NUMĖR 76
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 06 NËNTOR 2003

Ç’dëshirojne rusët në Ballkan?

Shkruan: Nebi MERSELI

Ruset jane duke u munduar qe nepermjet formave alternative te kene ndikim politik, ushtarak dhe ekonomik ne tere rajonin e Ballkanit. Derisa ne planin ushtarak ruset u terhoqen me nje prapavije te tejdukshme nga misioni ne Bosnje e Hercegovine dhe nga misioni «i imponuar» ne Kosove, ata tani nepermjet diplomacise po tentojne qe tektoniken dridhese te Ballkanit ta shnderrojne ne epiqender te re te krizes, qe do te lekundte proceset e filluara per nje stabilitet te qendrueshem te ketij rajoni qe perjetoi luftime permanente gjate me shume se nje dekade.

Gjykuar sipas deklarates se fundit te ambsadorit rus ne Maqedoni Agaron Asatur, ne keto konstelacioni te ambivalences te forcave te ndikimit per zgjidhjen e ceshtjeve te hapura te rajonit, patjeter duhet te mbahet nje konference nderkombetare, ku do te perdeftoheshin, gjoja, kufijte nderkombetarisht te njohur te shteteve ballkanike.

Sipas ambasadorit rus qellimi i konferencen nderkombetare per Ballkanin, mbajtjen e se ciles e ka propozuar Federata Ruse, eshte qe njehere e pergjithmone te fiksohen tashme kufijte e njohur te ketyre hapesirave. Asatur, duke u thirrur ne qendrimet e Moskes zyrytare tha se ate qe vendi i tij e propozon, nuk ka asgje te perbashket me konferencat e mbajtura me pare, si ato ne Versaje apo ne Bukuresht, te cilat ishin negative per Maqedonine.

Por, ky qendrim i tij, se Maqedonia, nuk do te humbe asgje nga konferenca, shton dyshimin nese propozimi i ruseve konrrespondon me kohen kur Shkupi zyrtar tek e hap ceshtjen me te rendesishme- kontestin me greket rreth emrit, qe ka zera se nese deshtojne negociatat, atehere te ndryshohen shume hesape ne kete shtet, duke pasur parasysh edhe opcionet qe tashme me te madhe qarkullojne nder diplomate dhe qarqe politike dhe formacione te ndryshme ushtarake.

Ballkani ne epiqender te vemendjes ruse

Deklarata e ambasadorit rus ne Maqedoni, Asatur, se konferenca nderkombetare per Ballkanin duhet pergjithmone t i fiksoje kufijte ne rajon, si dhe nje deklarate e meparshme e zedhenesit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Rusise Aleksandar Jakovenko se per Ballkanin ende nuk ka perfunduar procesi i rendesishem jetik per definimin e kufijve nderkombetarisht te njohura, jane pasqyrim i nje plani te kahmotshem rus per domimin ne kete rajon, si nga aspekti fetar, ushtarak, por se fundi edhe ekonomik.

»Mos e mbash mend historine, do te thote te jesh njeri pa mend, qe eshte dicka e keqe. Kete qe ne tani e propozojme eshte nje takim nderkombetar me nje pjesemarrje te gjere, para se gjithash te qeverive te vendeve ballkanike dhe pjesetareve te Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe Rusise », ka thene ambasadori rus ne Shkup.

Sipas tij tema e dyte ne kete konference do te ishte pozita e pakicave etnike ne Ballkan, rajon i cili te perkujton ne nje « jorgan me arna», sepse ne raportin kombetar veshtire eshte te gjendet nje vend i paster etnik. « Kudo qe te jetojne, pakicat duhet te jene te mbrojtura dhe te kene te drejtat e tyre », ka konsideruar Asaturi, duke shtuar se « nese propozimi i Federates Ruse shikohet pikerisht nga ky kendveshtrim, mund te paraqet nje zgjidhje me perspektive per vendosjen e paqes se perhershme ne Ballkan ».

Axhenda e politikes se jashtme ruse per Ballkanin qe bere publikisht para nje muaj e gjysme, por ne opinion nuk hasi ne interesim te madh, madje edhe nuk pati reagime te asnje shteti ballkanik. Zedhenesit e Ministrise se Puneve te Jashtme te Federates Ruse, Aleksandar Jakovenko, perpos qe ne Moske pati shpalosur nje « pilot-plan » per pamjen e ardhshme te hartes se Ballkanit, pati potencuar edhe ate se « kjo eshte vetem riperteritje e iniciatives se kahmotshme ruse per mbajtjen e nje konference per Ballkanin, ku do te « definoheshin kufijte nderkombetarisht te njohur » dhe se « kjo iniciative do te realizohet me heret ose me vone ».

Aktivizimi i Rusise per « definimin » e kufijve te Ballkanit, vjen pas konferences nderkombetare qe sivjet, ne maj, u mbajt ne Oher, organizuar nga NATO, ku qene prekur vetem ceshtjet e sigurise se kufijve te rajonit, e jo edhe pershkrimet e kufijve ekzistues dhe kontestues. Zyrtaret ruse llogaritin se nuk e kane leshuar ende Ballkanin nga dora dhe se ky rajon ende eshte sfere e interesimit te Rusise. Ata thone se ketu ekzistojne disa probleme fundamentale te cilet ende nuk jane zgjidhur, por, thjesht, jane fiksuar. „Te shtiremi se problemet ne Ballkan nuk jane te rendesise se madhe, do te ishte gabim i madh“, ka komentuar kohe me pare zedhenesi i diplomacise ruse.

Terheqja taktike ushtarake ruse nga Kosova

Problemet aktuale ne Ballkan, sipas pikepamjes ruse, nuk kane karakter ushtarak dhe per kete nuk ka nevoje per masa ushtarake, por per masa diplomatike dhe politike. Dhe, shikuar nga ky prizem, terheqja e kontingjentit rus nga forcat e KFOR-it ne Kosove, si dhe terheqja e meparshme nga Bosnja e Hercegovina, lene te kuptohet se ne rrafshin ushtarak Rusia ka bere terheqje taktike, duke gjetur alibi ne mospasjen e mjeteve per te financuar qendrimin e tyre ne Ballkan. Terheqja ushtarake ruse nga Balllani nga dy misionet eshte raportuar te jete bere me urdherin presidencial te Vladimir Putinit. Zyrtaret ruse terheqjen e kane arsyetuar edhe me stabilizimin e situates (kane thene dicka sikur nuk ka me detyra per ushtrine).

Kjo do te thote se ruset, kane nderruar taktiken e veprimit, me ate qe shtrojne axhenda diplomatike te zgjidhjes se kontesteve te rajonit. Ne lidhje me Kosoven, ruset thone se eshte e nevojshme qe te fillohet me bisedimet midis Prishtines dhe Beogradit, por jo bisedime politike, por bisedime per ceshtje praktike.

Terheqja e ushtareve ruse nga Kosova, doli se ishte bere me ate qe ishte „zbutur“ Beogradi, me ate qe i eshte shpjeguar se cfare prapavije politike ka ky poteze. Prapavijen e iniciatives ruse Beogradit ia ka shpjeguar kryediplomati rus Igor Ivanov, i cili para dy javesh vizitoi kryeqytetin serb. „Rusia bashkesine shteterore Serbi e Mali i Zi e trajton si nje nga partneret prioritar te rajonit“, pati deklaruar Ivanov ne Beograd.

Nga ana tjeter ruset e vazhdojne pranine e tyre ne Kosoves me disa oficere policore ne kuader te policise se UNMIK-ut, si dhe si punetore ne administraten nderkombetare. Por, nje numer i madh i ish- ushtareve dhe oficereve ruse qe kane sherbyer ne Bosnje e Hercegovine dhe Kosove, pas perfundimit te misioneve ushtarake, kane filluar te qendrojne edhe me tutje ne rajon. Behet fjale per qindra oficere per lidhje dhe kunderzbulues, te cilet kane filluar te ushtrojne veprimtari, gjoja, tregtare, ne Bosnje e Hercegovine, Serbi, Mal te Zi, Maqedoni, Greqi, Bullgari dhe Rumani, ndersa nje numer i vogel i tyre kane filluar te bejne « tregti » ne portin e Durresit dhe Vlores.

Tani, keta ish- ushtarake ruse, paraqiten si biznesmene, duke investuar ne ndertimin e vilave dhe hoteleve luksoze ne bregdetin malazez. Perpos kesaj veprimtarie ruset kane investime ne tregtine me cigare qe prore behet nga struktura Milo Gjukanovicit, ndersa ne menyre te drejtperdrejt kontrollohet edhe kapitali qe behet nga transaksionet e ketij biznesi mjaft fitimprures, qe prek edhe Kosoven, Shqiperine dhe Maqedonine dhe shqiptaret te inkuadruar ne kete rrjet.

Pra, qellimi i nje konference te tille per pervulosjen e kufijve te Ballkanit, eshte nje maske e ruseve, ne intencen e tyre qe nepermjet rruges diplomatike te qetesojne rajonin, por qe ne esence do te thote forme triviale e shfaqjes se pansllavizmit, idese per dominim ne Ballkan te ortodoksizmit, madje te zgjerimit te nje koalicioni te perhershem gjithslloven, perfshire ketu greket dhe bullgaret.

Dhe, fundja, jane teper indikative axhendat evropiane per pershpejtimin e Korridorit 10, qe eshte quajtur edhe si serbo- grek, dhe vonesa e ndertimit te Korridorit 8. Sidoqofte, iniciativa ruse duhet marre me rezerve te madhe, duke pasur parasysh se pas saj nuk shihet kurrfare sinqeriteti per sigurine e Ballkanit, por si orvatje per te nenshtruar popujt e ketij rajoni nga zgjedha ortodoske dhe pansllave.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË