NUMĖR 79
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VI - 21 PRILL 2004

Një "First Lady" ndryshe

Zgjedhja e Terezës

Nëse zgjidhet si president si John Forbes Kerry do të vijë në Shtëpinë e Bardhë me një grua krejt të veçantë. Teresa Heinz Kerry është më e pasur dhe më e vjetër se bashkëshorti. Ka njerëz që thonë, se ajo është edhe më e zgjuar, më dinamike dhe më e fortë se ai. Shtrohet pyetja: A mund t’a përballojë Amerika një grua të tillë ?

Dëshira e John Kerry-it është që Amerika të bëhet e fortë në drejtimin e tij. Ai është për një Amerikë më tolerante dhe më të zgjuar. Jo kaq shumë ideologjike dhe jo të pakujdesshme. Por gjithmonë të fortë.
Michael Dukakis, para shumë vjetëve dhe Al Gore, jo para shumë kohëve, gjatë fushatave të tyre elektorale jane quajtur « të butë ».

Butësia ka gjithmone pasoja, pasi një person « i butë » nuk bëhet president.
Prandaj dhe John Kerry gjatë fjalimit të tij qëndron si gjithmonë me këmbë të hapura, vetëm me këmishë, me një grusht të mbledhur dhe në dorën tjetër mban fortë mikrofonin. Shfaqet ai kështu në teatrin e Roxy-it në Buckhead, përpara të pasurve të Atlantës veriore. Të njëjtin qëndrim kishte ai dhe disa ditë më vonë përpara të varfërve të Clevelands-it lindor, duke thirrur: Ne jemi një vend i fortë. Ne do të qeverisim. Nëse Z. Bush do të flasi për sigurinë nacionale unë kam tre fjalë për t`i thëne: « Bring it on ».
Dhe njerëzit filluan të thërisnin këndoni me ne këto tre fjalë.

Kështu duket sikur po funksionon për 60-vjeçarin John Kerry. Megjithatë një pyetje duhet berë: Është gruaja e tij një ndihmë në fushatën elektorale të këtij vendi?
Teresa Heinz Kerry, 65 vjeç, është duke zbritur ngadalë nga një mikrobus. Ajo ka shumë medalione në varset e shumta te saj. E veshur me një xhaketë kafe dhe syze te mëdhaja dielli, me flokë të lyer ngjyrë bakri në kafe, me një pulovër të verdhë, por këtë herë pa ndonjë shall kashmiri, ajo mbërrin në një nga takimet zgjedhore të bashkëshortit.

Teresa Heinz Kerry vjen për të siguruar përkrahjen e emigrantëve, prandaj dhe fjalimet e saj për cështjet që lidhen me emigrantët, për lirinë dhe për ëndërrat e tyre. Ajo thotë se Amerika nuk duhet t`i harrojë fëmijët e saj dhe se Amerika ka shumë për të mësuar prej tyre. Shpeshherë ajo thotë: "Ky vend është një fëmijë, megjithëse është 227 vjeçar. Është një fëmijë i mrekullushëm, por sërish një fëmijë".
Ky vend që mundi të kapte Saddam Hussein, ky vend që ka fituar dy luftëra botërore, ky vend, i cili do që të qeverisi botën është "një fëmijë" ?

A është ky gabim? Natyrisht që po, sidomos për dëgjusit që mendojnë ose që kuptojnë. Ajo ç`ka donte të thoshte bashkëshortja e senatorit nga Masacuseti, që synon të bëhet president ishte që Shtetet e Bashkuara janë më të reja si shtete, në krahasim, për shembull me Francën, prandaj dhe disa tradita nuk mund të kuptohen njësoj. Teresa Heinz Kerry i dallon këto gjëra, pasi është lindur në Mozambik. Ajo është bijë e një mjeku portugez dhe ka bëre universitetin në Afrikën e Jugut dhe Gjenevë. Flet pesë gjuhë dhe ka përkthyer për Kombet e Bashkuara. Ajo është një njohëse e mirë e botës. Dhe prandaj ajo vlervson se sjellja e Shteteve të Bashkuara ndonjëherë është e pa pjekur.

Teresa Heinz Kerry foli rreth njëzet minuta në takimin zgjedhor në Pico Hause në Los Angelos. Ajo flet me zë shumë të ulët, ka akcent dhe do të jetë emigrantja e parë si First Lady. Por kjo nuk është se i intereson shumë. Teresa vetë thotë: «Unë dëshiroj, që së shpejti të ketë një First Man në Shtëpinë e Bardhë».
Ajo qesh kur flet për projektin që e ka shumë për zemër: «Dy për Kater». Sipas ketij projekti të rinjtë që nuk kanë të ardhura të kenë mundësi për marrjen e një ndihme dy vjeçare dhe kështu të studiojnë në universitetin më të afërt për katër vjetë, pa paguar taksa shkollore.

Gjatë fjalimit të saj ajo flet për cinizmin e administratës së Presidentit Bush, si një armë vdekjeprurëse për demokracinë. Ajo thotë se shpreson që SHBA-të të bëhen shumë tolerante dhe të mënçura, që të pranojnë Zonjën e Parë ashtu siç është.

Do të ishte shumë e veçantë, nëse me të vërtetë do të ndodhtë një gjë e tillë, pasi me Teresa Heinz Kerry do të ndryshojë imazhi i Zonjës së Parë. Ajo do të jetë e drejtëpërdrejtë dhe shumë internacionale.
Kur ajo punonte si përkthyese dhe bënte studimet në Gjenevë takoi John Heinz, i cili ishte djali i një prodhusi supe dhe keçapi. Më vonë ata u martuan, ajo mori pashaportën amerikane dhe kanë tre djem.
Ajo është më e pasur se John Kerry, më e vjetër se ai dhe nga disa zëra dashakeqës republikan ajo është më dinamike, më e zgjuar dhe më e fortë, natyrisht dhe përkundrejt bashkëshortit të vetë. Edhe John Kerry e pohon faktin që ka mësuar shumë gjëra nga ajo. Më përpara ai ka qenë « joflexibël » kurse ajo « spontane » cfarë e ka pranuar dhe e përditshmja amerikane « New York Times ».
Teresa Heinz Kerry thotë gjithashtu që edhe ajo ka mësuar nga John Kerry: të qeshë dhe të dashurojë përsëri.

Nëse dikush do t`i kishte vëzhguar, do të kuptonte mbi të gjitha që të dy sillen të qetë dhe shumë të rritur. Ata kanë kaluar shumë pengesa, por vazhdojnë përsëri dhe e kanë gjetur veten. Tani kanë një projekt të përbashkët. Ata janë një skuadër.

Si vajzë e një mjeku ajo ka një pasion; mjeksinë alternative dhe veçanërisht Tai- Chi. Ka qenë pikërisht ajo që përmes këtyre metodave të konstatonte e para kancerin në prostat të bashkëshortit, atëherë kur mjekët nuk mund të kuptonin ende asgjë. Gjatë takimeve zgjedhore John Kerry tregon edhe për kancerin në prostat.

Një histori e bukur e dashurisë amerikane, që synon të zotërojë Shtëpinë e Bardhë.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË