NUMĖR 70
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 15 JANAR 2003

Në Luginë, dhuna ndërshqiptare godet ish të burgosurit dhe gazetarët

Shkruan: Malë Berisha

Ekceset ndërshqiptare në Luginë të Preshevës nuk janë shfaqur shpesh si akte dhune. Mund të themi se të gjithë liderët partiakë janë të kujdesshëm në qërimin e hesapeve me kundërshatrët politik, por megjithatë fërkime ka. Ana më e keqe e medaljes së ekceseve ndërshqiptare në Luginë të Preshevës janë marëdhëniet e krerëve politikë me ish të burgosurit dhe me gazetarët. Këto relata në Luginë të Preshevës janë katastrofale, e kjo gjendje vazhdon të mbretëroj edhe sot e kësaj dite.

Në përmbajtjen e shqiptarëve nga ekceset e mundshme ka ndikuar edhe situata e rëndë këtu pasi shqiptarët e këtyre trevave të fundit dolën nga regjimi totalitar i Millosheviqit. Në këtë shkrim do t'i parqesim ekceset në Luginë të Preshevës edhe ate në periudhën e formimit të partive politike nga se atëherë kishte edhe ekcese të cilat ishin pak sa më të dukshëme.

Dhuna ndaj Ibrahim Kadriut

Edhe në trevat shqiptare të Luginës së Preshevës pas vitit 1990 u formuan partitë poltike shqiptare. Më pastaj edhe në organizim të partive politike u organizua edhe Referendumi për Autonomi me të drejtë Ribashkimi me Kosovë. Meqë në atë kohë Milloshviqi ishte në formën e tij më të madhe dhe vetëm se kishte filuar lufta në Kroaci në Luginë të Preshevës duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit për Autonomi dhe kjo ishte sfidë për të gjithë liderët e këtushëm. Ata që ishin në krye të partive poltike hezitonin t'a merrnin këtë post, pasataj u bisedua që këtë post ta marr deputeti në paralamentin serb nga kjo anë Behlul Nasufi por kjo ishte "patate e nxehtë" për të gjithë.

Më në fund doli Ibrahim Kadriu dhe si të themi e pranoi postin e kryetarit të Kuvendit për Autonomi, duke rrezikuar që pa një pa të burgoset që nga momenti kur do të bëhej publike kjo. Kadriu iu shpëtoi nderin liderëve shqiptar të pa eksperiencë demokratike.

Por me të mbaruar referendumi liderët partiak të cilët dikur ishih kolegë pune me Kadriun pasi kishin punuar si mësimdhënës në Qendrën Arsimore "Skënderbeu" filluan t'i shprehin mospajtimet dhe mosbesimet në aftësitë politike të Ibrahim Kadriut. Liderët partiak në këto raste sidomos kryetari aktual i KK të Preshevës e "hudhte gurin dhe e fshihte dorën". Loja përfundoi kur njëri nga antarët e kryesisë së Partisë për Veprim Demokratik fizikisht sulmoi Ibrahim Kadriu duke e qitur nga salla ku mbahej një tubim poltik në Preshevë. Çka ishte më së rëndi askush nuk regaoi për këtë rast dhe asnjëri prej liderëve partiak nuk ngriti zërin.

Më vonë pas këtij ekscesi Ibrahim Kadriut iu morën të gjitha kompetencat bile edhe diku rreth 1700 franga zvicerrane të cilat mërgimtarët e kësaj ane i kishin tubuar për të funksionuar Kuvendi për Autonomi.

Ndoshta edhe nuk do të vinte deri te realizimi i autonomisë kurrë, kushedi. Por struktura komplete poltike sot në Preshevë bart përgjegjësi që Ibrahim Kadriu sot nuk vjen në shprehje askund as bile për të dëshmuar se si ishin formuar strukturat udhëheqëse e Kuvendit për Autnomi etj.


Gazetarët dhe të burgosurit politik

Të burgosurit politikë në Luginën e Preshevës janë një grup kundër të cilit janë zhvilluar fushata të urrejtjes. Në fillim ata sulmoheshin tërthorazi, e më vonë krejt hapur. Liderët që dikur ishin edhe në strukturat e ndryshme komuniste e që gëzonin privilegjet në kohën e Titos filluan kanë përhapur insinuata se ish të burgosurit politikë gjatë qëndrimit në burg kanë bashkëpunuar me policinë sekrete, se të burgosurit janë enveristë, markistë, etj.

Por kjo fushatë kurë nuk i kaloi kufijtë e sulemeve verbale. Dihej që projugosllavët e dikurshëm më tepër kishin dëshirë t'i revidonin biografitë e tyre se sa të burgosurit poltik. Këta edhe në atë kohë por edhe sot kanë koncepte krejtësisht të ndryshme për zgjedhjen e çështjes shqiptare këtu. Mjerisht, këto koncepte nuk erdhën në shprehje të materializohen as në kohën e luftës.

Sipas liderëve që edhe sot ndodhen në pushetin lokal, kundërshtarët kryesor të tyre që nga vitete nëntëdhjeta e deri sot mbesin gazetarët. Fizkisht u slumua në Preshevë korrespondenti i "Rilindjes" Mexhit Mehmeti. Edhe ai u sulmua nga antar të PVD - së së Halimit. Aspak më mirë sot nuk kalojnë korrespondentët e RTK- së, RFI - së dhe gazetarët e tjerë të lirë të cilët nuk mendojnë si pushteti lokal. Dy gazetarëve të lirë të cilët i dhanë hapsirë në shkrimet e veta ish komandantëve lokal të UÇPMB-së iu nëdrrua vendi i punës, përmes ndikimeve të paligjshme të krerëve komunalë shqiptarë.

Marrë në përgjithësi eksceset ndërshqiptare në Luginë të Preshevës janë të vogla nga se kujdesi është më në nivel sidomos kur marrim parasysh rrethanat në të cilat ketojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 2:04
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË