NUMĖR 62
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
LDK PDK 0,5 me 0, Turni i dytë premton tensione
 
Lufta kundër terrorizmit dhe beteja për tregjet naftëmbajtëse
 
"Rrethi i Kostandinit"
apo vallja e pakëputur e arbëreshëve
 
M.T. Formohet Këshilli Koordinues i subjekteve shqiptare në Maqedoni
 
Procesi gjyqësor i shekullit
 
Njeriu në përballje me dhunën
 
A do të mbahen zgjedhjet në tri komunat e Luginës së Preshevës
 
Afera Rakipi - Sa kushton një prokuror i përgjithshëm?
 
Konsensusi politik si rrugëdalje nga kriza
 
Zoti e bëftë mirë! 
 
8 Marsi ndër shqiptarët: Si maskohet diskriminimi gjinor
 
Krejt shkurt për një funeral
ARTIKUJ VITI IV - MARS 2002

Pse polcia maqedonase vrau shtatë pakistanezë në afërsi të Shkupit?

Naser SELMANI

Boshkovski vret klandestinë që Tribunali i Hagës të ndërpresë hetimet për Lubotenin

Me vrasjen e klandestinëve pakistanezë, në një rruge anësore të fshtatit Rashtak të Shkupit, policia maqedonase ka dashur që të radhitë Maqedoninë në luftën kundër terrorizmit global dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa duke prezantuar uniforma ushtarake me emblema të UCK-së dhe duke pohuar se pakistanezët kanë komunikuar në gjuhën shqipe të kompromentojnë luftën e ish UCK-së dhe të dëshmojë kinse lidhjet e tyre me rrjetin terrorist të Al-Qaeda

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë gjatë fundjavës së parë të marsit njoftoi për vrasjen e shtatë personave, për të cilët pohon se janë "terroristë" me shtetësi pakistaneze. Sipas kësaj ministrie ngjarja tragjike kishte ndodhur të shtunën e dy marsit pas orës katër të mëngjesit në afërsi të fshatit Rashtak, që shtrihet në pjesën verilindore të qytetit të Shkupit. Patrulla policore thuhet se "kishte rënë në pusi të një grupi terroristësh dhe në vetmbrojtje vrau të shtatë sulmuesit".

Është e çuditshme se personat që kanë vënë pusi dhe kanë sulmuar patrullën, e cila udhëtonte me një veturë Lada Niva me dy dyer, vriten, ndëra policia e sulmuar jo vetëm kalon pa pasoja, por arrin që të vrasë të shtatë "terroristët". Policia thotë se ka gjetur tek sulmuesit një sasi armësh dhe municioni ndërsa në strajcat e tyre kanë pasur uniforma ushtarake me emblemë të ish Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.

Për atë se çka realisht ka ndodhur në Rashtak në mëngjesin e dy marsit dëshmojnë sekuencat filmike të transmetuara nga televizioni shtetëror, ku tregohej një trup i pajetë me revole në brez, por pa dhënë fytyrën e personit të vrarë. Publikut iu ofruan edhe disa dokumente identifikimi me shkrim arab dhe fotografi të dy-tre personave të moshës së re, të cilët për nga pamja u përngjajnë aziatikëve dhe romëve të këtushëm. Ditëve të tjera raportet televizive rreth hetimeve për zbulimin e identitetit të të vrarëve ilustroheshin me vendin e ngjarjes, në të cilin ende ishin të freskëta gjurmët e gjakut në tokë .

Banorët shqiptar, që jetojnë në afërsi të vendit të ngjarjes kanë thënë se kanë dëgjuar vetëm të shtëna, por nuk kanë guxuar të dalin jashtë, sepse kanë pasur dro se mund ta pësojnë .

Policisë dhe mjeksisë ligjore iu deshën disa ditë, që të identifikojnë dy nga shtatë të vrarët, për të cilët ministri Boshkovski tha se ishin me shtetësi pakistaneze. Arsyetimi ishte se policia nuk mund të gjejë njerëz që njohin gjuhën dhe alfabetin e shtetasve të huaj për të identifikuar ato.

Vetë ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski të nësermën pas ngjarjes ka deklaruar se personat e vrarë janë shtetas të huaj që i përkasin grupeve radikale të ekstremistëve islamik, të cilët në Maqedoni kanë ardhur për të kryer sulme terroriste kunder institucioneve dhe bartësve të funksioneve të larta shtetërore. Boshkovski duke u thirrur në burimet e shërbimeve të zbulimit maqedonas deklaroi se objekt i sulmeve të personave të vrarë kanë qenë edhe përfaqësitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, vende të cilat udhëheqin fushatën kundër terrorizmit global në botë. Në gjurmët e këtij grupi terrorist policia maqedonase kinse ka rënë pasi një jave me herët para ambasades gjermane në Shkup kishte burgosur kater shtetas të huaj, dy boshnjak dhe dy qytetarë të Jemenit. Të njëjtën ditë Boshkovski ka urdhëruar forcat speciale maqedonase që me disa transporterë luftarak të sugurojnë ambasadën amerikanë në Shkup. Transporterët dhe policia speciale para ambasadave të huaja u tërhoqën pasi zyrtarët e përfaqësive diplomatike të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë dolën me kumtesa zyrtare, në të cilat mohoheshin raportet e shërbimeve maqedonase se disponojnë çfardo informacionesh, të cilat vërtetojnë se u është kërcënuar rrezik nga ndonjë sulm eventual terrorist.

Ajo qe hutoi opinionin dhe shtoi dyshimin rreth vërtetësisë së njoftimeve zyrtare rreth vrasjes së shtatë shtetasve të huaj ishte se brenda 24 orësh pas ngjarjes tragjike Ministria e Punëve të Brendshme del me dy kumtesa kunderthënëse. Njëherë thuhet se personat kanë qenë me veturë, ndëra më vonë thuhet se kanë udhëtuar në këmbë. Behën edhe disa konstruksione të pabesueshme, ku pohohet se pakistanezët në radiolidhjee kanë komunikuar në gjuhën shqipe(?)!

Dyshimet shtohen pasi autoritetet maqedonase kishin refuzuar t'ju lejojnë përfaqësuesve të OSBE-së dhe misionit të NATO-s në Maqedoni të shohin kufomat e viktimave. Kjo gjë u ishte lejuar vetëm disa ambasadorëve të huaj në Shkup.

Atëherë kur organet zyrtare lënë shteg për dyshim rreth ngjarjes tragjike, fillojnë e paraqiten spekulime rreth asaj se çfarë fshihet pas këtij incidenti tragjik. Këto burime shkojnë deri në pohimet se vrasja e shtatë shtetasve të huaj është një ekzekutim klasik i shërbimeve maqedonase për nevoja propagandistike. Thuhet se rruga ku ka ndodhur incidenti nuk frekuentohet nga banorët lokal, por përmes saj kalon një kanal mjaftë i zhvilluar i klandestinëve prej Azise, të cilët paguajnë shuma të mëdha devizash që përmes vendeve ballkanike të arrijnë në shtetet e Evropës perëndimore.

Spekullohet se me vrasjen e klandestinëve pakistanez policia maqedonase ka dashur të radhis Maqedoninë në luftën kundër terrorizmit global dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prezantimi i uniformave me emblemat e UCK-së dhe pohimet se pakistanezët kanë komunikuar në gjuhën shqipe dërgon porosi të qartë për kompromentimin e luftës së ish UCK-së dhe "të dëshmojë" kinse lidhjet e tyre me rrjetin terrorist të Al-Qaeda-s si dhe të kompromentojë bashkëpunimin e shkëlqyer të shqiptarëve me faktorin ndërkombëtar. Sipas të gjitha gjasave Boshkovski nuk arriti asnjë prej këtyre qëllimeve. Ai jo vetëm nuk përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të, por edhe me tepër kompromentoi vetveten, pasi diplomatët e huaj shfaqën hapur dyshim rreth vërtetësisë së raporteve të policisë dhe mohuan se ambasadave perëndimore në Shkup u kërcënohët rrezik nga sulme terroriste të islamistëve radikal.

Vënia në lëvizje e ministrit të punëve të brendshme Lube Boshkovskit, bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Georgeivski, të cilët hapur pengojnë zbatimin e marrëvshjes së Ohrit , ka prapavijë tjetër.

Boshkovski është tmeruar nga informacionet se Tribunali i Hagës është interesuar për zhvarosjen e dhjetë civilëve të vrarë në Lubotenin e Shkupit, për vrasjen e të cilëve drejtpërdrejtë fajësohet dhe kërkon mënyrë për të shpëtuar nga ky rrezik përballje me drejtësinë. Si duket ka gjetur mënyrën me të keqe.

Ai dhe kryeministri Gerogeivski hapur kishin paralajmëruar se shqiptarët për në pranverë planifikonin rifillimin e konfliktit, për të krijuar alibi që të ndërmarrin masa ndëshkuese kundër shqiptarëve dhe të provokonin ndonjë reagim të asher të tyre. Në këtë mënyrë do të dështonin të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për forcimin e paqes dhe stabilitetin në rajon. Është e sigurtë se nëse bëhet zhvarrimi eskpertët e mjekësisë ligjore do të dëshmojnë se vrasja e civilëve, ashtu siç kishin pohuar edhe banorët e Lubotenit, ishin ekzekutuar duarlidhur nga policia maqedonase. Këte aksion hakmarrës në Luboten Boshkovski e kishte ndërmarrë, pasi një autoblind i ushtrisë maqedonase kishte rënë në një minë kundertanke disa dhjetra kilometra në veri të Lubotenit, për çka mediat maqedonase kishin fajsuar banorët e këtij fshati. Aksionin ndëshkues, sipas dëshmitarëve, Boshkovski e kishte komanduar personalisht nga një ballkon i një shtëpie të një fshati fqinje dhe të gjitha veprimet e policisë i kishte vëzhguar përmes dylbive.

Si duket është koha e fundit që kryeministri maqedon Lubco Georgievski të heq dorë nga shërbimet e ministrit Boshkovski duke pasur parasysh trysninë e faktorit ndërkombëtar, i cili me kohë ka insistuar që Boshkovski të shkarkohet nga detyra e ministrit të rendit, si pengesë reale për kthimin e paqes dhe besimit të ndërsjelltë në Maqedoni.


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:22
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË