NUMĖR 1
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
KOSOVA
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETI
SPORT
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
 
 
INTERVISTA
 

Nė Kosovėn e ditėve tė sotme ende mbizotėron atmosfera e luftės

Kėto ndjenja ishin aq tė shprehura sa qė pak kush prej tyre ishte i gatshėm tė bisedonte pėr atė kohė, ndėrsa fakti se ēdo gjė ka marrur fund se policia, ushtria dhe paraushtarakėt serb mė nuk janė aty, u dukej gati e pabesueshme.

Kėshilli ekzekutiv punėdrejtues i Qendrės klinike, i pėrbėrė nga tre tė huaj, dy shqipatrė ( Prof. Dr. Mazllom Belegu, Dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė, unė) dhe dy serb qė do tė bashkėrendojnė dhe udhėheqin punėn e kėtij institucioni, nė periudhėn kalimtare, qė nga tė gjithė ne llogaritet nė ditė dhe javė.

Njeriu i thjeshtė nė Kosovė e ka tė vėshtirė tė mėsojė pėr aktivitetet e klasės politike tė Kosovės.

Nė planin afatshkurtėr vėrehen elementet e njė ērregullimi tė pėrgjithshėm, pėr tė mos e cilėsuar kėtė si anarki. Kjo duhet parandaluar me ēdo kusht, nė mėnyrė qė ta parandalojė kriminalizimin e shoqėrisė kosovare nė tėrėsi

Jeni larguar nga Kosova nė tetor tė vitit tė kaluar, pas njė aksidenti me mina toke. A mund tė na jepni njė pėrshkrim tė asaj si e gjetėt Kosovėn?

1.Nė Kosovė jam kthyer ditėn kur policia dhe ushtria e Serbisė duhet tė largoheshin nga Prishtina. Nė Prishtinė kam arritur pasdite. Nė rrugėn Hani i Elezit - Prishtinė, gati fare nuk kishte automjete civile. I vetmi transport bėhej nga KFOR-i. Prishtina ishte thuajse plotėsisht e zbrazėt, kurse nė rrugėt e saj pos ushtarėve britanik rrallė shihej ndonjė person tjetėr. Qyteti kishte njė pamje tė zymtė, shumica e lokaleve shqiptare ishin tė plaēkitur, tė shkatėrruar dhe tė djegur. Asgjė nuk funksiononte nė Prishtinė, pos Hotel Grandit qė ishte pėrplot me gazetarė tė huaj, njė kafene "Korza" nė qendėr tė qytetit, njė qebaptore dhe njė byrektore. Nė pamjen e njerėzve qė kishin mbetur gjatė gjithė kohės nė Prishtinė shihej vuajtja dhe frika qė kishin pėrjetuar. Kėto ndjenja ishin aq tė shprehura sa qė pak kush prej tyre ishte i gatshėm tė bisedonte pėr atė kohė, ndėrsa fakti se ēdo gjė ka marrur fund se policia, ushtria dhe paraushtarakėt serb mė nuk janė aty, u dukej gati e pabesueshme.

Kam vizituar edhe qytete tė tjera tė Kosovės. Ferizajn, nė tė ardhur, e pastaj Suharekėn, Prizrenin, Gjakovėn, Deēanin, Pejėn dhe shumė fshatra tė Rrafshit tė Dukagjinit. Pėr dallim nga Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj, qė janė mė pak tė dėmtuar, Gjakova dhe Peja janė shumė tė shkatėrruara, tė djegura dhe nė kėto qytete njerėzit kishin kaluar Purgatorin dhe Ferrin e Dantes. Shumė njerėz nga kjo pjesė ende janė tė zhdukur, ndėrsa nuk ka familje apo individė qė nuk e ka vuajtur tė zitė e ullirit gjatė kėsaj kohe.

Fashatrat e rrafshit tė Dukagjinit ishin plotėsisht tė djegura dhe tė shkatėrruara. Madje mė pak se 20% tė shtėpive, mund tė jenė ende tė banueshme ose qė me pak punė mund tė bėhen tė banueshme.

Nė Kosovėn e ditėve tė sotme ende mbizotėron atmosfera e luftės.

Jeni kthyer nė vendin tuaj tė punės ku 10-vite mė parė ju kanė dėbuar. Si ishte kthimi, cila ishte atmosfera atje?

2. Kthimi jonė nė Qendrėn Universitare Kliniko-Spitalore tė Prishtinės ishte me plot probleme e vėshtirėsi, por i lumtur. Serbėt qė kishin pushtuar vite me parė vendet tona, nė momentin e fundit, mendojnė ende se ndodhi ēka ndodhi dhe sėrish do ta vazhdojmė bashkėjetesėn nė raportet e mėhershme, ku ata sėrish do tė udhėheqin. Tek serbėt e Kosovės nuk ka fije tė ndjenjės sė fajėsisė si komb, pėr gjithė atė qė ėshtė bėrė, nė emėr tė tyre nga udhėheqėsit, policia dhe ushtria e tyre. Pėr kėtė arsye edhe nuk janė tė gatshėm qė ta kuptojnė realitetin e ri nė Kosovė.

Nė mėnyrė qė tė mos ndėrpritet puna e njė institucioni tė tillė tė rėndėsishėm shėndetėsor nė Kosovė, sipas sygjerimeve dhe kėrkesės sė faktorit ndėrkombėtar qė ėshtė nė Kosovė (KFOR, UNMIK, WHO), ėshtė formuar Kėshilli ekzekutiv punėdrejtues i Qendrės klinike, i pėrbėrė nga tre tė huaj, dy shqipatrė ( Prof. Dr. Mazllom Belegu, Dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė, unė) dhe dy serb qė do tė bashkėrendojnė dhe udhėheqin punėn e kėtij institucioni, nė periudhėn kalimtare, qė nga tė gjithė ne llogaritet nė ditė dhe javė.

Eshtė arritur marrėveshja pėr kthimin e tė gjithė punėtorėve shqiptarė nė vendet e tyre tė punės, si atyre qė kanė punuar deri me fillimin e bombardimeve nga NATO, ashtu edhe tė atyre qė janė pėrjashtuar me dhunė 10 vite mė parė. Pas njė periudhe tė caktuar do tė bėhet vlerėsimi i gjendjes sė pėrgjithshme nė kėtė institucion dhe do tė merren veprimet adekuate .

Eshtė mė sė evidente se nė Kosovė duhet njė sistem i ri shėndetėsor, tė cilin ne vet, pa ndihmėn e faktorit tė jashtėm nuk mund as ta ndėrtojmė e as ta mbajmė. Nė kėtė drejtim kemi premtimin dhe gatishmėrinė e faktorit ndėrkombėtar se do tė angazhohen nė kėtė drejtim, por nė masėn sa ne do tė jemi kooperativ me kėrkesat dhe sygjerimet e tyre.

Lidhur me atmosferėn nė klinika, mund tė them se ato ishin gati pa pacientė, pajisja e vjedhur, ndėrsa dhomat e pacientėve tė shkatėrruara. E tėrė Qendra klinike kishte qenė e mbushur me polic, ushtarė e paramilitarė serbe gjatė kohės sė bombardimeve.

Ēfarė bėn klasa politike e Kosovės? Cilat janė aktivitetet e saj?

3.Vėrehet njė ndasi, pėrēarje e thellė e saj. Kjo gjithashtu ka dhe do t’i ketė efektet negative nė jetėn e pėrditshme tė njeriut tė thjeshtė nė Kosovė. Kjo qė tani po shkakton probleme tė mėdha nė komunikimin me faktorin e jashtėm pėr ēėshtjet e rėndėsishme tė ardhmėrisė sė Kosovės.

Kam frikė se kjo ndasi e pėrēarje mund tė rritet edhe mė shumė, duke pėruruar nė jetėn politike kosovare mėnyra tė papranuara tė konfrontimit politik dhe tė qėrimit tė hesapeve, qė nuk janė tė pranuara nga bota perėndimore e demokratike, prej sė cilės do tė varet edhe ardhmėria e Kosovės.

Njeriu i thjeshtė nė Kosovė e ka tė vėshtirė tė mėsojė pėr aktivitetet e klasės politike tė Kosovės. Kosovės nė kėtė moment i nevojiten mė shumė se kurrė shtypi i pavarur dhe i paideologjizuar, qė do tė jenė nė shėrbim tė Kosovės dhe ardhmėrisė sė saj e jo nė shėrbim tė promovimit tė njė individi apo klase tė caktuar politike.

Nė Kosovė kemi disa mijėra trupa tė NATO-s dhe njė ekip ndėrkombėtar qė do tė ngrejė administratėn civile. Ēfarė po bėjnė ata dhe si e shihni veprimtarinė e tyre?

4. Trupat e NATO-s, si KFOR-i, janė duke e kryer me pėrpikmėri punėn qė ėshtė nė mandatin e tyre. Mirėpo ēėshtja e ardhmėrisė sė jetės civile nė Kosovė varet nga funksionimi efikas i administratės civile qė do tė udhėhiqet nga UNMIK. Mirėpo UNMIK-u mund t’i ofrojė Kosovės vetėm kornizat e njė administrimi civil, nė kuadėr tė tė cilit zgjidhjet pėr sektorėt e caktuar tė jetės civile ne Kosovė do tė varet nga aftėsia e vet shqiptarėve dhe tė tjerėve qė do tė jetojnė nė Kosovė. Ky do tė jetė njė proēes i vėshtirė, ndėrsa mosaftėsia jonė nė ofrimin e zgjedhjeve tė pėrshtatshme dhe tė pranueshme pėr aleatėt do tė mund tė kenė efekte negative tė paparashikueshme pėr shqiptarėt e Kosovės. Shumė lehtė, me veprimet e pamatura nga ana jonė, mund tė zhduket simpatia qė shqiptarėt kanė nga tė huajt, si popull i shtypur.

Nė Kosovė tash janė tė pranishėm gjithashtu edhe njė numėr shumė i madh i organizatave joqeveritare e humanitare, tė cilat mundohen ta gjejnė njė hapėsirė tė veprimit nė Kosovė. Nėse ne nuk i koordonojmė veprimet tona dhe kėrkesat qė kemi nga ata, duke u bėrė me dije nė mėnyrė tė prerė se ēfarė ėshtė e nevojshme dhe e dobishme pėr ne e ēfarė jo, e gjithė kjo ndihmė mund tė shkrihet pa dhėnė kurrėfarė rezultati, kurse Kosova tė shėndrrohet nė vend depo tė hedhurinave tė ndryshme kimike etj. Nė njė rast tė tillė do tė kemi problem me dhjetvjeēarė nė tė ardhmen.

Prania si e organizatave qeveritare civile, ashtu edhe e organizatave joqeveritare ėshtė ende e kufizuar nė qytetet, ndėrsa nevoja mė e madhe tash kur po kthehen njerėzit tanė, do tė jetė nė fshatrat.

Cila ėshtė gjendja shėndetėsore e popullsisė? Cilat janė nevojat mė tė ngutshme tė saj nė planin humanitar?

5. As ne e as organizatat ndėrkombėtare shėndetėsore, nuk kanė njė vlerėsim tė gjendjes sė pėrgjithshme shėndetėsore tė popullatės nė Kosovė. Kjo duhet bėrė shumė shpejt, posa njerėzit tė kthehen nė vendet e tyre. Por ėshtė mėse e qartė se edhe nė tė ardhmen do tė ketė keqėsim tė gjendjes sė pėrgjithshme tė shėndetit tė popullit tė Kosovės, mu pėr shkak tė varfėrimit tė pėrgjithshėm tė saj, si pasojė e shkatėrrimeve e djegjeve si tė infrastrukturės ashtu dhe tė ekonomisė familjare.

Nevojat e ngutshme janė sigurimi i vendeve pėr banim pėr familjet qė po kthehen, si dhe i kushteve minimale pėr jetėn noprmale tė tyre, qė nėnkupton ushqimin, veshmbathjen e mbrojtjen shėndetėsore, nė vendin ku jetojnė. Kėto tė gjitha mungojnė..

Nė planin afatmesėm e afatgjatė duhen krijuar kushtet pėr funksionimin vetjak tė Kosovės, meqė ėshtė e dukshme se me ndihma nuk jetohet dhe nuk pėrparohet, kurse vet statusi i individit dhe familjes, qė janė nė gjendje pėr tė jetuar nga ndihmat lė pasoja tė rėnda nė strukturėn psikike tė individit e familjes, e me kėtė edhe tė vet kombit.

Sipas jush cilat janė rreziqet kryesore pėrpara shoqėrisė kosovare?

6. Nė planin afatshkurtėr vėrehen elementet e njė ērregullimi tė pėrgjithshėm, pėr tė mos e cilėsuar kėtė si anarki. Kjo duhet parandaluar me ēdo kusht, nė mėnyrė qė ta parandalojė kriminalizimin e shoqėrisė kosovare nė tėrėsi, pasojė e sė cilės do tė ishte krijimi i atmosferės sė frikės, pasigurisė dhe hakmarrjeve bizare nė Kosovė. Nėse kjo do tė ndodhte, atėherė kam frikė se do tė vazhdojė vala e emigrimeve nga Kosova, por nė njė rast tė tillė, nė dallim nga situata deri tash, askush nuk do tė jetėsohet me fatėkeqėsinė tonė.

Ne, me ēdo kusht, duhet tė funksionojmė si shoqėri e popull i qytetėruar e demokratik.

 

 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË