NUMĖR 73
SOT ËSHTË
 
BALLINA
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 08 MAJ 2003

Teoria mashtruese e mediave shqiptare

Shkruan Gëzim MEKULI- Oslo

Sipas hulumtimeve te bera nga hulumtuesit e shkencave mediatike del se 1/3 e opinionit gjerman, tanime, i jane ”dorezuar” infatilizmit medial. Ky fenomen i semure mediatik eshte diagnostifikuar dhe eshte duke u trajtuar nga ekspertet e mediave gjermane. Por si eshte gjendja ne madiat tona? Prodhojne keto infatilizem!? A eshte duke u shnderuar opinioni yne ne nje “Ego- shoqeri?”.

Boomi i komedive ka vershuar televisionin, shtypin dhe radion. Keto emisione jane te mbimbuluara me reklama mashtruese, joserioze dhe erotike…Shiquesit jane ”te disponuar” nga (pseudo) moderatoret qe pajisen me humorin e lire dhe te pashije.…“Leci-zimi dhe Cima-zimi” i opinionit eshte ne përfundim e sipër..! Tek ne besushmeria nuk është ndertuar ne baza vartikale, por ne ato horizontale. Autoktonia, zakonet dhe tradicioni i jane lene ne perkujdesje shoqatave dhe grupeve humoristiko- komerciale. Te rriturit jane duke u shnderuar ”ne te rinje”; nderkaq te rinjet, tanime, nuk shofin edhe ndonje perfitim apo nevojë per tu bere/qenë te rritur! Shumica e te rriturve jane ”te pa formuar”, dhe keta nuk mund te vendosin as per menyren e jetes. Ky opinion ”I trullosur”, opinion qe eshte prodhuar nga mediat kariersite, ku ne vend te pare ze TV, nuk ka dell per te protestuar apo ankuar. Ky grup i opinionit, gjdo gje qe transportohet nga mediat e pranon dhe thith ashtu sic është; pa e shoshitur fare. Nevoja per te hulumtuar ”shije te reja” qendron ne prapaskene. Estetikëzimi i shoqerise sone po behet ne menyre siperfaqesore dhe kjo është shprehje e friges nga realiteti i afert nga ato qe sot quhen ”Bindje te reja”!

Keto ”bindje te reja”, qe jane te perpunuara dhe te ushqyera nga mediat infatiliste ”kerkojnë” sukses te shpejte, famë dhe perfitime te pasurise pa mund e djerse; detyrime ndaj veteparqitjes perfekte. Ky trend i ”bindjeve” te reja, e qe është prodhim i kesaj bote mediale, terrorizon opinionin shqiptar nepermes zhgenjimit; sepse keto kerkesa kurren e kurres nuk mund te permbushen ne menyre te kenqashme. Nga kjo rezulton edhe ndjenja e mungeses per te vlersuar: Depresioni!

Shum permbajtje mediale infatiliste deklarohen, konsiderohen dhe pasqyrohen, sot, si kulte. Dhe se c’farë nenkuptohet me fjalen kult, sot asksuh nuk mund te definoje dhe ta perkufizoje. Ata qe kane guxim intelektual te kritikojne kete lloje ”kulti”, do te jene te izoluar. Disa do te thone se: ”nuk e kan kuptuar te mjeret. ”Eshte shputak dhe malok i gjori”,…do te shtonin te tjeret!?

Roli i Mediave ”ala 1244”

Reportazhet informative jane duke u zavendesuar nepermes emisioneve qe jane te ndikuara nga agresiviteti, joserioziteti, rrenat dhe gjelozia... Ne keto emsione behet dhunimi politik i qytetareve; paraqitja e ”jo-ndodhive”, premtim-gënjeshtrat e politikaneve, deklaratat dhunenxitrese...etj (Rast te fundit kemi deklaraten e Herr Steinerit, kur ky me nje shpejtesi drite u afrohet mediave (te cialat i ka nen sundim) dhe lanson fjalet se AKSH na qenka terroriste. Herr Steiner nuk ceke paramilitaret serb "Rojes se Ures", dhe organizma te tjere politik e ushtarak qe murosen e gjakosen Mitrovicen!!!!). Perdallimi dhe kufiri ne mes realitetit dhe fiksionit/ jo reales eshte duke u veshtiresuar dhe eshte ne zhdukje e siper....!

Mediat e tilla, nepermes ”bindjeve” te reja, sot, kane nje megafuqi, sepse keto vetem lloje te tilla vlerash mund te prodhojne, servojne e imponojne. Keto ndihmojne ne shnderimin e opinionit ne infatilizim duke u arsyetuar se: ”shiquesit e pelqejne kete” E duan shum”!? Siq duket keto media veprojne nen presionin e madh politk, te padijes dhe nen presionin e industrise se reklamave.

Pasojat dhe rreziku i ketije zhvillimi medial, ne hapsiren tone, eshte duke sjelle cinizmin; Ndertimi i botes se rrejshme është edhe tentim ikje nga ballafaqimi me boten e vertet. Kritika konstruktive eshte zbehur ne ambientin ekzistues, dhe kjo eshte duke instaluar ngecje ne atmosferen innovative e demokratike...! Robert Bly sygjeron, si zgjedhje, kthimin ne traditen dhe disciplinen. Ai thote se duhet te behet ”rritja/pjekja” e njerezve. Duhet bere dallimi prej konsumimit te budallalleqeve nga perdorimi i ”mediave te menqura”.

Edhe pse ka shum fakte mbi fenomenin e infantilitetit, teza nuk mund te vertetoje se i tere opinioni yne është shnderuar ne foshnje. Se gjithnje e me pake te rinje jane duke u angazhuar ne parti politke dhe ne organizata, tregon se institucionet ”tona” jane ne deshtim e siper. Rinia shqiptare nuk eshte jopolitke dhe e pa pergjegjesi. Jo, keta jane duke nuhatur e hulumtuar rrugica te rreja, rrugica qe drejtojne jashte grupacioneve partiake e mafioze. Rrugica qe drejtojne ne mireqenje ekonomike, sociale e bashkim kombetar…!

Ka raste kur kritika vie, zakonisht, nga gjeneratat e Titos, Kardelit, Stambolliqt, Dollancit, Popoviqit, … te cilet nuk mund te durojne dot zhvilimin shumdimenzional te mediave te reja. Keta jane te mbingarkuar e te huatuar nga shtimi i madh i mediave dhe kanaleve televizive. Kjo gjenerate nuk mund te ndjeke gjeneratat e reja dhe ”natyrisht” jane te friguar, respektivisht, te merakosur per humbjen ,eventuale, te pozicioneve, te cilet deri dje i kishin nene sundim e monitorizim.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 1:48
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË