NUMĖR 74
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 25 QERSHOR 2003

Mediat shqiptare ne Kosovë dhe gënjeshtra

Shkruan: Gëzim MEKULI

Do të ishte e panevojshme që të shfrytëzojmë shumë hapsirë mediale e të ripërsërisim se, gazetarët dhe gazetaret nuk do të duhej të gënjenin, pra do të duhej të jenë të besueshëm. Këtë e dime që moti! Besueshmëri gazetareske, para së gjithash, matet me kutin se ç'mendojnë tjerët për ne gazetarët. Etika është tregues i asaj se, c’farë njerëzish jemi ne; si jemi të brymosur ne.

E para është vetëm imazhi, e dyta do të ishte bërthama. Është me rëndësi, dhe njëkohësisht jo e lehtë, që të kemi gazetari të pavarur, objektive dhe jo partiake. Dihet se, vetëm një shoqëri që ka gazetari profesionale dhe objektive është një shoqëri e informuar mirë. Walter Lippmann, në vitin 1920 tha: "Liria, qetësia, mirëqenja dhe siguria sociale nuk mund të egzistoj në një shoqëri, po që se aty nuk egzistojnë mekanizma dhe/apo mjete që do të zbulonin dhe dekonspironin gënjeshtrën".

Zbulojnë mediat shqiptare gënjeshtrën? Apo, janë këto prodhues të saj?

Egzistojnë ca media në hapsirën shqiptare, që janë duke prodhuar radio e TV programe me përmbajtje edukative, historike, kulturore e hulumtuese. Por kjo nuk vlenë për shumicën e mediave. Pa nguritje mund të vijmë në përfundim se, shumë industri mediale i gjasojnë gazetave antishqiptare të viteve të '70,’80,'90-ta, si Politika e Beogradit apo Pravda dhe Izvestia ruse.

Çfarë është karakteristikë e këtyre mediave? Zakonisht ky grupim i madh medial prodhon lajme të pakontrolluara, të deformuara dhe shpesh të falsifikuara. Sidoqoftë, qëllimi i gënjeshtrave, të lansuara nga këto media, është që ta bëjë sa më atraktiv shpërnarjen e sajë, ta dezorientoj, dhe të instaloj pasiguri në rrethe të caktuara politike, ekonomike e kombëtare... Këto gënjeshtra, jo rrallë, fabrikohen e sofistikohen në zyra të specializuara, e që kanë për qëllim të arrijnë ndikim në opinionin politk dhe/apo atë publik: Shumë shkenctar shpërndarjen dhe ndikimin e gënjeshtrave e konsiderojnë si epidemi; Ato janë të errëta, të pashëndosha e dinake. Këto shpërndahen ngadalë por sigurtë. Gënjeshtrat mediale janë të "ngjyrosura" dhe mund të drejtojnë në tronditje të opinionit publik. Këto mundë të çojnë ne trazira me pasoja politike, ekonomike e sociale.

Kjo formë e përmbajtje "informimi", që po "gjallon" në shumë media shqiptare dhe që po ushqehet nga shumë organizma ndërkombëtare, do të mund të defonohej edhe si treg i zi e krejtësisht joetik i informatave! Shtrohet pyetja: a do të përjeton opinioni publik dardanas që gënjeshtra të mos i definohet (nga mediat) si e vërtetë, dhe e vërteta si gënjeshtër?

Programi radio-televiziv nuk do të duhej të ishte "religjion i ri" i shtetit (kupto UNMIK-ut) dhe/apo politikës, i cili po udhëhiqet nga depratamenti i kulturës dhe personat "e pavarur" e "të paangazhuar" në politikë.

Shteti dhe/apo politika ditore nuk do të duhej të bënte gabimin e madh, që nëpër mes radiotelevizionit publik të tentoj të udhëheq dhe të kontrolloj rrymat, temat dhe agjendat e të gjithave diskutimeve publike në Kosovë dhe jashtë saj. Sepse kjo i detyron gazetarët të gënjejnë. E gazetarit që gënjen s'i beson askush.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 2:22
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË