NUMĖR 63
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
Ali Ahmeti: trimi i mirë me armiq shumë
 
 

 
 
 
 
DOSSIER VITI IV - 1 QERSHOR 2002

"Oktopadi i kuq": si punon mafia ruse?

Besnik KONÇI

Pasojat që ka sjellë dhe që mund të sjellë më tej, edhe në të ardhmen veprimi i mafjas në stabilitetin ekonomik dhe politik, në kursin përkatës të Rusisë, në stabilitetin shumëplanësh të vendit me territor më të madh të botës si dhe impakti në trafiqet gjithëfarësoj, nivelin e kriminalitetit në botë si edhe kërcënimet që lidhen me to, kanë bërë që shumë agjensi dhe institucione studjuese të fushës të merren me fenomenet mafjoze ruse dhe veprimtarinë kriminale brenda dhe jashtë kufijve rusë, si edhe lidhjet e dukëshme dhe të padukëshme me politikën dhe institucionet shtetërore e private në Moskë dhe ato nëpër botë. Më poshtë po paraqes një përkthim të përshtatur të një studimi të bërë nga disa agjensi perëndimore mbi këtë fenomen dhe pasojat që lidhem më të.

Natyrshëm, gjatë dhe pas leximit të tij mund të lindin pyetje në lidhje me shtrirjen e skemave të tilla ruse në vende të tjera ish-komuniste dhe sa është prezente kjo mafje ekonomiko-politike në institucionet e tyre, sa ka qenë dhe sa është prezente ndikimi i saj edhe në Republikën e Shqipërisë dhe ç`pjesë e skenarit rus ka gjetur apo akenarëve të ngjashëm, nëse po, zbatim edhe në vendin tonë.

Drejt një "Shteti në kolaps"?

Profesori Phil Williams, studjues i problemeve të sigurisë ndërkombëtare, në analizën që bën për shtetet bashkëkohore, ku krimi i organizuar zhvillohet pa u ndëshkuar, i kategorizon këto shtete në katër tipe: "Shtete të dobët (të cilët nuk kanë burimet dhe kapacitetet për të luftuar pushtetin e krimit), "Shtete të paralizuar"


(të cilët lejojnë të operojnë pushtete të tilla të krimit për motive të sakta politike), "Shtete të korruptuar" (në të cilët eksponentë të elitës politike nuk janë seriozë në luftën kundër krimit, sepse nxjerrin vetë shumë përfitime nga aktiviteti i organizatave kriminale), "Shtete "në kolaps" (në të cilët pushteti është implikuar direkt në aktivitetin e krimit të organizuar); tipe të këtij shteti ka shumë në "Botën e Tretë".

Rusia pas-sovjetike karakterizohet nga Williams si shtet që përmban njëkohësisht lidhje të dobësisë dhe korrupsionit, duke favorizuar një amalgamë ndërmjet botës politike, ekonomike dhe kriminale.. Kjo situatë lexohet me një të hedhur të syrit mbi realitetin rus. Le te konsiderojmë fenomenin e vrasjeve me porosi - vrasjet më të vonëshme - të bëra linja të konsoliduara të konkurencës ekonomike, edhe nga autorë që nuk nuk i përkasin botës së malavitës.Vrasjet më të bujëshme të viteve të fundit ( shihni rastet Kistev, Kivelidi, Kantov, Cholodov, Tatum, etj ) duken të jenë konceptuar në një zonë të veçantë ku ndërthuren pikërisht interesa të errëta të ambjenteve politike, grupeve financiare dhe strukturave mafioze. Pikërisht për këto arsye, raste të tilla, nuk zbulohen kurrë: jo sepse hetuesit nuk janë kopetentë, por sepse zbulimi i tyre do të zbulonte bashkëjetesën intime ndërmjet pushtetit politik, afareve dhe kriminalitetit.

Nën këtë këndvështrim, del spontanisht pporblemi akut: këtu është rreziku konkret që Rusia të vuajë jo vetëm dobësimin dhe korruptimin e shtetit, por që kjo të shndërrohet pikërisht në një "Shtet në kolaps"?

Ekspertët më të kualifikuar rusë janë të mendimit se ky është një rrezik fare i mundëshëm; raporte të ndryshme të hartuar nga analistë të Ministrisë së Brendëshme dhe institucioneve të tjera shtetërore ruse venë alarmin se krimi i organizuar - dhe korrupsioni publik gjithnjmonë më i lidhur me të - përfaqësojnë një kërcënim direkt dhe evident pë shtein rus.

Presidenti Jelcin ka nënvizuar pikërisht këtë rrezik. Më 25 Shtator 1997, duke anonçuar fushatën anti-korrupsion të radhës deklaroi se krimi i organizuar "po synon të fitojë pozicion në pushtetin politik, gjë që paraqet një rrezik të madh për vendin".

Me një qëllim të tillë citohet një raport shumë i rëndësishëm i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, i publikuar në Shtator 1997 nga një grup ekspertësh të koordinuar nga Armaud de Borchgrave: ai mbështet mendimin se Shteti rus rrezikon të bjere në duar e "Oligarkisë kriminale", i karakterizuat nga një aleancë ndërmjet: a) funksionarë të korruptuar të të gjitha niveleve, b) drejtues të botës së malavitës, c) njerëz të biznesit, të cilët i konsiderojnë ligjin ekzistues rus dhe normat përkatëse perëndimore për aktivitet tregtar vetëm si pengesa që duhen kapërcyer në çfarëdo mënyrë. Bëhet fjalë për një oligarki, e cila nuk favorizon zhvillimin ekonomik por, përkundrazi, tentojnë të grumbullojnë fitime për tu pasuruar, duke shfrytëzuar pasuri të pashterëshme të vendit ( mjafton të kujtojmë se, sipas deklarimit të vetë Ministrit të Brendëshëm Kulikov, duhet të jenë transferuar nga Rusia nëpër bankat perëndimore, vetëm gjatë këtryre 4 viteve të fundit, nga 150-300 miliardë dollarë USA).

"Nomenklaturnaja privatizacija"

Interpretimi i fenomeneve mafioze në Rusi do të duhej vendosur në një kontekst më të gjërë analizash mbi të ashtuquajturën "nomenklaturnaja privatizacija" ( kjo do të thotë privatizim në shërbim të nomenklaturës ), falë së cilës, eksponentë të nomenklaturës së lartë dhe të mesme të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik kanë arritur, në pjesën më të madhe, që gjatë viteve të tatëpjetës dhe rrëzimit të regjimit komunist ( 1986-92 ) të shndërrohen në kapitalistë dhe pronarë të rinj, nëpërmjet një veprimtari bashkëpunimi për përvetësimin e burimeve financiare, që kërkoheshin për nevoja të ndryshme, shpesh në bashkëpunim me malavitën e organizuar, me strukturat përkatëse të shoqërive vendase dhe të huaja ( disa analistë e kanë definuar "kleptokratura" këtë "klasë të re" të dalë nga ky proçes). Gjithashtu, është me vend të nënvizohet se "revolucioni kriminal" aktual në Rusi i ka të shtrira rrënjët e tij në periudhën gorbaçovijane të "perestrojkës", atherë kur në fund të viteve Tetëdhjetë, Komiteti Qendror i PKBS filloi të verë në zbatim një plan të studjuar mirë për transformimin e pushtetit politik, që ishte në një rënje pa kthim, në pushtet ekonomik. Duke marrë shtysë nga studimet e de Borchgrave, Viktor Yasmann, Michael Waller, etj, operacionet thelbësore të planit të përpunuar dhe të zbatuar me ndihmën edhe të ekspertëve financiarë të KGB-së, mund të sintetizohen kështu:

1) Transferim në Perëndim, nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe korrierëve, të sasive të mëdha parash, gurëve të çmuar, veprave të artit, me qëllim që të financohej themelimi në Perëndim i strukturave të kompanive, të kontrolluar rreptësisht nga Komiteti Qendror i PKBS dhe KGB.

2) Transferimi i fomdeve që i përkisnin shteteve sovjetike, në strukturat e kompanive të nomenklaturës së kuqe, në Perëndim.

3) Krijimi i shoqërive shumkombëshe, me destinacion eksportimi e materjaleve primare strategjike ( naftë, metale, etj ). Këto shoqëri fusnin në dorë pasuri të mëdha të BS me çmime shtetërore, shumë të ulura (falë ndihmave ) dhe i shisnin ato në tregun ndërkombëtar me çmime pak më të ulta se çmimet6 botërore. Përfitimet shumë të larta nga operacione të tilla depozitoheshin, më pas, në "parajsat bankare", dhe përdoreshin për financimin edhe të Joint-ventures që veprojnë në Rusi.

Plani i dha jetë kështu shoqërive, bankave dhe Holding-eve të rëndësishme, të cilat, pas rënies së Partise-Shtet sovjetike, u ngatërruan gjithnje më tepër me kriminalitetin mafioz, duke favorizuar rritjen dhe fuqizimin e këtij të fundit.

Struktura e kriminalitetit mafioz Ruso-Aziatik

"Antishteti"

Luciano Violante, në librin "Non e la piovra. Dodici tesi sulla mafia italiana" pohon: "Mafia, për arsye të eksperiencës thuaj shekullor, ndërton struktura fitimtare, në tregun e organizatave kriminale. Atje ku arrin grupi mafioz, krimi ordiner duhet të largohet, ose të marrë një pozicion të ndërvarur, apo të ndryshojë modelin organizativ duke u inuformuar me atë mafioze. Organizata të bashkuara mafjoze fitojnë kësisoj më shumë pasuri, më shumë pushtet më shumë paprekshmëri".

Për të kuptuar sa më mirë linjën evolutive të fenomenit mafioz në Rusi është e rëndësishme të evidentojmë ndryshimin, të theksuar nga Violante, ndërmjet krimit të organizuar të zakonshëm ( i cili merr forma të thjeshta dhe, pak nga pak, më të sofistikuara ) dhe atij të tipit mafjoz. Organizata mafjoze tentojë të konfigurohen si "fuqi të padukëshme", si "Antishtet". Vetitë që i bashkonë janë: a) përpjekja për të ushtruar kontrollin maksimal mbi territor, b) përzierja me shoqërinë civile, me anë të aktiviteteve të sipërmarrjes dhe investimeve të ligjëshme në dukje, c) prania e lidhjeve me pushtetin politik, d) ndërkombëtarizimi i aktivitetit të zhvilluar.

Në publiçistikën e specializuar ruse është bërë dallimi ndërmjet tipeve të ndryshme të fenomeneve kriminale:

a) "grupe të organizuar" - formacione të vogla kriminelësh pa ndonjë strukturë,
b) "gruppirovski" - grupe më të mëdhenj, me strukturë organizative, lidership, norma dhe rregulla të brendëshme të sjelljes. Kohezioni i brendshëm i këtyre grupeve bazohet në lidhjet me organizatat sportive, përkatësia në grupe të njëjta etnike, në aparatet ushtarake apo të sigurimit të Shtett, bile dhe në ndërmarrjet e mëdha komplekse ushtarake-industriale, etj,
c) "banda" - formacione të armatosura, të karakterizuara nga një tendencë e veçantë për dhunë, si jashtë dhe brenda, pa lidhje me ambjentin rrethues,
d) "organizata kriminale" - limdin dhe zhvillohen nga bashkimi i "grupirovski" të ndryshme, duke fituar, dalëngadalë karakteristikat dallese të organizatave mafjoze.

Ndikimi i madh i organizatave mafjoze në Rusinë e sotme shpjegohet pjesërisht me faktin se organizatat kriminale kanë në ekonominë e re të tregut funksione që strukturat shtetërore nuk janë në gjendje t`i kryejnë: tutelën e pacënueshmërisë së operatorëve ekonomikë, mbrojtjen e pronave të tyre, imponimin e respektimit të kontratave, shlyerjen e kreditit, zgjidhjen e konflikteve të natyrës ekonomike, etj.

Formacionet e tipit mafjoz post-sovjetike u pajisën me strukturat përkatëse të duhura, efikase dhe të mirëorganizuara, siç vihet në dukje fare qartë më poshtë, nga përshkrimi i përgjithshëm i strukturës së brendëshme të formacioneve të tilla, të hartuar nga ekspertë të fushave respektive, në të cilat vihet në dukje prania e segmenteve lehtësisht të dallueshëm.

a) Një repart paraushtarakësh, të stërvitur dhe të armatosur mirë, të ardhur nga Forcat e Armatosura, Ministria e Brendëshme dhe Shërbimet sekrete,
b) Një qendër vendimmarrëse permanente të organizatës ( të pranishme, si në formacione me struktura vertikale-piramidale ashtu edhe në ata pa struktura të tilla, si në disa tipe të network ), shpesh të artikuluar në nibele të ndryshme, të skematizuar në këtë mënyrë: 1 një këshill i gjërë, i përbërë nga kapo të grupeve minore, që bëjnë pjesë në organizatë, 2 një këshill më i ngushtë që kontrollon nivelin e parë, 3 një ose disa kapo, identiteti i të cilëve njihet nga shumë pak antarë.
c) Një artikulim i prerë i punës brenda organizatës, ndarë ne sektore të specializuar, nga pikpamja funksionale ( financa, siguria, etj ) dhe sipas tipit të aktivitetit kriminal ( pagesa të detyruara për mbrojtje, vrasje me porosi, trafik droge, trafik armësh, rrëmbime, etj ).
d) Një grup drejtues dhe menaxherial, të përbërë nga persona me kualifikim të lartë, shumë prej të cilëve ish-zyrtarë të lartë të KGB-së, GRU-së, ekspertë të përgatitur në fusha të ndrysme, bile dhe profesionistë të nivelit të lartë, të cilët kanë krye një ose më shumë doktoratura kërkimore në fusha si ekonomia, matematika, inxhinjeria; ka në mes tyre, këshilltarë të jashtëm, avokatë dhe komercialistë me prestigj nga Zyriu, Frankfurti dhe të qendrave të tjera financiare perëndimore.
e) Një fond të përbashkët ekonomiko-financiar, i nevojshëm për të garantuar vazhdueshmërinë e organizatës në kompleksitetin e saj ( i ashtuquajturi "obscak" ).
f) Një "kod" veprimi, i vetë organizatës, që rregullon jetën dhe raportet reciproke ndërmjet antarëve pasues.
g) Një strukturë brenda organizatës, që merret në mënyrë specifike, me aktivitet zbulimi, i përfshirë sistematikisht në marrjen dhe analizën e informacioneve për personalitete të spikatura të botës politike, ekonomike dhe financiare të Shtetit, ose në sektorët me interes të ekonomisë dhe të tregut të paligjshëm.


Në 3-4 vitet e fundit është akoma më e theksuar hegjemonia e formës mafioze te kriminalitetit ndaj formave të tjera të pranishme në botën malavitës ruse.

Analistët evidentojnë procesin e koncentrimit të fuqisë në gjirin e 200-300 "shoqërive mafjoze", tek të cilat janë ndarë në mënyrë pak a shumë stabël kontrolli mbi territoret dhe zonat operative ( aktivitete të përcaktuara - të ligjëshme dhe të paligjësme ). Ky proces i koncentrimit "oligopolitik" u favorizua edhe nga një seri ndeshjesh ndërmjet grupeve të ndryshmë, gjatë të cilave, formacione të tipit mafioz kanë paralizuar dhe shkatërruar grupime të panumërta organizatash kriminale të rëndomta.

Duhet nënvizuar se në Rusi nuk ekziston një organizatë mafjoze dominante (në këtë sens është e pasaktë të flitet për ekzistencën e një "mafje ruse" ). Megjithë stabilitetin në zonat e influencës, bota mafjoze ruso-aziatike është e mbasur nga një konkurencë e dhunëshme dhe e ashpër ndërmjet organizatave dhe kapove të veçantë mafjozë. Ka pasur konfliktualitet ndërmjet grupeve mafjoze sllave dhe kaukaziane, ndërmjet vory v zakone dhe liderëve të shquar, ndërmjet grupeve mafjoze që kanë fituar hegjemoni ne disa zona territorjale, ose në disa sektorë të aktivitetit kriminal dhe atyre më pak të afirmuar, të clët me dhunë dhe terrot, tentojnë të bëhen pjesë e "criminal establishment".

"Vory v zakone"

Influenca në botën kriminale ruso-aziatike e vory v zakone ( vjedhës që respektojnë një kod ) eksponentë të një komunitetit, me tradita malavitoze historike, oportunisht të modernizuar për ta mbajtur në hapin e kohës, duket sot në rënje edhe nën goditjen nga gjenerata të reja të kapo-mafjeve në bërthamën drejtuese të shumë organizatave mafjoze, autoriteti i të cilave nuk ndodhet nën kontrollin e vory.

Megjithatë, vory ruajnë ende një rol të rëndësishëm, edhe sepse shpesh qenë arbitra në konfliktet ndërmjet grupeve dhe liderëve kriminalë që nuk i përkisnin vory -ve.

Vory të vetëm nuk është se kryesojnë domosdoshmërisht grupe të caktuara kriminale ose organizata mafjoze, shpesh ata kufizohen me ekzekutimin e influencës së tyre njëkohësisht në grupe të ndryshme. Ka raste kur sfera e pushteit të vory -ve të veçanta eminente përfshin një ose më shumë rajone të Fedratës ruse; në rrethana të dhëna, vor -i ushtron pushtetin me anë të supervizorëve ( smotrjascij ), gjithsejcili përgjegjës për territore, vende apo qytete të caktuara.

Procedura e ndjekur nga vory v zakone është: Institucionalizimi i schodki ( bashkimit të vor-eve më me influencë të pranishën në një ose më shumë rajone ) rajonale dhe ndërrajonale, të dala nga zgjidhja paqësore e konflikteve brenda komunitetit, si edhe nga koordinimi i aktiviteteve kriminale, nga lufta kundër grupeve mafjoze kundërshtare, nga operacionet kundër strukturave të shtetit, të përfashira në luftën antimafje, etj.


Ndërkombëtarizimi i krimit të organizuar ruso-aziatik

Shoaqëritë mafjoze ruso-aziatike më dinamike vazhdojnë të shtrijnë praninë e tyre ede jashtë kufije të Federatës Ruse, madje edhe jashtë kufijvë të vetë CSI-së, në tregun e lgjshëm dhe të zi të rajoneve të ndryshme të botës, Europë Qendrore dhe Lindore ( ku dominon bota e krimit ), Europë Perëndimore, SHBA, Afrikë, Amerikë Qendrore dhe Jugore, lindje e Afërt dhe e Largët; kriminaliteti ruso-aziatik është tashmë në gjendje të konkuroje, ose të bashkëpunojë në barazi të plotë me organizatat kriminale ndërkombëtare më të fuqishme ( kolumbiane, kineze, italiane ). Kjo mbi të gjitha, për faktin se zotëron burime të jashtëzakonëshme financiare.
Më poshtë vijon një listë me disa nga organizatat kriminale ruso-aziatike, veçanërisht aktive në nivel ndërkombëtar, ku specifikohet edhe zona e tyre e veprimit jashtë Rusisë:

Organizata "Solncevo" - Hungari, Republika Çeke, Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, SHBA, Kosta Rika, Izrael,
Organizata "Mogilevic" - Hungari (Budapesti është bazë operative ), Ukrainë, Republika Çeke, Izrael, SHBA, Vendet Karaibe,
Organizata "Ivan`kov" - SHBA, Vendet Karaibe,
Organizata "XXI" secolo" - Gjermani, SHBA, Izrael, Qipro,
Organizata "Cernoj" - Vende të ndryshme të CSI, Britani e Madhe, Zvicër, Izrael, Montekarlo,
Organizata "Kremlevskaja" - Belgjikë, Montekarlo, Poloni, Vendet Karaibe,
Organizata "Mazutkino" - Poloni, Austri, Gjermani, Lihtenshtein, Zvicër, Montekarlo, Itali, SHBA,
Organizata çeçene - Gjermani, Austri, Poloni, Hungari, Turqi, Qipro, SHBA, Britani e Madhe, Bahama.


AKTIVITETET KRIMINALE

"Shumllojshmëria" kriminale

Një nga pikat më të forta të kriminalitetit ruso-aziatik është shumllojshmëria e tij, aftësia për të punuar me efektshmëri në të gjithë sektorët e aktivitetit ilegal, pa përjashtuar asnjë. Në fushat me një arritje të dukëshme në aftësinë operative janë: grabitja, shantazhi, rrëmbi i personave, vrasjet me porosi, shfrytëzimi i prostituciont, trafiku i narkotikëve, trafiku i armëve, mashtrime financiare në shuma kolosale, krime të kryera me procesin e privatizimit, kontrabanda e lëndëve të para strategjike, tregtia i makinave të vjedhura, trafiku i objekteve të artit, riciklimi i kapitaleve të paligjëshme, trafiku i lëndëve bërthamore, përvetësimi i borxheve.

Aktivitetet e dhunëshme, të kryera ndaj shoqërive private dhe shtetërore, nuk përbëjnë vetëm një burim fitimi për strukturat mafjoze, por i jep mundësi strukturave kriminale të afirmojnë kontrollin mbi territorin përkatës, sipas zonës së influencës, si edhe për të penetruar në sistemin ekonomik të ligjshëm.

Vetëm shoqëritë dhe bankat, me aparat privat të fuqishëm sigurimi mund t`i rezistojnë kërkesës për pagim rryshfetesh nga strukturat mafioze. Në raste të tilla, struktura të tilla llogarisin taktika të tjera për ta shtënë në dorë kompaninë, nëpërmjet infiltrimit të njerëzve të tyre brenda kësaj të fundit, me qëllim marrje informacioni konfidencial dhe kompromentues.

Nga sektorët e lartpërmendur,janë disa që garantojnë fitim të lartë, dhe mbi të cilët shoqëritë mafjoze fokusojnë më shumë vëmendje dhe energji: A trafiku ndërkombëtar i narkotikëve, B trafiku i armëve, C krimi ekonomiko-financiar dhe riciklimi i kapitaleve të paligjëshme, edhe për llogari të organizatave kriminale të huaja.


Trafiku ndërkombëtar i substancave narkotike

Kriminaliteti ruso-aziatik është tashmë i specializuar në trafikun e eroinës që vjen nga ""trekëndëshi i Artë" (Birmani-Laos-Kamboxhia) dhe nga "Gjysëmhëna e Atë" (Pakistan-Afganista-Iran) dhe për shpërndarjen vijuese në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Europës Perëndimore dhe SHBA.
Nga faktorët konkurues dhe frenues të mafias ruso-aziatike, si një nga protagonistët kryesor në tregun e eroinës është ekspansioni galopant i kultivimit të bimës së ashashit në vendet ish-sovjetike të Azisë Qendrore (vlerësohet se në këtë zonë, kryesisht në Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kirgistan ka tremilion hektarë të mbjella me ashash, që kontrollhet nga organizatat mafjoze lokale).

Organizatat mafioze ruso-aziatike dhe narko-mafie të ndryshme ndërkombëtare (kolumbiane, nigeriane, italiane, kineze) po shndërrojnë territorin e CSI dhe veçanërisht Azinë Qendrore, në një nga qendrat më të mëdha botërore të prodhimit të substancave narkotike, ndërsa territori rus po konfigurohet si qendra më e rëndësishme tranzit për drogën e ardhur nga Azia Qendrore dhe të destinuar për në vendet e Europës Perëndimore (Specialistë rusë me autoritet kanë lëshuar alarmin se ky fakt përbën kërcënim në rritje ndaj sigurisë së Federatës Ruse).

Grupet ruso-aziatike kanë instaluar baza operative për trafikimin e eroinës Hong Kong, Singapor dhe Bangkok, ku bashkëpunojnë me "Triadë" kineze; eroina transportohet nëpërmjet ajrit nëpër Lindjen e Largët, në Azinë Qendrore dhe kështu, me tokë, përmes Pakistanit, Uzbegistanit, Taxhikistanit dhe, vijon në Moskë, San Peterburg, nga ku malli niset me maune për në Europën Perëndimore, dhe me avion në SHBA. Përveç kësaj, ata i kanë dhënë jetë, nga bashkëpunimi me "kartelet" kolumbiane, një rrjeti transporti të kokainës jugamerikane, të destinuar për tregun europian dhe atë të ish-Bashkimit Sovjetik, për të cilin SHBA shërben si pikë tranzit. Janë konsoliduar në vendet karaibe aleanca strategjike ndërmjet mafjas euro-aziatike dhe zotërinjve të narkotrafikut kolumbian: mafiet post-sovjetike marrin kokainë me destinacion Europën dhe, në këmbim, furnizojnë kartelet kolumbiane me armë të sofistikuara, ndër të cilat, raketa tokë-ajër, helikopterë luftarakë. Grupet ruso-aziatike, për më tepër favorizojnë praninë e organizatave kolumbiane në tregjet e reja të konsumit të kokainës në Rusi dhe vende të tjera ish-sovjetike - tregje në ekspansion të fuqishëm.


Trafiku i armëve

Emoragjia e armëve, municioneve dhe atrecaturave luftarake të tërhequra paligjshmërisht nga arsenali dhe fabrikat e armatimit, kryhet, në pjesën më të madhe nga organizatat mafjoze, në bashkëpunim të plotë me strukturat kriminale ushtarake, për të furnizuar tregun e zi të brendëshëm (në ekspansion të fortë) dhe të jashtëm. Ky fluks vërshues i armëve e ka origjinën nga disa fenomene: a) mësymja e depove të armatimit nga bandat kriminale, b) vjedhja e armatimeve në bashkëpunim me persona të brendshëm, nga arsenali apo fabrikat e armëve c) shitja direkte grupeve kriminale, nga vetë eksponentët ushtarakë, ose drejtuesit e fabrikave të armëve, siç ndodh në Izevsk dhe Tala. Një sasi e konsiderueshme armësh vjen nga "zona të nxehta" konfliktesh etnike, si: Çeçenia, Azerbaxhani, Armenia, etj.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e fitimeve vjen nga transaksionet komplekse, shpesh në dukje të ligjëshme, të finalizuara me eksportin e armeve të sofistikuara, kjo shpjegon aksionin efikas të penetrimit kriminal të Rosvooruzenije (shoqëri shtetërore për eksport-importin e armëve) dhe të ndërmarrjeve të mëdha të kompleksit industrial-ushtarak. Ndër operacionet e këij tipi, të kryera nga grupet mafjoze në bashkëpunim me funksionarë të lartë të Shtetit dhe politikanë, hyjnë eksporti i paligjshëm i armëve dhe teknologjisë ushtarake të avancuar në vendet nën embargo, megjithëse aktivitet është në dukje legjitim, paratë shkojnë në llogaritë bankare jashtë vendit të kontrolluar prej elementëve mafjozë, ose elitës politiko-administrative, të propozuar për të mbikqyrur operacionin.


Kriminaliteti financiar dhe riciklimi i kapitaleve të paligjëshme

Është për tu nënvizuar se këto aktivitete kriminale, në të cilat mafja ruso-aziatike luan rol të veçantë, tentojnë të marrin formë më të rafinuar dhe në një nivel të lartë inteligjence, në mënyrë progresive, kështu që ptitet një përdorim gjithnjë më intensiv i mjeteve informatike dhe telematike.

Vëmendje e vëcantë i kushtohet operacioneve financiare të kryera me dokumenta bankare fallsë, më anë të të cilave, grupet kriminale posedojnë shuma astronomike, sipas rregullit proporcionale me implikimin Ë personaliteteve drejtues të të njëjtave bankave, ose nivelit të finksionarit shtetëror. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në Moskë, çdo vit "humbasin" shuma ekuivalente brenda bilancit të qeverisë së qytetit, 2-3 mijë miliard rubla. Një fushë interesi është ajo e përvetësimit të kredive dhe financimeve të bëra nga Shteti në favor të projekteve të definuara ekonomike dhe sociale.
Organizatat mafjoze ruso-aziatike kanë perfeksionuar metodat për riciklimin e kapitaleve të paligjëshme dhe janë në avangardë në përdorimin e transportit të naftës, metaleve joferrikë dhe materjaleve strategjike, në operacionet për pastrimin e parave "të pista" - jo vetëm të tyret, por edhe të organizatave të mëdha kriminale ndërkombëtare, si "karteli" kolumbian, dhe mafjet italiane.

PENETRIMI NE SISTEMINE EKONOMIK TE LIGJSHEM

Mafja dhe privatizimi

Një pjesë e kapitaleve të paligjëshme të kriminalitetit ruso-aziatik po transferohet nën kontrollin e sferave gjithnjë e më domethënëse të ekonomisë së ligjëshme brenda Rusisë. Në ndryshim nga kriminaliteti i organizuar perëndimore, i cili karakterizohet si furnizues i fuqishëm me mallra kontrabandë dhe shërbime të paligjëshme, kriminaliteti ruso-aziatik post-sovjetik penetron edhe në tregun legal, duke ofruar mallra dhe shërbime të ligjëshme. Kjo është një nga karakteristikat më të rëndësishme dalluese.

Organizatat mafjoze post-sovjetike; kur bëhet fjalë për të fituar pozicione të fuqishme në sistemin ekonomik legal nuk kufizohen vetëm në shantazh (pagesë tanxhentesh ne formën e paketave aksionare) dhe në terrorizëm, por fusin hundët në procesin e privatizimit nëpërmjet një aksioni intensiv korruptues të ushtruar ndaj aparateve shtetërore dhe atyre të propozuar. Objektivi i tyre primar është marrja me çmime qesharake e shoqërive shtetërore të privatizuar fitimprurëse dhe me interes të lartë strategjik. Sipas një studimi të kryer më 1996 nga Drejtoria e Antikrimit Ekonomik në Ministrinë e Brendëshme Ruse (GUEP MVD RF), strukturat mafjoze janë duke manifestuar një interes në rritje për tu futur në procesin e privatizimit të shoqërive të sektore evijues: kompleksi energjetik, metakurgjia, industria ushtarake, transportet, telekomunikacionet.

Dy sektorët Ë parë që pësuan infiltrimin kriminal janë import-eksporti dhe sistemi bankar e i kreditimit. Vijnë më pas, sektorët e sigurimit, imobilarët, publiciteti. Më tëj krimi i organizuar invadoi industritë strategjike të nxjerrjes dhe përpunimit të lëndëve të para, deri sa arriti të marrë kontrollin direkt të pjesës më të madhe në prodhimin e aluminit dhe të ushtrojë një influencë të fuqishme në sektorin e naftës, si edhe në ato të nxjerrjes së arit dhe diamantit. Nga fundi, shumëfishohen rrënjët e një penetrimi mafjoz në sektorin ushtarako-industrial.

Po konsiderojmë disa nga shembujt më eklatant të "kolonizimit" mafioz të ekonomisë.


Eksport-importi

Strukturat kriminale kanë formuar shoqata, joint-venture, holdingje të mëdha, shoqëri bamirësie dhe sportive të panumërta, të cilat ushtrojnë aktivitete eksporti të metaleve, naftës, lëndës së drurit dhe lëndëve të tjera të para dhe importin e mallrave ushqimore, mjeksore dhe mallra të tjera konsumi, që realizojnë përfitime shumë të larta, falë konçesioneve nga ana e qeverisë, nga privilegje speciale dhe ikjes nga pagesat e taksave doganore dhe tatimeve. Këto struktura biznesi përdoren edhe për operacione riciklimi parash dhe si mbulesë për tafiqet e ndryshme të jashtëligjëshme. Vlen të theksohet, në këtë këndvështrim, se shumica e shoqatave sportive dhe fondacioneve të bamirësisë, që nxjerrin fitime të jashtëzakoneshme prej aktivitetit të import-eksportit, janë të lidhura ngushtë me strukturat mafjoze. Mjafton të rikujtojmë disa raste të njohura: Fondacioni për Invalidët e Luftës në Afganistan, Fondacioni për Mbrojtjen e Sportistëve "Lev Jascin", (themeluar nga bosi mafjoz Otari Kantrisvili, i vrarë më 1994) dhe Fondacioni Kombëtar Sportiv (kjo e fundit, ka qenë më 1996, në qendër të një skandali i cili nxorri në shesh ndërthurje të forta ndërmjet krimit të organizuar dhe pushtetit politik.


Sistemi bankar-kreditim

Sipas disa të dhënave, 70-80% e bankave private ruse ka të ngjarë të jenë nën kontrollin e krimit të organizuar (domethënja e termit "kontroll" përfshin disa fenomene" posedim i vërtetë dhe i pastër i një banke nga ana e një grupi mafjoz, prezenca e eksponentëve të këtij të fundit në organet drejtuese të bankës, një fuqi e fshehtë, e pranishme si ndërmjetëse ndërmjet fitimit të dhunshëm dhe shantazhit). Nëse përfshijmë në këtë kategori edhe bankat që u derdhin rregullisht para grupeve mafjoze(shpesh në formën Ë përqindjeve mbi fitimin e bankës) në këmbim të mbrojtjes ndaj grupeve kriminale rivale, një përqindje e këtillë është shumë më e lartë.

Kontrolli mbi institucionet e kreditit përbën një nga objektivat bazë të organizatave kriminale, për arsye se i ofron atyre avantazhe shumë të mëdha: a lehtësimi i operacioneve të riciklimit, b jep mundësi përdorimi të burimeve financiare të kapura, c krijon akses për të dhëna konfidenciale në lidhje shoqëritë private dhe publike, që janë klientë të bankës, duke i bërë më të pafuqishme ndaj dhunës dhe shantazhit të mundëshëm, d bën të mundur shfrytëzimin e bankës në reakizimin e mashtrimeve financiare në shkallë të gjërë.

Metodat për të marrë kontrollin mbi institucionet bankare janë shumfishe. Në vend të parë këtu është terrorizmi mafjoz, i ushtruar ndaj eksponentëve të spikatur të botës financiare (një numur i madh bankerësh janë vrarë). Punohet edhe me metoda të sofistikuara infiltrimi që parashikojnë marrjen e dosjeve konfidenciale të drejtuesve të bankës dhe personalit të saj, aparatet e sigurimit të brendshëm të institutit të kreditit, etj. Përdoren, gjithashtu, edhe taktika të pastra ekonomike; nganjëherë shtënja në dorë e kuotës aksionare shumicë.

Industritë nxjerrëse dhe të përpunimit

Shembulli më eklatant i penetrimit mafjoz në këto sektorë është industria ruse e aluminit, pjesa më e madhe e së cilës zotërohet nga Trans-Cis Commodities (TCC), një shoqëri off-shore, regjistruar në Montekarlo, që drejtohet nga vëllezërit Lev dhe Michail Cernoj. Më 1994, vëllezërit Cernoj, duke operuar në aleancë të ngushtë më shoqërinë Trans World Metals të Londrës, vunë nën kontroll dy të tretën e industrisë ruse të aluminit, falë kapjes së quotave shumicë në ndërmarrje të ndryshmë të rëndësishme siberiane dhe duke shfrytëzuar monopolin e furnizimit të lëndëve të para me rëndësi vitale për sektorët (hetuesit rusë i qëndrojnë mendimit se burimet financiare të shfrytëzuara për këtë qëllim, vijnë nga operacione financiare të paligjëshme, të kryera me dokumenta bankare fallsë).

Më 1995, lufta për hegjemoni në këtë sektor, ndërmjet TCC - e mbështetur nga personalitete me influencë të kupolës politike ruse - kundër ambjenteve ekonomike determinante, me aleatë të tyre në botën kriminale dhe në atë politike - u kombinua duke u hapur rrugë atentateve terroriste, të cilat provokuan 16 viktima, ndër të cilët bisnesmenë, bankierë, drejtorë fabrikash, eksponentë kriminalë, etj.

Në sektorin e naftës, ka gjithashtu një prezencë të fortë mafjoze, jo rastësisht vrasjet e njerëzve të afareve të lidhura me biznesin e naftës janë në rend të ditës (më 1996, 22 sipërmarrës të këtij sektori u vranë).

Industria ushtarake

Gjatë viteve të fundit zbulohen episode siptomatike të një infiltrimi kriminal në kompleksin ushtarako-industrial. Nga më dramatikët, mund të përmendet episodi i vrasjes së Valentin Smirnov, ideatori i mbrojtjes antiraketë, kryedizenjator në ndërmarrjen gjigande "Kalmin"të Ekaterinburgut, ku prodhohen raketat me teknologjinë më të avancuar në industrinë ushtarake ruse, në Mars 1996. Më parë, në fund të vitit 1995, Aleksandr Kotelkin, atherë drejtor i përgjithshëm "Rosvoorizenije", vuri në dukje se si strukturat mafjoze, shumë të interesuara për tu futur në afare të mëdha të sektorit, i ishin drejtuar atj me anë presionesh, kërcënimesh dheprovokime të vazhdueshme.

KRIMI ï ORGANIZUAR DHE PUSHTETI POLITK

Korrupsioni i pakontrollueshëm

Programet antikorrupsion të hartuara periodikisht nga Presidenti dhe qeveria kanë një karakter demostrativ, të destinuar për të falimentuar, duke konsideruar faktin se korrupsioni si fenomen ka përfshirë nivelet më të larta të pushtetit dhe administratën shtetërore, rregullisht njerëz të qeverisë dhe të burokracisë së lartë, njerëz të caktuar për supervizionin e sektorëve determinantë të ekonomisë.

Një nga shkaqet që favorizon më shumë avancimin e korrupsionit ekonomiko-administrativ qëndron në faktin se njerëzit e burokracisë dhe politikë së lartë janë, në fakt, mbi ligjin. Duket se ekziston një pothuaj rregull i pashkruar që hetuesit nuk mund të kryejnë hetime mbi antarët e kësaj elite, me justifikimin se mund të përdoren për qëllime politike - disa ekspertë paragonojnë këtë situatë me atë të regjimit sovjetik, kur hetimet mbi eksponentë të nomenklaturës mund të kryheshin vetëm me aprovimin e sferave të larta të Partisë Komuniste.

Në këtë kontekst pakontrollueshmërie, organizatat mafjoze gjejnë liri të madhe për të shfrytëzuar influencën mbi pushtetin politik dhe aparatin burokratik, me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre.

Përvëc metodave të ushtrimit të presionit të kamufluar mbi pushtetin politik dhe administrativ (korruptim, financime të dyhsimta, kontakte informale, etj) strukturat mafjoze zhvillojnë aktivitet efektiv bisnesi me eksponentë të elitës politike. Në këtë mënyrë tentojnë të vendosin raporte të një bashkëpunimi organik.

Infiltrimi mafjoz brenda aparateve të represionit

Në brendësi të aparateve investiguese, policisë dhe sigurimit, të involvuara institucionalisht në luftë kundër krimit të organizuar, ndeshet një infiltrim mafioz shumë i gjërë, i ushqyer nga ndërthurje interesash afariste ndërmjet sektorëve të brendëshëm të këtyre aparateve dhe grupeve kriminale. Prezenca e informatorëve në shërbim të strukturave mafjoze në të gjitha qendrat nevralgjike të aparateve të përmendura, bën të paefektshme çdo strategji domethënëse lufte të ndërmarrë.
Deputeti Jurij Scekocikhin i shkruajti, vite më parë, një letër të hapur me fakte drejtorit të Shërbimit Federal të Sigurimit Nikolaj Kovalev, në të cilat flet për gjurmë afarizmi ndërmjet sektorëve të këtij Sigurimi dhe grupeve mafjoze. Sipas Scekocikhin dhe Aleksandr Garov, ekspert tjetër i nafjas, killera profesionistë më të mirë, që punojnë për strukturat mafjoze, mbase do të mund të gjendeshin, pse jo, edhe brenda Shërbimeve sekrete Sido që këto burime janë shumë autoritarë, nuk do të ishte korrekte të përgjithësohej; shërbimet e sigurimit kanë njerëz me cilësi të provuara, të shtrënguar të punojnë në kushte ekstremisht të vështira, shpesh duke rrezikuar edhe jetën. Dhe do të ishte e padrejtë të mos vlerësoheshin edhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar.

Politizimi i mafjas

Nuk mungojnë shembujt të lidhjes së ngushtë ndërmjet pushtetit politik dhe strukturave mafjoze, të zbuluara nga hetimet ligjore, ose nga huluntimet gazetareske. Kujtojmë rastin Aleksej Iljusenko, ish-Prokurorin e Përgjithshëm ad interim, i akuzuar se ka favorizuar shoqërinë e naftës "Balkan Trading". Do të mund të përmendej edhe lidhjet ndërmjet ish-Zv/Kryeministri Oleg Soskovec dhe ish-Ministri i Sportit Samil Tarpisev me grupin kriminal "Izmajlovo" dhe me vëllezërit Cernoj (me të cilët Aleksandr Lebev kishte lidhje), lidhjet e Aleksandr Korzakov, ish- shef i Shërmit të Sigurimit Presidencialme tashmë të cituarin Fondacioni Kombëtar i Sportit dhe keshtu me radhë, mund të përmenden raste, të cilat nxjerrin hetimet dhe huluntimet gazetareske.

Sipas analistëve të kualifikuar rus, si Olga Krystanovskaja dhe Anatolij Volobuev, krimi i organizuar rus është e mundur të jetë duke hyrë në një fazë më të avancuar zhvillimi, të karakterizuar nga një hyrje direkte të strukturave kriminale dhe të eksponentëve mafjozë në zonën e pushtetit legal, në nivel, qoftë lokal, ashtu edhe qendror. Në këtë fazë, kapot e krimit të organizuar nuk do të duhet të kufizohen më vetëm në formë të kamufluar, por do të mund të impenjohen direkt në luftën për pushtet de për tu futur në klasën drejtuese të vendit.

Simptoma e parë e fenomenit të "politizimit" të sistemit të mafjas u konstatua më 1994, me tentativën e bosit të krimit Otari Kvantriasvili për të krijuar partinë e tij politike. Pak më pas, ai u vra. Eksperienca analoge kanë pasur të njëjtin epilog, vrasje mafjozësh që aspirojnë politikë.
Shembulli i Otari Kvantriasvilit, megjithatë, nuk duket ta ketë bllokuar këtë proces. Disa observues kanë vendosur në këtë optikë interpretative dukjen në skenën politike të personazheve të rinj ambiciozë dhe shumë të aftë.

Në këtë kontekst mbase mund të inkuadrohet ngjitja e shpejtë e financierit Boris Berezovskij, person i diskutueshëm, në karrigen e nën-Sekretarit të Këshillit të Sigurimit, organ i një rëndësi të madhe strategjike, i propozuar në bashkëpunim me organet informative dhe të sigurimit.

Për tu kthyer ku u nisëm, nuk konsiderohet ndonjë çudi të vihet në dyshim rreziku i transformimit të Rusisë në një "Shtet në kolaps", për faktin se ka një sërë kërcënimesh, jo vetëm për procesin e reformave ekonomike, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

Një nga pasojat më të kobshme të prodhuara nga fuqia në rritje e kriminalitetit mafjoz në Rusi, është shkatërrimi sistematik i vlerave morale të shoqërisë, vlera që inspiruan revoltën anti-totalitare dhe lëvizjen reformatore dhe që do të duhej të ndërtonin themelin etik të Rusisë së re demokratike. Në një perspektivë të tillë, është e qartë se destabilizimi i Vendit nga veprimtaria e krimit të organizuar mund të frenohet, mbi të gjitha, nëpërmjet një procesi rrënjësor rigjenerimi politik dhe moral.


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË