Greqia
shfrytëzon pasuritë e shqiptarëve
Shkruan: Isuf BAJRAMI
”Në
qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura
dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë do
të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë
që ranë për lirinë e grekërve dhe që
kanë dhënë ndihmesë jo më pak se grekërit
në themelimin e Mbretërisë greke.” Jani Vreto
Një nga çështjet për të cilat nuk është
folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar coptimi
i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë
brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është
me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit
? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i
ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje
sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin
të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime
dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat
që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht.
Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet
ta dime dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës
se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët
nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve.
Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë
atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin
e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë
fjalët e Bajronit për Shqipërinë: ”S’ka
komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë
kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”.
Ku
janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë
trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm
dhe specialistë të gjeografise kane spjeguar me të
dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare.
Sami Frashëri thoshte se: ”Shqipëria ka një
sipërfaqe prej 70000 km2. Studjuesi francez L. Uelavitch thote
se: ”Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë
është 75000 km2”. Studjuesi tjetër shqiptar
T. Selenica na jep një ”sipërfaqe të Shqipërisë
prej 80000 km2”. Ndërsa kufijt e vërtetë etnik
të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan
Prof. A.Gashi, janë:
Kufiri
perëndimor
Nga kjo anë Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon
nga Preveza e mbaron në pikën Skepi i Zi. Gjatësia
e buzës në këtë anë është 651
km.
Kufiri
veri – perëndimor
Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.
Kufiri
veri – lindor
Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecën nga lindja
deri tek katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri tek kuota 1548
e pastaj kthen përsëri në lindje të Karakollit
të Osman Pashës nën kuotat 1619 - 1931. Kjo vijë
e kufirit përmbledhë qytetin e Kurshumlisë, Prokuples,
Leskocit dhe të Vrajes së bashku me rajonet dhe katundet
e tyre.
Kufiri
lindor
Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron në qoshin ku bashkohen
dy lumenjtë Venetika e Vistrica me një gjatësi prej
342 km. Kjo vijë lindore fut përbrenda krejt viset e humbura
mbas luftës Ballkanike (1912), të cilat përbëhen
prej këtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovë, Prizren,
Kaçanik, Vranie, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë,
Preshevë, Dibër, Kërçovë, Strugë,
Ohër, Krushevë, Përlep, Resnie, Manastir, Follorinë,
Kostur, Naselicë e Grebenë.
Kufiri
jug – lindor
Kjo vijë fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricë me
Venetikon e mbaron në grykën e lumit Artë me një
gjatësi gati 180 km.
Kufiri jugor
Përmbledh brigjet detare të gjirit të Artës.
Këto brigje janë shume të përthyeme e kanë
një gjatësi prej mëse 93 km dhe duke filluar nga
goja e lumit Artë mbërrijnë tek qyteti i Prevezës.
Brenda
këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në
jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet
detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në
veri ndërmjet pikave Skepi i Zi në lindje të Vrajës
gjatësi lindore nga Ferro. Me luftërat Ballkanike dhe
Konferencën e Londres më 1913 plotësuan ëndërrat
e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të
Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më
pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë.
Shqipëria
etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një
sipërfaqe prej rreth 110000 km2. Në periudhën e pamvarësimit
të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë,
Turqia u ”fali” këtyre shteteve rreth 5000 km2
të tokës shqiptare. Pas luftës se vitit 1876 - 1877
me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë
të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave shqiptare.
Në
fund të shekullit XIX dheu i Shqipërisë etnike do
të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë, ndërsa
Konferenca e Paqës që u mbajt në Versaje më
1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet
1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth
3 milion banorë. Përkundër këtyre pohimeve kjo
Konferencë lejoi vendimet e Traktatit Paqësor të
Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar
rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu
që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700
km2. Ndërsa sipas Vjetarit Shteteror Statistikor të Shqipërisë
sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar është 28748
km2.
Sipas
dokumenteve historike të botuara qysh herët Ilirinë
e Jugut grekërit e quanin Epir, që dtth ”stere”,
”tokë e tharë”, pra tokë ashtu siç
e shihnin si detarë nga deti a nga ishujt. Është
njëlloj, vazhdojnë studiuesit, si peshkatarët e ishujve
Bohama ta quanin Floridën ”Kontinent”. Emër
që s’ka asgjë të përbashkët me kombësinë
e popujve që jetojnë aty. Në pjesën që
i kushtohet Greqisë, Straboni nuk e përmend Epirin kurse
Ilirinë dhe Maqedoninë i trajton së bashku. ”Pas
epirotëve dhe ilirëve, thotë ai, vinë fiset
greke”. Sipas veprës Iliada, këto fise ”barbare”
jo helene nuk bënin pjesë në Lidhjen kundër
Trojës. Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të
përbashkët jashtëhelene, thotë Straboni dhe
Plutarku. ”Epirotët e maqedonët, përforcon
studjuesi gjerman Hahni, qenë fise të afërta me njëri-tjetrin
ose me prejardhje të përbashkët”.
Skënderbeu
thoshte: ”Nëse kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi
epirotas” ndërkohë që Barleti e quante Skenderbeun
”Princ i epirotëve”. Ndërsa Pirroja quhej
”Shqiponja”.
”Në Epir gjatë lashtësisë banonin vetëm
popujt jogrekë, shkruante Tumman, që flisnin gjuhën
maqedone ose ç’ka është njësoj gjuhën
ilire”. Aristoteli te vepra e tij ”Politika” (30)
i kushton vëmendje të veçante Kushtetutës
së Epirit, si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki (32) i lashtë
duke përmendur Ambrakinë (33) thotë: ”...prej
këtej nis Helada”. Aristoteli shkruan për ishullin
Diomeda në detin Adriatik se: ”...kur vinë këtu
helenët...” dhe më poshtë: ”...kur vinë
barbarët që rrojnë aty afër...”. Të
gjithë autorët e hershëm grekë gjuhën e
Epirit e quajnë pellazgjike, jo greke. Në asnjë dokument
a historian s’përmenden përkthyes në bisedime
mes popujsh ”barbarë”. Pasi ata merreshin vesh
pothuaj në të njëjtën gjuhë të tyre
johelene. Rrënjët e fjalëve të vjetra të
Epirit s’njiheshin nga grekërit, sepse qenë të
kohës së pellazgëve më të lashtë me
të cilët grekërit trazuan gjuhë e kulturë.
Në këtë rrjedhë historike studjuesi suedez Martin
P. N. Nilson thotë se: ”Epiri nga çdo prirje del
jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X Luani i Mençur
thotë se: ”Banorët e Epirit janë shqiptarë”.
Studjuesi Lyber shkruan se: ”Ishulli i Korfuzit në zanafillë
banohej nga ilirët”. Kronisti bizantin i shekullit XIV
Mihal Dukasnantari i Shtëpisë Perandorake tregon paanshëm
se: ”sunduesi i Janinës Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur
”shqiptar-vrasës”, Janinën e pastronte nga
shqiptarët në një mënyrë të tillë
sa që dhëndrrit të vet shqiptar Gjin Bue Shpatës,
i cili e rrethoi kërcënueshëm, i dërgonte me
cinizëm si dhuratë shporta me sy të nxjerrë
të shqiptarëve”!
Megjithate, osmanët, të kujdesshëm në regjistrime.
Janinën kur e pushtuan më 1431 e quajtën
tokë shqiptare. Kështu ata shkruan Delvinë, Grebenë,
etj. e jo Dhelvinon, Grevena, etj., pavarësisht se kishte ndodhur
që në shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit në
administratën e oborrit mbretëror kishte marrë me
rrogë një athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten
si një gjuhë të dytë.
Bajroni sapo arriti në Prevezë shkruan: ”Shqipëri,
lejomë të kthej sytë e mi mbi ty, o nënë
e rreptë burrash të ashpër”. Më tej vazhdon:
”O Shqipëri, ku lindi Iskenderi...”. Duke e nisur
një letër më 31.10.1809 ai shënon: ”Janinë
- Shqipëri”. Më tej përshkruan arritjen e tij:
”Së pari zbrita në Shqipëri, Epiri i qëmoçëm,
ku ne hymë gjer afër malit të Tomorrit...udhëtuam
mes Ilirisë e Kaonisë...”.
Në poemën e tij për shqiptarët, Bajroni shkruan
për një nga fiset e njohur: ”E kush është
më trim se sulioti zeshkan”; më tej: ”Agimi
lind, me të çohen brigjet e Shqipërisë së
rreptë, shkëmbinjtë e Sulit”.
Dr. Holand në vitin 1812 - 1813 shënon në shënimet
e tij: ”Udhëtime në Ishujt Jonianë, Shqipëri”.
”Hyra në Epir në brendësi të Shqipërisë”,
shkruan piktori i shquar Levis. Në vizatimet e veta piktori
I. Leiç shënon mes të tjerash: ”Janinë,
kryeqytet i Shqipërisë; Qyteti dhe Kështjella e Paramithisë
- Shqipëri; Varri i Ali Tepelenës - Janinë, Shqipëri;
Kështjella e Pargës - Shqipëri; Lugina e Sulit -
Shqipëri”, etj. Në ditarin e vet në Qefalon
në Gusht 1823 Bajroni shkruan: ”Suljotët qenë
një kastë ushtarake e të krishterëve shqiptarë
që rronin në male të larta, të cilat sundonin
rrjedhën e lumit Akeron”.
Për njerëz të tillë Bajroni vazhdon: ”...ka
diçka të trashëguar nga lashtësia, diçka
epike nga koha e Pirros”.
Në librin ”Udhëzues për udhëtarët
në Greqi” thuhet se: ”Shqipëri sot quhet tërë
Epiri i lashtë si dhe provincat jugore të Ilirisë
së hershme që arrijnë deri në gjirin Rizonik
ose grykat e Kotorrit”. Marksi shkruan: ”Duke zotëruar
Durrësin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari te Arta ... ai popull
flet në gjuhën e lashtë ilire që bënë
pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane”.
Koloneli Lik shënon se: ”Shqipëria zë tërë
vijën e bregdetit në lindje të Jonit dhe Adriatikut,
e përfshirë në paralelet 39 - 43”. Duke qenë
në Epir, ai shkruan se: ”...aty rregulloheshin punët
në atë mënyrë që qe e përgjithshme
në Shqipëri”. Në zgjatje të Epirit më
në Veri, Liku shkruan se: ”Asgjë nuk mund të
jetë më tërheqëse e më piktoreske se pamja
e Luginës së Gjirokastrës ... katundet e shumta tregojnë
se ajo është një nga rajonet më të lulëzuara
të Shqipërisë”.
Dijetari
Spencer bën një gjykim përgjithësues:”Mund
të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh
e t’i përfshijnë ato në provinca të tjera,
por hartën natyrore të Shqipërisë s’ka
dorë njeriu ta fshijë ndërkohë që banorët
krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat
tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë”.
Dr. Holland gjatësinë e Shqipërisë e përcakton
250 milje; Lik e jep 30 milje në skajin jugor dhe 100 milje
në pjesët e tjera, ndërsa kufijtë në bregdet
i jep gjer në Prevezë dhe Sulin e quan rajonin e skajshëm
të Shqipërisë. Ai plotëson më saktë
duke thënë se: ”Shqipëria nis me një rrip
toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të
gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi
që është vështirë të përcaktohet”;
dhe vazhdon më tej: ”Gjiri i Artës mund të
quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë”.
Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotë se: ”Kufijtë
e Shqipërisë mbarojnë në jug në gjirin
e Lepentos, ose sipas disave në gjirin e Artës ... E tërë
zona duke përfshirë dhe Akarnaninë mund të quhet
pa gabuar Shqipëri”. Kur vizitoi fshatin Qestorat të
Gjirokastrës, ai tha për shtëpitë e tyre: ”...krejt
ndryshe nga ç’kishim parë në Shqipërinë
e sotme”. Të njëjtën gjë por nga një
drejtim tjetër e përcakton ushtari anglez Paton: ”Prej
Novipazarit 10 orë larg tokës së Malit të Zi
... fillon shqipja e cila që këtej shtrihet për në
jug drejt Epirit”.
Dijetari Erkhart Janinën e quan: ”Kryeqytet i fiseve
çame”. Hjuz duke e përcaktuar Janinën në
Shqipëri shton se kësaj të fundit ”mund t’i
shtohet Arta e Lura”. Më tej Konicën e përshkruan
si: ”...një prej maleve më të mira të
qytetit Shqiptar ... ka 5000 banorë me dy të tretat myslymanë,
600 shtëpi Shqiptare, 200 greke”.
Pastaj flet për peshkopatën e Gjirokastrës Drinopollis
(Dropulli i sotëm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit. Para
meje, shkruan Erkharti, kur doli përballë limaneve të
Artës ”shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe
e Ali Pashë Tepelenës”. Gjithashtu, gjatë vizitës
së tij, studjuesi Doduell shkruan se: ”Gjiu i Ambrakisë
ndan Epirin nga Akarnania dhe në anën jugore të tij
është fillimi i Greqisë”.
Regjistrimet osmane kanë qenë mbajtur tepër saktësisht,
pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative të tyre
me rastin e krijimit të nahijeve. Epirit i shënojnë
617 mijë
vetë, nga ku rreth 120 mijë grekë dhe 33 mijë
vllehë dhe të tjerët i vë shqiptarë; pra,
vetëm një e pesta grekë. Statistikat e Sanxhakut
të Gjirokastrës në mesin e shekullit XIX shënojnë
148759 banorë; nga këta 68915 myslymanë, 60872 krishterë,
18972 grekë, asnjë vlleh. Çamëria kishte 212
fshatra të krishterë dhe 80 myslimanë. Statistikat
më pas shënojnë se më 1913 në Çamëri
96% flasin shqip, ndërsa më 1940 bie në 80%.
Pukëvili i njohur si filohelen shkruan: ”Habitem shumë
dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri
dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të
jenë këtu vendës e jo grekërit”. Napoleoni
e quajti pashallëkun e Janinës: ”...një shtet
i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë
shqiptarëve”.
Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet
Papës së Romës për të ndihmuar Epirin,
kur i shkruhet nga Shqipëria ”për një pjesë
të vendit ... nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës,
përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën
në shpatet e Pindit”. Në botimet e Pukëvilit
lexojmë: ”...me numrin e tyre të madh, me guximin,
zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin
një ditë faqen Greqisë”.
Studjuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D’Istria
(60), thotë për shqiptarët në Greqi: ”Vetmohimi
e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen
greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin
e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha
jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje
ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”.
Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm
E. Golubinski, thotë për të: ”Atdheu i tij
qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës...por
në një principatë të lire shqiptare. Ai qe pushtuar
nga turqit më 24.03.1449”.
Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashe Tepelena
i tha lirshëm Bessierit francez: ”Unë e quaj shtëpinë
time Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën”.
Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë
krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit,
Gumenicës, etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht,
Çamëria përbën një krahinë jo të
veçantë të Shqipërisë”. Po kështu
thuhet edhe më vonë: ”Çamëria është
pjesa më jugore e Shqipërisë dhe jep të dhëna
për numrin e popullsisë në myslimanë e ortodoksë”.
Historiani grek Sathos shkruan se: ”...në Mesjetë
Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej
shqiptarëve”. Një përcaktim të tillë
e jep edhe Enciclopedia Italiana: ”Thesprotia është
emri grek i Çamërisë”. Edhe në Konferencën
e Loussanos në janar 1913-të përfaqësuesi i
shtetit grek M. Cacllamanos (66) në debatet e nxehta për
Shqipërinë u shpreh: ”...shqiptarët banojnë
në një krahinë plotësisht të caktuar në
Epir”.
Ç’ndodhi me tërë këta shqiptarë
në Epirin e tyre?! ”Tretja” nga çkombëtarizimi
prej Patriarkanës dhe megalidesë motivoi parashikimin
e diplomatit grek Stefano Skuludhis (67), shprehur me letër
Ministrit grek të Punëve të Jashtme më 18.02.1877,
ku thuhet:”...shqiptarët pa gjuhë të lëvruar,
pa arsim të zhvilluar, pa fe të përcaktuar, nuk do
t’i ruajnë dot për një kohë të gjatë
kombësinë e tyre, po do të asimilohen gradualisht
prej grekërve të Epirit”.
“O gar thanatos sou zoi mou!”, thonë grekërit,
që në gjuhën shqipe dtth: “Vdekja jote, rrita
ime!”. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët
dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri
për fqinjët e jugut. Më vonë ndodhi ajo që
e thoshte Noli i madh: “Ata që u çliruan me gjakun
e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë
tanë”.
Pas revolucionit francez , filloi një epokë e re. Me likuidimin
e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare.
Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe
është Greqia (1831), e cila u garantoishtetasve të
saj liritë civile, politike në masë të barabartë.
Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës
më 1829, të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që
janë quajtur traktate “Minoritare”.
Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate
të tilla ndërkombëtare. Siç u tha edhe më
lart Pukëvili shkruan: “Çamët jetojnë
në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në
Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia,
Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”.
Çamëria, pra, është një zonë e banuar
nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte
pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare
në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua
nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën
kohë si e gjithë Shqipëria.
Kongresi
i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e më pas Koferenca
e Firencës (74) që përcaktuan kufijtë e pjesës
jugore dhe juglindore të Shqipërisë vendosën
që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin
grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi
sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë.
Pas caktimit të kufirit shqiptaro - grek nga Protokolli Firencës,
Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte
trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut.
Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin,
i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen
e forcave greke dhe manipuluan organizatën ”Autonomiste
të Vorio - Epirit”, e cila me një terror të
egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin
bashkimin e atdheut të tyre.
Më
02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë
për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë
edhe kryeministër i të ashtuquajturit ”Vorio - Epir”
me qendër në Gjirokastër. Por kjo ”zonë
e Autonomisë së Vorio - Epirit” nuk e pati jetën
e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së
Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të
udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush
Taka, etj. (78) i shpartalluan forcat greke.
Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit,
dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të
kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po
ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të
paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë
sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën
edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre
veprimeve çnjerëzore që përbëjnë
krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike
të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që
ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë
në territorin e saj.
Per shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881, pasi
mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të
Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare.
Artikulli i tretë i traktatit thotë: ”Jeta, pasuria,
nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna
Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën
greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë
të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe
shtetasit grekë”.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore
Greqia nënshkruan në Servë më 10.08.1920 Traktatin
për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të
fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës
ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua
të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një
Konventë për shkëmbimin e detyrueshëm të
shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në
Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë
turke që jetojnë në Thrakinë lindore.
Për të mbikqyrur shkëmbimin sipas konventës
u caktua një komision të përbërë nga katër
anëtarë turq, katër anëtarë grekë
dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes
së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë
në Luftën e Parë Botërore. Këta u emruan
më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një
suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të
shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar
se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë
në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të
tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë
në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë
korrektsie grekërit përmenden që nga kohërat
e vjetra. Leka i Madh për këto veprime i përmend
disa herë. Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë
fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë.
Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga
vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke
i paraqitur si pjestarë të kombësisë turke.
Shumë herë shqiptarët e Çamërisë
gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së
Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj
mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria
greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S.
Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së
Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan
ndër të tjerash: ”...Është deklaruar gjithashtu
se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë
duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë
vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo
rrethanë që cenon marrëdhënjet ndërkombëtare
dhe që si pasojë rrezikon të turbullojë paqen
ose mirëkuptimin midis kombeve...”.
Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes
së Kombeve që qeveria greke të përmbushë
me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën
e Lozanës që mos t’i trajtonte shqiptarët si
turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme
që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga
krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin
dhjetor 1925 Këshilli ftoi anëtarët asnjanës
të Komisionit të mbikqyrte shkëmbimin e popullsisë
greke dhe turke që të bëheshin garant përpara
Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare
shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve
pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më
04.12.1925.
Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së
Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin
e nënkomisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800
personave të popullsisë çame nga fshatrat Gardhiç
dhe Dhragomi që ishin përgaditur për t’u shpërngulur
me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesëshme për
ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së
popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për
riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që
u shpërngulën me forcë për në Anadoll.
Kalojnë dy vite e gjysëm nga koha kur qeveria shqiptare
duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej,
përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928.
Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit
të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928. Në këtë
sesion delegati shqiptar u përqëndrua në këto
kërkesa:
1- Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë
punimi publike, kështu që departamentet e ndryshme nuk
dijnë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm
dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë
të merren masa shtrënguese.
2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në
favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia
e Vogël.
3- Pjesëmarrja e popullsisë came në zgjedhje si edhe
qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame
i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk
kishte asnjë.
4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet,
që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë
dhe pa kullotë.
5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.
6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.”
Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në
të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet
ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve
i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin
e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin
e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe,
sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë,
sipasdëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në
Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie
në gjuhën amtare.
Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica
kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha
se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një
shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli
në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar
në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924:
”Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme
Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë
një shkollë të vetme, në një kohë
që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë
shkolla greke...”.
Edhe
vet Venizellosi në vitin 1924 përpara Lidhjes së
Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte
edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë
për pakicat kombëtare shqiptare. Ky përfaqësues
i Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë,
asnjë ndryshim nuk e bëri. Në vitin 1933 doli Kushtetuta
e Re e shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave
private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të
i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912.
Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën
48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla
të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: ”21 Shkolla
Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse”.
Për mbylljen e 6 shkollave private
ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën
të drejtat e pakicës greke bënë ankesë
në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.
Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18
janar 1935, deklaroi: ”Shtetasit shqiptar që u përkasin
pakicave të racës, fesë apo të gjuhës,
do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe
të njëjtat garanci në të drejtë dhe në
fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe
edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi
fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet
falas,...”.
Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë
Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private
në Shqipëri më 15 prill 1935.Vlen të theksohet
se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të
madhe për mbylljen e 6 shkollave ortodokse dhe heqjen e dy
mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve
u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë
se:
“...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë
në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke
në Shqipëri, në atë kohë shkonin në
9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte
asnjë shkollë. Gjersa në Greqi në vitin 1930
vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën,
në minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit
shqiptar, e ndiqnin 79.3%.
Më
1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi
zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri.
Të gjitha këto plane shfarosëse përgaditën
tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për
çamët në vitet 1944 - ‘45, ku shovinistët
grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën
me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman
nga trojet e veta autoktone.
Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë)
tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, “Omonia”
vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja;
siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në
“Neo Thesprotia” se: “...minoriteti në Shqipëri
është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi
atje për të ardhmen”.
Më qartë s’ka se si thuhet. Nëse grekët
marrin argument faktin se në Shqipëri ka pasur koloni
helene, atëherë bukur e thote një thënje Abdyl
Frashëri: ”...se grekërit duhet të kërkojnë
edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë
dhe Marsejën e Francës!!!”.
Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet
e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë,
siç thoshte Jani Vreto: ”Do të dridhen varret
e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë
për lirinë e grekërve dhe që kanë kontribuar
jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë
greke.
Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është
antidemokratike,e mund ta quajmë me plot meritë një
shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të
drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë
trojet e tyre ku i kan varret e të parëve. Nuk ka asnjë
ligj në botë që të përvetësojë
me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit.
Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!
Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për
bukën e gojës shkojnë me koka të ulura për
të punuar,pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin
kryq të zinjë ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë
si skllevër?
Vlen t’iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve
të Evropës, SHBA, Japonisë, etj. të cilët
morën pjese në ceremoninë e 2500 vjetorit të
demokracisë greke më 04 tetor 1991, përse nuk pyetët:
Vallë a ka sot e kësaj dite demokraci Greqia?
|