A
duhet tė vazhdojnė partitė politike nė perėndim?
Mėrgata para sfidave
Me krijimin e partive politike nė Kosovė, nė fund tė viteve '80
dhe nė fillimvitet '90, shumėēka ndryshoi dhe nė diasporėn shqiptare.
Organizimet e shqiptarėve jashtė u pėrqėndruan nė krijimin e degėve
tė partive politike.
Gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit nė perėndim kanė egzistuar degėt
e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK-sė), PSHDK-sė, LPK-sė, LDSH-sė,
Balli Kombėtar etj.
Bashkėpunimi i tyre i deritashėm, nėse pyet shqiptarėt qė jetojnė
nė kėto vende, ka lėnė pėr tė dėshiruar. Bashkatdhetarėt nė perėndim
kujtojnė jo pak raste tė organizimit tė protestave, edhe nė momentet
mė tė vėshtira pėr Kosovėn, ku problem kanė qenė se cilat subjekte
do tė jenė nė komisionin organizues tė tyre. Disa nga partitė politike
nuk dėshironin tė ishin bri njėra-tjetrės.
Aktivitetet e degėve tė partive politike nė perėndim, deri tani,
me gjithė luftėn nė Kosovė, nuk kanė pasur ndonjė bashkėrendim tė
suksesshėm, por megjithatė ato vazhdojnė tė jenė mėnyra tė organizimit,
janė struktura qė ende gjallojnė, pavarėsisht nga pikėpamjet e individėve.
Organizimi i partive politike nė perėndim
LDK-ja gjatė viteve '90 ka qenė forca politike kryesore pėr shqiptarėt
nė perėndim.
Sipas z.Hysen Gėrvalla, kryetar i LDK-sė pėr Zvicėr, dega e kėsaj
partie "numėron sot mbi 10 mijė anėtarė". "Sa i pėrket organizimit
kėtu nė Zvicėr jemi tė organizuar nė Aktiva, kemi mbi 50 nėndegė,
kemi degėn pėrmes sė cilės gjithė veprimtaria jonė harmonizohet
me veprimtarinė e Lidhjes Demokratike nė Kosovė", vijon zoti Gėrvalla.
Ndėrkaq kur flet pėr organizimin e LDK-sė, zoti Gėrvalla nuk harron
tė shtojė se "Ziliqarėt e pa sens politik, luftėn me Beogradin e
harruan dhe u vėrsulėn pėr ta shkatėrruar LDK-nė nė Kosovė ashtu
dhe nė mėrgim. Pra dhe LDK-nė nė Zvicėr si degėn mė tė fortė qė
vepron jashtė Atdheut" LDK-ja ka shtatė degė nė Evropė si dhe nė
Amerikė e Australi.
Zoti Gjok Paloka, njė nga drejtuesit e PSHDK-sė dega nė Zvicėr,
thotė "Sipas modės sė fillimit tė viteve '90 pėr themelimin e degėve
tė partive politike shqiptare nė mėrgatė edhe PSHDK-ja vrapoi tė
themelojė degėt e veta aty ku punonin e jetonin mėrgimtarėt tanė
nė Evropėn Perėndimore.
Gjithashtu kėtu ndikoi dhe mesazhi qė mund t'i jepte njė organizim
demokristian bashkėkomunikimit evropian demokratik."
Tė njėjtat burime pohojnė se kjo parti ka nė Zvicėr mbi 2000 anėtarė
dhe nė Kroaci, Austri, Gjermani e Ēeki ka shtrirje solide. "Duke
qenė mjaft atraktive nė kohėn kur u themeluan, degėt tona nė nivele
shtetesh pėrbėjnė Bashkėsinė e degėve me kryesi e organe tė saja.",
vijon zoti Paloka. Pėrpara partive politike nė perėndim ka funksionuar
njė organizatė ilegale e njohur me emrin "Lėvizja Popullore e Kosovės"
shkurt LPK. "LPK -ja ėshtė padyshim organizata mė e hershme politike
nė tė gjitha trevat shqiptare.", thotė Bedri Islami, kryetar pėr
degėn nė perėndim. ".Ajo pėr 17 vite ka qenė organizatė ilegale,
ndėrsa nė Mbledhjen e V tė Pėrgjithshme, mbajtur nė qytetin e Prizrenit,
mė 27 qershor 1999, vendosi tė shndėrrohej nė parti politike legale.",
vijon zoti Islami.
Sipas tij Organizata, tash Partia e Bashkimit Demokratik vepron
nė tė gjitha shtetet e Evropės Perėndimore e pėrtej saj dhe ėshtė
e organizuar mbi bazėn e degės nė perėndim. Anėtarėsia ėshtė shumė
e gjerė dhe shtohet vazhdimisht, sidomos nga rradhėt e veprimtarėve
tė fondit "Vendlindja Thėrret", veēon Islami. Nė kėndvėshtrimin
e kėtyre pėrfaqsuesve tė partive politike anėtarėt e tyre i kanė
kryer detyrimet ndaj Kosovės.
Anėtarėsia e LDK-sė si pjesė e diasporės sonė ėshtė pėrpjekur tė
kryejė detyrimet e saj ndaj vendit, thoti kryetari i degės sė Zvicrės.
Hysen Gėrvalla vijon se "Anėtarėsia jonė nuk ėshtė vetėm pėrkrahės
i zbrazėt i institucioneve shtetėrore, por ėshtė dhe ndėrtuesi i
tyre qoftė materialisht, qoftė fizikisht. Kur shprehemi pėr institucionet
kėtu kuptojmė shtetin kosovar me tė gjitha garniturat dhe lėmitė
qė i takojnė njė shteti tė mirfilltė. Pra kėtu kuptojmė dhe institucionet
ushtarake. .Anėtarėsia e LDK-sė e vlerėson drejt kohėn nė tė cilėn
po jetojmė."
Gėrvalla mendon se grupe dhe parti tė ndryshme janė pėrpjekur ta
minimizojnė veprimtarinė e LDK-sė nė Zvicėr, por sipas tij ėshtė
gabim tė mendosh qė mbi mohimin e veprimtarisė sė tjetrit tė ndėrtosh
veprimtarinė tėnde, pasi kjo ėshtė bazė e dobėt. Ky ėshtė vėshtrimi
i kryetarit tė degės sė LDK-sė nė Zvicėr, nga mė tė rėndėsishmet
kjo pėr kėtė parti, pasi nė Zvicėr jeton njė nė ēdo dhjetė shqiptarėt
e Kosovės. Nga ana e tij pėrfaqsuesi i LPK/PBD-sė, zoti Islami,
i ndan mėrgimtarėt nė tre kategori. Ai thotė se askush nuk duhet
tė harrojė pėrkushtimin e mėrgimtarėve, sepse shumica e tyre pa
qenė nė luftė e kanė ndier veten nė luftė. "Unė kam qenė 2 javė
rrjesht nė Kosovė dhe mund t'ju them me siguri se dhe shqiptarėt
atje e njohin kėtė pėrkushtim", nėnvizon Islami. Por ai vijon se
" ka patur jo pak qė jo vetėm nuk e kanė kryer detyrėn e tyre, por
edhe janė pėrpjekur tė ndalojnė tė tjerėt nė pėrkushtimin e dėshmuar."
Sipas tij njė kategori mėrgimtarėsh janė nė zanafillė tė "gjithė
atij helmi qė hidhet sot tinėzisht kundėr Ushtrisė Ēlirimtare tė
Kosovės, drejtuesve tė saj dhe Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės".
Kryetari i LPK/PBD-sė pėr perėndim thotė se kjo kategori mėrgimtarėsh
"mė shumė janė dėshpėruar pėr njė tjegull tė thyer nė shtėpinė e
tyre se sa pėr djegjen e Kosovės". Ka pasur dhe njė kategori tė
tretė, sipas z.Islami, tė mashtruarit ndoshta, kanė kntribuar atje
ku nuk duhet.
Si do tė funksionojnė partitė politike nė perėndim?
Problemi mė themelor lidhet me tė tashmen dhe tė ardhmen. Si e kanė
konceptuar krerėt e partive politike tė degėve nė perėndim detyrat
e pėrgjegjėsitė e mėrgimtarėve nė kushtet e reja. PSHDK-ja ka diskutuar
shpesh e pa komplekse pėr organizim mė funksional. Sipas saj "Kosova
nuk ėshtė pavarėsuar plotėsisht. Nga ana tjetėr gjenerata e dytė
e mėrgimtarėve veē ka filluar tė vijė nė shprehje. Si mė e pėrgatitur
profesionalisht dhe mė e integruar ėshtė jashtėzakonisht e dobishme
pėr Kosovėn. Energjia e pashfrytėzuar ėshtė e humbur" Kreu i LDK-sė
nė Zvicėr, pas zhvillimeve tė kėsaj pranvere e vere nė Kosovė, thotė
se "Nuk marr guximin tė shprehem se jemi ēliruar, siē nuk pėrtojnė
tė shprehen disa. Jemi para realitetit tė ri. Detyrat mbesim po
ato qė kishim, por kėrkohet njė intensifikim i veprimtarisė sonė
dhe nivel mė i lartė, sepse koha po lėviz me shpejtėsi tė rrufeshme".
"Luftėn e fituan shqiptarėt, tė cilėt tashmė mund tė humbin paqen",
thotė pėrfaqsuesi i LPK/PBD-sė pėr perėndim. Sipas tij mėrgimtarėt
duke qenė mė pranė burimeve tė huaja tė informacionit e kanė pėr
detyrė tė japin sinjalet e ēdo ndarje tė re qė mund tė pėrgatitet
pėr shqiptarėt. Janė mėrgimtarėt qė duhet tė japin sot shembullin
e madh tė bashkėpunimit. Sipas zotit Islami diaspora shqiptare duhet
tė pėrgatitet se "ēėshtja kombėtare ka ende shumė tė ndara qė presin
zgjidhje". Pėrveē shumė pėrballjeve, me tė cilat janė tė detyruar
tė ndeshet Kosova dhe klasa e saj politike me strukturat e saj,
njė ndėr problemet qė duhet t'i japin udhė ėshtė e ardhmja e partive
politike nė perėndim. A janė ato forma mė e mirė e organizimit pėr
shqiptarėt nė perėndim dhe a mund tė jenė grumbullueset mė tė frytshme
tė energjive njerėzore, ekonomike e intelektuale tė tyre nė shėrbim
tė Kosovės? Thuajse si pėrherė edhe pėrgjigjen e kėsaj pyetje krerėt
e degėve nė perėndim presin ta marrin nga "baza". LDK-ja nė Zvicėr
beson nė forcat intelektuale nė Kosovė, "nė rradhė tė parė, kam
besim nė ndjenjat e tyre kombėtare, nė reflekset e tyre politike
si dhe nė guximin e tyre, sepse ata i thanė "Jo" Jugosllavisė nga
afėr, i thanė Jo njėherė e pėrgjithmonė". Zoti Gėrvalla thotė se
"Edhe pėr vazhdimin e punės sonė nė perėndim vendosin Ata, pra dhe
nuk dyshoj se do ta ndalim veprimtarinė nė diasporė, konsideroj
se roli ynė i pėrket rangut dhe domethėnjes permanente." Njė tjetėr
argument pėr tė ėshtė se "tė gjithė ata qė ishin kundėr formimit
tė partive nė diasporė, po ata mė vonė i organizuan partitė e tyre
pikėrisht kėtu nė diasporė." Tė njėjtat burime thonė se "Tani ata
kanė ngelė tė kopjojnė format e LDK-sė, dhe presin rezultate qė
nuk do t'i kenė kurrė" Sekretari i PSHDK-sė nė Zvicėr, Gjok Paloka,
mbetet i hapur ndaj tė ardhmes sė partive politike e partisė qė
pėrfaqson nė veēanti. Sipas tij "Pas ndryshimeve nė Kosovė, vlerėsimi
i menēur pėr veprim tė mėtejmė do tė pėrcaktojė rolin e mėrgatės
nė tėrėsi. Nė kėtė kontekst edhe tė bashkėsive tė PSHDK-sė" Pėr
Palokėn rruga drejt realizimit tė plotė tė shtetėsisė sė Kosovės
varet edhe nga mėrgata, sidomos pjesa mė e re, sprovat e tundimet
do t'i kapėrcejė me unitet tė mundshėm kombėtar e demokratik.
Pėr kreun e LPK/PBD-sė nė perėndim, zotin Islami, partia e tij "ka
pėrvojė tė ndjeshme nė veprimtarinė e organizuar nė perėndim". PBD-ja
do ta vazhdojė punėn nė perėndim, por jo pėrgjithnjė. "Duhet tė
mėsohemi tė punojmė nė kėto kushte dhe duhet po ashtu tė mėsohemi
tė punojmė duke pasur vazhdimisht largime nė drejtim tė Kosovės".
LPK/PBD do tė vazhdojė tė luftojė pėr pjesėt e pazgjidhura tė ēėshtjes
kombėtare, por tani me mjete demokratike. Pas largimit tė ushtrisė,
policisė e njė pjese tė madhe tė aparatit administrativ serb nga
Kosova, ndryshimit tė klimės sė pėrgjithshme nė Kosovė, shumēka
ka ndryshuar dhe pėr shqiptarėt qė jetojnė nė perėndim. Nė kushtet
e krijuara njė nga problemet me tė cilat pėrballen mėrgimtarėt lidhet
me mėnyrėn e organizimit tė tyre dhe raportet e reja me vendlindjen.
Pėrveē ndihmės ndaj familjeve tė tyre, ēfarė varet nga vullneti
i gjithsecilit, energjia dhe potenciali i tyre kanė nevojė tė drejtohen
nė mėnyrė tė organizuar. Partitė politike duket se do ta vazhdojnė
veprimtarinė e tyre, duke e justifikuar gjithsecila me arsye tė
ndryshme. Pėrvojat e mėrgatave tė fuqishme, tė suksesshme nė veprimtarinė
pėr vendin e tyre tė origjinės, kanė dėshmuar se organizimet e tipit
ekonomik, kulturor kanė qenė mė tė frytshmet. Pėrvojat e mėrgatave
rėndėsore nuk dėshmojnė pėr organizime nė parti politike. Njė sfidė
qė mėrgata shqiptare duhet ta pėrballojė.
Iliriana A BAJO
|