NUMĖR 78
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
INTERVISTA
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VI - 10 SHKURT 2004

Besnikun që s’e qau e ëma

Shkruan: Sejdi VESELI

Njëzet vjetë më parë, një muaj pas rënies heroike të bijëve besnik të Shqipërisë Etnike, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në përpjekje me fallangat e pushtuesit serbo-çetnik dhe sherbyesit besnik të tyre shqipfolës, Kodrën e Trimave të Prishtinës, të plagosur rënd edhe nga vala e arrestimeve politike, e tronditen serish zhurma e mjeteve luftarake dhe breshritë e armëve.

Për Kodrën e Trimeve ishte e vetëkuptueshme, se në Veriun e saj po bëhej luftë e rrept.

Vërtet ishte ashtu, rrëfejnë dëshmitarët. Nuk vonoj e kuptua, se ishte kjo edhe një betejë e dështuar e kriminelëve serbë dhe fallangave të tyre besnike shqipfolëse, për ta mposhtur edhe një patriot shqiptar.

Ashtu dhe doli, rrëfejnë prapë dësmitarët. Pasi që e kishin rrethuar shtëpinë e Bacë Hajrush Bahtirit, kriminelët kishin tentuar të futeshin, siç e kishin bërë shprehi, për ta kapur dhe arrestuar Bajramin, vëllaun më të ri të athetarit Rahman Bahtirit, i cili po qëndronte me stoicizëm persekutimeve të inkuzitorëve në burgjet serbo-çetnike.

Por kriminelët edhe kësaj rradhe i kishin bërë hesapet pa hanxhiun. Bajrami, falë vigjilencës së tij revolucionare e kishte përcjellur situatën dhe në vend se të hutohet ai kishte planëzuar veprimet e tij, konform rrethanave të krijuara.

Me shpejtësi të rrufeshme dhe me shkathtësi të përsosur nga arti i luftës guerile, ai hidhet në kundërveprim për ta qarë rrethimin. Në hapin e parë, me Staier-in e vejtër trashëgim nga babagjyshi e palosë për tokë një survejues shqipfolës të armikut, dhe çanë rrethimin me forcën e armës së tij. Tërhiqet drejt Majdenit të Sali Bullakut, një vend që ndodhet jo larg shtëpisë së tij. Aty përballet me rrethin e dytë të forcave armike, të cilat pa paralajmërim filluanë zjarrin e kryqëzuar. Në pamundësi për ta çarë rrethimin, Bajrami pozicionohet dhe vazhdon rezistencën.

Kriminelët të bindur se nuk mund të përparojnë në drejtim të tij, pa e paguar me jetërat e tyre, përnjëherë e ndërpresin zjarrin dhe i referohen taktikës tjetër. Ata aktivizojnë megafonët e tyre, për të fituar kohë për ripozicionimin e snajperistëve, të etshëm për gjak shqiptari. Gjatë kësaj kohe ata i kërkojnë Bajramit që të dorëzohet. Ashtu, sikur e Rexhepit e Nuhiut, ishte përgjigja e Bajramit, e njejtë me ate që dhanë Afrimi dhe Fahriu, pesë vjet më vonë.

Predhat e shoqëruara me tingujt e këngës “Ja vdekje ja liri”, ishin përgjigja e Pishtarit të lirisë, drejtuar hasmit shekullor, deri në momentin kur predhat e snajperëve të ardhur nga Hajvalia e goditën për vdekje.

Trupin e Bajramit e varrosi familja e ngushtë, nën rrethimin e hekurt të focave të shumta të policisë, në shërbim të pushtuesit. Në ballë të kortezhit të përmortshëm qendronin me stoicizëm Babë Hajrushi dhe nënë Nailja. Para se ta varrosnin trupin e Dëshmorit, nënë Nailja e puthi në ballë dhe iu drejtua me këto fjalë:

“Biro,
Nëna ka pritur që të përcellë dhëndërr, por tani po të përcjelle në Përjetësi.

Bajram bir, nëna nuk do derdh lotë, sepse Ti e nderove familjen dhe kombin që të lindi. Falë të qoftë gjiri që ta dhashë”.

U prekëm thellë në shpirt kur morrëm lajmin e hidhur për rënien e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut të shtrejtë të zemrave tona, bashkluftëtarit tonë të dashur, pjestarit besnik të Frontit Nacinal-Çlirimtar të Kosovës.

E shkurtër ishte jeta fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e tij e pasur patriotike, deri në sakrificën më të lartë, do të mbetën shembull i ndrituar, jo vetëm për bashkëluftëtarët e tij, por edhe për të gjithë njerëzit tanë.

Bajrami për nga mosha ishte i ri, por ai dinte të mendonte dhe vepronte si burrë i pjekur, sepse kishte shpirt dhe zemër të madhe.

Veprimet konkrete të Bajramit, në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare, ishin dëshmia e bazuar, se mësimet e shëndosha kombëtare që kishte marrë nga babë Hajrushi e nën Nailja, si dhe ato politike nga vëllau më i madh Rrahmani, ishin kuptuar drejt e mirë.

Bajrami ishte nga ata nxënës të shkollës së mesme, të cilët që në ditët e para të Pranverës 81, bashkë me rininë studentore dhe punëtorët shqiptar, me grushta të shtërnguar brohorisnin parullat “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Trepça është e jona”..., nepër sheshet dhe rrugët e qyteteve të Kosovës, pa u termbur fare nga policia e Herleviqit dhe zagarët e tij shqipfolës.

Bajramin e burgosi dy herë armiku, e torturoi rënd, Trupin e tij të njomë e lanë me gjak, por ai qëndroi i pathyer. Sapo dilte nga burgu ende me plagë në trup e vazhdonte punën patriotike. Për Bajramin, jeta pa luftë, pa përpjekje dhe pa rreziqe e një populli të robëruar nuk kishte kuptim.

Lufta e Bajramit dhe përpjekjet e tij, brenda rradhëve të organizuara u bënë model edhe për brezat që erdhen e që do të vijnë pas tij.

Nepër shtigjet që hapi Bajrami me shokë, duke e shkrirë jetën e tyre të re, shkuanë një rini e terë, një rini e shëndoshë dhe e pastër, për të arritur në cakun e endërruar shekullor të popullit që i lindi.

Kur në Trojet shqiptare nën okupimin serbo-sllav u dha kushtrimi, u ngritën nga varret edhe Dëshmorët e Kombit, sepse misioni i lartë i tyre ende s’kishte mbaruar. Ata u ngriten , si zakonisht për ta vazhduar luftën për liri. Kështu edhe Bajrami, ky trup i patertur dhe shpirt i pavdekur, si ai i Fazli Grajçevcit, Shaban Shalës, Metush Krasniqit, Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Ismet Krasniqit, Ahmet Haxhiut dhe të shumë dëshmorëve tjerë, u ngrit nga varri dhe u rradhit në shtizen e Flamurit Kombëtar, i cili ishte shndërruar edhe në Flamurin e Famëmadhes UÇK-së.

Sokollitja e tij u bashkua në një tonus me ato të shokëve të rënë: “O vëllezër, në këmbë, atdheu po na thërret!”

Kujtimi për Bajramin dhe shokët e tij të rënë në alltarin e lirisë, do të jetë i pavdekshëm. Do të na jap forcë, vullnet dhe zemër për t’i mbajtur të papërlyera frytet e luftës çlirimtare. Ai është obligim yni, që amanetin e Bajramit dhe të dëshmorëve tjerë, ta kryejm plotësisht dhe me besnikëri. Vetëm atëherë kur çlirojmë dhe ribashkojmë Truallin tonë amëtar, mund te themi se e kemi krye me besnikëri këtë Amanet!


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË