NUMĖR 61
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
INTERVISTA
KULTURË
MARKETING
KONTAKT
DOSJE
ARKIVI
 
 
Morali i një shtypi apo shtypi i një morali?

Një anekdotë franceze, që i kushtohet moralit në gazetari, u ka përballuar shekujve pa humbur as sot aktualitetin.

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Lëvizje reformatore apo parathënie e një krize të re në Shqipëri?

Një konflikt mes kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano dhe kryeministrit të Shqipërisë, Ilir Meta, në pamje të parë me ngjyrime vetjake, duket se është kthyer në një lëvizje reformatore në mesin e politikës shqiptare.
"Meta duhet të largohet nga posti i kryeministrit dhe këtë nuk e ka dhuratë nga ne, por nga Fatos Nano", është shprehur pak kohë më parë kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha.

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Përse ikin diplomatët shqiptarë?

Largimi i njerëzve me nivel të lartë profesional dhe intelektual nga vendi i tyre drejt vendeve të zhvilluara apo, siç quhet ndryshe, "rrjedhja e trurit", është tashmë një fenomen i njohur për të gjitha vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim.

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Pasojat ekonomike tė vonimit tė konsolidimit të qeverise dhe të institucioneve të tjera në Kosovë

Me fillimin e bombardimeve tė Natos, nė mars 1999, u bė definitivisht e qartė se Serbia nuk do tė ketė mė ndonjė ndikim legjislativ mbi rrjedhat nė Kosovė, madje gjasat pėr kėtė u zbehėn aq shumė saqė njė gjė e tillė neglizhohej fare. 

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Zgjedhjet kombëtare të 17 nëntorit 2001 i ka bojkotuar "partia e dytë" e Kosovës

Gjatë dy vjetëve të fundit -në vitet 2000 dhe 2001, shqiptarët e Kosovës i kanë mbajtur zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Dallimi ndërmjet zgjedhjeve të vitit 2000 dhe të tjerave të 2001-shit, nuk qëndron vetëm në faktin se në të parat është votuar për pushtetarët lokalë, ndërsa në të dytat është votuar për pushtetarët qendrorë.

PËR MË SHUMË >>>
 
 
Lufta e të ardhmes

Pas 11 shtatorit është thënë shpesh herë, se sulmet terroriste në SHBA kanë patur efekte shumëdimenzionale në të gjitha segmentet e shoqërive demokratike. E kjo vlenë, më shumë se për çkado tjetër, për mendësitë e betonuara që mbretërojnë në fushën e mbrojtjes.

PËR MË SHUMË >>>
 
 
ARTIKUJ VITI IV - JANAR 2002

Maqedonia midis paqes dhe luftës

Naser SELMANI

Riaktualizohet ideja për ndarjen e vendit midis maqedonasve dhe shqiptarëve
Subjektet maqedonase nga fillimi i përleshjeve të armatosura në pranveren e viti të kaluar duke dashur që të kompromitojnë luftën e UÇK-se, vazhdimisht kanë akuzuar shqiptaret se nuk i rroken armet për me shume të drejta, por për të përvetësuar territore. Mirepo çuditërisht asnjë subjekt serioz shqiptar zyrtarisht deri tani nuk kanë paraqitur ndonjë projekt për ndarjen e Maqedonisë - ndërsa pala maqedonase, bile vetë Akademia e shkencave, si zgjidhje për situatën në Maqedoni propozoi shkembimin e teritoreve dhe popullesive midis Shqipërise dhe Maqedonisë. Atehere shtrohet pyetja kush e do përnjëmend ndarjen e Maqedonisë sipas parimit etnik, e kujt i shkon kjo për shtati?

Maqedonia si asnjëhere me parë nuk është gjendur si tani pranë një udhekryqi historik. Përcaktimi të cilin do ta beje klasa politike në dy-tre muajt e ardshëm përfundimisht për një afat me të gjate kohore do të diktoje ardhmërinë e vendit. Maqedonia është e ballafaquar me alternativen ta ndërtoje paqën e brishte pas luftës disamujore, apo t'i kthehet luftës në pranvere.

Në opinionin maqedon çdo ditë e me zeshëm po flitet se në mars do të rifilloje konflikti luftarak midis shqiptareve dhe forcave të sigurimit maqedonas, i cili do të këte pasoja të pariparueshme për ardhmërinë e gjithë qyetareve të këtij vendi, ku si rezultat do të kishte ndarjen e vendit. Dilema që ekziston është vallë do të vazhdojë qeveria aktuale me përkushtim, e jo si deri tani me taktizime dhe bishtrime të obligimeve të marra, të punoje në zbatimin e marrveshjes se Ohrit, që do të thotë tejkalim të pasojave të luftës dhe stabilizimin të situatës, apo do të heqë dorë edhe publikisht nga marrëveshja politike e arritur.

Ujdia mes partive kryesore politike maqedonase dhe shqiptare të vendit qe rrezultat i ndërmjetësim të drejtpërdrejte të faktorit ndërkombetar, e pezullimi i saj ta kthente Maqedoninë rruges se destabilizimit dhe ripërtritjes se konfliktit në pranvere me përmasa edhe me shkatërrimtare.

Pyetja që parashtrohet nga të gjithë është se cilët janë padronët e paqes dhe luftës në Maqedoni dhe kush në të vertet disponon me ndikim politik që do të përcaktoje rrjedhen e ngarrjeve në të ardhmen e afert. Me kalimin e kohes mozaiku i situatës po formësohet çdo ditë e me qarte për të gjithë aktoret e lojes, pala maqedonase, shqiptaret dhe faktori ndërkombetare.

Kryeministri maqedon Lubço Georgievski dhe ministri i brendshëm Lube Boshkovski, për motive me shume propagandistike se sa vertet patriotike, parapelqejnë opcionin e luftës. Kjo jo për t'ia shpetuar ndërin e humbur popullit maqedonas gjate luftës se vitit të kaluar, kur, sipas tyre, UÇK-ja u paskësh "shkaktuar disfate" e detyruar të nënshkruajnë marrëveshje politike me shqiptaret, por për të shpetuar lekuren e tyre politike.

Në fakt, sivjet, me apo pa vullnetin e tyre, duhet të organizohen zgjedhjet parlamentare. Ata si dukët janë të gatshëm të rrezikojnë edhe identitetin maqedonas, i cili kontestohet nga gjithë fqinjët e saj përvec shqiptareve, si edhe të venë në pikepyetje teresinë tokesore të vendit, vetëm e vetëm që të mbeten në pushtet sa me gjate që është e mundur. Ata duket që kanë arritur te një përfundim makabër, sipas të cilit sikur të pranojnë të punojnë në përmiresimin e gjendjes, pjese e se cilës është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pranëvere, paqja do të thotë fillimi i fundit të tyre. Andaj, filozofia e tyre politike sot e ndjekë maksimën "sa me keq aq me mire".

Propaganda e tyre luftënxitese është drejtuar në dy fronte. Në njëren anë akuzojnë në menyre shoveniste shqiptaret se janë dyftyresh, se nuk luftuan për të drejta me të medha por për grabitjen e teritoreve maqedonë. Ata bindin opinionin maqedon se shqiptaret për në pranvere po përgatisin ofensive të re luftarake, qellimi i të cilës do të jetë okupimi i teritoreve veripërendimore dhe përendimore të Maqedonisë dhe bashkimi i tyre me Kosoven apo me Shqipërinë, duke ftuar forcat e sigurimit maqedon "të jenë vigjilente" e "të përgatitura" - e se ku shpien thirrje të tilla në Ballkan, këtë e dëshmon më së miri historia e përgjakshme e këtij nënqielli.

Fronti i dyte është hapur kundër forcave të moderuara politike maqedonase. Ato, koshiente se çka do të thoshte për shtetin maqedon ripërtritja e konfliktit në pranvere, angazhohen sado kudo për implementimin e marrëveshjeve politike me shqiptaret dhe terheqjen e punkteve policore nga vednbanimet shqiptare që ishin përfshire me luftë. Georgievski dhe Boshkovski akuzojnë politikanët e opozites maqedonase dhe kryetarin e shtetit Boris Trajkovski për mungese patriotizmi, madje i quajnë edhe " tradhëtarë ". Falanga e luftës e akuzon Trajkovskin (!) se u tregoka tepër tolerant ndaj shqiptareve, e tepër kooperativ me faktorit ndërkombetar. Georgievski dhe Boshkovski thuaja se u kanë shpallur luftë ndërkombetareve, për rolin e të cilëve ata përhapin insinuata e teori konspirative publikisht.

Nuk duhet shume mençuri për të kuptuar se Georgievski po përgatitet për luftë dhe nxit zgjidhje ushtarake të krizes në Maqedoni. Ai po furnizon armaten dhe policinë maqedonase me armatim modern nga Ukraina, në kohen kur buxheti i shtetit nuk mund të mbuloje harxhimet elementare për nëvojat e arsimit dhe të servisoje disa mijera të papunë që llogariten si raste sociale. Ata kanë formuar një njësi paraushtarake policore të ashtuquajtur "Luanët", që vleresohet se është falange e tyre përsonale. Vëzhguesit druajnë se pikerisht "Luanët", në mesin e të cilëve ka njerëz me dosje të trasha kriminale, do të shërbejnë si fitil me të cilin do të provokohet rifillimi i konfliktit.

Në anë tjetër Georgievski përqesh Planin e përgjithshëm për rikthimin e policise multietnike në rajonet e krizes duke e quajtur ate "teater" dhe "farsë". Ky plan është hartuar dhe zbatohet me ndihmen e faktorit ndërkombetar, OSBE-se, NATO-s dhe UE-se, dhe, për të qenë absurdi total, ka marrë bekimin pikerisht të qeverise se Georgievskit. Irracionaliteti i kryeministrit qe
shkas për dorëheqjen e Dosta Dimovskes, që i printe organit shtetëror përgjegjës për këtë zbatimin e këtij plani. Dimovska ishte njëra nga bashkepuntoret me të ngushte të kryeministrit Georgievski, e cila mbante postin e zevendeskryeministrit dhe nënkryetarit të partise se kryeministrit, VMRO-DPMNE. Ndarja e Georgievskit nga Dimovska, për të cilën thuhet se ka marrëdhenie të ngushta me shtetin bullgare, vleresohet se në partinë e Georgievskit tash e tutje do të mbizoteroje rryma proserbe.

Sjellja e këtille e Georgievskit thuhet se i ka detyruar diplomatet e huaj në Shkup të kerkojnë ndërrimin e qeverise se Georgievskit, në të cilën participojnë edhe dy partite me të medha shqiptare. Sipas këtij versioni, plani i përendimoreve është që në parlament t'i bashkojnë të gjitha forcat politike në formimin e një qeverie teknike, e cila do të izolonte partinë e Georgievskit e do të përgatiste zgjedhje e parakohshme parlamentare në maj.

Perëdimorët shpresojnë që në to të humb partia e kryeministrit Georgievski, me çka do të eliminoheshin shkaktaret që reciklojnë krizen. Ideja është që përgjegjesinë për zbatimin e marrëveshjes se Ohrit dhe stabilizimin e situatës ta merre përberja e re parlamentare, ku me shume vende pritet të fitojnë socialdemokratet moderatë të Crvenkovskit.

Por nga burime partiake mësohet se rënia e Georgievskit është vështirësuar, pos tjerash, edhe për shkak të taktizimeve në kampin politik shqiptar. Më konkretisht, thuhet se ky variant ka ngjallur panik edhe te disa politikanë madhorë shqiptarë, që druajnë se me me rënien e Georgievskit edhe ata do t'i humbin pozitat në qeveri.

Disa burime shkojnë deri atje sa thonë se plani për ndarjen e Maqedonisë tanime është gati. Vija që pëshpëritet se do t'i ndaje maqedonasit nga shqiptare thuhet se do të vejë mes Shkupit dhe Tetovës. Ky skenar parasheh, pra, që Shkupi dhe Kumanova tu takojnë maqedonasve, ndërsa Tetova dhe një ngastër e Maqedonisë përendimore shqiptareve. Praktikisht kjo dtth që rreth 300 000 shqiptarë në Shkup e në Kumanovë, të cilët kanë rrënjë atje që në kohët e antikës, duhet spastruar etnikisht që andej në drejtim të Tetovës. Në anën tjetër, ky plan do të shkaktonte edhe shpërnguljen e maqedonasve nga Tetova me vise.

Në dritën e këtyre spekulimeve, askush nuk mund deshmoje se ndarja e Maqedonisë është zgjidhje e vetme për problemet e shqiptareve të këtushëm. Përkundrazi, ndoshta ajo është zgjidhja me e keqe për ta. Kjo zgjidhje mund t'u dukët e mire atyre që nguten, që janë ngushte e synojnë të mbijetojnë duke imponuar receta të tilla antiqyteteruese.

Por shqiptaret nuk kanë pse të nguten. Ata janë të qarte në ate që kerkojnë prandaj kanë mirekuptimin e faktoreve evropërendimore, të cilët nga ana e vet insistojnë të zbatohet deri në fund marrëveshja se Oherit. Lufta e armatosur e shqiptarëve ka përfunduar atë ditë që Perëndimi është përkushtuar të angazhohet politikisht në Maqedoni, duke e demaskuar kështu botërisht diskriminimin etnik këtu. Përcaktim strategjik i shqiptarëve, sikurse i të gjithë forcave demokratike në Ballkan, janë integrimet evroatlantike, që do të thotë që rajoni një ditë të behet pjese e pandashme e Unionit Evropian dhe NATO-s. Shqiptarët e rëndomtë nuk besojnë më geto etnike, e aq më pak në geto të gatuara nëpër kuzhina antishqiptare dhe thellësisht antidemokratike.

Georgievskit luan ethshëm me karten e ndarjes se Maqeonise, e cila dtth të legjitimosh pastrimin etnik të trojeve shqiptare në Maqedoni që ka bere komunizmi jugosllav gjate pesedhjetë viteve, e mërgimin e qindra mijerave shqiptareve për në Turqi nga Shkupi, Kumanova, Manastiri, etj. Por interes i shqiptareve është që situata në Maqedoni të mbetet njëfare status quo derisa shqiptaret, falë proceseve integruese e qytetëruese në Ballkan, të behen zotër të vetëvetës në pjesen e tyre të vendit. Fundja, ka qenë e qarte se nacionalistët maqedonas do t'i mbajnë me zor shqiptaret derisa i kanë të nënshtruar, por kur kjo të bëhet e pamundur atehere do të duan t'i ndajnë, normalisht sipas kutit maqedonas. Fatkeqesisht për ta, shqiptarët janë aq të zgjuar sa ta kuptojnë se ndarja tani nuk u konvenon! E pra mu rreth kësaj pike vërtitet sot e tërë politika ndëretnike në Maqedoni, por edhe politika e ndërkombëtarëve, që sa për veti kanë vendosur të mos lejojnë copëtime të reja në Ballkan.

Pse të nguten shqiptaret, kur faktori Kohë është në anën e tyre: E para, popullata shqiptare në Maqedoni është e moshes se re, praktikisht në ekspansion demografik, me tendencë që t'i rikthejë balanset e vjetra vecanërisht në Shkup. Kjo ka rendesi strategjike jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni, por edhe për Kosoven, e cila historikisht është populluar me sllave të dyndur nga drejtimi i Maqedonisë lindore. E dyta, demokratizimi dhe evroepizimi i rajonit, që mbase mund të shtyhet, por assesi edhe të zbrapset, do t'i beje të pamundshme përpjekjet e nacionalistëve maqedonas për të dominuar mbi shqiptaret. Koha e komunzmit kur maqedonasit nga pozita e pushtetmbajtesve kontrollonin çdo levizje të shqiptareve, është zbehur qysh tani, e do të zhbëhet edhe më tej çdo ditë e me tepër.

Në dritën e këtyre fakteve del, pra, që s'është e rastësishme pse Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, qerthull ky i nacionalizmit më radikal maqedonas, ofron ndarje të Maqedonisë. Ata e dinë se sa është numri i sakte i popullesise shqiptare që jeton në Maqedoni. Ata janë koshientë se struktura reale e popullsisë është në proporcion të kundërt me të dhenat zyrtare, të cilat gjithëhere janë keqepërdorur për të ulur numrin e shqiptareve në vend. Subjektet shqiptare në vazhdimesi kanë shfaqur dyshim se pushteti maqedon shtremberon të dhenat statistikore sa i përkët përqindjes se shqiptareve. Me marrveshjen e Ohrit është paraparë që sivjet, qofte në pranvere apo në vjështë me mbikqyrje ndërkombetare të organizohet regjistrimi i popullesise në Maqedoni. A thua çfare do të tregojnë këto të dhena?

Kryeministri maqedonas gjate luftës prezentoi një të dhenë sa i përkët struktures etnike të femijeve që regjistrohet në shkollat fillore, sipas të cilës përqindja e femijeve shqiptare është afer 35 për qind. Ndërkaq të dhënat zyrtare statistikore nga viti 1994 flasin se nga numri i përgjithshëm i popullesise dymilionshe në Maqedoni 22.9 për qind janë shqiptarë.
Ndarja etnike ashtu si është propozuar nga ASHAM do të ishte krejtësisht disproporcionale. Sikur shqiptarët ta pranonin atë loje, atehete atyre s'do t'u takonte as 22 për qind të territorit të Maqedonisë, ndërsa ata realisht përbejnë mbi 35 për qind të popullesise se vendit!

Nëse nga ndarja shqiptaret fitojnë pjesen përendimore të Maqedonisë, Tetovën, Gostivarin, dhe Dibren si dhe pjeserisht Strugen e Kercoven, duke lenë anash Shkupin e Kumanovën, humbesit me të medhej do të ishin pikërisht pikerisht ata. Gati gjysma e shqiptareve të Maqedonisë jetojnë në Shkup dhe në Kumanovë me rrethina. (Gabojnë ata që mendojnë se në Tetovë jetojnë me shume shqiptare se sa që jetojnë në Shkup. Ndoshta në Tetovë përqëndrimi i tyre në qytet është me i madh se sa në Shkup, ku janë kufizuar artificialisht në pjesen lidorë të qytetit, por Shkupi është i rrethuar gjithandej me fshatra thjesht shqiptare. në veripërendim shtrihen fshatrat e Dervenit, në verilindje fshatrat e Karadakut të Shkupit, që përmes Haraçinës lidhen me fshatrat e Karadakut të Kumanovës, ndërsa në jugpërndim të qytetit shtrihen fshatrat e Karshiakes).

Humbja e Shkupit nuk është e papranueshme për shqiptaret jo vetëm për shkak të kujteses historike, por me shume për shkak të rendesise që ka qyteti për ardhmërinë e shqiptareve. Transverzalja Tetovë-Diber, që kushtimisht do t'u takonte shqiptareve, do të shendrohet në një geto dhe zorrë qorrë e cila do të kontrollohej prej Shkupit. Në një territor realitivisht të ngushte do të ndodhte mbipopullimi. Mbi 700 mije shqiptare që përbejnë mbi 35 për qind të popullates në Maqedoni do të grumbulloheshin në një territor që është me pak se 20 për qind e teritorit të vendit. Në një përspektive me afatgjate, lidhjet e komunikacionit me Shqipërinë në përendim dhe në veri me Kosoven nuk premtojnë një zhvillim të shpejt ekonomik edhe ate për shkaqe objektive. Vetëm një shëmbull: sa rruge u ndërtua në Shqipëri dhe Kosove pas tre vjet që mbaroi lufta për të përmirësuar komunikimin ndërmjet tyre. Asnjë metër. Keshtu do jetë edhe me Maqedoninë përendimore.

Humbja e Shkupit do të ishte katastrofë kombëtare, meqë ky qytet është nyje kyçe për fatin e gjithë shqiptareve në Ballkan. Marrja e përfundimtare e kontrollit mbi Shkupin nga ana e sllavëve do të thotë t'ia mbyllesh deren Kosoven. Cila është arterja e komunikimit me boten për Kosoven nëse jo pika kufitare e Hanit të Elezit që lidhet drejtpërdrejt me Shkupin. Shkupi do të jetë përherë dere e hapur drejt Bullgarise, në drejtim të Turqise dhe Azise dhe në jug drejt Greqisë për në Mesdhe.

Për këto arsye, Shkupi u duhet edhe të huajve. Rrjedhimisht, nëse shqiptarët kanë nëvoje për praninë ndërkoombëtare në regjion, e të kundërtën s'guxon ta pohojë askush, atehere duhet të mendojme edhe për interesat e tyre strategjike dhe atfatgjata në Ballkan.

Pas gjithë kesaj një është e sigurte, se a do të këte luftë e ndarje etnike në Maqedoni apo jo, kjo varet kryesisht prej bashkëpunimit mes faktorit ndërkombetar dhe shqiptarëve. Për të vallëzuar tango duhen dy vetë, e nëse shqiptarët nuk pranojnë të futen marrëzisht në aventura, atëherë luftë s'ka gjasa të ketë. Poashtu, faktori ndërkombetar, që nuk ka plane për protektorat á-là Kosovë në Maqedoni, planet makabre për luftë totale ndëretnike në Maqedoni do të bëjë çmos t'i parandalojë, kuptohet duke bashkëpunuar tejet afërsisht me palën paqedashëse, në këtë rast me shqiptarët.

Nacionalistët maqedonas nga fillimi i përleshjeve të armatosura në pranveren e viti të kaluar duke dashur që të kompromitojnë luftën e UÇK-se, vazhdimisht kanë akuzuar shqiptaret se nuk i rroken armet për me shume të drejta, por për të përvetësuar territore, mirepo çuditërisht asnjë subjekt serioz shqiptar zyrtarisht deri tani nuk kanë paraqitur ndonjë projekt për ndarjen e Maqedonisë, ndërsa pala maqedonase, bile vetë ASHAM si zgjidhje për situatën në Maqedoni propozoi shkembimin e teritoreve dhe popullesive midis Shqipërise dhe Maqedonisë. Kjo shpjegon më së miri se kush do ndarje etnike të Maqedonisë, se kush ka bërë plane që kjo ndarje t'i shkojë për shtati.

Informacionët se ekzistojnë planë për rifillimin e luftës në pranvere, e cila si pasoje do të kishte ndarrjen e vendit sipas getove etnike e kanë shqetesuar opinionin maqedon. Partite politike janë të përmbajtura në komentet e tyre rreth këtyre skenareve.

Opozita maqedonase thotë se është e frikesuar nga këto paralajmerime, por ato nuk pranojnë publikisht të prononcohen për këte. Burime nga partia me e madhe opozitare maqedonase LSDM bejnë të ditur se ndjekin situatën dhe se do të veprojnë konform rrethanave dhe se do të bejnë çmos që të pengojnë Georgievskin në plaet e tij për ndarjen e Maqedonisë.

Vetëm një parti minore e opozites, Partia liberale demokratike e prefektit të Shkupit Risto Penov, në mënyre shume eksplicite ka deklaruar se tashme është e qarte se kush deshiron rikthimin e luftës në Maqedoni, duke bere me gisht botërisht në drejtim të kryeministrit maqedon.

Përfaqesues të Partise për Prospëritet Demokratike deklarojnë se informacionët për luftë në pranvere janë ende në nivel të spekulimeve dhe diçka me konkrete në këte drejtim ende nuk janë në gjendje të thonë. Kordinatori i grupit parlamentar të PPD-se Naser Zyberi thotë se megjithate është simptomatike sjellja e kryeministrit Georgievski, i cili vazhdimisht bishteron zbatimin e marrëveshjes se Ohrit dhe refuzon mundesinë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në pranvere, ashtu sic ishin marrë vesh lideret e kater partite me të medha të vendit në Oher. Ai thotë se nëse do të ishin të verteta informacionët që janë publikur në opinion atehere kjo është një gje alarmante, e cila do të ishte kastrofe e përgjithshme për të gjitha ata që jetojnë në Maqedoni, veçanërisht për shqiptaret. Ai thotë se deshiron që pjesemarrës të këtij skenari të mos jenë subjektet shqiptare. Sipas tij, sjellja e Arben Xhaferit duhet t'i shqetsoje shqiptaret sepse Xhaferi është shendruar në një shtylle që mbanë ende në pushtet kryeministrit Georgievski

Partia e Georgievskit dhe Xhaferit, VMRO-DPMNË dhe PDSH kanë reaguar me nërvozizem ndaj spekulimeve që akuzojnë lideret e tyre (pra edhe Xhaferin !) se përgatisin plan për ndarjen e Maqedonisë. Kordinatori i VMRO-DPMNË-se thotë se shkrimet e tilla janë spekulime dhe intriga qellimkeqija të lansuara nga kundërshtarët politikë. Qellimi i këtyre spekulimeve, sipas tij, është rrezimi i Georgievskit nga pushteti.

Zamir Dika, kordinator i PDSH-se shkrimet në mjetët e informimit për skenare të reja të luftës i ka quajtur spekulime të pastra, të cilat s'kanë të bejnë fare me realitetin. Dika ka vleresuar se pohimet e këtyre shkrimeve janë thuajse të pabesueshme dhe të pazbatueshme dhe si të tilla të paqëndrueshme.


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 22.10.2004 0:14
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË