NUMĖR 76
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 06 NËNTOR 2003

Mediat dhe politika

Mediat, raportues apo formues të realitetit?

Shkruan: Gëzim MEKULI, Oslo

Para marrjes se pushtetit nga nacional-socialistet (1932), ne Gjermanine e asaj kohe kishte jo me pak se 4700 tituj gazetash ditore, javore dhe mujore.

Si pasoje e ngushtimit te hapesires komunikative dhe ndalim-publikimi te shtypit, ky numer maramendes per kohen, deri para perfundimit te LDB, ra ne 900 cope. Ky cungim nuk rrjedhi se pasoje e krizes dhe problemeve ekonomike apo mungeses teknike, por si rrjedhoje e politkes se qellimshme mediale dhe komunikative te partise nacional-socialiste gjermane.

E terë kjo faqe e zeze e historise gjermane ndodhi para shum deceniesh; por "cuditersiht" opinionit publik shqiptar i duket, se e ka te afert ngjarjen e asaj kohe ne kohen dhe hapesiren ku ai jeton sot!

Mediat kosovare sot jane shumta ne sasi e te pakta ne cilesi! Ne vend se te jene "goja, syri dhe veshi" i shoqerise/popullit, ato "dinakerisht" e "trullosin" atë! Ato per te njejten ngjarje, ndodhi apo takim, transportimin dhe perpunimin e lajmit rreth se njejtes ndodhi e ndertojnë ne menyra, forma dhe permbajtje tersisht te ndryshme. Çka te le te dyshosh, nese je duke lexuar, shiquar apo ndegjuar dy apo me shume ngjarje te ndodhura dhe te "linduara" ne nje largesi te madhe gjeografike e kohore!

Dikush duhet bojkotuar dhe "harruar". Tjetri duhet promovuar me çdo kusht. Ndërkombëtarëve duhet ruajtur privilegjin e definimit fillor të realitetit. Asnjëra prej këtyra shtysave e motivuar profesionalisht, as etikisht; por politikisht!

Si rezultat i ketij politizimi dhe klanizimi te cdo sfere te shoqersie shqiptare, kemi edhe ngecje-shitjesh të shumë gazetave dhe "mosdegjueshmeri/mosshiqueshmeri te stacioneve radio-televizive”.

Pakicat dhe mediat

Një ndër shembujt më të mprehtë për momentin është raportimi për minoritetet. Ne mediat e huaja behet shumë fjalë rreth kushteve "jo te sigurta“ e „jo te kenaqshme" per jeten e minoriteteve qe jetojne ne Kosove. Shpesh herë kjo behet ekskluzivisht per qellime politike, në mënyra që të lënë mbresa se po bëhet manipulim me banoret e Kosoves, para së gjithash me pakicat e saj!

S’do mend që ky ky raportim kaq i njëanshëm është fundekrye i ndikuar nga mungesa e strategjisë mediale në Kosovë. Mediat kosovare, thjesht, në vend se të bëjnë pasqyrim të mirëfilltë të rrethanave në Kosovë, bëhen repetitorë të ca pikëpamjeve për Kosovën që lansohen prej Moskës, Parisit e Romës! E ku të gjejnë gazetarët e huaj një pamje më pozitive për Kosovën, kur as mediat kosovare s’e kanë një të tillë!?

Ishte fundekrye i paarsyetueshëm fakti qe Kosova u imponua te quhet "shumetnike". P.sh. edhe një vend homogjen si Norvegjia i ka pakicat e saja, por nuk quhet shumetnike; mundësisht Kosova do të kish mundur të jetë si Norvegjia, vend shumëkulturor – por shumetnik, kjo thjesht nuk qëndron. E sa mediat tona e kanë konfrontuar frontalisht këtë?

Njësoj ndodh edhe gjetiu. Shiqoni se c’ndodhe me shqiptaret shtetformues ne IRJM! Kurse mediat shqiptare atje, në emër të paanshmërisë etnike e politike, bëhen zinxhirë transmetues nga jashtë-brenda, në vend se t’ia transmetojnë botës së jashtme gjendjen e shqiptarëve!

Sipas "mediave kombetare" e nderkombetare "fotografia" e "kosovarëve" duhet te shitet sa me "e zbehtë", pra ashtu si politikat e tyre e "përpunojne" dhe e dëshirojnë Ky imazh i "shiftarëve", i cili eshte duke u "gatuar dhe formesuar" ne laboratorin e mediave ideologjike e politike europiane eshte politikisht shumë i rrezikshëm, dhe diplomatikisht "mbytes dhe varroses" per plotesimit e qellimeve tona te drejta natyrore, humane e kombetare.

Eshte shpresëthyese, se si sot, ne shumë media europiane, eshte duke u bere nje seleksionim, nje perzgjedhje dhe nje censurim "mesjetar" i politikes informative e kulturore ndaj kombit shqiptar ne pergjithesi. Egziston sot, nje mekanizem (politik) qe nuk lejon te depërtojë "e verteta" e politikes dhe kultures shqiptare ne opinionin e jashtem europian.

Ca politika deshirojne qe te na ndihmojne qe te transmetoje storjen e bashkesise nderkombetare ne Kosove!". A nuk eksistojnë sot storje te perpunuara dhe latuara sipas kornizave politike te ketyre shteteve!? Filmimi e informacioni qe vjen nga shqipetaret dhe e filmuar nga kamerat televizive (politike) transmetojne e lancojne vazhdimisht Xhami e hoxhallare shqiptar, tespi e Kur’an te perkthyera ne gjuhen shqipe… Kishat shqiptare nuk transportohen, nuk paraqiten?? Nuk i shef keto shtepi te Zotit syri i kameras (politike) europiane?

Pak medialistë kundershtuan, shumë pak kundershtojne e prodhojne dicka kunder "shtremberimit" dhe keqinterpretimit te politikave, informacioneve dhe kulures shqiptare. Ndoshta disa edhe e kanë bëre, por pa sukses, se mediat e medha te vendit nuk i perkarahen ankesat e kolegeve te tyre… Ata "nuk e shofin censuren"!

Ne vend te saj ata "masturbojne" duke ndjekur shkartin e telenovelave, artistikisht e moralisht pa vlera; "zhele" te produksionit spanjoll e ameriko-latin. Apo per medialistet kosovarë vlen edhe tjetra: "me mire fotografi te censuruara, e pse jo edhe te cullakuara, se sa pa to fare!?"

Politika mediale ne Serbi sot

Ne shtetin fqinj sot, per "profesionalizimin" dhe "rregullimin" e politkes mediale, urdheruar nga qeveria "demokratike", jane duke u investuar me qindra mijera dollar amerikanë. Dhe po kane sukses!

Kudo ne shtetet perendimore, si: Norvegji, Gjermani, Suedi… syri te takon artikuj dhe emisione politke mbi dhe per "serbet e harruar europianë"! Politikanet serbë e "pane gabimin" dhe moren mesimin. Ata e dine, se edhe nje SHBA si nje fuqi e "pashtershme" ekonomike, ushtarake e politike, qe para fillimit te luftes se Gjirit Persik, kishin investuar mbi 100 mil. dollar per mediat televizive. Ata e dine, se SHBA-te sot ne vendet arabe kane investuar, vetem per nje stacion televiziv ne gjuhen arabe (pro amerikane), afer 1 miliarde dollare me te vetmin qellim, qe te neutralizojne kanalin televiziv arab "Al Jazeera".

Amerikanet ne luften kunder terrorizmit global, kishin investuar ne ate menyre qe per 24 ore rresht te bombardoheshin qerthujt e terrorizmit dhe te pervetesojë opinionin e brendshem dhe nderkombetar per sulmin mbi Afganstan e Irak.

Mediat jo rrallë jane me te shpejta dhe me te sukseshme se ndonjehere ecuria e proceseve diplomatike. Se mediat, ne vecanti TV, ka mundesi te ndikoje ne ecurite, vendimet, suksesin dhe sigurimin e informacioneve politke, tregon dhe kristalizon edhe rasti kur nje korrenspondent i CNN-it, gjate sulmit te aleances mbi makinerine ushtarake serbe i shtroj pyetjen zedhenesit se aleances z. Jimmy Shea, se a mos ka ndonje "porosi" per kasapin e ballkanit, Millosheviç?

Ai, me nje siguri dhe krenari ushtarake drejtoi kokën dhe para kamerave të TV-së dhe qindra "njerezve te lapsit" tha: "Z. Millosheviq, moti mbi Beograd sot eshte i kthjellët me diell, djemt tane pilot shohin qarte e kthjellet mbi Serbi e mbi Kosovë, nuk ke strofkë ku te fshifesh. Ke humbur – kapitullo!"

Kjo fjali "perforcon dhe saldon" peshen dhe domethenjen e TV-së, respektivisht mediave masive. Apo ndoshta, akoma, ne shqiptaret "zjarrëndezësit!?" e Ballkanit (sipas disa mediave nderkombetare) "nuk e kemi kuptuar këtë fenomen"!?


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË