NUMĖR 82
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VII - 6 PRILL 2005


KËSHILLI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE E TË LIRIVE TË NJERIUT
COUNCIL FOR THE DEFENCE OF HUMAN RIGHTS AND FREEDOMS

Rr. Ylfete Humolli, Prishtinë-Kosovë; tel. 381 (0) 249006 fax: 381 (0) 38 244029
E-mail:office@cdhrf.org http://www.cdhrf.org


Prononcim
31/03/2005

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) aktin e arrestimit dhe të keqtrajtimit të gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) e vlerëson si pengim të veprimtarisë së mediave dhe të fjalës së lirë në Kosovë.
Rastet e pengimit të punës së mediave dhe keqtrajtimet e gazetarëve nga ana e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) të shpeshtuara kohëve të fundit po marrin trajtën e ndërhyrjeve institucionale mbi mediat dhe përfaqësuesit e tyre. Keqtrajtimi fizik i gazetarëve të RTK në Vushtrri paraqet rastin më të rëndë të ndërhyrjes së organeve të rendit ndaj mediave dhe gazetarëve në Kosovë.

KMDLNJ në asnjë formë nuk e arsyeton veprimin e dhunshëm të pjesëtarëve të SHPK-së për pengim dhe keqtrajtim të gazetarëve pavarësisht arsyeve dhe motiveve që mund të thuhen.

KMDLNJ tërheq vëmendjen se rastet e tilla të keqtrajtimeve dhe të pengimit të punës së mediave e shndërrojnë Kosovën në një vend ku pengohet e drejta për informim. Në vendet me demokraci të zhvilluar gazetarët dhe veprimtarët për të drejtat e njeriut policia jo që nuk i pengon apo keqtrajton ata në kryerjen e detyrave të tyre, por përkundrazi krijon mekanizma të veçantë për mbrojtje nga kërcënimet dhe pengimet e grupeve të ndryshme.

KMDLNJ edhe herë të tjera, kur janë shënuar raste të pengimit të punës së mediave apo keqtrajtimit të përfaqësuesve të tyre nga ana e pjesëtarëve ë SHPK-së apo të policisë së UNMIK-ut ka shtruar domosdoshmërinë e marrjes së masave ligjore ndaj atyre që pengojnë punën e mediave dhe ndaj atyre që zbatojnë dhunë kundër gazetarëve.
KMDLNJ edhe me këtë rast kërkon nga autoritetet vendore e ndërkombëtare që të ndërmarrin masa ndaj përgjegjësve për dhunën e djeshme të ushtruar ndaj gazetarëve në Vushtrri.
Sjelljet e tilla të disa prej pjesëtarëve të SHPK-së e rrezikojnë atë (SHPK-në) me humbje të besueshmërisë në opinion si dhe e shndërron atë në organ të dhunës.

KMDLNJ edhe njëherë e ripërsëritë kërkesën që mbi SHPK-në të vendoset një mbikëqyrje e pavarur.

Shërbimi për Informim


 

Copyright © 2004 PASQYRA.COM ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË