NUMĖR 79
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VI - 21 PRILL 2004

Kosova dhe institucionet e saj të pavarura të sigurisë

Shkruan: Sokol DERVISHAJ*

I. Pese vjet UNMIK dhe KFOR.

U bene tashme pese vjet qe kur NATO nderhyri ushtarakisht, nepermjet fushates ajrore 79 ditore, duke cliruar Kosoven nga pushtimi serb. Trimufi i kesaj fushate i hapi rruge vendosjes ne terren te KFOR-it dhe administrates civile te UNMIK, ne zbatim te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, dhe vecanerisht atyre zhvillimeve politike qe kane shenuar per Kosoven nje perspektive te re, e cila pranohet nga te gjithe se do te jete nje forme pavaresie, por ende e papercaktuar. Ngjarjet e fundit ne Mitrovice dhe pershkallezimi i tyre ne disa rajone te tjera e perforcon edhe me shume domosdoshmerine e nje zgjidhje te shpejte, te perhereshme dhe te qendrueshme te statusit perfundimtar te saj, cka duhet t'i sherbeje jo vetem stabilitetit te Kosoves, por edhe me gjere.

Por, cilado qofte kjo zgjidhje dhe ne cfaredo forme te percaktohet statusi i ardhshem i Kosoves, nje gje eshte e sigurte dhe tashme e pranuar nga shumica e aktoreve me interesa ne kete ceshtje. Kosovaret nuk do te jetojne me me Beogradin, ne nje republike apo shtet serb, te kontrolluar dhe dominuar prej ketyre te fundit, si dhe as nuk do te jene me nen Serbine.

Kjo sjell per Kosoven, domosdsoshmerine per te zhvilluar sa me pare dhe ne menyre sa me te qendrueshme dhe efikase kapacitetet e saj te pavaruara shtetformuese dhe shtetdrejtuese. Nje proces kompleks po evoluon ne kete drejtim, me ngritjen dhe funksionimin e Institucioneve te Perkohshme te Veteqeverisjes, te cilat sidoqofte duhet theksuar se kane fushe veprimi te kufizuar dhe operojne nen mbikqyrjen e rrepte te UNMIK-ut. Po ashtu, zhvillimet ne fushen ekonomike kane njohur ndryshime esenciale. Futja e Euros, vendosja e nje sistemi doganor dhe taksash, si dhe mekembja e biznesit vendas, ndonese ende e brishte, jane shenja pozitive ne drejtim te krijimit te nje ekonomie ne levizje.

II. Siguria ne Kosove.

Por, krahas boshteve te tjere kryesore te ekzistences se nje shteti, ku pa dyshim zhvillimet politike, ato ne legjislacion, ekonomi apo kuadrin shoqeror perbejne nje preokupim kryesor, serish siguria e brendshme dhe e jashtme, perftuar nepermjet qendrueshmerise, stabilitetit dhe profesionalizmit te institucioneve te specializuara, mbetet "shtylla kurrizore" e ekzistences fizike, si dhe garantimit te kushtetuetshmerise dhe funksionimit te institucioneve demokratike per cdo vend sovran.

Ne rastin e Kosoves, ndonese UNMIK po punon ne drejtim te ngritjes se kapaciteteve vendore te drejtimit dhe administrimit te shtetit dhe pushtetit, ne fushen e zhvillimit te kapaciteteve lokale te sigurise nuk verehet ndonje zhvillim domethenes dhe perspektiv.

UNMIK, nepermjet boshtit te sigurise ka ngritur strukturat perkatese policore, te cilat pervec komponentit nderkombetar, perfshijne ehe policine vendase, e perbere nga nje personel shume-etnik prej rreth 4000 efektivash, te trainuar nga UNMIK dhe nen komanden e tij. Keto efektiva funksionojne qe nga viti 2002 dhe japin nje kontribut te vlefshem per rendin dhe sigurine publike ne Kosove.

Megjithate, kjo nuk eshte e mjaftueshme per te konsoliduar nje mjedis sigurie sipas standarteve te kerkuara. Policia Nderkombetare, e cila mban edhe pergjegjesine kryesore, perbehet nga nje kontigjent i gjere dhe perfshin kontribute qe vijne nga shume shtete, duke filluar nga ata te konsoliduarit dhe me eksperience efektive ne kete fushe, por njekohesisht edhe nga mjaft perfaqesues te vendeve ne zhvillim, te cilet nuk kane mundesi reale te ofrojne ndonje kontribut esencial, pasi vijne nga praktika jo shume domethenese. Vete kompozimi i kesaj force, perbere prej me shume se pesedhjete vende, midis te cileve perfaqesues psh. edhe nga Bregu i Fildishte, apo vende te tjera me shume pak njohuri dhe lidhje me rajonin, eshte nje argument me teper ne opinionin e pergjithshem se efektiviteti i saj eshte i munguar. Ajo nuk eshte nje strukture sigurie e integruar ne parametrat e domosdoshem, sikurse eshte KFOR, dhe nuk ka nje eksperience te mepareshme ne operacione te tilla.

Ndonese kesaj strukture nuk i mungon pergatitja psikologjike dhe trainimi profesional, lidhjet e saj me komunitetin jane te dobta, per shkak edhe te moskuptimit sa dhe si duhet te realitetit dhe shoqerise kosovare. Kete argument e perforcon edhe fakti se kohezgjatja e mandatit te qendrimit te efektivave policore nderkombetare nuk krijon mundesi reale qe stafi i ketyre strukturave te operoje me efikasitetin e nevojshem. Prandaj ndodh shpesh qe nderhyrjet e tyre te deshtojne dhe te mos parandalojne dot veprimtarite e paligjshme, apo perplasjet nderetnike, sic ishte edhe rasti i fundit.

Nga ana tjeter, Kosoves i mungon struktura e nje force te saj mbrojtese te pavarur, qofte edhe embrionale. Pa dyshim qe siguria e saj garantohet sot dhe per nje te ardhme te papercaktuar nga KFOR, por ndryshe nga forca policore vendase, e cila po vjen duke profesionalizuar kapacitetet e saj operacionale, Kosova ende nuk ka nje shtylle te qendrueshme te sigurise dhe te mbrojtjes kombetare. Kjo eshte e kuptueshme per periudhen e tranzicionit, por nuk eshte e justifikueshme qe kjo gjendje te zgjatet pambarimisht.

Trupat Mbrojtese te Kosoves, dikur pjese e formacioneve luftarake te UCK-se, jane vetem nje njesi e trasheguar nga lufta, por qe ne asnje menyre nuk mund te konsiderohen si nje strukture e mirefillte ushtarake. Ato jane mjaft te kufizuara ne pergjegjesi, mision dhe teknike, pasi jane nje numer mjaft i vogel efektivash, dicka me shume se 3000; nuk mund te mbajne dhe perdorin arme, pervec atyre te vogla; nuk mund te sterviten me teknike te mirefillte luftarake, sikurse cdo force mbrojtese kombetare; nuk mund te zhvillojne kapacitetet, qofte edhe ne menyre simbolike dhe minimale; nuk mund te zhvillojne dhe te kene doctrine; si dhe nuk mund te pergatisin personel ne kuptimin profesional te procesit, pasi nuk disponojne as struktura akademiko-profesionale ne kete drejtim.

I gjithe personeli drejtues ushtarak eshte trasheguar kryesisht nga koha e ish Jugosllavise, ku shqiptaret kane qene shume pak te perfshire ne strukturat ushtarake te kohes, si dhe nga "gjeneralet" e luftes, nje pjese e te cileve jane larguar nga struktura e TMK-se per shkaqe qe tashme dihen.

Por si mundet qe Kosova te ndertoje nje te ardhme te sigurte dhe te permbushe detyrimet e saj ndaj faktorit nderkombetar, si dhe standartet e kerkuara per percaktimin e statusit perfundimtar, kur kriteri themelor per ekzistencen e cdo shteti, korpusi i tij mbrojtes, eshte inekzistent. Nje Kosove e pavarur, e sigurte dhe e integruar, ne menyre absolute nuk mund te ekzistoje si e tille pa strukturen e saj te pavarur te forcave te armatosura. TMK, e cila eshte kthyer me shume ne nje njesi te nderhyrjes ne raste te emergjencave civile, nuk mund te permbushe per shume arsye kete rol ne gjendjen e saj aktuale, por vecanerisht per shkak te paaftesise se saj momentale dhe hapesires teper te kufizuar qe i kane lene nderkombetaret.

Kosova vuan gjithashtu te njejten gjendje edhe ne drejtim te sherbimeve te specializuara te inteligjences, te cilat jane te perqendruara ne duar te forcave dhe strukturave nderkombetare ne terren. Kjo eshte gjithashtu nje fushe e rendesishme e shtetit, mungesa e se ciles veshtireson punen e autoriteteve te veteqeverisjes, pasi mungesa e informacionit te specializuar ndikon negativisht edhe ne procesin e arritjes se standarteve. Mungesa e ketyre pushteteve krijon edhe nje imazh te paplote dhe te paqarte per aftesite dhe kapacitetet menaxhuese te autoriteteve kosovare, cka besoj se ndikon edhe ne prestigjin dhe kredibilitetin e tyre mes popullsise vendase, por edhe para faktoreve nderkombetare. Prandaj, procesi i transferimit te pushteteve duhet zgjeruar me kurajo edhe ne fusha te tilla sensitive.

Eshte e nevojshme qe autoritetet kosovare, ne bashkepunim me partneret nderkombetare, kryesisht autoritetet e NATO-s dhe atyre te KFOR-it ne terren, te fillojne sa me pare pergatitjet per hedhjen e bazave per ndertimin e nje strukture te mirefillte ushtarake te Kosoves, si dhe nje akademi ku te pergatiten oficeret dhe nenoficeret e nje force perspektive. Ngritja dhe pergatitja e nje ushtrie profesionale kerkon kohe, buxhet dhe sakrifica, prandaj duhet filluar pa humbur kohe dhe sa me pare te punohet ne kete drejtim.

Kjo perpjekje ka gjithashtu nevoje edhe per pergatitjen e autoriteteve civile, politike dhe administrativo-profesionale, per te realizuar kontrollin dhe drejtimin civil te kesaj force, si dhe ngritjen e departamenteve te vecanta ne strukturen e Institucioneve te Perkohshme, te cilat do te monitorojne kete proces dhe do te hedhin themelet e strukturave te specializuara drejtuese te se ardhmes.

Eshte gjithashtu e rendesishme te kuptohet se nje konceptim me i plote i marredhenies mes autoriteteve civile kosovare dhe drejtuesve ushtarak do t'i sherbente me mire prezantimit te tyre, pasi eshte i njohur fakti se per shkaqe te njohura historike, por edhe si rezultat i nje experience me te gjere nderkombetare qe eshte e lidhur me rolin e ushtarakeve ne themelimin dhe ruajtjen e shtetit, perfaqesuesit e TMK-se jane nder faktoret me te respektuar, me me shume reputacion dhe besueshmeri ne popullsine kosovare, cka do te ndikonte pozitivisht ne menaxhimin e situatave dhe drejtimin e vendit.

III. Garancia per Standarte, Status dhe Integrim.

Tashme qe bashkesia nderkombetare po rishikon qendrimin e saj dhe po bashkohet me idene e ndryshimit te politikes ndaj Kosoves, pra nga "Stradarte para Statusit" ne "Standarte dhe Status" paralelisht, detyrimisht qe edhe parametrat e funksionimit dhe pergjegjesite e autoriteteve kosovare do te ndryshone dhe rriten, pasi administrimi dhe drejtimi normal i nje vendi ka nevoje per te gjithe kompleksitetin e mekanizmave shteterore qe e garantojne dhe sigurojne kete veprimtari.

Ka ardhur koha qe kosovaret te perfshihen me shume ne thellimin dhe ruajtjen e sigurise ne vend. Experienca boterore ne kete drejtim eshte e njohur dhe kuptimplote. Ndonese jane dy skenare te ndryshem, rasti i Gjermanise eshte domethenes. Gjermania e pas Luftes se Dyte Boterore nuk mund te trashegonte forca te armatosura sipas modelit te paraluftes, pasi ato ishin te shkaterruara dhe mbi te gjitha te kompromentuara, por ato u ringriten mbi nje koncept dhe nje strategji te re, sipas parametrave te vendosura nga aleatet, cka e beri ate shume shpejt anetare te Aleances me te madhe dhe jetegjate ushtarake te historise.

E njejta gje ndodhi edhe me Austrine dhe vendosjen ne territorin e saj te trupave fituese te luftes, per te garantuar ekuilibrat nderkombetare te kohes, si dhe mosperseritjen e "Aunshlusit" me Gjermanine. Kjo politike ka provuar te jete rezultative. Sot, keto vende jane ne avangarde te proceseve integruese evropiane, si dhe anetare te respektuar te familjes nderkombetare.

Duhet theksuar edhe fakti tjeter, qe ka gjithashtu ngjashmeri me realitetin kosovar, se edhe sot e kesaj dite vazhdojne te ekzistojne bazat e NATO-s ne Gjermani, te vendosura aty per te garantuar perendimin nga rreziqet e Luftes se Ftohte. Si analogji mund te themi se edhe vendosja e tyre ne Kosove nuk eshte vetem nje rastesi qe ka lidhje me luften qe u zhvillua, por ka te beje se pari me konceptin e ri te NATO-s per shtrirjen e trupave pergjate kufirit te ri gjeostrategjik me Lindjen e Mesme dhe Azine Qendrore. Prandaj besoj se shembulli eshte i qarte dhe nuk ka perse te humbet pafundesisht kohe ne kete drejtim.

Nje Kosove e pavarur dhe me nje strukture te qendrueshme dhe te mireorganizuar te sigurise do t'i sherbente jo vetem qellimit te krijimit te nje realiteti solid ne vend, por edhe nje kontribut per stabilitetin ne rajon, si dhe integrimin e saj. Kosova nuk mund te kete si qellim vetem njohjen nderkombetare dhe integrimin ne OKB apo BE, por edhe ne NATO, pasi mbi te gjitha simbolika dhe forca qe ajo perfaqeson eshte e pazevendesueshme. Ne Kosove u thyen konceptet historike te NATO-s, te mosdaljes jashte zones se saj te sigurise dhe perfshirjes ne nje konflikt te ndryshem nga ai qe parashikon Neni 5 i Kartes se Washingtonit.

Bazat e huaja ushtarake dhe siguria e garantuar nga nderkombetaret jane njera ane e medaljes dhe kapacitetet kombetare te mbrojtjes dhe sigurise jane nje element tjeter. Vetem ne kete rast, zoterimi plotesisht dhe ne menyre efikase dhe profesionale nga shteti i mjeteve te dhunes se oragnizuar dhe legale do te ndryshonte imazhin e luftetareve guerilje te trasheguar nga periudha e represionit serb.

Sikurse kane deklaruar dhe propozuar edhe vete drejtuesit e larte ushtarake te TMK-se, kjo e fundit duhet te zhvillohet ne drejtim te shnderrimit te saj ne "Forcen Mbrojtese te Kosoves", me mision kryesor:

"mbrojtjen e sovranitetit territorial te Kosoves ne partneritet me fqinjet e saj ballkanas, per te krijuar dhe siguruar stabilitet afatgjate dhe te qendrueshem ne rajon; ndihme ushtarake per komunitetitn civil nepermjet pergjigjes se menjehereshme ndaj rasteve te fatkeqesive natyrore, ne formen e nje autorieti pergjegjes per Operacionet e Kerkim Shpetimit, ne sherbim te autoriteteve civile".

Eshte gjithashtu e rendesishme qe Kosova dhe Serbia te jetojne si dy fqinj ne paqe. Duke qene te barabarte, te sigurte, te mbrojtur, por edhe te integruar, mund te themi se do te funksionoje edhe modeli franko-gjerman i bashkepunimit dhe bashkejeteses mes serbeve dhe kosovareve, pasi ne rast te nje Kosove te pambrojtur dhe me mungese aftesish dhe kapacitetesh mund te kishim perseritjen e cdo lloj skenari.

Njekohesisht edhe Serbia do te duhet te kaloje neper nje proces te thelle reformash per t'u integruar realisht ne bashkesine nderkombetare. Edhe ajo duhet te ndjeke rrugen e fqinjeve ish kundershtare, kunder te cileve ka luftuar gjate dekades se fundit, sic eshte rasti i Sllovenise apo se fundmi edhe i Kroacise, per te transformuar Forcat e saj te Armatosura, pasi ne rast te kundert bashkepunimi i saj me NATO-n, BE-ne apo cdo instrument tjeter nderkombetar do te jete tejet i veshtire, per te mos thene i pamundur.

Nga ana tjeter, argumenti se Kosova eshte nje vend i vogel dhe nuk ka perse te integrohet edhe nepermjet strukturave te sigurise, nuk mund te qendroje, sepse ne kete rast as vende te tilla te vogla si Luksemburgu, apo se fundmi edhe Sllovenia apo Balltiket, te cilet kane pak me shume se nje dekade histori pavaresie, me te njejtin numer dhe strukture demografike dhe konfigurim etno-politik nuk kishin perse t'i krijonin keto struktura dhe nuk kishin perse te anetaresoheshin ne NATO, sikuse ka ndodhur ne realitet. Bashkimi me vlerat e demokracise, por edhe rendesia e tyre strategjike jane faktoret kryesore, cka eshte e vlefshme edhe per Kosoven.

Rendesia e saj gjeostrategjike eshte e jashtezakonshme, jo vetem per rajonin, por per shume me gjere.

*MA ne Studime Nderkombetare, King's College, Londer

*RCDS ne Studime Strategjike, Kolegji Mbreteror i Studimeve te Mbrojtjes, Londer


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË