NUMĖR 72
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 24 MARS 2003

Iraku mbrohet me armatim serb

Shkruan: Malë BERISHA

Serbinë dhe Irakun i lidhin shumë gjëra. Gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës numronin minuata e fundit kur do t'a bombardojnë Serbiinë e Miloosheviqit këtij të fundit përkrahje i jepete Sadam Hyseni duke "i shprehur mirënjohje për qëndrimin konsekunet ndaj SHBA- ve.

Por edhe sot Serbinë e lidhin marëdhënie të ngushta sidmos në sferën ushtarake me Irakun bile këto marëdhënie janë shtrier edhe deri në Banja Llukë ku Iraku ka blerë amrë nga serbët e atjeshëm.

Simpatitë ndaj diktatorëve

Kur në mujain shtator në Amerikë su rrënuan Kullat Binjake në rrugët e Beogradit festua. U festua por në mënyrë shumë diskerte pasi ndihma amerikane për Serbinë ishte ma se e nevojeshme dhe momenti nuk lejonte ndonji komoditete ahengu.

Popullariteti i Bin Ladenit dhe vepra e tij po madhëroheshin rrugëve të Beogradit bile shkohej aq larg sa që Bin Ladeni [ishte pagëzuar në Miladin. Në nëntorin e vitit të kaluar për deri sa Kullat Bijnake tani më një vit e më tepër ishin rrënuar Beogradi u dridh nga një aferë e madhe!

Gjeneral të ushtrisë jugosllave tani më të rryer e të sprovuar në luftra gjatë shkatrrimit të ish - Jugosllavisë kishin qëndruar fshehurazi në Irak dhe se atje kishin qëndruar me rastin e shitjes së armatimit.

Kështu në fund të nëntorit 2002 në Beograd qarkulluan informatat e para se gjenrealët serb kishin vizituar Irakun dhe këto infomata dolën nga kush tjetër pos zëvendëskryeministrit serb Nebojsha Coviq i cili kishte shkuar qa larg sa që iu kishte siguruar përfaqësuesve amerikan në Beograd edhe ndihma tjera, materiale se kush nga gjenralët serb kishte marrë pjesë në tregtinë me Irakun.

Që nga ndrrimi i pushetit në Serbi 5 tetori i vitit 2000 ishte kjo ngjarja e dytë ku Coviq po "forconte miqësinë" e tij me amerikanët.

Por afera rreth shitjes së amratimit Irakut në Serbi u shfrytëzua për qërim hesapesh me disa ushtrakë të vijës së fortë të Millosheviqit e cila kishte ngelur që nga pushetiti i tij.

Megjithatë në Serbi përkundër këtyre ngjarjeve simaptitë për kryetarin amerikan janë të mëdha për qëndrimet e tij burrërore ndaj "kriminelëve amerikan".

Njëri prej liderëve serb i cili vizitoi Irakun ishte edhe kryeçetniku Voisllav Ssheshel i cili ishte edhe kandidati i dytë pas Koshtunicës që mori vota në zgjedhjet preseidenciale. Shesheli kishte takuar në Bagdad presonalisht Hyseini dhe i kishte shprehur përkrahje për qëndrimet e tij.

Kjo luftë neve nuk na intereson

Tani kur rethi po ngushtohet rreth Irakut np Serbi kanë dalur në sipërfaqe ethet e krizës e cila mund të kaploj këtë vend pas luftës së mundshme. Amerikanët edhe në prag të luftës me Irakun kanë bllokuar ndihmën e tyre Serbisë dhe Malit të Zi nga se po i fshehin të akuzuarit nga Gjykata e Hagut.

Në këtë tollovi kryetari i ndjerë i Qeverisë Serbe Zoran Gjingjiq lidhur me luftën e mundshme në Irak tha "kjo luftë neve mund edhe të mos na inetresojë neve." Pra, duket qartë se Gjingjiq dhe klasa poltike në Serbi është zënë pisk me rritjen e nacionalizmit në Serbi i cili kurrsei të zvoglohet. Mu për ate Gjingjiq me çdo kusht iu është vërsulur Kosovës duke dashur që në dy anë të korr fitore: t'a sanoj krizën e brendshme në Serbi, dhe t'a shfrytëzoj luftën në Irak kur vëmendja e botës është e kthyer nga ajo luftë.

Me luftën në Irak politikanët serb dëshirojnë që t'i qërojnë hesapet me shqiptarët e Luginës së Preshevës por me fitoren e socilademokratëve në Maqedoni politikanët serb kanë shtuar takimet dhe bisedimet me politikanët "maqedon" për të luftuar "terrorizmin shqiptar" dhe duket qartë se Beogradi është më tepër prezent në Shkup se sa Sofja.

Në çdo rrëmujë të madhe në botë Beogradi dëshiron t'a shfrytëzoj momentin dhe kjo i përngjet mendimit "kriineli kthehet në vendin e krimit".


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË