NUMĖR 75
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 12 SHTATOR 2003

Gazetaria e kulturës në Kosovë: kyçje apo çkyçje!

Shkruan: Gezim MEKULI

Ajo që më parë quhej pornografi, quhet sot media. Kështu u shpreh një kompozitor norvegjez rreth zhvillimit te frontit të fundit medial. Reklamat, mediat argëtuese dhe gjithashtu mediat informative janë (në një shkallë rritjeje) të ndikuara nga fotografitë erotike e seksuale, me të vetmin qëllim që të tërheqin vëmendjen e publikut ndaj produkteve, artistëve dhe substancës së lajmit.

Nuk është çështje private e institucioneve mediale që të shndërrojmë pornografinë në një ofertë malli dhe këtë të barazojmë me çdo gjë që shitet. Nëse gjinia materializohet dhe trivilalizohet, kjo, padyshim, do të ketë pasoja për tërë kulturën.

Gazetaria e keqe kulturore është ajo, kur gazetarët shtirren sikur kuptojnë diçka për diçka që nuk e kanë kuptuar, ose që pretendojnë të jenë dikushi për diçka që nuk janë. Gazetarët e kulturës duhet të jenë të ndershëm. Po qe se ekziston dicka që ai/ajo nuk e ka kuptuar, keta do te duhej ta pranojnë atë. Gazetaret e kultures eshtë më mirë të zhvillojnë e transportojne dialog me recipcientet, se sa të "fryhen" e të paraqiten si më të diturit. Gazetaria e keqe e kulturës dallohet shpesh nga fjalët e saja të vështira dhe të "mira"; sa më shumë probleme që ka gazetari i kultures për të kuptuar nje prodhim artistik, aq më shumë do të ketë "letër mbështjellëse" ne artikullin e tije.

Gazetaria e mirë e kulturës veçohet para së gjithash me qartësinë dhe kuptimin e saj; vetëm ata që vetë kuptojnë, mund të shkruajnë kuptueshëm; Gazetari i mirë i kulturës rrënon barrierat, ai i keqi i ndërton ato.


Rezultati, jo procesi

Procesi i produkteve moderne, këtu tek ne është tjetërsues. Artistët janë njerëz të cilët kërkojnë lidhshmëri logjike pra cmojne dhe kerkojne proceset; procese të cilat në një shkallë të lartë dhe mund të kontrollojnë ose edhe t’i krijojnë. Artistët, pra, janë të zënë me proceset formuese, përderisa gazetarët e kulturës duket se më shumë janë të interesuar në produktet e përfunduara. Pse ekziston ky lloj disproporti?

Proceset prodhuese moderne janët ë mbyllura; ne kemi humbur kontrollin mbi funksionin dhe lidhshmërinë. Ne dimë se ora digjitale ecën por nuk dimë se si funksionon ajo. Ne dimë se pranojmë fotografi direkte nga secili cep i botës, por ne nuk kuptojmë se si është e mundur kjo.

Aq të panjohura dhe të ngatërruara janë këto lidhshmëri sa që ne vetëm i pranojmë ato siç janë - ato funksionojnë; ne nuk merakosemi të provojmë që t’i kuptojmë këto lidhshmëri.

Turrja e gazetareve ne prodhimet e gatshme kulturore/artistike ka bërë që ne të jemi të orientuar, kryesisht, kah rezultati dhe kjo ka një element të strategjisë mbijetuese; prodhimet kemi mundësi t’i shesim si mall, përderisa proceset na rikujtojnë (jokëndshëm) në çdo gjë që ne nuk mundemi dhe nuk e kuptojmë; proceset kulturore janë kërcënuese per gazetarine jo profesionale! Shumë pak gazetarë kanë sjellur ne opinionine tone atë që bëjnë artistët (poetët, piktoret, kompoziotret, kengetaret...); Gazetaret tane nuk miren me proceset krijuese!? Keta gazetare i jane nënshtruar rezultatit dhe prodhimit...

A duhet gazetari i kulturës të jetë aktivist kulturor apo gazetar profesionist? Një pyetje e tillë mund të ngjallë konflikte dhe definime rolesh: gazetari nuk mund, njëkohësisht, të jetë gazetar profesionist dhe aktivist kulturor. Ai duhet të zgjedh një rol. Ky bosht konflikti është në rritje në ditët e sotme. Dhe kjo do të formulohej kështu "Gazetarët e kulturës, para së gjithash do te duhej të kenë distancë nga jeta kulturore dhe këtë ta hulumtoj në mënyrë kritikuese", dhe "Gazetarët e kulturës duhet ta duan kulturën dhe ta ndiejnë një përgjegjësi të veçantë për jetën kulturore. Shtrohet pyetja: si do të ishte e mundur të mbetet distancë kritike nga ajo që ti e don dhe ndien përgjegjësi të veçantë? Ka shumë që mendojnë se gazetaria e kulturës është "e pa dhëmbë dhe jo kritike". Jo rralle, gjatë leximit të artikujve të kulturës e që ka të bëjë me letërsinë hetojmë një lojalitet ndaj shkrimtarëve dhe botuesve - e jo ndaj lexuesve...

Gazetarët e kulturës, sot, nuk janë gjë tjetër pos shokë e miq të artistëve, poetëve e publicistëve. Shumë gazetarë e gazetare të kulturës sone mendojnë hapur, se është me me rëndësi të jeshë shok me personalitete të kulturës se sa të shkruash gazetari kritike! Kemi shumë pak gazetari kritike mbi jetën kulturore. Ne veprojmë në një rreth të mbyllur, dhe njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Kështu gazetarët e kulturës definohen si punëtorë të kulturës. Dhe kjo është një problem.

Unë kam intervistuar në mënyrë kritike një poet. Dhe kjo përfundoi me atë se ai nuk dëshironte të fliste me mua! Ambienti është i vogël. Kam vërejtur se, shume gazetare tërhiqen nga intervista; nuk jane aq kritik ashtu siç kam menduar. Jane shumë zemërgjërë. Pothuaja asnjë poet nuk "e duron" kritikën. Njëkohësisht gazetaria e kulturës është e varur nga populli: - poetët, botuesit e të tjerë. Shumica e gazetarëve perëndimorë mendojnë se këta janë thelbësisht të kontrolluar. Gazetaret jane jo kritikë sa herë që ftohen në konferenca për shtyp (nga botuesit) dhe takojnë poetët. Sa herë që shkruajnë per ndonje botues, ata dinë se si duhet vepruar; ata duhet të bëjnë reklamë të mirë për librin e ri dhe autorin e librit. Gazetaret do te duhej të fillojnë të kërkojnë më shumë; A do te duhej intervistuar regjisorin Dhomi para se të shfaqet premiera "Dasma arbëreshe"? A do te duhej kërkuar per te lexuar pjesët e dramës para se gazetaret të intervistojnë atë?

Është më se e nevojshme që gazetaret e kultures kosovare të provojne të shtrojne pyetje kritike e jo te kendshme prodhuesve te kultures, dhe jo vetëm te dine "të mbajmë mikrofonin e kameran" në dorë...!


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË