Burgjet,
këto banesa të trimave në Kosovë
Recenzion
"Shekulli i ilegales, Proceset gjyqësore
kundër ilegales në Kosovë- Dokumente"
Mr. Ethem Çeku, Prishtinë, 2004
Autori
i këtij libri ka arritur të prezentoj një dëshmi
me rëndësi të madhe historike, se gati i tërë
shekulli i kaluar për shqiptarët që u okupuan nga
Serbia, ishte shekull i luftës me armë dhe shekull i dënimeve
gjyqësore kundër një populli të tërë.
Lidhur
me këtë, kori i të dënuarve në këtë
vepër është igjatë, ndërsa, dënesjet
e nënave për vuajtjet e bijëve dhe bijave të
tyre janë gati të pafundme. Aktakuzat e prokurorëve
të botuara këtu, janë një drojë për
ta shpaluar luftën ndaj asaj kohe, ndaj atij realiteti, që
mos të përsëritet.
Kalkulimet
me ato dosje historike në anën tjetër, sot janë
të rrezikshme për të djeshmen dhe për të
ardhmen, sepse edhe pushteti i ashtuquajtur demokratik sot ende
po luan me dinjitetin e një populli në robëri.
Derisa,
dje Adem Demaçi me shokë, dënohej 15 vjet vetëm
se kërkonte liri, barazi dhe sovranitet. Sot, Rrustem Mustafa-Remi
dënohet me shokë, 17 vjet burg, vetëm pse ishte ushtar
i ushtrisë më të lavdishme në fund të shekullit
20 në Evropë.
E
thënë edhe më në mënyrë simbolike:
I pari, dënohej, sepse me ngritje flamujsh dhe thirrje të
guximshme drejtuar popullit për demonstrata dhe kërkesa
legjitime për liri duke shkuar deri atje se do t'i përdorim
edhe armët kur të vijë koha, fakt ky që e lëkundi
nga themeli ish-Jugosllavinë.
I
dyti me shokë dënohet, sepse me armë në dorë
e plotësoi paragrafin e tretë të Programit politik
të mësuesit të tij, simbolit të rezistencës
sonë, Adem Demaçi.
Kështu,
u krijuan rrethanat historike që shekulli 20-të, të
mbarojë me mundësinë që vargojtë e dosjeve
të vihen në shansë, dhe të mbyllen me një
shpresë për shqiptarët se do të bëhet më
mirë.
Edhe
gjenerata e Bedri Pejanit e ShabanPolluzhës, Metush Krasniqit,
Adem Demaçit, Xheladin Rekaliut, Jusuf Gërvallës,
dhe pse jo edhe e Adem Jasharit dhe Ethem Çekut, e përgaditën
këtë realitet kryengritës, pra e përgatitën
Kosovën që të hapëroj guximshëm kah liria.
Por,
a u arritë diçka që të mëoijmë nga
akuzat e pafundme, të themi se po. Shtrohet pyetja: Si të
largohemi nga pika kritike e së kaluarës, nga ”tajm
baindingu", vargu në kohë, i të këqiave
që na i kanë imponuar robëruesit?
Lidhur
me këtë që u tha më lartë në veprën
e Ethem Çekut janë vijëzuar dy botëra:
1.
bota e atyre që luftojnë për drejtësi dhe barazi
dhe e mbanë ballin lartë, është e patrembur,
është e vendosur në sakrificë dhe në momentet
vendimtare e din çka don.
2. Në anën tjetër, është bota e spiunëve,
prokurorëve dhe gjykatësve të shitur, të cilët
për një grimë para apo një kolltuk i shërbyen
së keqes dhe robërisë.
Ky
libër fillim e mbarim e ngërthen një aksiomë
pedagogjike për popullin tonë, te i cili ora e progresit
po rrahë ende më ngadalë se kudo në Evropë.
Ndoshta kjo rrahje e ngadalshme e orës është pasojë
e peshës njëzetshekullore në robëri.
Por, kjo peshë nuk duhet të konsiderohet se nuk janë
hulumtuar shkaqet që të shkëputemi nga robëria.
Prandaj, nëse hyjmë në analizë eksplikative
të shkaqeve të shkasit dhe pasojave, do të duhej
shkruar jo më pak se dhjëra studime vëllimore për
burgjet që i kemi bërë gjatë pushtetit të
okupatorëve.
Lidhur
me këtë gjendje ne mund të shprehim një satisfaksion
të rëndomtë. Shqiptarët e kanë përvetësuar
me kompetencë guximin për ta merituar lirinë dhe
pavarësinë dhe këtë e kanë shprehë
me pendë dhe me armë pa ndërprerje gjatë shekujve.
Por,
ende nuk e kemi gjetë rreshtimin konkret që të shkëputemi
nga koha e robërisë përgjithmonë, edhe si etnitet
edhe si komb.
Të
lumtë ata që ishin në ballë të ilegales
ose ishin ilegalë dhe e luftuan të keqen në të
gjitha format e luftës gjatë gjithë shekullit 20-të!
Të
mjertë ata që kanë vdekë me turp, ose janë
të gjallë e që i kanë shërbyer shpatës
së helmosur të Serbisë gjakatare kundër një
populli që ishte gjykuar të vdes vetëm pse nuk ishte
sllav!
Tash
shtrohet pyetja sa shqiptarë janë mbytë nëpër
burgjet e Jugosllavisë dhe Serbisë, sa shqiptarë
janë privuar nga liria vetëm pse ishin shqiptarët
me të ashtuquajtuarat ligje jugosllave?
Sipas
një statistike që është bërë në
vitin 1988 del se 18-48% e popullit shqiptarë në Kosovës
dhe Maqedonisë ishin nën hetime. Ndërsa gjatë
viteve 1945-1989 rreth 7% e popullitshqiptarë e kishte nga
një aktaktuzë, nga ana e pushtetit serb.
T'i
kthehemi veprës më për së afërmi. Ethem
Çeku e ka periodizuar politikën e dënimeve në
Jugosllavinë e pasluftës së Dytë Botërore
në katër faza: 1945-1958; 1958-1975; 1975-1981; 1981-1992.
Në të gjitha këto faza të prezentimit të
aktakuzave dhe dënimneve drakonike që u janë bërë
shqiptarëve shtrohet pyetja kruciale drejtuar shqiptarëve:
a ishin të aftë që me fjalën e lirë ta
rrëzojnë çdo kult që kishte ngritur Jugosllavia
ndaj vetvetes dhe Evropa ndaj Jugosllavisë?
Në
shikimin e parë besimi në vetvete se do ta rrëzojmë
atë katrahurë me shpërndarje flamujsh, me demostrata,
me politikë ilegale ishte paksa e çuditshme. Por, ilegalja
shqiptare e kishte prorgamin e saj edhe përballimin e anës
tjetër, e kishte në program përdorimin e armës
atëherë kur të vijë koha dhe atë e bëri
përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
me nder e dinjitet.
Ethem
Çeku, ka përpiluar një libër prej të
cilin asgjë në dokumente nuk mund tëndryshojmë.
Por, duke mësuar sot nga ky fenomen i pandryshuar sepse ka
ndodhë, sot dhe nesër mund të ndryshojnë shumë,
sepse këtu gjejmë një xeherore mësimesh prej
të cilëve mund të kemi shumë dobi që e
kaluara të mos përsëritet dhe në të mos
të lejojmë që me fatet tona gjithëkombëtare,
dikush të bëjë politikë falli.
Nëse
ndonjë popull në Evropë ka interes ta studiojë
burgun, atëherë shqiptarët të parët duhet
të tregojnë interesim për këtë fenomen,
sepse më së shumti kanë mbajtur vite burgu në
Evropë. Nëse ndonje populll ka interes ta studiojë
aktakuzën si fenomen shantazhi dhe me përmbajtje qind
për qind efemere kundër një populli, atëherë
shqiptarët kanë më së shumti obligim ta demistifikojnë
aktakuzen e gjyqeve jugosllave.
Mendoj
se përmes studimit të këtij fenomeni shoqëror,
të gjitha ato procese do te obkejtivizohen, sepse gati të
gjithë shqiptarët atdhetarë ishin të akuzuar,
nëse një popull ka obligim të mierret me fenominein
e hetimeve, të spinunëve, të sahanlëpirësve,
të dokrrave dhe rrenave të lirisë vetanake, vetëm
për një kastë njerëzish, atëhere shqiptarët
e robëruar nga ish -Jugosllavia e kanë obligim që
këtë fenomen ta objekizvizojnë me libra të mirëfillta
në mënyrë që historia të mos përsëritet,
as si daramë e së kaluarës , as si tragjedi e së
ardhmes.
Po,
Ethem Çeku na ka sjellë një libër me interes
për këtë fenomen që duhet të mendojnë
se si të sillemi sot, si të sillemi nesër, sepse
dje kishim pak dituri kishim fare pak vetësakrifcë dhe
ksihim shumë iluzione, kishim edhe më shumë falltarë
politikë, e aq më tepër duhet të thueht se sot
kemi shansë shumë të vogël që shumë
shpejtë të dalim nga pozicioni i vendit më të
varfër në Evropë, i popullit më të izoluar
ën Evropë, i popuillit më të nëpërkëmbur
në Evropë, i popullit që një kastë politikanësh
që jeton në Beograd ende shpreson dhe në një
menyre po ia arrin të na mbajë në maje të thikës.
Shtrohet tash pyetja pse në Kosovë ka pasur aq shumë
papushtet politik, pse në Kosovë ka pasur aq shumë
papushtet social, sepse në Kosovë ka pasur aq shumë
papushtet të profiterëve të elitave politike dhe
klerofashiste, ekzistonte një tmerr i tillë, sepse në
Kosovë, e tërë makineria jugosllave e ka prezentuar
gjenocidin ndaj shqiptareve në një kohe të gjatë
si çështje individualizmi" dhe nuk është
lejuar që gjenocidi kolektiv të objektivizohet.
Lehtësia
për ka kuptuar atë sfignë të turpshme të
pushtetit kolonial serb, mund të kuptohet duke e lexuar këtë
vepër, sepse në të janë pasqyruar aktakuzat
e pa argumentuara duke filluar nga Bedri Pejani më1945 deri
te Njazi Maloku, Adem Demaçi e deri te gjenerata e Jusuf
Gërvallës, Ethem Çekut, Merxhan Abdylit e shumë
shokëve të tyre.
Nëse
lexohen aktakuzat e botuara në veprën e Ethem Çekut,
" Shekulli i ilegales", do të vërejmë se
nenet ligjore me të cilat u dënua gjenerata e Halil Spahiut,
Bedri Pejanit, Ajet Gërgurit, Gjon Sereçit Marije Shllakut
etj; gjenerata me të cilat nene u dënuan Adem Demaçi
me shokë, gjenerata e Jusuf Gërvallës, Hydajet Hysenit,
Ethem Çekut, Merxhan Abdylit, Bajram Kosumit, etj. me nene
ligjore të caktuara jugosllave ndryshojnë.
Por,
me të gjitha këto aktakuza një konstant është
absolute, urrejtja ndaj intelegjencisë shqiptare në mënyrë
të posaqme dhe urrejtja ndaj popullit shqiptar në përgjithësi
nuk ka ndryshuar.
Shtrohet
pyetja a kemi kritikë konstruktive për të kaluarën
sot? A kemi mësuar diçka nga rasti i Njazi Malokut (polic
më 1945 dhe i dënuar më 1946), nga rasti i Hivzi
Sylejmanit (denoncues dhe dënues më 1945-1949 dhe i dënuar
më 1952); rasti i Azem Vllasit (dënues dhe denoncues më
1981 dhe i dënuar më 1989)?!
Shqiptarët
janë rreshtuar të paktën gjatë shekullit të
kaluar dhe në fillim të tij, në dy taborre të
mëdha kundërshtare. Ato, flasin kundër njëri
tjetrit për ta dëmtuar vetveten në vend që të
ulemi dhe me logjikë ta bëjmë kritikën, me logjikë
po ta pranojmë atë, natyrisht, që do bëhemi
më të pasur, më të ditur, që edhe ne të
shesim dituri, e jo të blejmë injorancë dhe tirani.
Jemi
këtu në një orë të posaçme të
historisë. Në këtë publikim është
vlerësuar se kush ishin hetuesit, gjykatësit dhe të
dënuarit.
Jemi
të ndërgjegjeshëm të konstatojmë këtu
një fakt se gjenerata jonë fare pak ka punuar për
ta shpjeguar atë realitet të vuajtjeve dhe të një
inkuizicioni modern antishqiptar.
Lidhur
me këtë nuk duhet harruar të sotshmen, e cila po
na imponohet si një tirani paligjshme, e cila në Kosovë
ka krijuar hapësirë qytetare që politika të
krijojë vetëm përshtypje e jo të shpjegoj e
të ndryshoj realitete.
Dje,
shqiptari dënohej 15 vjet burg se kërkonte liri, sot shqiptari
dënohet 17 vjet burg pse ka luftuar për liri, se ka luftuar
kuislingët dhe okupatorin.
Dje
na survejonin spiunët publikë, sot na survejojnë
spiunët e mbrojtur!!!
Çka
ka ndryshuar për kombin?
Dje,
ishim më të varfërit në Evropë, sot jemi
ende më të varfërit, por kësaj varfërie
i është shtuar realiteti i popullit më të izoluar
në Evropë.
Shtrohet
pyetja hamletiane çka të ndryshojmë çka
shkëlqen dhe çka akuzon ndërgjegjen tonë që
të punojmë më tepër?
Përgjegjen
në këtë pyetje, mund ta jap vetëm dituria interdiciplinare,
që të mësojmë më shumë, në mënyrë
që mos të pësojmë si deri më tash.
(Fjalë e mbajtur më 26 shkurt 2005 nga dr Hakif Bajrami
në Institutin Albanologjik me rastin e promovimin të librit.
Titulli i redaksisë.)
|