NUMĖR 79
SOT ËSHTË
 
BALLINA
EDITORIAL
ARTIKUJ
 
DEBAT
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
CHAT
 
 
 
 
 
 
 
 
ARTIKUJ VITI VI - 21 PRILL 2004

«Vetëdijësimi» i serbëve për krimet

«Kam dëgjuar për krimet, por vetëm përmes televizorit»

Në një studim që ka bërë një grup hulumtuesish serbë të udhëhequr nga intelektualja e njohur Zagorka Goluboviç ledhur me temën « Politika në jetën e përditshme », në një kapitull flitet edhe për vetëdijen e qytetarëve serbë lidhur me krimet në luftërat e fundit. Disa shëmbuj :

NUK KAM PARE ASGJE

« Këto i mësojmë më vonë, përmes mediave. Unë nuk jam ai personi që beson në të gjitha këto. Unë nuk e dua historinë, nuk e dua historinë që e shkruajnë fitimtarët... ndoshta kjo është për shkak se nuk dua të dëgjoj asgjë të keqe dhe se informacionet për krimet nuk dua t’i pranoj. » (VA-7)

« Ky është një konstruksion, kurth. Ku ta dijmë ne se prej kur janë këto varreza këtu. Eshtë e pamundur që kufomat të kthehen kaq shpejt në skelete, të mbeten vetëm eshtra... Eshtrat po tregohen vetëm për ta njoftuar botën për to. » (BG-GDJ-10, Z, OS, 46 vjeç)

« KAM DEGJUAR PER KRIMET, POR VETEM PERMES TELEVIZORIT »

« Flitet për këtë. Nuk di asgjë konkrete, sepse nuk kam qenë atje... Ka qenë një revy filmash... në organizim të Qendrës për të drejtat e njeriut, por asnjë film nuk ka qenë për pësimet e serbëve. Kjo më pengon » (NI-2)

« Po i përcjell këto... ka krime që i kanë bërë edhe kroatët edhe serbët. Nuk mund të them asgjë, nuk di. »(KSH-2 SSS, shitëse, 41 vjeç)

« Nuk kam parë asgjë, zotit shyqyr, por flitet se kanë bërë shumë krime, të paktën nga gazetat dhe nga varrezat... Këtu nuk i kanë vrarë, pse nuk i kanë varrosur atje, pse i kanë fshehur? » (BG, taksist, 26 vjeç)

« Unë konkretisht nuk mund të dëshmoj. Kjo që po lexoj në gazeta e libra, këtu të tri palët kanë bërë krime dhe kanë marrë pjesë në luftë » (VA-6)

KJO ESHTE GJE NORMALE

« Nuk jam në dijeni personalisht, që nuk do të thotë se nuk ka ndodhur, sigurisht se ka ekzistuar grumbulli, po ju e dini, çdo luftë është përplot krime. » (SHA-, edukator, 40 vjeç)

« Nuk kam dëgjuar, por mund të ketë ndodhur. Në çdo grurë ka dhe therra, ka dhe mes serbëve të tillë që janë të aftë për të bërë gjëra që nuk janë të mira. » (BG, grua 63 vjeç)

« Vetëm këto që dëgjoj në lajme ; çka di unë... sigurisht se ka pasur krime në të dy anët. Kjo është një kasaphanë, këtë njerëzit normal nuk do të mund ta bënin. » (KI, punëtorë, 33 vjeç)

« Sigurisht se e kanë bërë, njerëzit ndryshojnë, nga njeri narmal bëhet bishë, njeriu është i gatshëm t’i bëjë të gjitha, familjet janë shkatërruar. » SM, dentist, 55 vjeç)

« A dini çka, kur është në pyetje lufta, krimet bëhen në të dyja anët, nuk është me rëndësi kush i ka bërë. » (PI-4)

« Lufta është luftë dhe aty nuk ka rregulla. Ekzistojnë ekstremistët që bëjnë gjëra të këqija. » (BO, nxënës, 19 vjeç)

ATA NJEREZ FLASIN PAK

« Konkretisht nuk di, nuk kam qenë atje. Përdor atë frazën se krime sigurisht janë bërë dhe se janë bërë nga të gjitha palët. Ata njerëz flasin shumë pak se çka dhe si ka ndodhur. Vetëm se thonë se ka qenë shumë keq. » (C. gazetar, 51 vjeç)

« Burri im ka qenë dy herë në fushëbeteja, me kamion (në Vukovar më 1991 dhe në Kosovë, më 1999)... Ai dy vjet nuk ka folur fare, s’ka qenë në gjendje. Kanë mbetur pasoja të tmershme... I është dashur një kohë e gjatë të harrojë se çka ka parë dhe çka ka përjetuar.» (VA-8)

« Po ka pasur aty krime, normalisht - hakmarrjet kanë qenë të ndryshme. Vëllau ka qenë i mobilizuar. Ka parë gjithëçka. Ka përjetuar çkamos. Prej atëherë me nerva e ka punën fort keq. » (PO)

« Mendoj se serbët kanë bërë krime, ashtu si dhe të tjerët... Ajo që kanë bërë serbët ka qenë e provokuar.» (KG, 49 vjeç, i biri i tij ka marrë pjesë në luftë, në Kosovë, dhe i ka treguar për krimet)

« Kam pasur rastin të flas në burg me njerëzit që janë të akuzuar për vrasjet e civilëve në Kosovë e Metohi » (KSH, pjesëtar i Ushtrisë çlirimtare serbe).

KAM QENE ATJE

« T’ju them të drejtën askush nuk ka shkuar në luftë për të përkundur djepat, për t’ju bërë dado dikujt... Unë konkretisht, të them, nuk kam parë, por kam qenë aty afër diku, paj, kryerja e ndonjë gjenocidi, ose, nuk di, të ndonjë krimi të madh, kam qenë prezent gjatë shkatërrimeve... ka pasur shkatërrime të shumta, djegie. » (PO-7)

« Një muaj pas tërheqjes tonë ka rënë Srebernica e pastaj ai tregimi i njohur se çka ka ndodhur atje... Më ka ardhur keq, jo për njerëzit, por për fëmijët, njerëzit pak a shumë, por gratë dhe fëmijët, duke i parë se si, shihej, ne ishim në një kodër, atje ishin shtëpitë, gjuante topi, gjuante tanku, dhe shihej kur burrat dhe gratë linin shtëpitë, dhe mbetej krejt aty. » (NP, vullnetar, arsimtar i historisë me qëndrime të theksuara nacionaliste).

« Kam qenë drejtpërdrejt, katër herë kam shkuar, gjatë luftës kam shkuar në Vukovar me njerëzit, vendasit... Ata madje edhe mburreshin me atë. » (BG-7)


 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË