NUMĖR 79
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
ARTIKUJ VITI VI - 21 PRILL 2004

Koloneli serb thyen me çekan monumentet e shekullit 15 e 16

Nga mjetet serbe të informacionit merret vesh se në fund të muajit të kaluar në Muzeun ushtarak të Beogradit janë shkatërruar „simbolet e shehitëve“, monumente të kulturës boshnjake të shekullit 15 e 16, të cilat ndodheshin aty prej vitit 1960.

Siç njofton gazeta „Danas“ monumentet i ka shkatërruar me çekan mekanik, kryesyhefi i Muzeut, koloneli Dragan Nikoliç. Ai, sipas gazetës, këtë akt e kishte kryer me lejen e drejtorit të Muzeut, kolonelit Srboljub Miletiç.

Kolonelit Nikoliç në këtë aktivitet patriotik e kishin ndihmuar dy punëtorë të tjerë me çekanë të mëdhenj.
Njëri prej monumenteve është shkatërruar plotësisht, ndërsa tjetri është dëmtuar rëndshëm.








 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË