NUMĖR 70
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 15 JANAR 2003

Kronikë e fillimvitit - 2003


Mbi 15 mijë hektarë tokë bujqësore janë shkatërruar në Kosovë, pas përfundimit të luftës.

1 janar

Nënat dhe të afërm të personave të zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë e pritën Vitin e Ri 2003 në mjediset e KMLDNJ-së, në Prishtinë, në shenjë proteste për moszbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Buxheti i Kosovës për vitin 2003 do të jetë 517 milionë euro, prej tyre 492 milionë euro janë të hyra vendore, ndërsa vetëm 25 milionë janë kontribute të donatorëve

2 janar

Një grup prej afro 20 vetësh tentuan të hyjnë me forcë në burgun e Dubravës. Dy prej tyre janë arrestuar, kanë njoftuar burimet e KFOR-it.

3 janar

Udhëheqësit politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kërkojnë nga të rinjtë shqiptarë të këtij rajoni, që të mos i përgjigjen thirrjes së Ministrisë serbe të Mbrojtjes për të kryer shërbimin ushtarak.

4 janar

Vritet në Pejë Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij Enisin dhe një të afërm, Hasan Zemajn.

7 janar
Ndrec Ndreja, 28 vjecar, është kufoma e parë e identifikuar në mesin e viktimave të masakrës së Mejës, në Gjakovë. Në këtë masakër, të ndodhur në prill të vitit 1999 llogariten si të humbur 500 persona.
Kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner mori pjesë në ceremoninë e festimit të Krishtlindjeve ortodokse në manastirin e Graçanicës. Besimtarët ortodoksë i ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.


8 janar

Në fshatin Strellc të Epërm, të komunës së Decanit, me pjesmarrjen e mijëra vetëve, u zhvillua ceremonia e varrimit e kolonel Tahir Zemajt, djalit dhe të afërmit e tij, Hasan Zemaj.

Projekt -rezoluta "Lantos-Hyde", në të cilën kërkohet pavarësia e Kosovës është riparaqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.
Administrata e ndërkombëtare fillon aktivitetin në veri të Mitrovicës. Sipas autoriteteve të UNMIK-ut kjo shënon sukses në shtrirjen e pushtetit dhe në pjesën veriore të qytetit.
Si pasojë e vjedhjes së dhunshme në mjediset e gazetës dhe radio "Rilindjes" në Prishtinë llogaritet të jetë shkaktuar një dëm prej 500 mijë eurosh. Edhe arkivi 60-vjecar I "Rilindjes" është dëmtuar.


9 janar

Qeveria e Kosovës formoi Komisionin për Personat e Zhdukur, i cili do të mbledhë informacione lidhur me personat e zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) organizon në Prishtinë protestë pas vrasjes së tre familjarëve Zemaj, e cila sipas zyrtarëve të LDK-së është vrasje politike.
Mijëra njerëz morrën pjesë në protestë.

Kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner dhe kryetari Ibrahim Rugova janë takohen për të diskutuar situatën e sigurisë. Steiner ka dënuar vrasjet, por ka tërhequr vërejtjen udhëheqësve të Kosovës për paragjykim, para se policia ta thotë fjalën.
Kryetari Rugova, i cili e ka cilësuar atentatin si vrasje politike, pas takimit me Steiner-in e duket se ka zbutur qëndrimin e tij.

10 janar

Dhjetë fëmijë prizrenas, të kombësive, shqiptare, turke dhe rome, që pas mbylljes së jetimores në Mitrovicë, më 1998, ishin transferuar nëpër jetimore të Serbisë, së shpejti do të kthehen në vendlindje.

13 janar

Procesi gjyqësor mbi vrasjen e komandant "Drinit", rinisi në Gjykatën e Qarkut në Prizren, pas afro gjashtë muajsh ndërprerjeje.

14 janar

Eshtrat e Fatos Limanit dhe Leonard Palucajt, ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të vrarë në prill të vitit 1999 në betejën e Koshares, u identifikuan nga ekspertët e mjekësisë ligjore, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.
Një paqëruajtës amerikan i KFOR-it që shërbente në Brigadën Shumëkombëshe të Lindjes u gjet i vdekur në dhomën e tij.

15 janar

Ministri i Jashtëm grek, George Papandreou, vendi i të cilit ka marrë në fillim të vitit, për 6 muaj, kryesinë e rradhës të Bashkimit Evropian, vizitoi Kosovën, si pjesë e turit ballkanik.

16 janar

Kryeminisatri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, ka kërkuar fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
Shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë, Rino Harnish, ka përsëritur mbështetjen amerikane për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, gjatë takimit me gjeneral-Lejtnant Agim Cekun, komandant i këtyre trupave.

17 janar

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Baucher ka deklaruar se nuk është koha për të filluar diskutimin për statusin e Kosovës.
Mbushen 21 vjet nga vrasja e Isuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës. TMK-ja ka bërë homazhe në varret e dëshmorëve.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË