NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
Greqia kėrcėnon Shqipėrinė me destabilizim

Papandreu: Nė rast se nuk tretet ėndra e shqiptarėve pėr Shqipėrinė e Madhe, atėhere Shqipėria do tė destabilizohet"

PËR MË SHUMË >>>

 
A do tė jetė shqiptar nėnkryetari i Maqedonisė?
Zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni

Pėr Maqedoninė ky ėshtė vit zgjedhor sepse nė vjeshtė ajo duhet tė zgjedh kryetarin e shtetit. Fushata parazgjedhore ėshtė para nisjes ndėrkaq po bėhen pėrgatitjet e fundit pėr harmonizimin e rregullativės ligjore.

PËR MË SHUMË >>>

 
 
HAPËSIRA SHQIPTARE VITI I - 30 KORRIK 1999

Dėbohen qindra shqiptarė nga vatrat e tyre

Me qindra shqiptarė nga Bujanovci e Presheva kanė ardhur nė Kosovė tė kėrcėnuar nga forcat serbe, pas largimit tė kėtyre tė fundit nga Kosova.

Agjencia franceze e lajmeve ka pyetur dhjetė shqiptarė, nė Prishtinė e rrethinė dhe nė rrethinėn e Gjilanit, tė ikur nga kėto anė. Ata kanė deklaruar se fshatra tė tėra janė zbrazur nga shqiptarėt pas ardhjes sė forcave serbe, tė cilat u tėrhoqėn sipas marrėveshjes me NATO-n.

Atla Solbeck, pėrfaqėsuese e Komisariatit tė lartė pėr Refugjatė i OKB-sė nė Gjilan, i ka deklaruarr tė njėjtės agjenci se, 2000 deri nė 3000 fshatarė, fshatrat e tė cilėve janė afėr Kosovės, kanė ardhur javėve tė fundit nė kėtė qytet. Disa nga kėta janė vendosur nė familje, disa nė qendra tė pritjes nė tė cilat marrin disa ndihma, kurse ka nga ata tė cilėt kalojnė kufirin pėr t'i punuar arat e tyre.

Fshatarėt kanė deklaruar se ka njė lėvizje tė madhe nga regjionet e Preshevės, Bujanocit, Medvegjės dhe Vranjės nė drejtim tė Kosovės.

Naimi me familje ka ardhur nė Prishtinė me 15 korrik nga fshati Gėrbavc. Nė shtėpi kanė lėnė vetėm gjyshin pėr tė ruajtur pasurinė. Naimi thotė se, "kanė ardhur njerėz me uniforma dhe na ka thėnė se do tė fillojnė luftėn edhe kėtu ashtu siē kanė bėrė dhe nė Kosovė".

Nė shkollėn e njė fshati kanė qenė tė vendosur afėr 1200 veta, serbėt vinin rregullisht nė grupe gjashtė apo shtatė veta, i binin derės sė shtėpisė me forcė pėr tė kėrkuar kafe, alkool dhe femra, thotė njė mėsues, i cili nuk tregon emrin pėr shkaqe sigurie, sepse familja e tij ėshtė ende nė fshat. Ai shton " thyenin ēdo gjė e merrnin ēka tė donin". Gruaja dhe vajzat e tij kanė qėndruar tė fshehura deri sa me rritjen e shtypjes dolėn nė mal dhe nga atje erdhėn nė Kosovė.

Nė Tupallė, tregon njė tjetėr, paraushtarakėt ishin vendosur nė njė banesė afėr tij. Ata e pengonin tė dilte nga banesa pėr tė shkuar e pėr tė blerė nė Medvegjė. Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, situata u acarua sė tepėrmi, pėr tė, gruan dhe 4 djemtė e tij, tė moshės 4 deri nė 16 vjeē. Ushtarė apo paraushtarakė, nuk kishte mundur t'i njihte "kishin zėnė njė shtėpi afėr Xhamisė dhe aty dėrgonin femra" por nga turpi nuk e pėrmendi fjalėn "dhunim".

Nė Gjilan, Emrushi 28 vjeēar, i traumatizuar thotė "Paramilatarėt vinin ēdo ditė, ata kėrkonin qė t'ju tregoja se ku ėshtė njė pilot amerikan, avioni i tė cilit paska rėnė nė kėtė rajon, nė pėrendim tė qytetit tė Vranjės.

Shumė fshatarė kanė ikur nga frika se do t'i ekzekutojnė pasi kanė parė se serbėt po hapnin gropa tė mėdha. Tash pėr tash ka vetėm kėto tė dhėna nga Komisariati i lartė pėr Refugjatė i OKB-sė nė Gjilan.

Nė Prishtinė zėdhėnėsi i kėtij Komisariati, Ron Redmond, ka thėnė se ka disa qindra shqiptar tė regjionit tė Preshevės, Bujanocit e Medvegjės qė janė tė strehuar nė Maqedoni.

AFP


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË