NUMĖR 78
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
INTERVISTA
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VI - 10 SHKURT 2004

E ardhmja jonë jetime

Shkruan: Gazmend KAPLLANI
(c) Koha Jonë

Kongresi i fundit i Socialisteve s'ishte asgje me shume dhe asgje me pak se sa nje "kthim ne identitet". Per ne, vdektaret e thjeshte, ishte kthim ne realitet. Kishim kujtuar kaq vite se ndodheshim ne tranzicion. Gabim. Duhej nje Kongres qe te zbulonim se gjithe keto vite nuk gjendeshim ne tranzicion. Tranzicioni filloi pardje. Sapo mbaroi Kongresi i Socialisteve. Dhe gjithe keto vite cfare ishin? Nuk e di. Ndoshta nje para-tranzicion ose nje tranzicion drejt tranzicionit. Cfare te bejme: ne viset tona arberore ndodhin shume gjera sureale.

Sepse edhe fillimi i pluralizmit ne Shqiperi ishte sureal. PD-ja lindi pak a shume si nje dege rebele e Bllokut dhe e Byrose Politike, pavaresisht nga retorika primitive anti-komuniste qe adoptoi me vone. A mund te ndodhte ndryshe ne kushtet e nje regjimi totalitar qe kishte zhdukur cdo lloj qelize oponence? PS-ja nga ana tjeter e cila asnjehere nuk u shkeput me te vertete nga mentaliteti i Bllokut dhe i Byrose Politike (pavaresisht nga retorika folklorike anti-Enveriste) pas 1991 u katandis pak a shume ne nje germadhe. Kjo edhe fale politikes agresive te Berishes i cili kishte vendosur te mos e leshonte pushtetin pa kaluar te pakten tre dekada. Partine Socialiste nuk e nxirrte jashte ligjit sepse i duhej si alibi per te perligjur pluralizmin politik. Vete Socialistet - me vetedijen e mekateve te se kaluares - nuk e besonin se do vinin ne pushtet pa kaluar nje kohe e gjate.

E vetmja kokecarje e tyre ishte te mbijetonin nga ana politike. Por nje dite te bukur per ta, e cila koincidonte me ditet me te zeza per Shqiperine (anarkia e vitit 1997), u trokiti pushteti ne dere. Ishte vete Berisha qe ja u dhuroje pushtetin. Ishte autoritarizmi, verbesia politike, katastrofomania dhe pushtetomania e Berishes. Partia Socialiste ne ate kohe kishte instiktin e pushtetit (45 vjet ne pushtet nuk jane pak) por i ngjante me shume nje klubi se sa nje Partie. Gjate kesaj kohe nuk nguroi te jepte edhe ndonje shoe ne TV-i ku anetaret e "klubit" i benin akuza te perbindshme njeri-tjetrit per lidhje me krimin e organizuar. Per me shume kishin perballe tyre nje kundershtar te dobet i cili konsiderohej si `karte e djegur'. Ashtu si Berishes i duhej nje PS-se germadhe qe te perligjte pluralizmin politik, tani PS-se i duhej "Berisha germadhe" per te aplikur `teorine e Gogolit'.

Sidoqofte disa vite rresht ekzistonte pershtypja qe PS-ja ishte nje Parti e emancipuar, te pakten per standartet shqiptare. Por pushteti sjell edhe tertipet e veta alla shqiptare: trafiqe, milona dollare, dogana, embelsine e qeverisjes... Meqenese shoqeria jone ndodhet ne fazen e asaj qe Marksi e quan ?grumbullim fillestar i kapitalit', ne PS ?zbuluan' pak nga pak se duhej ndare shapi nga sheqeri. Me pak fjale erdhi koha qe PS-ja te kthehej ne identitet. Ne fakt PS-ja nuk ka devijuar ndonjehere nga ?identiteti' i saj: eshte nje Parti e cila ka mbetur ende tek mentaliteti i Bllokut dhe Byrose Politike, te pershtatura sigurisht ne kushtet e kapitalizmit suralist qe mbizoteron ne Shqiperi. Kete fakt askush nuk e dinte me mire se sa z. Nano. Dhe dija ne fushen e politikes shperblehet me fitore. Dhe fitorja do shoqeruar me poezi, lote dhe brohoritje. (Sepse pervec te tjerave, Kongresi i fundit i PS-se shenon edhe lindjen e melodrames se re shqiptare, ashtu si pleniumet e PPSH-se percaktuan estetiken e realizmit socialist).

Tani kemi dy parti monolitike, PS-ne dhe PD-ne. Tranzicioni pra mund te filloje. Ne krye te dy Partive kemi dy udheheqes te cilet kane te shkuar dhe "u vjen prapa historia". Kane edhe te tashme por nuk kane te ardhme. Nuk zgjojne asnje lloj perspektive per te ardhmen. Si e ardhme ata shihen vetem nga fanatiket partiake te cilet zakonisht te ardhmen e shohin ne formen e tenderave, subvencioneve, posteve ne dogana, ambasada, ministri dhe mundesise qe t'a "luajne" pak parane dhe pushtetin.


Keshtu qe tranzicioni i vertete fillon pa te ardhme. Ne nje Shqiperi te krethur ne skamje dhe krim te organizuar. E ardhmja u "tret" gjate tranzicionit drejt tranzicionit. Prej emigracionit shoqeria Shqiptare ka humbur goxha gjak. Nuk e ka marre vehten prej tmerrit te vitit 1997. Per me shume 1997 penalizoi deshiren per t'u rebeluar dhe per t'u organizuar. "Shoqeria civile" u "integrua" tashme. Zuri postet qe i dhane, rregulloi grate neper ambasada, burrat neper dogana, femijet neper ministrira - dhe nga tenderat edhe pse modeste dicka del. Me pak fjale durim. Tranzicioni do jete i gjate por krejt i parashikueshem. P.sh. ne zgjedhjet ardhshme numeri i votuesve zor se do t'i kaloje 35%. (Vecse ne se vene edhe pemet e te vdekurit te votojne). Ose po te dalin forca alternative dhe progresiste - te cilat nuk do trashegojne "barren" e Bllokut dhe Byrose Politike - qe te ringjallin serish sensin e te ardhmes. Pse jo?


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË