën agjentë të
sigurimit jugosllav dhe kundershtarë të pushtetit luftojnë
mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit
u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve
në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës.
BMW-ja e gjelbërt 316 dilte nga garazha. Shoferi nuk donte
ta kthente veturën në borë dhe vazhdon të vozisë
deri te udhëkryqi duke vozitur së prapthi diku rreth 40
metra.
Kur ndalet vetura del një njeri nga një vend ndërtimi
në anën e djathtë të veturës dhe gjuan
nga një distancë 3m. në veturë. Një njeri
i dytë gjuan gjithashtu dhe shikon pastaj në veturë
për t`u bindur se a ia kanë arritur qëllimit. Fqinj
të frikësuar nga krismat i shohin dy burra duke ikur.
Ishte shqetsuese ajo që kanë parë banuesit e komunës
së "Untergruppenbach"-ut te Heilbronni: Vetura vazhdonte
të uturinte sepse shoferi e kishte këmbën ende në
pedalen e gasit. Pastaj ai e lëshon si duket freksionin dhe
vdes. Kështu që vetura vazhdon të ecën deri
sa i mëshon një garazhe përballë. Vetura ndalet,
motori fiket dhe mjedisi qetësohet.
Policia ka gjetur në veturë:
|
Shoferin
Bardhosh Gërvalla, 31 vjeq, jugosllav, i goditur nga 6
plumba, qëndronte i vdekur pas timonit,
Bashkudhëtarin e tij, Kadri Zekën, 28 vjeç,
i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup, dhe
Vëllain e shoferit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç,
gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje me plumba.
Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit
edhe drejtimi i tyre politik: jugoslavë në ekzil që
i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës
në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre
veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit.
Edhe për autorët e vrasjes pati shënjime. |
Në
vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë
vdes, i kishte pëshpëritur policisë: "Ka qenë
UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).
Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat
nga pistoletat të - kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin
qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një
polic në vendin e ngjarjes thotë: "E tëra dukej
si pas një ekzekutimi".
Është metodë që përdoret nga shërbimi
sekret, siç thotë snajperisti dhe instruktori i policisë
nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër
plumba "tre për ta mbërthyer vitimën nëse
ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për
ta bërë të paaftë për kundërvënie,
dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjepruese".
Edhe kjo flet për UDB-në."
Qe shumë vite grinden shërbimi sekret jugosllav dhe kundërshtarë
e regjimit në botën e jashtme. Në shumë raste,
jugosllavët në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat
dhe përfaqësuesit e qeverisë së tyre. Beogradi
reagonte në krim dhe terror gjithmonë me të njëjtën
mënyrë. Skenë e Shoot-out-it ballkanik ka qenë
kohë pas kohe Republika Federale e Gjermanisë dhe policia
ka qenë deri më tash e pafuqishme për t`i dhënë
fund kësaj veprimtarie.
Ndërsa përgjegjësit janë dal në shesh.
Beogradi ua ka frikën grupeve në ekzil, të cilat
janë vatër trazirash në shtetin shumënacional
- dhe i lufton ato. Sidomos kroatëve që janë jashtë
ua kanë drejtuar pistoletat vrasësit e shërbimit
sekret. Në shumë raste krimesh kundër kroatëve
në ekzil është dëshmuar pjesëmarrja e Beogradit.
Për shembull: Kur shkëputet kroati Franjo Goreta nga shërbimi
sekret jugosllav me detyrë për vrasje në Republikën
Federale Gjermane dhe e vranë një oficer udhëheqës,
Beogradi e nis një komando menjëherë për ta
likuiduar atë. Ende se kishte kryer dënimin Goreta , kur
njerëz të UDB-së ndërmorën një atentat,
në të cilin Goreta shpëtoi për pak.
Në procesin e këtij akti gjyqtari dërgoi një
apel deri më tash të kotë drejt Bon-it. "Nuk
mund të lejohet që në vendin tonë të kryhen
vrasje të shteteve të huaja për t`i zgjidhur problemet
e tyre të brendshme".
Krahas kroatëve tashmë në shënjestër të
shtetit jugosllav janë edhe shqiptarët. Që nga pranvera
e fundit kur shqiptarët rezistuan në provincën jugosllave
në Kosovë, ku u bënë trazira të përgjakshme,
Beogradi i ka zbuluar shkaktarët jashtë vendit: Prej shtetit
shqiptar fqinj dhe prej shërbimeve besnike komuniste dirigjohet
konflikti, mirëpo edhe nga Republika Federale Gjermane, siç
thonë politikanët e Beogradit.
Në fakt vetëm në Baden-Württemberg jetojnë
diku 2000 shqiptarë, shumica prej tyre me strehim politik.
Lidhur me aktivitetet e tyre shpeshherë u ankua konsullata
e përgjithshme në Stuttgart.
Për shembull, në pranverën e 1981-shit demonstruan
shqiptarët në një demonstratë jo të rëndësishme,
në të cilën ata kërkuan ndarjen e Kosovës
nga Jugosllavia. Ndërkohë demonstruasit e diktuan se dikush
nga një shkollë jugosllave po i fotografonte, hynë
disa brenda dhe pos fotografistit ata e takuan edhe konsullin e
përgjithshëm jugosllav Branko Dimitrijevic. Ata au morën
filmin, të cilin më vonë u detyruan ta dorëzojnë
në polici.
Kjo mund ta ketë lidhur një zingjir vdekjeprues, se njëri
prej të cilëve kishte hyrë në atë shkollë
dhe të cilin me siguri e kanë fotografuar, ishte Bardhosh
Gërvalla, ngarësi i veturës, i vrarë te Heolbronn-i.
Gërvallajt kanë qenë të njohur në skenën
e jashtme. Vëllai Jusufi i cili para pak kohe i kishte dhënë
një intervistë një gazete ditore, në të
cilën thoshte se ishte për luftën e armatosur kundër
shtetit jugosllav, ka qenë sipas njoftimeve të policisë
edhe redaktor i gazetës "Zëri i Kosovës"
në ekzil.
Bardhosh Gërvalla kshte ardhur në Gjermani më 1974.
Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë,
në Solitudestraße 44, në Ludwigsburg. Bardhoshi
i martuar, dy fëmijë ka qenë aktiv sidomos në
legjislacionin e punës për bashkëkombësit e
tij.
Koka politike e vëllezërve ka qenë si duket Jusuf
Gërvalla. Sidomos ai fajsohej nga konsullata e përgjithshme
jugosllave të jetë antar udhëheqës i "Fronti
të kuq" që luftonte kundër qeverisë jugosllave.
Kjo organizatë ishte aktive, deri më tash, vetëm
në Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe të tjera kosovare
u shfaqte në raportin vjetor të ministrisë federale
për mbrojtjen e kushtetutës.
Jusufi, i martuar, tre fëmijë, duhet të ishte bashkëbotues
i gazetës së ndaluar në Jugosllavi "Zëri
i Kosovës", për të cilën ai punonte nga
vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkëpuntor
kompetent i të njëjtës revistë.
Në murin e jashtëm të shtëpisë së
vëllezërve në "Auf der Habichtshöhe 40"
e kishin varur, në shenj pikëllimi, një flamur në
gjysmështizë të kuq me një shqiponjë dykrenare
dhe një yll - ngjyrat e Kosovës dhe njëherit flamuri
kombëtar i Shqipërisë.
Çfarë rëndësie kanë aktivitetet e shqiptarëve
në ekzil për Beogradin nuk e dëshmon vetëm masakra
në Heilbronn. I ngjashëm ishte edhe një aksion i
madh i shërbimit sekret serb në fillim të vitit,
kur bashkëkombësi, Rasim Zenelaj u muar në shënjestër.
Zenelaj ka qenë një antar udhëheqës i "Besëlidhjes
Kombëtare Shqipëtare".
Me gjuajtjet nga pistoleta në kundërshtarin e qeverisë
Zenelaj, i cili e mbijetoi edhe pse i lënduar rëndë
i shpëtoi atentatit, u dëshmua për herë të
parë drejtimi i ri i shërbimit sekret jugosllav.
Për ta mënjanuar Zenelajn Beogradi kishte kurdisur plane
të kushtueshme. Kishte nisur disa agjentë, madje kanë
rrezikuar edhe dikë nga zyrtarë të konsullatës
dhe kanë eksponur ndihmësit e heshtur. Megjithatë
plani dështoi dhe pjesëmarrësit u zbuluan: Në
procesin e nisur atë kohë kundër përgjegjësve
të atentatit qartësohet edhe më shumë implikimi
i zyrtarëve jugosllavë në ndjekjen e emigrantëve
me metoda drastike.
Kah fundi i 70-tave ishte ngritur një agjent i mëhershëm
në gradë të konsullit. Me emrin Salih Salihi ai u
shfaq më vonë me shërbim diplomatik për vendin
e tij në Republikën Federale Gjermane, së pari në
konsullatën e përgjithshme në Hamburg dhe pastaj
në konsullatën e përgjithshme në Frankfurt.
Atje u vendos i pajisur me një dokument identifikimi si zyrtar
me nr. 6750 në cilësinë e rojes. Në Frankfurt
vepronte edhe një kolegë tjetër i shërbimit
sekret, si zyrtar i lartë i konzullatës me dokument identifikimi
nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiç, i quajtur
"Tozo". Një besnik me rang të lartë i këtyre
dy shërbyesve ishte Rade Surla, një partizan i hershëm,
që kohët e fundit punonte në një ndërmarrje
ndërtimi në Frankfurt.
Surla i vizitonte shokët e konzullatës dhe i informonte
ata për veprimtaritë e njerëzve në ekzil. Njëherë,
siç i kujtohet shoferit të tij, e vizitoi dikush vetë
Surla-n. Mysafiri kërcënues (Surla shoferit: "Duhet
me ju ruejt këtij njeriu") ishte gjenerali i shërbimit
sekret Milan Shashiç.
Në mars të vitit 1981, menjëherë pas shpërthimit
të trazirave në Kosovë, filloi të veprojë
treshi në Frankfurt. Salihi gjurmonte shprehitë e jetës
së Zenelajt dhe i dërgonte Tozo-s informacione. Edhe Surla
filloi të veprojë, kur u përfundua plani konkret
i vrasjes. Disa gjurmë dhe dëshmitarë dokumentojnë
se me sa përkushtim kanë vepruar agjentët.
Agjenti i parë të cilin e caktuan për Zenelajn ishte
një kroat në ekzil, por ai demaskoj urdhërdhënësit
nëpërmes deklaratave të tij në procesin gjygjësor.
As agjenti i dytë nuk e mbajti fshehtësinë. Ante
Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasës, kur iu hap shokëve
të tij kroatë në ekzil. Së shpejti policia gjermane
i dinte hollësitë e përgaditjeve për atentat.
Organet gjermane nuk kishin vepruar ne mënyrë të
kujdesshme. Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur një bashkëkombas
i panjohur në prill të vitit 1981, në stacionin e
trenit në Frankfurt. I kishte thënë me e thirrë
një "person me rëndësi" dhe t'i paraqitur
me emrin "Studenti i muzikës". Pastaj i kishte dhënë
një numër të telefonit - 21 77 01 - dhe e kishte
udhëzuar që kur të thirrte secilën shifër
ta mbledhte me numrin dy.
Në lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmëruar konsullata
e përgjithshme jugosllave. Kështu ishte vendosur kontakti
me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhëruar për ta gjurmuar
shqiptarin Zenelaj. Si shpërblim atij Tozo i ofronte para,
dokumente të reja dhe përkrahje për ta fituar azilin
politik në Republikën Federale Gjermane.
Në një takim tjetër Tozo ia dha një pasaport,
për çdo rast, nëse duhej ta lëshonte vendin
shpejt. Kujundzic: "E pata të kjartë se me siguri
duhej ta vrisja dikë". Agjenti hoqi dorë nga ky plan
dhe i informoi autoritetet gjermane. Si rrjedhim, policia e mori
në mbrojtje të rrezikuarin Zenelaj.
Për t`ua treguar komplotistëve këtë, policët
gjermanë e dërguan Zenelajn demonstrativisht për
të shëtitur para konsullatës jugosllave. Një
herë tjetër duke shëtitur në një kopsht
zoologjik, Zenelajn me përcjellësit e tij e vëzhgonin
agjentët jugosllavë dhe kështu ata u vërejtën
edhe njëherë nga gjermanët.
Zenelaj ra në rrezik me mendjelehtësinë e vet: Ai
kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte i mbrojtur
dyfish, d.m.th. edhe me një jelek antiplumb. Njëri që
e kishte dëgjuar këtë ishte nën shërbimin
e Surla-s. Kështu jugosllavët e planifikuan një plan,
që kundërshtarin e tyre ta manovronin në një
situatë, që ai të detyrohet ta zdesh jelekun e tij
antiplumb. Një grua duhej ta kryente këtë punë
dhe pastaj ta godiste me pistoletë.
Si ndihmëse u gjet shpejt bjondina serbe Zorica Aleksic. Ajo
jetonte pa të ardhura dhe pa punë në afërsi
të Darmstadt-it. Nëpërmjet kërcënimeve
si dhe nëpërmjet premtimit se do t`ia japin 2000 DM e
bindën atë. Ishte aranzhuar një takim me gruan dhe
viktimën e saj. Rasim Zenelaj e kishte marrë agjenten
në apartamentin e tij. Kur doli gruaja me pistoletë nga
banja, Zenelaj e kishte zdeshur jelekun antiplumb. Prej pesë
goditjeve në afërsi të zemrës, Zenelaj falimentoi.
Autorja kishte ikur dhe në hyrjen e shtëpisë e kishin
pritur Surla me shoferin e tij. Zorica Aleksic ua kishte kthyer
armën dhe i kishte marrë paratë bashkë me një
tiketë për Beograd. Me një Volvo ishin nisur menjëherë
për në aeroportin e Frankfurt-it.
Mirëpo serbja nuk mundi ta lëshonte vendin. Fqinjtë,
e alarmuar nga krismat, i kishin lajmëruar policinë menjëherë.
Rastësisht e kishin dëgjuar këtë lajm në
radiolidhje edhe policët të cilët ishin të ngarkuar
me mbrojtjen e Zenelajt. Një gjurmim i shpejtë në
rrethin shoqëror të viktimës i çoi policët
te Zorica, e cila pak më vonë u arrestua në aeroport.
Zyrtarët e konsullatës Tozo dhe Salihi janë urdhëruar
të kthehen në Jugosllavi. Surla mundi të ikte që
në ditën e atentatit. Surla u paralajmërua me anë
të telefonit dhe ishte përgjigjur: "në rregull".
Pastaj shoferi, i cili ishte dëshmitar i kësaj telefonate,
e kishte dërguar me ngut përtej kufirit, në Strasburg
në hotelin Holiday Inn. Aty humbën gjurmët e tij.
Dështimi, si duket, nuk e ka dëshpëruar UDB-në.
Një vërtetim është 10. tetori 1981në Bruksel:
Atje ishte vrarë një shqiptar me emrin Vehbi Ibrahimi
në rrugë para banesës së tij, me një pistoletë
të kalibrit 7.65.
Gruaja e tij e cila ishte me të ishte lënduar rëndë
nga goditjet. Ibrahimi ka qenë nënkryetar i "Besëlidhjes
shqiptare".
Organet shtetërore gjermane tash, pas atentateve në Zenelajn
dhe Ibrahimin duhej ta mbronin kryetarin, Emin Fazlija. Ai banonte
te Göppingen-i dhe ka qenë i njohur te fqinjtë si
"një burrë i vjetër dhe i rrespektuar".
Policët kompetentë ishin të brengosur se "mos
do ta vrasin edhe atë". Që prej atëherë,
Fazlija është nën mbrojtje dhe nuk lajmërohet
më në lidhjen telefonike të mëparshme.
Policët nuk gjejnë gati fare përkrahje politike në
luftën kundër kësaj lufte ilegale. Në të
vërtetë ekziston një marrëveshje në mes
të Bonn-it dhe Beograd-it për të përkrahur njëri-tjetrin
në rast atentati. Herëpasherë ndërrohen informata
për ardhjen e lëndëve shpërthyese ose të
ndonjë arme.
Mirëpo sa pak rëndësi ka kooperimi në mes dy
shteteve për palën serbe e vërtetojnë atentatet.
Zyra federale kundër krimit ka regjistruar se kur janë
bërë atentate në kroatët në ekzil, në
shumicën e rasteve UDB-ja ka përdorur pistoleta të
cilat gjuajnë me rrotullim djathtor rreth boshtit, edhe pse
shumica e pistoletave të këtij lloji gjuajnë me rrotullim
majtor rreth boshtit. Organizatorët e atentateve as që
e kanë pa të arsyeshme ta maskojnë këtë
dallim.
Kur ranë në rrjetin e policisë jugosllave katër
anëtar të RAF-it gjerman, jugosllavët prezentuan
një listë me kroatë që lypeshin urgjentisht
për t`i ndërruar ata. Zyrtarët gjermanë e refuzuan
këtë dhe Beogradi i lëshoi anëtarët e RAF-it.
Nëse mund të flitet për bashkëpunim në
mes të policisë gjermane dhe asaj jugosllave, ana gjermane
ankohet. Në vend që t`i përciellin shkakëtarët,
jugosllavët japin vetëm këshilla në kërkesën
e motiveve: "grindje për çështje nderi",
"grindje për femra", "hakmarrje përreth
stacionit të trenit" ose "tregti armësh"
janë konfliktet e vërteta.
Politikanët jugosllavë e mohojnë katgorikisht implikimin
e policisë sekrete jugosllave në këto raste. Lidhje
me këtë ka bisedime të rregullta në mes të
ministrisë së brendshme gjermane dhe kolegëve beogradas.
Ministri i punëve të brendshme Franjo Herljevic, një
gjeneral i vjetër partizan dhe bshkudhëtar i Titos, i
demanton gjithmonë dhe deklaron se policia sekrete jugosllave
nuk është duke vepruar në Republikën Federale
Gjermane.
Kur kishte pyetur deputeti i CSU-së Fritz Wittmann në
vjeshtë të vitit 1981, se cilat janë reagimet e Bonn-it
lidhur me sjelljet e Beogradit, e mori një përgjigje të
shmangshme. Bonn-i shprehet lidhur me këtë, thoshte ministrja
Hildegard Hamm-Brücher, vetëm atje ku është
e arsyeshme dhe e dobishme.
Krahas proceseve gjyqësore ka aty-këtu edhe vetëdëshmi
për veprime të UDB-së. Në ambasadën jugosllave
ka qenë një diplomat bashkëbisedues i policisë
gjermane, Tomo Renac, i cili pyetjet vetëm i përcillte
për Beograd dhe kurr nuk përgjigjej. Në shumicën
e rasteve vetëm i rrudhte krahët.
Arsyen për këtë stil të mbajtun gjermanët
e nuhatën, kur ra në duar të tyre një letër
që Renac e kishte dërguar në Beograd.
Aty Renac, si një agjent i ofenduar ankohej se: "Po mundohen
me masa propagandistike dhe penale për t`i bërë të
pamundura aktivitetet e sigurimit të shtetit jugosllav në
RF të Gjermanisë. Në një pritje shefi i policisë
së Bonn-it ka tërhequr vëmendjen se kishte fakte
se diplomacia jogosllave është tepër aktive në
RFGJ. Kjo na detyron të vimë në përfundim se
puna në RF të Gjermanisë është bërë
shumë e komplikuar".
Hetuesit gjermanë nuk prisnin shpërblim nga shërbimet
jugosllave. Kur para pak kohe një prokuror i Frankfurtit paralojmëroi
se në rastin e shqiptarit Zenelaj së shpejti do të
fillojë me marrë "hetime në Jugosllavi",
nuk deshi askush t`i jepte zemër. Një mbrojtës i
shtetit në Bonn tha: "Në këtë ne vetëm
kemi qeshur".
Përktheu:
Kushtrim Reçica
|