NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 

Identiteti humbet kur shuhet gjuha amtare

Tė mėsosh njė gjuhė tė huaj ėshtė kulturė, ėshtė njė pasuri tjetėr qė i shton vetes, "bėhesh dhe njė herė njeri". Po, kur mėson njė gjuhė tė huaj dhe humbė gjuhėn tėnde, gjuhėn mėmė, ē'ėshtė?

Ėshtė kjo njė pyetje, qė mendoj se ndodhet e shtruar nė "tavolinėn e mendjes" sė ēdo emigranti shqiptar, kudo ku ai mund tė "ankorohej"...

PËR MË SHUMË >>>

ART dhe KULTURË VITI I - 30 KORRIK 1999

"Emri i trëndafilit"

Alegori, poezi, ironi, filozofi Umberto Eko
Botimet ELENA GJIKA
Vite tė gjata pune si pėrgjegjėse e redaksisė sė letėrsisė sė huaj artistike tė pėrkthyer nė shqip, mė kanė dhėnė mundėsinė dhe fatin tė kisha nė duar shumė libra dhe nga autorėt mė tė mirė tė kohėve e vendeve tė ndryshme. Kisha bėrė njė listė tė leximeve mė urgjente, ku figuronte natyrisht edhe Emri i trėndafilit. Por, kur nisja ta lexoja, pashė se kjo vepėr e jashtėzakonshme duhej tė kishte qenė prej kohėsh nė krye tė listės dhe se ky ishte romani "im".

Si ishte e mundur? Njė roman italian i shkruar pėr ne, shqiptarėt! Njė shkrimtar i huaj qė shqetėsohej pėr problemet tona tė rėnda, mesjetare, qė e godiste mu nė thelb totalitarizmin, tė futur deri nė intimitetet e jetės sonė, qė pėrshkruante deri edhe fatin e zymtė tė librave tanė, tė kyēur me shtatė palė ēelėsa nė bibliotekat!

Ėshtė e vėrtetė se shkrimtarėt tė mėdhenj nuk u mjafton vendi i tyre dhe koha kur jetojnė, ata kapėrcejnė vende e kohė, porositė e tyre rrezatojnė nė gjithėsi; megjithatė kanė pothuajse gjithnjė njė pikėnisje, qė ėshtė vendi i tyre, edhe kur aksioni zhvillohet diku gjetkė.

Umberto Eko, me ironinė e tij tė hollė, na thotė se historia e Adsonit prej Melku ėshtė "aq tepėr larg nė kohė (tani qė zgjimi i arsyes i ka pėrzėnė tė gjithė pėrbindėshat qė kishte pjellė gjumi i saj), aq lavdisht pa lidhje me kohėt tona", dhe se ai po e rrėfen kėtė histori thjesht pėr qejfin e tė shkruarit. Nė tė vėrtetė, ka parasysh tė kundėrtėn, se arsyeja nuk i ka pėrzėnė ende nė kohėn tonė tė gjithė pėrbindėshat.

Dhe ka tė drejtė. Madje kanė lindur tė rinj, gjithnjė tė krijuar nga egoizmi dhe budallallėku i njerėzve. Por janė pėrbindėsha modernė, tė krijuar nga shoqėri qė priren e luftojnė t'i zhdukin, edhe pse nuk dihet nė do tė jenė ndonjėherė aq mendjendritura sa tė arrijnė t'i mposhtin. Mirėpo pėrbindėshat e Emrit tė trandafilit janė mesjetarė, dhe, sidoqoftė, nuk janė mė europianė. S'ka vend nė Europė qė tė ketė pasur, dhe tamam pėr dyzet vjet, njė Jorge tė verbėr, por edhe mė tė egėr, njė izolim, por tė plotė, njė luftė klasash kundėr herezive shpesh tė pėrfytyruara e qė arrinte kufijtė e absurdit, njė inkuizicion, po edhe mė tė tmerrshėm, e madje edhe labirintet e librave, tė ruajtur nga cerberėt e vigjilencės revolucionare, siē i pati, pėr fat tė keq, vendi ynė.

Gjumi i thellė qė sillte izolimi s'kishte si tė mos ēonte nė realitetet qė jep Kadareja tek Pallati i Ėndrrave, roman qė duket sikur ia ka sugjeruar drejtpėrdrejt Ekos mendimin qė thotė me gojėn e Uiliamit tė Baskervilit:

"... nė ardhtė dita qė ndokush tė pretendojė tė nxjerrė ndonjė tė vėrtetė nga ėndrrat tona, atėherė vėrtet qė do t'i kishim aty afėr kohėt e Antikrishtit." Ndėrmjet kėtyre dy veprave (Pallati mė 1979 dhe Emri i trandafilit mė 1980) autorėt e tė cilėve s'mund tė ishin nė dijeni se ē'shkruante a ē'kishte ndėrmend tė shkruante tjetri, mund tė gjenden pėrqasje tė tjera: mund tė hiqet njė paralele mes dy institucioneve: Tabir Sarajit dhe abacisė mesjetare, e sidomos bibliotekės sė saj, pėr karakterin e tyre krejtėsisht tė mbyllur, pėr misterin qė i rrethon, deri pėr strukturimin e tyre, nėpunėsit, oraret, krimet, kufomat qė dalin prej tyre (gjithnjė viktima tė kureshtjes pėr tė ditur). Dhe fraza qė thotė Ekoja nė hyrje tė librit: "njeriu mund tė ketė edhe vegime librash qė ende s'janė shkruar", mund tė ishte edhe: "njeriu mund tė ketė edhe vegime librash qė ende s'i njeh".

Prandaj mund tė thuhet pa bėrė shaka se nxitja pėr tė shkruar " Emrin e trėndafilit " autorit i ka ardhur nga Shqipėria e afėrt, ky trandafil i egėr e fatkeq.

Por do tė ishte njė vlerėsim i mangėt dhe i kufizuar ta interpretosh kėtė roman vetėm nė kuadrin e njė alegorie tė totalitarizmit. Idetė, porositė universale, e bėjnė njė vepėr tė gjerė filozofike. Dhe, nė tė njėjtėn kohė, nuk i mungon asgjė qė tė jetė njė kryevepėr romaneske, e shkruar me njė frymė demokratike, qė shprehet edhe nė konceptet estetike tė autorit, dhe kėshtu suksesi shumė i madh i kėtij romani ėshtė njė shpėrblim i merituar pėr njė shkrimtar tė pajisur jo vetėm me njė intuitė artistike tė veēantė e me njė mendje erudite, por edhe me njė zemėr tė madhe, qė qėndron gjithnjė nė anėn e mė tė dobėtit.

Ėshtė e qartė se pėrkthimi i njė romani tė tillė ngre pėrpara pėrkthyesit qoftė probleme tė stilit, ku nė rropatjet pėr tė dhėnė kuptimin, nuk do humbur filli i njė fraze qė tė ngre kurthe me ndėrlikimet e saj gramatikore, qoftė, dhe sidomos, probleme informacioni dhe kulture. Durimi i pėrkthyesit vihet nė provė tė rėndė nga puna kėrkimore qė duhet pėrballuar pėrpara njė erudicioni kaq tė gjerė. Kam parė nė njė film dokumentar, njė lloj rosash uji qė kėmbėngulin tė notojnė kundėr rrymės, dhe tamam aty ku ajo ėshtė mė e fortė. Shpeshherė mė janė kujtuar gjatė pėrkthimit. Edhe unė jam argėtuar me njė gjimnastikė tė intelektit, qė mė ka lejuar tė zbuloj joshjen e romanit, anėt e tij ironike, filozofike dhe poetike.

Ngjarjet e romanit zhvillohen nė njė abaci mesjetare tė Italisė sė veriut, pra kemi tė bėjmė me njė mjedis katolik qė pėrfshin objekte tė jetės materiale, pajisje tė kishės e tė kuvendit, veshje, enė e orendi etj., qė i pėrkasin kėsaj kulture; por edhe njė jetė intelektuale e shpirtėrore me diskutime tė holla teologjike dhe me referime historike, kulturore tė caktuara. Ka qenė njė fat pėr mua qė, tashmė, ishte botuar Fjalori italisht -shqip i F. Lekės dhe Z. Simonit, ku munda tė zgjedh nė leksikun fetar tė krishterė tė tė dyja konfesioneve.

Donika Omari
Marrė nga "Universi i librit"

COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË