NUMĖR 78
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
INTERVISTA
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
INTERVISTA VITI VI - 10 SHKURT 2004

Interviste me shkrimtarin Mirko Kovaç
„Kurrë më në Beograd“

Shkruan: Skënder LATIFI

Mirko Kovac u lind ne vitin 1938 ne Petroviç te Malit te Zi. Deri me tani eshte shperblyer me cmimet nderkombetare "Tuholski", "Herder" etj. Nder veprat me te njohura te Kovacit jane "Motra ime Elida", "Hyrje ne nje jete tjeter", "Parmaket e kristalta" etj. Veprat e Kovacit jane te perkthyera ne gjuhe te huaja.Kovac per shkak te nacionalizmit dhe fashizmit serb u largua nga Beogradi ne vitin 1991. Kovac qe nga viti 1991 jeton ne Rovinj te Kroacise bashke me familjen e tij.

Prej kur jeni larguar nga Beogradi ne vitin 1991 ne hapesirat e ish - Jugosllavise jane zhvilluar shume ngjarje, per fat te keq ka pasur edhe gjakderdhje. Si e shihni tani periudhen qe ka kaluar?

Ndoshta si periudhe me te keqe historike. Edhe me pare kishin ndodhur ngjarje te pergjakshme, por tani u shkaterruan te gjitha maredheniet mes popujve ballkanik. Kjo ndodhi pikerisht atehere kur duhej shume pak mund qe te dilej nga sistemet totalitare dhe qe te praktikohen disa vlera te demokracise, pike se pari toleranca - dhe kjo tani nuk eshte ceshtje e nje budallalleku politik, e nje paaftesie, por eshte nje gje qe duhet pare pak sa me thelle sepse kjo eshte nje rrezik i madh ngase kjo tani ka marre formen e nje gjendje te perhershme shpirterore ku per nje kohe te gjate nuk mund te respektohen rregullat e jetes. Per kete gjendje te rende shpirterore, pergjegjes jane politikanet, intelektualet por edhe popujt nuk jane te pafajshem.

C'ka ndryshuar ne te vertete ne ish - republikat e Jugosllavise?

Keto jane ish - republikat te cilat tani jane shnderruar ne shtete dhe asnje njeri normal nuk mund te jete kunder. Edhe perandorite e medha u shkaterruan dhe kjo nuk eshte ndonje gje e re. Ne kohen tone gjithashtu u shkaterrua nje shtet i madh, djepi i totalitarizit, Bashkimi Sovjetik. Prej ketij shteti dolen shume te tjere por pa probleme. Njerzit bashkebiseduan, ben dialog, iu pershaten rrethaneve te reja, vendosen marredhenie te reja, provuan t'a kuptojne historine me te gjitha kontrastet e saj, ndersa tek ne askush nuk degjoi askend dhe filloi bindja me arme, me lufte. Ne vendet e varfera sic jane keto tonat lufta gjithnjje i ka dy skajshemri: nje pakice fiton, ndersa shumica e popullesise bie ne katandisje. Kam lexuar nje studim serioz per gjendjen ne te cilen thuhet Serbia ne historine moderne diku nga gjysma e shekullit XIX e deri tani ka bere trembedhjete luftera prej te cilave nente lufta te panevojshme. Sikur te mos ishin ato luftera Serbia sot do t'i kishte rreth 30 deri 40 milione banore dhe do te ishte shumfish e me e pasur se sot.

KAM IKUR NGA MURTAJA

Cka humb shkrimtari ne ekzil, e cka fiton?

Ekzili per shkrimtarin mund te jete vdekjeprures nese ai nderron gjuhen e shkrimit, pra duhet te shkruaje ne nje gjuhe tjeter e jo ne gjuhen e tij. Sa me perket mua, largimin nga Beogradi nuk e kam kuptuar si ekzil, sepse nuk e kam humbur gjuhen, nuk jam larguar nga burimi. Beogradi ne nje moment kur une kam ardhur aty ka qene qender e kultures, qender e kozmopolitizmit, te gjithe ia mesyne Beogradit deri ne momentin kur nacionalizmi serb mori hov dhe Beogradi u kthye ne nje qyteze. Ai u shendrrua ne nje qytet ksenofobik, iku nga demokracia, ne fjalen Evrope ai reagonte provincialisht, u ringjallen mitet me te prapambetura, u rehabilituan figurat me obskure fashiste sic ishte Ljotici dhe te njejtit si ai. U shkaterruan vlerat. Genjeshta u be e vertete, krimineli u be hero etj. Poeti lirik shendrrohet ne ndjelles i luftes. Ne NIN para dy viteve lexova dy dokumente ku paraqiteshin bisedat e poetit Gjogo me kriminelin e luftes Karaxhic, ku Gjogo ne nje moment i thote per myslimanet ne Bosjne;" Te gjithe ata duhet vrare." Sinqerisht po ju them se une kam ikur sikur nga murtaja. Nuk kam pasur vullnet te luftoj kunder vampirave te tille sepse isha i sigurte se te gjitha tentimet e tilla me pare kishin rene poshte.

Nga prapa shpine e vrane Dimitrije Tucovicin sepse hapur kishte shkruar kunder dhunes serbe ndaj shqiptareve. Te gjithe te cilet luftuan kunder: filozofise se qytezes' mbaruan keq ne emigrim. Ashtu ishte qe nga Svetozar Markovici qe u varros ne Trieste e deri te profesor Ivan Gjuric i cili vdiq ne Pariz.

Ku i sheh arsyet e shkaterrimit te ish – Jugosllavise?

Mendoj se kjo do te jete pune e analisteve dhe e historise objektive, por une si shkrimtar arsyet e shkaterimit te ish - Jugosllavise i shoh ne nacionalizmin serb. Ai pastaj prodhoi nacionalizma te tjere. Ketu asnje popull nuk eshte imun ne nacionalizem, por kur populli me i madh merr tatepjeten atehere ai u jep ton edhe te tjereve. Si p.sh te ashtequajturin nacionalizme mbrojtes i cili gjithashtu ne momente te caktuara kalon ne agresivitet, ne hakmarrje. Nacionalizmi gjithnje eshte nje forme e patriotizmit te eformuar, ndersa historia serbe, letersia, tradita, rrefimet ne popull - jane te gjitha keto qe ne nje moment dhe ne rrethana te caktuara deformohen dhe humbin motivacionin kunder vetes sepse mbisundon urrejtja ndaj te tjereve. Dhe kjo e tera ne nje moment kthehet ne nje gje te rrezikshme masive. Per kete shkelqyeshem shkruan Elias Kaneti.

INTELEKTUALI NUK GUXON T’UA LESHOJE POLITIKEN HAJDUTEVE

Intelektuali dhe politika. A ka vend ne politike ku mund te angazhohen politikanet dhe shkrimtaret?

Do t'ua citoj nje pjese te nje teksti tim ne "Herald Tribune." "Pika politike eshte fotografia orientuse e cdo njeriu. Vecanerisht jane te paraqitura vecorite intelektuale, politike dhe morale ne ate moment kur dikush hap gojen dhe thote: nuk me intereson politika. Njekohesisht perputhen orientimi politik i atyre te cilet refuzojne qe cdo lloj i interesit per politike dhe i atyre te cilet kenaqen ne nje politike te keqe. T'a refuzosh politiken d.m.th. me marre pjese ne versionet me te keqija te saj."

Mendoj se intelektuali nuk guxon t'ua leshoje politiken hajduteve. Herman Broh kishte akuzuar edhe intelektualet per politike te keqe, per shume te keqija qe ata i kishin sjelle, por njekohesisht kishte pare edhe nje shprese tek intelektuali i cili do t'i kritikoje gabimet e intelektualit dhe do te bej cmos qe ta tregoj politiken e keqe dhe inetelektualet e keqinj te cilet jane pergjegjes per nje politike te atille. Sa iu perket shkrimtareve, do te ishte mire qe ata te jene ne anen e vlerave te provuara te demokracise, ndersa angazhimi i tyre me i mire do te ishte te shkruajne mire. Por, per fat te keq nuk eshte ashtu.

Shpesh ka ndodhur qe intelektualet kane qene pergjegjes sepse kane ndihmuar diktatoret qe te vijne ne pushtet…

Po eshte e sakte kjo qe thuani, por njekohesisht intelektualet kane rrezuar diktatoret, kane humbur kokat per kete. Ne nje moment te historise Solzhenjicini e ka dridhur tere nje perandori te se keqes, eshte debuar nga populli i vet, njezet vite ka jetuar si emigrant, krejtesisht i vetmuar, ashtu i izoluar ai ka vazhduar misionin e tij. Edhe per fat te keq, ai njeri sot eshte nacionalist, ai flet kunder popujve te tjere dhe kulturave te tjera, akuzon Hebrejte etj. Pra ne nje njeri kemi ate e cila quhet kunderthenie intelektuale. Ai eshte paradigme e ketyre kuderthenieve.


Cili eshte roli i Dobrica Qosicit ne jeten poltike dhe intelektuale ne Serbi dhe ish - Jugosllavi?

Dobrica Qosic ka pasur rol te madh, por ne kuptimin negativ. Ai eshte krijuesi themelor i "filozofise se qytezes." Ai ishte kryetar shteti ne periudhen me te keqe te historise serbe. Kur ishte komandant i forcave te armatosura nga ana e ushtrise jane bere krime rrenqethese ne Bosjne. Ai eshte njeri i cili (shikoni "Politika" e 22 nentorit 2003) angazhohet qe me ane te genjeshtres te shikohet bota, per genjeshter si politike, si diplomaci, si histori. Dhe pohon se genjeshtra ka mbajtur gjalle popullin serb. Personalisht mendoj se Qosici ka tradhetuar Milloshevicin dhe te tjetret dhe eshte dashur qe vullnetarisht te shkoje ne Hage dhe t'i bashkangjitet atyre te cilet ia ka derguar vete atje. Por ai gjithnji do te terhiqet. Kur ne komunizem bashkemendimtare te tij burgoseshin, ai jetonte ne vile, shkruante romane, botonte dhe i shiste ne mase te madhe. Vete ka deklaruar se populli e ka ushqyer duke i blere librat e tij. Kjo eshte e sakte. Por kurre, askush, nuk e shtroi pyetjen se cfare eshte ky njeri te cilit nuk i mungoi qimja e flokut ndersa vete beri aq felliqesira ?!

Cila eshte pergjegjesia e Akademise se Shkencave Serbe qe eshte e lidhur me ngjarjet ne trevat e ish - Jugosllavise?

ASHS ka provuar te beje projekte te rendesishme per kombin. Ishte shume lehte qe te serbizoheshe pak dhe beheshe akedemik. Nuk e di se cilat jane klasat e tjera te kesaj akademie ne deget e tjera, shkence, mjekesi etj. por sa i perket letersise ajo qendron me se keqi duke filluar nga Qosici deri te Beckovici.

Kur sipas jush do te ndodhe nderrimi i vertete ne Serbi?

Jam i frikesuar se nderrimi i vertete do te vonohet shume. Eshte i nevojshem katarsi. Eshte e nevojshme te ndryshohet ajo cka quhet "model kulturor". E kjo eshte gati e pamundur. Mund te ndryshohet sistemi shkollor por jo tradita. Pervec kesaj Serbia nuk deshiron te kyce boten. Rade Konstantinovic, serbi me i mencur i gjalle (natyrisht nuk eshte akademik) ka thene se: Serbia mu gjate kohes se Titos, per here te pare ka qene pjese e botes, per here te pare ka marre pjese ne historine antifashiste. Une nuk flas me admirim per titizimin, sic me pershkruhet ne Serbi, por per serbet eshte me tragjike sepse gjate titizmit kane qene me moderniste.

NE SERBI KISHTE ANTISEMITIZEM, POR KA EDHE TANI

Ne "Librin e letrave" ne korrespodence me mikun tuja shkrimtar, Filip David keni folur dhe shkruar per te meadhin Danillo Kish. Publiku shqiptar ka pasur rastin qe te lexoj vepern e kishit edhe ne shqip. Ne nje vend thuani se "Kishi ka dashur te bej vetevrasje ndersa ju e keni penguar". Pse ne te vertete ka dashur te veproj ai keshtu?

Kishi ka qene miku im me i ngushte, kam ditur shume fshehtesi nga jeta e tij por edhe anasjelltas. Tani me Kishin e vdekur po manipulohe dhe kjo eshte shume e rende. Sa ishte i gjalle ata e kane perzene nga rrethi ndersa tani i vdekur eshte simboli i tyre intelektual. Kjo eshte keqperdorim i nje meriti te madh. Ai ishte njeri i cili per nacionalizmin shkroi se eshte "banalitet shpirteror." Tani askujt si kujtohet se Kishi u gjykua ne Beograd. Ishte paditur si plagjiator, dhe i kekuan vertetim te psikiatrit se kishte luajtur mendsh dhe duhej te shkonte ne spital. Kishit iu zu per te madhe pse merrej me fatin e hebrenjve, "ndersa ne ia kemi dhene gjuhen atij" sic thoshte nje kritike atehere. Tani ne revisten "NIN" ne perzgjedhje eshte shkrimtari kryesor, ndersa po harrojne se ai nga deshperimi ka kthyer mbrapsht cmimin e "NIN" - it, por edhe parate. Per fat te keq vete i ndihmoi asaj histerije sepse ne testamentin e tij la qe te varroset me tradita pravosllave. Sepse ka kerkuar ashtu, une nuk e di, po me siguri ka pasur arsyet e veta. Ky gjest e ka pajtuar me rrethin i cili ka kerkuar perjashtimin nga literatura serbe. Ishte normale qe atehere ai mendonte te bente vetevrasje, sepse nuk ka akuze me te rende per shkrimtarin se sa te thone se je plagjiator. Ata e dine kete mire kur kishin filluar me fushaten e tyre ndaj Kishit.

Kolegu juaj Filip David thote se gjate kohes se regjimit te Millosheviqit ne Beograd kishte antisemitizem, me cka ne te vertete karakterizohej Beogradi atehere?

Mendoj se folem mjaft pere kete. Natyrisht se kishte antisemitizem por ka edhe tani. Sepse nacionlaizmi gjithnji eshte lezivje masovike, ndersa ketu sipas natyres ka shume genjeshtra per te cilat Dobrica Qosic lavderohet se eshte krenari. E tere figura e Nikollaj Velimrovicit e cila eshte nje figure e erret i cili publikisht propagandonte antisemitizmin, flet per te gjitha.

Me pastaj keni kaluar mjaft kohe me Millovan Gjilasin, disidentin e pare te Evropes Lindore. Ai ishte ne anen e kundert te Titos por edhe te Millosheviqit. Me Gjillasin nuk kam qene aq i afert. Ate e kam njohur qe nga vitit 1968 dhe kemi pasur marredhenie te mira. Ka qene i mencur. Ai Milloshevicin e pa menjehere pas mbledhjes se tete famekeqe i cili bashkoi komunizmin me nacionalizmin dhe nga ky bashkim lindi fazhizmi. Ashtu edhe ne te vertete ishte.

MILOSHEVIÇI DHE TUGJMANI JANE KRIMINELE, IZETBEGOVIÇI DALLONTE NGA TA

Cili eshte dallimi mes Izetbegovicit, Tuxhmanit dhe Milloshevicit?

Sipas mendmit tim Izebegovici nuk mnd te vendoset ne te njejtin rrafsh me Tugjmanin dhe Milloshevicin. Ai kishte gabime, ishte jomodern dhe politikan konservativ, nuk diti t'a mbroje popullin e tij nga Milloshevici dhe Tugjmani. Dhe pas gjithe kesaj tani vjen lajmi nga Haga se edhe ai ishte akuzuar per krime. Nuk munden gjerat te nivelizohen ashtu. Ate ne menyre te njejte sikur popullin musliman ne Bosnje bashkesia nderkombetare i vendosi ne gjendje te tille qe ju vendosi embargo ne armatim. Ne anen tjeter agresoret kishin arme me moderne. Ndersa Milloshevici dhe Tugjmani jane kriminele absolut dhe rreth kesaj dilema nuk ka.

Ne lufterat ne hapesirat e ish - Jugosllavise ndodhen ngjarje trishtuese, krime, u dogjen e shkaterruan qytete te tera, u rrenuan objekte fetare. Ne anen tjeter Jugosllavia gjate kohes se Titos njihej si shtet liberal. Kjo ne te vertete eshte paksa e pashpjegueshme?

Bashkesia nderkombetare eshte bashkefajtore ne lufterat ne ish - hapesirat e Jugosllavise. Une nuk u besoj tradhetive, masoneve, lobeve te ndryshme. Une thjesht mendoj se bashkesia nderkombetare ishte e pa afte, nuk diten te reagojne si duhet, analistet e tyre ishin shume siperfaqesor. Ata ne menyre siperfaqesore u moren me realitetin tone. Mundeshin t'a parandalonin luften sikur qe bene me vonese ne vitin 1999.

Si do t'i pershkruani letraret qe deshirojne gjithnje te jene afer pushtetit?

Ky eshte tipi me i keq i letrareve, te jene afer pushtetit sidoqofte qe te jete ai. Megjithate ka raste kur pushteti ka sjelle vendime te medha. Shkrimtaret ne ato momente luajten nje rol vendimtar.

Gjate kohes se Milloshevicit, Emir Kusturica dhe Goran Bregovic edhe me tutje krijonin ne Jugosllavine e mbetur, nganjehere ishin edhe ne anen e Milloshevicit. A kishte dicka qe nuk shkonte me me ata?

Qe te dy jane te zgjuar, te talentuar. Nuk e di pse u vendosen ne anen e Milloshevicit. Ndoshta ka te beje me ndonje interes. Por eshte per habi. Kusturica me vone lavderonte Koshtunicen ndersa peshtynte Milloshevicin. Nje pikepamje e tille intelektuale eshte skizofrene. Nuk di ndryshe t'a sqaroj kete veprim.



PSE SERBIA NGURRON T’U KERKOJE FALJE SHQIPTAREVE

Cka paraqet sipas jush sot nacionalizmi shqiptar?

Ai nacionalizem eshte prodhuar dhe tani pergjegjesia e intelektualeve shqiptare eshte qe t'a crrenjosin ate. Arto ka thene se vetem "nacionalizmi kulturor" eshte i mire, ai i cili jep vlera kulturore, i plason ato vlera qe te zene vend ne bote. Cdo nacionalizem tjeter eshte i rrezikshem. Kur ceshtja e Kosoves do te zgjidhet drejt nuk besoj se nacionalizmi shqiptar do te luaje ndonj rol.

Edhe me tutje ne Beograd nuk ka qendrim rreth krimeve ne Kosove. Pse pushteti prolongon qe te kerkoje falje shqipatreve per krimet e bera?

Te gjitha kerkimet e faljeve jane vetem nje fare forme, hyrje nene hunde atyre qe iu drejtohet falja. Kerkimi i faljes duhet te jete nje lutje e madhe per falje, nje akt i madh. Nuk eshte e mjaftushme qe nje figure e vogel te murmurise se ja ju kerkoj falje ne emer te popullit tim etj. Kjo eshte asgje kjo eshte genjeshter. Kerkimi i faljes duhet te jete kategori e vetedijes dhe te kete ndonji kuptim. Kjo duhet te behet ne te gjitha sferat e shoqerise e jo vetem ne politike. Se pari veprat letrare duhet te merren me kete ceshtje. Kisha duhet qe te sqaroje se c'ka eshte krimi, c'ka eshte falja, sa eshte fajtore ajo per kete. Duhet hapur te diskutohet per fajesine kolektive. Perderisa te gjithe nuk e kuptojne se Milloshevici, Karaxhici dhe te tjeret jane kriminele kerkimi i faljes nuk ka kuptim.

Sa eshte me vend kerkimi i faljes nga ana e kryetarit te bashkesise Serbi - Mali i Zi Marovic, kroatave dhe boshnjakeve?

Cfare kryetari, cfare shteti, cfare kerkim faljeje. Nuk mundet te kerkoj falje nje politikan i vogel e te gjithe te tjeret te murmurisin. Per derisa vetedija nuk vjen ne ate nivel te gjitha keto te tjerat paraqesin politike te lire!

Se shpejti ne Beograd do te botohet nje roman i Bashkim Shehut. Mirepo veprat e Kadarese ende nuk perkthehen ne serbisht edhe pse jane te perkhyera ne shume gjuhe te botes?

Kam lexuar disa tregime te Shehut, kam shkruajtur ne "Feral" natyrisht nga kendi im, sepse ne njeren nga tregimet e tij personazhi flet me bustin e Ivo Andriqit. Ky eshte tregim shume i mire, ndersa une e kam shfrytezuar kete qe t'i hedh Andriqit te madh fajin per angazhimin e tij ne ceshtjen shqiptare dhe ideve te tij per asimilimin e shqiptareve. Kadarese kurre nuk do t'ia falin kritikat me vend rreth miteve dhe politikes serbe.

Keni blere banese ne Rovinj, a do te kteheni ndonjehere ne Beograd?

Nuk kam kurrfare arsye te kthehem ne Beograd. Ajo periudhe eshte prapa meje. Ndoshta atje do te kthehet ndonji personazh i imi qe te ec neper te gjitha vendet te cilat dikur do te thonin dicka dhe per te kerkuar miqte e humbur, femrat, te cilat i ka dashuruar dikur etj. Vetem ashtu.

Cka jeni duke shkruar momentalisht. A merreni me tutje me skenar te filmave?

Momentalisht punoj per nje roman te shkurter, une e quaj roman familjar. Ketu jane vetem disa refime nga femijeria. Pastaj vazhdoj atje ku ka mbetur me romanin "Parmaket e kristalte" i cili keto dite eshte botuar ne Beograd. Tani me dhjete vite jam kolumnist ne javoren me te mire ne keto hapeesira "Feral."


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË