NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
 
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
 
MARKETINGU
REDAKSIA
 
ARKIVI
 
 
A duhet tė vazhdojnė partitė politike nė perėndim?

Mėrgata para sfidave Me krijimin e partive politike nė Kosovė, nė fund tė viteve '80 dhe nė fillimvitet '90, shumėēka ndryshoi dhe nė diasporėn shqiptare. Organizimet e shqiptarėve jashtė u pėrqėndruan nė krijimin e degėve tė partive politike. Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit nė perėndim kanė egzistuar degėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK-sė), PSHDK-sė, LPK-sė, LDSH-sė, Balli Kombėtar etj.

PËR MË SHUMË >>>



Nė mungesė tė njė qeverie tė aftė, Kosova i ka dy qeveri tė paafta


Pa dobėsitė dhe pa paaftėsitė e Qeverisė Bukoshi nuk do tė mund tė formohej Qeveria Thaēi dhe anasjelltas, pa dobėsitė dhe pa paaftėsitė e Qeverisė Thaēi nuk do tė mund tė egzistonte mė Qeveria Bukoshi Gjenocidi, terrori, dhuna, vrasjet, djegiet, rrėnimet, plaēkitjet, katastrofa humanitare, pėrdhunimet, dėbimet masive e krime tė tjera tė rėnda serbe mbi popullatėn civile shqiptare, tė paarmatosur e tė pambrojtur, i bashkuan demokracitė perėndimore dhe e vunė nė lėvizje edhe krahun e tyre tė armatosur, NATO-n, por jo edhe vetė shqiptarėt, pėrkatėsisht grupimet e tyre kryesore politike dhe ushtarake!

PËR MË SHUMË >>>

AKTUALITETE VITI I - 30 KORRIK 1999

Luanėt e istikameve teprica teknologjike
(Rrėfim nė dy kohė)
Deēan, fillimi i korrikut 1999

Deēani rrėnuar dhe i djegur. Njerėzia kishin nisur tė lėviznin, por gjurmėt e barbarizmave serbe si nė shpirtėrat e njerėzve, ashtu edhe nė vetė pamjen e qytezės sė rrėnuar dhe tė djegur ishin tė dukshme. Hoteli i dikurshėm nė qėndėr kishte ngelur i padėmtuar, por ai atyre ditėve pėrdorej si mensė e njėsiteve tė UĒK-sė. Ushtarėt dhe oficerėt e tyre akoma i bartnin uniformat, por jo edhe armėt. Ulemi aty dhe sakaq krijohet rrethi, kryesisht prej ushtarakėve nė rroba civile. lnformohemi se nga disa anė tė Dukagjinit kishin ardhur pjesėtarė tė familjeve tė dėshmorėve tė rėnė nė Bjeshkėt e Deēanit, gjatė luftimeve, para se tė ndėrhynte NATO. Ishin tubuar nė Deēan dhe kėrkonin nga Komanda italiane t'u ndihmojė pėr tė shkuar dhe pėr t'i gjetur viktimat. Atė ditė ndihma e forcave tė KFOR-it mungoi, madje ata nuk i kishin dhėnė leje njė njėsiti tė UĒK-sė, qė tė armatosur, t'u prijnė anėtarėve tė familjeve tė dėshmorėve tė rėnė pėr t'i gjetur dhe pėr t'i sjellė kufomat, nė mėnyrė qė tė bėhej identifikimi dhe varrosja e tyre.

Gryka e Deēanit dhe rruga pėrgjatė saj, nėpėr Kozhnjer e deri nė bjeshkėt ku sypozohet se ende mund tė gjenden kufomat e dėshmorėve tė rėnė, gjithnnjė ka ngelur mister i pazgjidhur. Ajo Grykė nga Manastiri i Deēanit e mė lartė, gjatė pėriudhės sė luftės, ka shėrbyer si rezervoar i forcave serbe pėmes sė cilės kanė bartur dhe sjellur forcat e veta nga Kosova nė Mal tė Zi dhe nė tė kundėrt. Sipas informacioneve tė paverifikuara, sypozohet se gjatė githė periudhės sė luftės, paramilitarėt dhe militarėt serbė e shfrytėzonin Manastirin e Deēanit si konak dhe strehim. Deri nė fillim tė kėtij muaji, ajo rrugė akoma nuk ishte pastruar nga minat e madje, sypozohej se nuk ėshtė pastruar as nga grupet paramilitare...

(Deēan, fundi i qershorit- fillimi i korrikut 1998)

Gjatė qershorit dhe korrikut nėpėr Grykėn e Deēanit depėrtuan helikopterėt serbianė, tė ngritur nga aeroporti i Podgoricės, tė mbushur me mercenarė rusė, bjellorusė e tė tjerė dhe me armatim modern, me tė cilin Serbia arriti t'i mbyllė pėrkohėsisht disa prej korridoreve pėrmes sė cilave UĒK-ja bėn fumizimin e njesiteve tė veta me armatim. U botua njė informatė nė njėrn prej gazetave tė pėrditshme sipas sė cilės njė vagon treni i ardhur nga Serbia pėr nė Pejė kishte qenė i mbushur me shala kuajsh. Deri tani nuk ka tė dhėna pėr pėrdorimin e kalorėsisė serbe, nė mos qofshin diku tė stacionuara pėrgjatė asaj Gryke?!), qė ēon pėr nė Mal tė Zi). Procesi i tė menduarit ngjitet viteve 1981-1987, pėr t'u ndalur nė tė dhėnat e atėhershme, tė cilat flisnin se shėrbimet sekrete serbo-jugosllave kishin bėrė hulumtime sistematike nė arkivat e kishave dhe tė manastireve ortodokse serbe: si nė atė tė Deēanit, tė Pejės, tė Graēanicės, tė Deviēit e tė Prizrenit etj., nė tė cilat gjenden tė arkivuara tė dhėnat themelore pėr tė gjitha familjet shqiptare tė atyre regjioneve, nga tė cilat kishin seleksionuar dhe evidentuar familjet shqiptare tė dėshmuara si antiserbe gjatė periudhave tė shkuara, qė nga ajo turke, e nė veēanti qė nga 1912-ta e kėndej. Ekzistojnė tė dhėna se institucionet fetare ortodokse serbe, gjatė gjithė ekzistencės sė tyre nė tokat shqiptare, kishin kryer, pos misionit fetar, edhe atė tė vrojtimit e tė spiunimit ndaj popullsisė vendase shqiptare...

Shėrbimet sekrete serbo-jugosllave, tė inspiruar pikėrisht nga ato arkiva kishin bėrė grumbullimin dhe seleksionimin i informacioneve, nė bazė tė rrėnjėve familiare, shkallės sė arsimimit e tė karaktertistikave tė tjera, pėr secilin shqiptar, qė sypozohej se nė momentin e caktuar mund t'u bashkohej forcave ēlirimtare, tė cilat nė atė kohė ishin tė identifikuara si pjesėmarrėse nė demonstratat e rinisė dhe tė studentėve tė vitit 1981. Kishte tė dhėna tė padyshimta poashtu se pikėrisht Manastiri Deēanit, qė nga viti 1949 e kėndej, pos misionit fetar kishte shėrbyer edhe si bazė sekrete ushtarako-policore serbe, nga e cila herė pas herė ishin bėrė dėpėrtime spiunaazhi kundėr Shqipiėrisė ...

Mė i rėndė posti se sa fronti

Me Ibrahim Selmanajn perfektin aktual tė komunės sė Deēanit, kisha biseduar njėherė pėrmes telefonit satelitor gjatė dimrit tė shkuar, deri sa ai dhe ushtarakėt tjerė gjendeshin nė linjėn e frontit nė Dushkajė. Ai dhe grupi i kuadrove tė tjera, anėtarė tė Shtabit tė ZO tė Dukagjinit, apo ushtarakė e ushtarė, qė kishin qenė aktivė nė luftėn ēlirimtare, tashmė nga Shtabi i ZO ushtarake tė Dukagiinit dhe komandant Ramushi ishin ngarkuar pėr ngritjen dhe ndėrtimin e pushtetit civil. Ibrahimi dhe kuadrot e ngarkuara, por edhe tė tjerė, qė, dashtė e padashtė, s'mund t'u mohohen as pėrcaktimet kombėtare, as angazhimi personal e familiar e as pjesėmarrja aktive nė tė githa betejat, qė u zhvilluan gjatė njė viti e gjysmė, e qė nga njohėsit e strategjisė sė luftės numėrohen si shumė tė rėnda, por edhe tė sukseshme, e tė cilėt, unė nė kuptimin metaforik i quajta, "Luanė tė istikameve", tashmė, pėr ēudi ishin shpallur nė heshtje, si, "tepricė teknologjike", edhe pse pėr nga niveli i shkollimit dhe pėr nga karaketiristikat tjera personale e familiare, nuk janė larg nga, "kuadrot" tjera tė ngarkuara dhe tė pėrshtatshme. Aliu mė kishte sygjeruar se do tė ishte mirė ta vizitonim lbrahimin pėr t'i uruar detyrėn e re, ashtu sikundėr edhe Sektorin e kulturės tė Komunės apo tė Prefekturės sė Deēanit, por edhe ndonjėrin prej kuadrave tė ZO ushtarake tė Dukagjnit, tashmė tė, vendosur nė vendbanimin nė Hereē, tė ngritur nga Serbia nergut pėr kolonistėt serbianė, qė kishte ndėrmend t'i sjellin nė Kosovė. Rastisi qė nė rrethin e krijuar nė Mensėn e ushtarėve tė UĒK-sė, nga ca tashmė ish-ushtarakė, "tė pensionuar", tė dalin ca informacione, qė, sipas mendimit tė tyre, e bėnin edhe mė tė domosdoshme njė vizitė te perfekti, sepse atyre ditėve, ishin shfaqur mbase ca ,"pėrgojime" sipas tė cilave thuhej se nė njė varrim, ku nuk do tė duhej, kishin marrė pjesė zyrtarisht pėrfaqėsuesit e Policisė Ushtarake tė ZO tė Dukagjinit, se nė Komisionin pėr ndarjen e ndihmave nė nivel tė komunės pėr ndėrtimin e shtėpive dhe tė objekteve tė rrėnuara dhe tė djegura, si edhe pėr nevojat e pėrditshme, ishin infiltruar ca individė, pėr tė cilėt thuhej se kishin qenė nė komisione tė tilla edhe nė Shqipėri dhe pėr tė cilėt pėrshpėritej se gjoja kishin bėrė keqpėrdorime, e madje pėr ndonjėrin syresh, qė aty edhe i emėrtuan, thuhej se jo vetėm qė e kishin sabotuar luftėn ēlirimtare, por madje ata qenkėshin angazhuar kundėr saj. Nė fund tė asaj bisede tė ngrohtė miqėsėre, B.M., pjesėmarrės aktiv nė luftė, luftėtar qė kufirin shqiptaro-shqiptar e kishte kaluar me dhjetra herė, nga familja e tė cilit kishte edhe viktima, pak i pezmatuar, mė luti t'ua pėrkujtoj shokėve tė tij tė betejave se ai dhe shumė tė tjerė, nėse nuk respektohen parimet pėr tė cilat u bė lufta, do tė jenė nė gjendje sėrish t'i rrokin pushkėt ?!)

Irahim Selmanaj na priti me pėrzemėrsi. Pasi e ngushėllova pėr kolegėt dhe tė gjithė ushtarėt e UĒK-sė, tė rėnė dėshmorė, dhe pasi i urova detyrėn, biseduam pėr ēėshtje parimore, duke prekuar tė gjitha problemet aktuale dhe domosdoshmėrinė e zgjidhjes sė tyre. U pėrshėndetėm ngrohtėsisht, duke qenė tė vetėdijshėm pėr punėn e madhe nė frontin e dytė pėr krijimin e shtetit dhe tė hallkave tė tij, qė para secilit individ shtron detyra dhe nė veēanti pergjegjėsi tė lartė. Fitova pėrshtypjen se pėrfektit tė ri mė i vėshtirė i dukej posti i pėrfektit dhe fronti i dytė se sa ai i pari, fronti i luftės. Vizita te kuadrot pėrgjegjėse pėr kulturė, ishte mė e shlirshme dhe mbase mė e afėrt. Ai grup djemėsh e vajzash, ish luftėtarė, kishin plane tė qarta pėr punėn e tyre. Poashtu edhe biseda me anėtarin e Shtabit tė ZO tė Dukagjinit, tė ngarkuar pėr njė sektor pak mė delikat me tė cilin kisha pasur shumė telefonata gjatė pėriudhės sė luftės dhe tė cilin e njihja qyshė mė parė, ishte e pėrzemėrt dhe e ngrohtė, ndonėse paksa si e papritur doli ēėshtja e pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesve tė Policisė Ushtarake nė varrimin qė nuk do tė duhej tė shkonin.

Qershor, korrik, shtator 1998

Ishin mbi 6 muaj tė veprimit aktiv tė UĒK-sė dhe tė ballafaqimit tė saj nė luftime tė drejtėpėrdrejta me forcat okupatore. UĒK-ja arriti t'i krijoj territoret e lira, qė nga pjesėt e skajshme tė Dukagjinit - qė nga kufiri mė Shqipėrinė e deri nė zemėr tė Kosovės duke zėnė e ēliruar nė vazhdimėsi pika tė rėndėsishme strategjike, duke korrė fitore tė shkėlqyera nė fushė tė luftės dhe duke i shkaktuar armikut humbje tė konsiderueshme.

Qė nga periudha ilire e kėndej me ca pėrjashtime tė shkurtėra kohore ishte hera e parė qė rreth gjysma e Kosovės, jo vetėm qė ndjehej e lirė dhe e ēliruar, por, edhe qeverisej dhe administrohej nga vetė populli shqiptar, i ngulur nė ato troje qė nga parahistoria. Qytetari i rendomtė shqiptar i viseve tė ēliruara, duke menduar nė lirinė e fituar me gjakun e viktimave tė shumta tė barbarizmit serbian, edhe pse kishte humbur pjesėtarėt e familjes, edhe pse kishte ngelė pa shtėpi e katandi, duke menduar nė lirinė e pėrgjithmonshme, tė cilėn do ta mbrojė me krejt ēka ka, e edhe me jetėn e vet, tė thoshtė troē: "E kemi ba Shqipni" dhe "kėtė s'ka forcė qė mund tė na e marr".

Fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut nisi tė sjellė njė shthurje nė jetėn politike dhe ushtarake tė Dukagjinit. Nė vend tė njė qasjeje qė do tė ēonte te njė bashkim i gjithė potencialit kombėtar pėr tė bėrė nga UĒK njė ushtri tė fortė, tė pėrgatitur tė pėrballet me gjakėsorėt, u futėn spica mu nga ata qė kishin pėr detyrim kushtetues ta formojnė ushtrinė, por qė nuk e formuan kurrė. Dhe qė, tani me ndryshimin e plotė tė gjendjes u pėrpoqėn tė dominojnė edhe pėrmes diferencimeve a la serbe, nė mėnyrė qė tė mbijetojnė politikisht.

Ishte kjo njė ndeshje e hapur por edhe e nėndheshme nė mes atyre qė gjakoseshin prej kohėsh me serbin dhe atyre, qė duke keqpėrdorur institucionet e Kosovės, donin tė vazhdonin me avazin e tyre tė njohur. Nė kėtė pėrballje tė pabarabartė, ata qė e pėrkrahin UĒK-nė mbesin pakicė. Diferencimi sjell kaos, nisin tė lėshohen istikamet dhe tė rrallohen rojet nepėr disa fshatra. Okupatori i shton sulmet dhe nis t'i pushtojė pozicionet e UĒK-sė. Eprorėt lėnė kazermat, pjesėn mė tė madhe tė armatimit, ambulancat edhe tė plagosurit dhe marrin arratinė. Prej tyre thirret populli tė tubohet nė Isniq. Pas tij shkon turma e njerėzve si e pakokė pėr t'u ngjitur Bjeshkės sė Strellcit dhe pėr tė pėrjetuar tmerrin nė Gropėn e Plavės, tė rrethuar nga forcat ushtarako-policore serbe e malazeze... Nė saje tė mediave informative ndėrkombėtare CNN, BBC etj., nuk pėrsėritet masakra e Tivarit.

Aktivistėt e disa fshatrave tė caktuara tė Dukagjint qė bėnė diferencimin, fillojnė t'i prijnė vallės pėr dorėzimin e armėve dhe rifilluan bashkėpinimin me policinė serbe. Fara e ndarjes ishte mbjellė. Njėsitet e UĒK-sė tė zvogėluara dhe paarmatim, qėndrojnė deri nė forcėn e fundit.

Tėrhiqen nė Dushkajė pėr tė mbledhur forcė dhe pėr t'i stabilizuar radhėt. Rrezistenca shtohet gjatė dimrit. Ushtria masivizohet dhe fillojnė betejat e reja pėr tė sjellė fitore tė reja...

Sėrish nė Prishtinė

Urrejtja e mbjellė me shekuj ndaj kombit tjetėr, urrejtja e krijuar me gėnjėshtra e mite tė falsikuara kundėr popullit shqiptar, dhe vetėm ajo mund tė krijojė prej njė populli njė monstrum tė vėrtetė, ashtu sikundėr e krijoi propaganda serbe popullin e vet nė monstrum njeringrėnės, qė ha njerėz tė gjallė, qė djeg e pjek, njerėz e bagėti, shtėpi e katandi, qė rrėnon e vjedh, qė plaēkit e pėrdhos gdo gjė qė gjėn pėpara. Cili popull tjetėr nė botė gjatė njė dhjetėvjetėshi e dėshmoi tri herė me radhė, pos popullit serb se ėshtė barbar: sė pari ndaj boshnjakėve e kroatėve, popuj kėta me prejardhje tė njejtė apo tė afėrt me serbėt, pastaj ndaj shqiptarėve. Janė kėto tri dėshmi tė patundshme qė flasin se serbėt gjenden akoma nė stadin e barbarisė, nė stadin njeringrėnės. Ēfarė sheh syri pėr tė dy anėt e rrugės nga Deēani, Peja e deri nė Prishtinė nuk e pėrthekon mendja e shėndoshė e njeriut. Llahtar! Vetėm serbėt njerėzngrėnės mund tė bėjnė diē tė tillė! Vetėm bishat veprojnė ashtu, prandaj prej bishave duhet mbrojtur, me plumb e jo me pambuk. Prandaj sygjerohet kujdesi, paqėsorėt tanė, pėr ata qė kuptimin e dy gishtave tė, "Victorias" e keqkuptuan, sepse ajo shenjė, qė nga Roma e vjetėr e deri nė ditėt tona ka simbolizuar fitoren pas luftės...

Nga llahtari qė pashė nuk e shijova si duhet pamjen e parė tė Prishtinės...

Nė numrin tjetėr :
Regjistrimi qė s'u bė
 
P. S.
1. Autoblindat hekurishte nė Deēan dhe tė Ura e Pozharit, tashmė dėshmi betejave qė hyjnė nė historinė tonė kombėtare
 

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË