NUMĖR 65
SOT ËSHTË
 
BALLINA
ARTIKUJ
EDITORIAL
INTERVISTA
DOSSIER
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
Cili është titulli zyrtar i Leka Zogut?
 
Shqipëria dhe korridoret strategjike të infrastrukturës mbi korridorin transballkanik të naftës Vlorë-Burgas
 
Marrëveshje historike apo aleancë fluide
 
DOSSIER VITI IV - 1 KORRIK 2002

FJALA E MADHE E HISTORISË

Shkruan Roland QAFOKU

Kthimi nga mergimi i hidhur i familjes mbreterore, me shume se nje eveniment, eshte edhe nje falje e madhe qe shteti shqiptar i kerkon Ahmet Zogut per ate denigrim qe i eshte bere ne historiografi. Nje falje qe nga pas eshte kompesuar me mberritjen ne atdhe te te gjithe suites monarke, akomodimi ne nje vile luksoze ne qender te Tiranes, por edhe nje pritje madheshtore qe ata e meritojne. Ne kete "operacion" emancipues te shtetit, mund te hyje edhe kthimi ne atdhe te eshtrave te ish-mbretit Zog, te cilat qe nga 9 prilli i vitit 1961 qendrojne ne varrezat e Parisit. Por, e gjithe kjo aureole e thurur ndaj trashegimise sone historike, do te ishte gjysmake nese do te vertitej vetem tek kjo figure dhe tek pasardhesit e tij. Varre te harruara ne toke te huaj per ata qe i kane dhene Shqiperise mund te numerohen me dhjetra, porse eshtrat e Ali Pashe Tepelenes ne Stamboll e Janine dhe te Fan Nolit ne Boston te SHBA-se, duhet doemos te kene nga nje cope toke ne Shqiperi. Vetem keshtu shteti shqiptar do te plotesoje tere ate boshllek te krijuar prej viteve, dekadave dhe shekujve, fale politikave, sistemeve perjashtuese dhe hakmarrjeve. Ate boshllek qe e vuajne brezat pasardhes te cilet historia iu behet lemsh nga turli tekstesh te politizuara. Fundja, te gjithe ata shtetare apo burra shteti, me te mirat dhe gabimet e veta gjate sundimeve, ne kohe e situata te ndryshme, kane qene shqiptare. Kane drejtuar kete vend te pervuajtur ne shekuj dhe pervecse kane te drejte te jene personazhe te historise, duhet te kene edhe nderimet qe u takojne. Ne fakt, era e re ka nisur. Nderimet ndaj familjes mbreterore tregojne se shteti shqiptar nuk eshte me ai i pas _45-es kur komunizmi e cilesonte Zogun satrap, hajdut, tradhetar e njemije e nje cilesi negative. Por, as i harreses si ne rastin e Geraldines, kesaj ikone austro-hungareze qe per nje vit mbajti kuroren e mbretereshes se shqiptareve. Dhe kjo nisme doemos behet vetem nen nje emer: falja e madhe e shtetit ndaj figurave qe e drejtuan ate.


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË