NUMĖR 4
SOT ËSHTË
 
BALLINA
PĖRMBAJTJA
POLITIKĖ
EDITORIALI
BOTA
INTERVISTA
AKTUALITETE
HISTORI E JET...
VËSHTRIME
HAPËSIRA SHQ...
PIKËPAMJE
DOSJA E JONË
ART dhe KULTURĖ
MARKETING
KONTAKT
ARKIVI
 
 
"Emri i trėndafilit"
Alegori, poezi, ironi, filozofi Umberto Eko

Vite tė gjata pune si pėrgjegjėse e redaksisė sė letėrsisė sė huaj artistike tė pėrkthyer nė shqip, mė kanė dhėnė mundėsinė dhe fatin tė kisha nė duar shumė libra dhe nga autorėt mė tė mirė tė kohėve e vendeve tė ndryshme. Kisha bėrė njė listė tė leximeve mė urgjente, ku figuronte natyrisht edhe Emri i trėndafilit.

PËR MË SHUMË >>>
ART dhe KULTURË VITI I - 30 KORRIK 1999

Identiteti humbet kur shuhet gjuha amtare

Tė mėsosh njė gjuhė tė huaj ėshtė kulturė, ėshtė njė pasuri tjetėr qė i shton vetes, "bėhesh dhe njė herė njeri". Po, kur mėson njė gjuhė tė huaj dhe humbė gjuhėn tėnde, gjuhėn mėmė, ē'ėshtė?

Ėshtė kjo njė pyetje, qė mendoj se ndodhet e shtruar nė "tavolinėn e mendjes" sė ēdo emigranti shqiptar, kudo ku ai mund tė "ankorohej" (proces

ky qė s'po mund tė pushojė!), sapo filloi "furtuna e demokracisė" nė Shqipėri".Pėrse bėhėt njė pyetje e tillė dhe si mund t'i pėrgjigjemi asaj?

Nėse pėr brezin e moshės mbi 30 vjeē nuk mund tė tronditet "themeli" i gjuhės, pasi ai ka marrė "aliazhin" e duhur, madje dhe ėshtė "stazhionuar", pėr brezin e moshės mė tė re, e aq mė tepėr pėr fėmijėt, problemi paraqitet krejt ndryshe. Pėr ta ka ardhur momenti alarmues "SOS"! Tek ta, gjuha shqipe po tretet me shpejtesi tė paparė ,e bashkė me te fatkeqėsisht edhe IDENTITETI.

Sa e vėrtetė ėshtė kjo? Pa iu futur shifrave statistikore (pasi ato do tė ishin thjesht njė mashtrim, por, nėpėrmjet takimeve direkte me miq, shokė, tė afėrm, tė njohur qė takojmė nė autobusa, nė plazhe, nė rrugė etj.), nxjerrim njė pėrfundim se: Fėmijėt nėn moshėn 15 vjeēare, jo vetėm qė nuk dinė tė lexojnė e tė shkruajnė shqip, por as qė mund ta flasin atė. Dhe pėr tė rinjt e moshės nga 16-20 vjeē, tė folurit shqip ose bėhet me vėshtirėsi, ose ngaqė s'u vjen pėr mbarė, tė pėrgjigjen nė gjuhėn e vendit ku jetojnė. Ēudi! Brenda njė periudhe relativisht tepėr tė shkurtėr 8-10 vjet, po humbet gjuha e tyre, sa vitale, aq edhe e bukur, gjuha e njė kombi qė pėr mėse 500 vjet nėn pushtimin otoman, jo vetėm nuk u asimilua, por ruajti forcėn, muzikalitetin,dhe freskinė e vet. E, nėse brenda saj "mbinė" turqizma, ato dalngadalė u tharėn, kėshtuqė, ajo mbeti "kulturė e vetme". Kurse, tani po ndodh diēka e pabesueshme. "Varka gjuhė" e "birėzuar" po vithiset me shpejtėsi nėpėr "dete", duke shfaqur nė "suprinėn" ujore "flluskat" qė pėr njė periudhė do tė dėshmojnė "mjetin e zhytur" por, qė, mė pas ato do tė shuhen pėr tė lėnė gjithēka "anonime".C`tragjedi! Ku e ka zanafillėn kjo?

Nuk do tė doja t'i drejtohesha aspak kthimit tė herėpashershėm tė shqiptarėve me fėmijėt e tyre nė vendilindje, pasi kjo ėshtė e lidhur me njė sėrė problemesh qė qeveria jo vetėm qė duhet tė merrej me trajtimin e tyre, por edhe me zgjidhjen e padiskutueshme.

Njė nga rrugėt pėr tė mos harruar gjuhėn tėnde, qoftė gojarisht, qoftė nė tė shkruar e tė lexuar, ėshtė libri. Po si ecėn puna me librin ndėr emigrantėt qė jetojnė e punojnė nė diasporė? A lexohet libri shqip? Ē'qėndrim mbahet ndaj tij?

Kėto tre-katėr vitet e fundit ka njė vėrshim tė librit artistik, nė tė gjitha zhanret e tij (poezi, tregime, romane, drama, publicistikė) qė kanė shkruar autorė shqiptarė emigrantė, tė cilėt sakrifikojnė, duke mposhtur problemet qė u shtron dita, vetėm e vetėm qė tė mbajnė gjallė kulturėn shqiptare. Ata i kanė botuar librat e tyre si nė Greqi, ashtu edhe ne vende tjera te botės, apo nė shtėpitė botuese nė Shqipėri. Por, nga emigrantėt shqiptarė, libri pak qėmtohet, pėr tė mos thėnė aspak, duke humbur, kėshtu, njė traditė tė mrekullueshme.

Dikur libri s'mbetej nė raftet e librarive, se shqiptarėt kishin biblioteka nė ēdo shtėpi. Mos sot ėshtė problemi ekonomik ai qė bėn t'i thejnė krahėt librit? Nė tezga, njė tabelė e vogėl "Shitet libri shqip" tė fton tė pėrqendrosh vėshtrimin aty, kurse Ai largohet ende pa mbrritur tė lexojė titullin. "Ē'mė duhet libri, kur sot ēdo gjė flet me gjuhėn e parasė?"- ėshtė mendimi qė mbizotėron nė masėn mė tė gjerė tė emigrantėve, duke fyer kėshtu librin, kėtė visar kaq tė ēmuar pėr tė gjithė, e nė veēanti pėr fėmijėt, pėr kėtė fidanishte, qė jo pėr faj tė tyre po humbasin gjuhėn shqipe, gjuhėn mėmė. Dhe fatkeqėsisht, ky koncept ėshtė rrėnjosur dhe nė njė pjesė tė madhe intelektualėsh qė pėlqejnė mė mirė tė pinė njė kafe qė kushton sa vlera e njė libri, e ndoshta, dhe pak mė tepėr se kaq, duke harruar se vlera e librit ėshtė e pamatė, se vlera e tij kalon nėpėr breza dhe nuk lejon "hapjen e birave" pėr tė "vithisur" anijen GJUHE Le tė pėrmendim shembullin e arvanitasve qė, edhe pse nė thellėsinė e shekujve, erdhėn nė kėto troje, nuk e kanė harruar gjuhėn mėmė, pra, nuk e lanė "anijen" ta pėrpijnė dallgėt e viteve.

T'i kthehesh librit do tė thotė t'i rikthehesh vetvetes, pėr tė mos humbur kurrė.

Ky problem ėshtė sa vetjak, aq dhe i njė spektri tė gjėrė. Athua, nuk i takon ky problem Ministrisė sė Arsimit apo institucioneve tė tjera shtetėrore? Nėse po, atėherė le tė venė "pikėn mbi i" e tė gjejnė rrugėn e zgjidhjes sepse njė komb humbet, kur "tretet" gjuha e tij, IDENTITETI HUMBET KUR SHUHET GJUHA AMTARE.

Andrea Petromilo


COPYRIGHT ©2001 WWW.PASQYRA.COM PASQYRA - INFO WEBMASTER NDRYSHUAR MË:. 21.10.2004 22:59
ASNJË ARTIKULL NUK MUND TË BOTOHET PA LEJEN ME SHKRIM TË REDAKSISË