NUMĖR 80
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VI - 21 TETOR 2004

Kënga e dashnorit të braktisur

Mendime mbi poezine e Sami Gjokes

Shkruan: Erin CANAJ

Amerika në këtë libër prezantohet si një qytet me shtëpi të mbyllura, djemtë dërguar të vritën e të vrasin fëmijë të pafajshem në Bagdat. Amerika është nata e parë e Poetit në Uashington, është dhoma ku femra lakuriqe siç thotë poeti “… si nuk diten çfare të bëjnë me mua/ oh sa ëmbël më futin në mes/ bëjnë sikur më puthin e më zënë me duar/ oh si shkasin duart nga xhepi në xhep/ njëra më thotë hani tjetra mani flet/ zot si spatën rrobat dhe një tjetër xhep…”
Libri “Prezantim me Amerikën” i Sami Gjokes, botuar nga “Toena” është sintetizim poetik i historisë moderne, eshte kenge e dhimbëshem e zëmrës që vuan, është elegji lamentike e njëriut që kërkon pafajesinë mes mekatësh.
Leksioni tragjik i ketij libri eshte se ata që derdhin gjakun për shoqërinë janë pikërisht ata që braktisen të parët nga shoqëria.
Një ndër mesazhet e librit është se jeta individuale është aq e çmuar sa në kundërshtim me çka predikojnë ata që duan të tjerët të vdesin për lumturinë e tyre, kurrësesi nuk duhet flijhuar. “…Për një puthje do ta falja Izraelin/ për një puthje do mohoja Palestinen/ lum ata që në vallëzime prapa mbeten/ e me puthje nëpër shtreter rrokullisen…”
Duke lexuar kalimthi këtë libër ndjenë se je ti ai fëmijë, rritur me shpejtësi që lëndoi e u lëndua nëpër dashuri dhe tani “…si kërmilli struk tërhiqem, i moshuar/ tash që botën e kam lënë/ tani shkruaj…”
Dhimbja është dukuria me spikatëse e këtij libri. Ajo është dhimbje për femijen që s’jeton. “…dadi nuk guxoj të rritëm/ se kur unë të rritem ti do ikësh/ …. e ai vertetë kurrë s’u rrit/ e unë kurrë nuk guxoj të pyes/ përse mbete ti përherë i vogël?…” Dhimbja e braktisjes nga i dashuri “…Bie shi, lërmë të fshij fytyrën/ unë nuk mund ta mbaroj cigaren/ dua të nxitoj e të ndërrohem/ dua të pushoj e ndal të qarën…” Dhimbja e lodhjes nga jeta e gjate dhe e pafund “…si një bletë krahëthyer që së fundi kthen në zgjua/ se ra mbrëmja edhe stinë e reve ka filluar…” Dhimbjen për faktin se ikim nga kjo botë pa çuar në fund çfarë patëm në plan të mbaronim dhe në të njejtën kohë dhimbjen se as amaneti që lëmë zdo të realizohet, “…nëse gjumi që rëndon do më marrë e do më zërë/ dua ti një natë të vonë ta mbarosh këtë poemë/ nëpër mall e pika lotësh/ por çtë shkruash më zdo keshë/ e pa shkruar do ta leshë/ për të tjerë që do të vinë/ e do ikin prap të tjerë…”
“Prezantim me Amerikën” përcjell nga vargu në varg emocionet e anktheshme të pritjes gati deri në mosprite, “…tash jam goma e avionit që mbi pistë zë afrohet/ bën të ulët, pa u ulur çohet qiellit kaq sërish/ dridh vibrohem si avioni, si avioni që vonohet/ se s’më pritet/ nuk më pritet/ nuk më pritet sa të vish…” Ose “…a smë the që do të pres për ty/ dhe sikur të plakëm duke pritur/ paske thëne se ke qenë në rritje/ por nuk pret tashmë që je rritur...”
Ankthi i pritjes në poezinë e Sami Gjokës është aq intens sa duket se ajo e plak njeriun me minuta. “…pres tani me vrap të vij te ti/…lepurush unë jam çilimi/…do me rritësh apo do më plakësh?”
Ky libër është një betej e vazhdueshme ku llogjika e ndjenja gjenden në duel të vazhdueshem, gje që e bënë krijimtarinë e këtij autori levizes e të eteshme për tu lexuar. “…a s’të thash të shkosh nga mua/ shtetesh nga kam shkuar vetë….tash që ike kam
gjëmuar, morri thirrma ime dhenë/… si guxon të shkosh pa mua…-...edhe qeshi
syri yt përmbi lotin e përtharë/ buza jote ëmbëlsisht hyn mes buzeve të mia/
është mekati im i fundit/ është mekati yt i parë…”

Kontradikta, mosvendosja, mëdyshja si- “…zdi përse do vete vallë neser prap në
Amerikë/ kur këtu gjithnjë më pret qeshja dhimbur që kam qarë…”
tronditje poetike dhe pikëllimi i lamtumirës janë kristalizim i përbashkët, i harmonishem i vargjeve , “…nëpër qiellin që po ngryset anëkend shpirtit tim/ kthehu sytë gjithë t’i lagësh kur të qashë ke nevojë/ po kur qeshet syri yt mos jak fare të trokasësh/ se në lemza zdo më zërë/ di që sme ke zënë me gojë…”
Në poezinë e Sami Gjokës një vënd të rëndësishem zë trajtimi i vuajtjeve dhe shkatërrimit shpirtërorë që solli emigrimi i dekadave të fundit në familjet shqiptarë. “…prej sa kohesh i ke mbetur nënës sate plagë në zemer/ prej sa kohesh i ke mbetur gruas sate lot në sy…” ose “…shpirtërat tanë si lugetër vijnë të marrin po stë kapin/ vijnë djemtë ndanë shelgut të më marrin po smë nxënë…”
Dhimbja e pritjes pa kthim është në këtë libër shkak rrënimi i shpirtrave “…Ndanë dritarës si padashje vij së koti të ndreq perden/ ndaj dritarës gjysem fshehur/ kthimi yt i pakthyer më shaktërroi…” apo “…kur më dhembi çmendurisht mungesa jote/ aq sa desha krejt ta shkrija e ta tresja veten time/ sikur qesh një kaush me akullore/ nëpër gjuhë e buzë të trandafilta….”
Nëpërmjet këtij libëri, Sami Gjoka, gdhënd vetën në letersinë bashkohore si një njohes i thellë dhe pasqyrues i talentuar e ndjenjave më të holla të njeriut në luftë mes të kundertave “…Sot në shpirtin tim që dhëmb xhenozes i bëhet dasëm…-Ah që dua zemrën time ta çaj dysh e mes për mes/ në dy pjesë veten time oh sa desha sot ta ndaj/ se me njërën kam nevojë përmes lotëve të qesh/ ndërsa tjetrën si dhuratë ta jap ty, me ty të qajë….”
Poezitë e pritjes në aeroport janë shkelqime talenti ku zbulohen anët më të errata dhe pjesët më të ndritura të zemrës së njeriut në luftë kacafytese me njera tjetren që vetem një penë mjeshterore mund ti thoshte kaq bukur. “…Ferr edhe parajsë thërres/ tani brënda vetes sime/ t’i bëj dasëm xhenëazesë/....-…Kështu ulët për nën qiellin e përhimtë - vjeshta ime/ gruaja ime që do kem për gjithë jetën tash në krah...” Ndërsa avioni afron në gjoksin e tij ënde qanë vajza që do të thotë lamtumirën e fundit, “...Rri mbështetur gjoksit tim, të dy rrimë sot në heshtje/ cfarë na mbeti pa u thënë, rrimë
përtypim në vetvete…-...Por ti kokën s’mund çosh/ as mbi krik të dorës sime/ strukur gjithë më rri në gjoks/ mbytur gjithë në ngasherime…”

Momenti i ndarsjes është sa jetesor aq edhe i njerzishem, “…Në të njëjtën kohë u ngritëm, ndenjëm ballë për ballë në këmbë/ i fshimë lotët njëri-tjetrit edhe qeshi syri yt,/ Qënka bukur kur mes reve shfaqet befas diell’ i ngrohtë/ dhe si shfaqet humb e
tretet prapa reve kaq sërish/ Pate ardhur duke qeshur/ Duke qeshur do të shkosh/ Në kujtime prap ngahera duke qeshur do të vish”

Brenga e mekatit bluan shpirtin e personazhit poetik te Sami Gjokes.
“…si një korr që loz në skenë krejt shkalluar/ Unë dashnori i braktisur shkrihem mes familjes sime,/ Si një gotë e boshatisur/ mbi tryezen e harruar…”
Ky libër përcjellë idenë se lumturia vjen perms lotësh e vrasje zemrash dhe është e merituar kur njeriu di t’i jap vendin e duhur në zemren e tij njerzeve me te cilen jeta e ka përplasur ne periudha të ndryshme e prap për poetin lumturia nuk është lumturi përrallash te tipit- princi e princesha jetuan të lumtur paskëtaj. Krejt ndryshe për Sami Gjokën, jeta merr kthesa të rrepirta e t[ herepashereshme si “…Tash ndër lotët që derdh fshehtas anës tjetër mbi jastëk/ ime shoqe gjithë më ndjen, hequr sikur është në gjumë/ Pret t’i them sepse qaj, po si kot e ndjen që pret/ Abazhurin shoh të ndizet;/ Dera banjes pak me tej zë përplaset e kërcet...” për të përfunduar me vargjet, “...Unë dashnor i ish braktisur/ jam dashnor i lumtutuar/ që për lotët që derdh fshehtas/ prap me gruan do të
grindet…”


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË