NUMĖR 82
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VII - 6 PRILL 2005

Rënia e Rusisë vazhdon


Shkruan: Iliriana BAJO

Takimi i parë mes presidentit Bush dhe homologut të tij rus të mbajtur në Slloveni do të kujtohet mes të tjerash edhe për deklaratën e zotit Bush se "e pashë drejt e në sy Putinin dhe i lexova shpirtin dhe përkushtimin e tij". Kjo deklaratë u komentua jo pa shpoti, ku një nga komentatorët e njohur të së përditshmes New York Times thoshte se presidenti ynë pas takimit një orësh mundi t'i lexojë shpirtin Putinit, që për dhjetëvjeçarë të tërë punoi si spiun, që do të thotë ta kesh gënjeshtrën profesion e të mos tregosh kurrë atë që mendon realisht.

Shumë nga kritikët e Bushit kanë përsëritur gjatë mandatit të tij presidnecial se aleanca Bush-Putin është ndër gabimet më të mëdha të presidentit aktual.

Por çfarë ka ndodhur realisht në 5 vitet e fundit që nga ardhja në pushtet e presidentit Bush?

Në fund të vitit 2003 Gjeorgjia përmes revolucionit të purpurtë rrrëzoi nga pushteti Eduard Shevarnaxen, ish-minisntrin e jashtëm sovjetik e më pas president i Gjeorgjisë së pavarur pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.

Shevarnaxe, autoritar, ngulfatës i demokracisë dhe nxitës i një sistemi të korruptuar kishte ruajtur varshmërinë ndaj Moskës zyrtare, megjithë faktin se Tbilisi tashmë ishte kryqytet i një shteti të pavarur dhe jo i një republike sovjetike. Pas pushtimit të parlamentit nga mbështetësit e opozitës dhe nën presionin e protestave mbarëpopullore në pushtet vjen opozita. Sakashvili është presidenti i ri i vendit, derisa Brukseli tashmë zëvendëson Moskën në orientimet e Tbilisit. Me largimin e Gjeorgjisë nga ndikimi i Rusisë një pjesë e kufirit të Rusisë është e hapur ndaj ndikimit të perëndimit. Së fundi parlamenti i Gjeorgjisë ka kërkuar miratimin e afateve kohore për mbylljen e bazave ushtarake ruse në Gjeorgji. Parlamenti ka caktuar si afat janarin e vitit 2006, derisa Moska ka thënë se mbyllja e bazave ushtarake kërkon vite. Ligji i ri në Gjeorgji parasheh mosvazhdimin e vizave të qëndrimit për ushtarët e oficerët rusë nëse bazat nuk mbyllen në afatin e kërkuar.

Do të kalonte vetëm një vit nga revolucioni i purpurtë në Gjeorgji kur rrugët e Kjevit, kryeqytetit të Ukrainës, do të shndërroheshin në portokalli, ngjyra e opozitës ukrainase. Kreu i opozitës Viktor Jushçenko, i mblodhi për më shumë se një muaj në shesh mbështetësit e opozitës, nga të gjitha anët e Ukrainës për të kundërshtuar vjedhjet e votave, që sipas opozitës u bënë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Në këto zgjedhje përballeshin Viktor Janukoviç, që ishte njëherësh kryeministër i vendit dhe Viktor Jushçenko, udhëheqës i opozitës.

Nga presioni i opozitës u ripërsëritën zgjedhjet më 26 dhjetor, ku Janukoviç doli fitues dhe do të zëvendësonte Leonid Kuçma në postin e presidentit. Kuçma ashtu si Shevarnaxe në Gjeorgji e kishte lënë Ukrainën nën ndikimin rus. Në të vërtetë Ukraina është parë si zgjatim i Rusisë zyrtare edhe për shkak të shumë lidhjeve historike mes dy vendeve. Pas revolucionit të portokalltë, në fund të vitit 2004, Ukraina ka një udhëheqje të re që ka vënë si përparësi anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Deri para pak muajsh Kjevi zyrtar po shihte mundësitë për afrimin e mëtejshëm ekonomik e politik me Rusinë. Dallimi është i qartë. Moska zyrtare me shumë vështirësi po e pranon klasën drejtuese në Ukrainë dhe orientimin e saj. Ndër hapat e fundit që e dëshmojnë këtë është dhe fakti se ndaj kryeminsitres ukrainase, Julia Timoshenko është ngritur një aktakuzë për një numër akuzash për rryshfet dhe korrupsion.

Derisa Moska vë barriera, Brukseli ka ofruar një paketë për marrdhënie ekonomike e politike speciale me Ukrainën.

Por trazirat nuk përfundojnë këtu për Rusinë…

Moldavia është vendi më i varfër në Evropë, ku komunistët vazhdojnë të jenë në pushtet. Si ish republikë sovjetike Moldavia i ka ruajtur të forta lidhjet me Rusinë, derisa komunistët në pushtet i kanë pasur politikat e jashtme të orientuara nga Moska. Së fundi Moldavia mbajti zgjedhjet e përgjithshme ku komunistët fituan sërish shumicën. Megjithatë në dallim nga politika e vetëm pak muajve më parë, në mbështetje të komunistëve moldavë gjatë fushatës zgjedhore ishin dhe Sakashvili dhe Jushçenko drejtuesit e revolucioneve në Gjeorgji e Ukrainë. Dy ditë para zgjedhjeve Moldavia i ndaloi hyrjen 100 qytetarëve rusë që do hynin në vend si vëzhgues me arsyetimin se do shkaktonin trazira. Moldavia së fundi shpalli orientimin pro-evropian të politikës së saj të jashtme. Moldavia ishte më e fundit në rradhën e ish-republikave sovjetike që largohet nda ndikimi i Moskës.

Ndërkaq me ndërhyrjen ne Afganistan afro katër vite më parë Uashingtoni ka forcuar marrdhëniet me vendet e Azisë qëndrore që dikur kanë qenë sih republika sovjetike si Kirgizia, Uzbekistani, Taxhikistani e me rradhë. Këto vende janë vënë njëherësh nën presionin amerikan për reforma demokratike, që njëherësh nëniukptojnë largim nga ndikimi rus. Kirgizia vetëm është futur në rrugë e largimit nga Moska.

Në takimin e fundit Bush-Putin, që u zhvillua në Bratisllavë, gjatë turneut evropian të presidentit amerikan, ky i fundit përsëriti miqësinë personale me Putinin.

Emërimi i Kondolesa Rajs në postin e shefes së diplomacisë amerikane ka sjellë në krye të diplomacisë jo thjesht një bashkëpunëtore të afër të Bushit, por para së gjithash një eksperte të ish Bashkimit Sovjetik. Ndër bashkëpunëtorët më të afërt në kabinetin Rice janë gjithashtu ekspertë të ish Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë. Derisa Pentagoni ka marrë përsipër zgjidhjen e një numri problemesh në Lindjen e Mesme, diplomacia do të përqëndrohet në mardhëniet me Rusinë dhe vendet e dala nga ish-Bashkimi Sovjetik, përfshi dhe kufizimin e ndikimit rus në pjesë të ndryshme të botës. Shkëputja e Gjeorgjisë, Ukrainës, Moldavisë janë goditjet më të rënda për Rusinë në planin diplomatik që nga shpërbërja e ish Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, fundi nuk mbetet në Moldavi. Nga seriali "Rënia e Rusisë" mbeten ende episoda të ri për t'u parë.


 

Copyright © 2004 PASQYRA.COM ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË