NUMĖR 72
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI V - 24 MARS 2003

Rritet numëri i të dyshuarëve për krime lufte në Maqedoni

Për presidentin maqedon Trajkovski interesohet Haga?

Shkruan: N SELMANI

Sipas burimeve jozyrtare në Shkup Tribunali i Hagës dyshon se Boris Trajkovski, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të forcave të aramtosura maqedone, me 10 gusht të vitit 2001 të këtë urdhëruar sulmin mbi fshatin Luboten të Shkupit, kur ishin vrarë dhjetë civilë, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë gjashtëvjeçarë


Lista e të personave të dyshimtë për krime të luftës të kryera gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni pas vizitës në Shkup të kryeprokurores së Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte po zgjerohet. Në mesin e personave të dyshimtë që mund t'u nënshtrohen hetimeve të Tribunalit, mund të gjendet edhe vetë kryetari maqedon Boris Trajkovski, përkundër mohimeve që i bëri vetë Del Ponte. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Haga interesohet edhe për raste të reja të krimeve të luftës Del Ponte ka dhënë përgjigje diplomatike: Nuk e thashë këtë.

Sipas burimeve jozyrtare në Shkup dyshohet se presidenti maqedon Boris Trajkovski, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të forcave të aramtosura maqedone, me 10 gusht të vitit 2001 të këtë urdhëruar sulmin mbi fshatin Luboten të Shkupit. Gjatë këtij operacioni ishin vrarë dhjetë civilë, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë gjashtëvjeçarë. Spekulohet se urdhërin e Trajkovskit për të sulmuar fshatin nuk kishin pranuar ta zbatojnë dy gjeneral maqedon, të cilët kishin këmbëngulur që urdhëri të dalë nga kreu i shtatmadhorisë së ushtrisë maqedone.

Për vrasjen e dhjetë banorëve të Lubotenit deri tani është fajsuar ish ministri i policisë Lube Boshkovski, i cili ditën e sulmit është paraqitur në televizionit shtetërorë duke ndjekur me dylbi operacionin e forcave maqedone. Mirëpo deklaratës së Boshkovskit se banorët e Lubotenit duhet t'ia dinë për nderë se i ka shpëtuar nga një tragjedi e vërtetë, askushi nuk ia vuri veshin. Pas dy vitesh lëmshi filloi të ftillohet. Opinioni nuk ka ditur se urdhërin për të sulmuar fshatin nuk e ka dhënë Boshkovski, por presidenti Trajkovski. Ky padyshim paraqet një moment të ri në sqarimin e kësaj tragjedie, por mund të ketë reperkusione tjera.

Mësohet se Del Ponte nga autoritetet maqedonse ka kërkuar që dosja e Lubotenit t'i dorëzohet Tribunalit të Hagës. Ajo ka kërkuar që urgjentisht t'i ofrohen informacione për aksionin ushtarak në Luboten dhe të dhëna për rezultatet nga zhvarosja e varezës masive e fshatit. Del Ponte në Shkup është interesuar edhe për numrin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë që kanë marrë pjesë në këtë aksion, për strukturën e tyre organizative dhe komanduese, etj.

Mirëpo si duket kërkesa e Del Pontes nuk është pranuar nga qeveritarët maqedon. Është paradoksale që ministri i Drejtësisë Ismail Dardhishta, që përfaqëson partinë shqiptare në qeveri, në vend që të bëjë trysni që dosja e Lubotenit të udhëtojë për në Hagë, ka deklaruar se dëshmitë që ka kërkuar kryeprokurorja nuk mund të jepen sepse paraqesin sekret shtetërorë. {Karla Del Ponte kërkonte informacione ose dëshmi që nuk mund t'i japim sepse paraqesin sekret shetërorë{ . ka deklaruar Dardhishta.

Pas mbarimit të luftës Tribunali i Hagës fshaqi interesim të veçantë për rastin e Lubotenit. Për të vërtetuar gjendjen faktike se çfarë me të vërtetë që kishte ndodhur në ditën kritike të 10 gushtit, Tribunali kishte organizuar zhvarosjen e trupave të pajetë të dhjetë viktimave të Lubotenit. Ekshumimin e bënë ekspertë të mjekësisë ligjore maqedonase me pjesëmarrjen e ekspertëve të Tribunalit. Rezultatet e ekshumimit ende nuk janë publikuar në opinion dhe ende nuk i janë dorëzuar Tribunalit të Hagës. Instituti i mjekësisë ligjore ka refuzuar t'i jap rezultatet nga ekshumimi me arsyetim se nuk janë paguar harxhimet.
Banorët e Lubotenit pas ngjarjes fajsuan forcat maqedone për vrasjen e civilëve të paarmatosur. Ata pohonin se policia kishte sulmuar pa kurrëfarë preteksti sepse në fshatin e tyre nuk kishte pasur formacione të armatosura shqiptare. Sipas tyre forcat maqedone në fakt kishin kryer një aksion të hakëmarrjes ndaj popullësisë civile për vrasjen e tetë ushtarëve maqedon, që kishin mbetur të vrarë pasi automjeti i tyre kishte rënë në një minë antitank në malësinë e fshatit.

Del Ponte gjithashtu ka kërkuar edhe dosjet e tre lëndëve tjera për krime lufte për të cilat Tribunali ka hapur hetime. Bëhet fjalë për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve të një ndërmarrje ndërtimore, ndërprerja e ujit të pishëm për qytetin e Kumanovës nga pena e Likovës dhe vareza masive e Neproshtenit, ku dyshohet se janë varosur dymbëdhjet civilë maqedon të kidnapuar gjatë konfliktit. Për të gjitha këto vepra fajsohen pjesëtarët e UÇK-së së shpërbërë.

Punëtorët maqedonas janë maltretuar gjatë luftës në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Zhelinë. Ata deklaronin se ishin kidnapuar nga pjesëtarët e UÇK-së, të cilët në shpinë me thika ua kishin grithur thika shenjat e UÇK-së. Kreu i UÇK-së i ka mohuar akuza duke deklaruar se pjesëtarët e saj nuk kanë mundur të bëjnë vepra të tilla sepse fare nuk kanë qenë prezent në rajonin ku ka ndodhur incidenti.

Haga heton edhe rastin e kidnapimit të 12 maqedonasve të zhdukur gjatë luftës, fati i të cilëve nuk është zbardhur ende. Familijarët e të zhdukurve kanë pohuar se të afërtmit e tyre janë kidnapuar nga pjestarë të uniformuar të UÇK-së në rojonet e kontrolluara prej saj. Për rastin ishte formuar edhe një komision ndërkombëtarë për zbardhjen e fatit të 12 maqedonasve dhe 6 shqiptarëve të zhdukur. Në fund u konstatua se pjesa më e medha e maqedonasev të kidnapuar janë rëmbyer në rajonet e kontrolluara të UÇK-së, ndërsa vetëm për një pjesë të shqiptarëve të kidnapuar ekzistojnë dëshmitarë okularë që pohojnë se kanë parë se si policia maqedonase i ka rëmbyer.

Mbullja e pendës së Likovës është një akuzë tjetër mbi UÇK-në që pala maqedone pati sukses t'ia shesë Tribunalit si gjnocid sepse kishte lënë pa ujë mijëra qytetarë të Kumanovës gjatë krizës. UÇK-ja kishte mbyllur pendën, por uji ishte shterur. Për të hapur penden tjetër duhej të intervenonin shërbimet e ujësjellësit. UÇK-ja kushtëzonte hapjen e pendës me dërgimin e ushqimeve për popullësinë civile që ishte ngujuar në rajonin e luftimeve. gjë që kundërshtohej nga forcat maqedonase.

Vizitat e Del Pontes në Ballkan gjithnjë shkaktojnë nervozizëm në mesin e klasës politike të vendeve të rajonit. Mund të qëndrojë aryetimi i kryeprokurores se ka zbritur në Shkup për të njohur strukturën e re qeverisëse dhe për të kërkuar bashkëpunimin e saj më të ngushtë sepse ish qeveria nuk ishte treguar e gatshme që të bashkëpunojë në mënyrë të pakusht. Nga qeveria e re ajo kërkojë miratimin e një ligji që do të rregullonte bashkëpunimin e Maqdonisë me Tribunalin.

Mirëpo është indikativ momenti kur Del Ponte vjenë sërish në Ballkan. Evidente është se vizita e saj në vete përmban edhe nje porosi subtile drejtuar liderëve politik të Maqedonisë. Porosia e saj mund të kuptohet dyfish, si përpjekje për të paralajmëruar faktorët politik që mos ta acarojnë situatën mjaftë delikate në Maqedoni. Por mund të merret edhe si sinjal për të nxitur pakënaqësi. Paralajmërimi për të padëgjueshmit se lehtë mund të hyjnë në listën e të dyshuarve për krime lufte ose si nxitje për të gjithë në stilin {sa më keq aq më mirë{. Kjo gjë vlenë për të dy palët, si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët.
Vështirë mund të besohet se koha e ardhja së Del Pontes në Ballkan është rastësi, njëkohësisht kur rajoni vlonë për shkak të kontesteve të brendshme dhe rajonale. Reflektimi i krizës irakiene ndaj gjithë këtyre kontesteve mund të përcaktojë ardhmërinë e rajonit.

Pak mjafton në rajon që gjërat të dalin jasht kontrollit. Në Maqedoni ndoshta situata ëshët më e brishtë, ku funksionon një qeveri e armiqsuar me vetveten. BDI-ja shqiptare është e papërvojë, ndërsa LSDM është dinake. Sherri është shumë i madh.

Pas luftës shqiptarët e kanë shtruar dorën e pajtimit, mirëpo maqedonasit hamenden. Deklaratat e kryeministrit Branko Cërvenkovski se me BDI bashkëpunon prej zori dëshmon se ai nuk do pajtim me shqiptarët. Duke përdorur lëvizjet tektonike ne rajon dhe më gjërë, të presë momentin e volitshëm për tu hakmarrë shqiptarëve për luftën e vitit 2001, nga e cila maqedonasit dolën si humbës. Dëshira për hakëmarrje është e madhe te të gjithë maqedonasit. Pjesa dërmuese e tyre ende nuk janë të gatshëm të harrojnë të kaluarën dhe të ndërtojnë një ardhmëri të përbashkët me shqiptarët.

Për këtë flasin edhe vizitat e shpeshta me zyrtarët serb. Nuk është vështirë të konkludohet se krerët maqedon e serb përgatisin plane për aksion të koordinuar kundër kërcënimit të përbashkët shqiptarë. Nuk janë të rastësishme deklaratat e tyre të koordinuara për ekzistimin e formacioneve paraushtarake shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë Veri-perendimore, për t'i përdorur më vonë si alibi nëse ka nevojë për veprim.

Situatën e komplikon edhe më paraqitja e AKSH-së në skenë. Ata deklarojnë se me armë do të luftojnë për Shqipërinë Etnike, në kushte kur vëmendja ndërkombëtare gjithnjë e më tepër po përqëndrohet në luftën që realisht pritet në Irak. Vetëm mund t'i parashikojmë pasojat për Kosovën nëse thellohen ndasitë brenda aleatëve në NATO. E qartë është se kush do të përfitojë nga përleshjet eventuale në Luginën e Preshevës dhe Maqedoni në këto rrethana. Nëse nuk ndodh mrekullia, atëherë paraqitja e AKSH mund të shkojë në të mirë të dëmit të shqiptarëve.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË